E Premte, 03.29.2024, 03:13am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
LOJA ME LETËRNJOFTIME DHE NËNSHTETËSI NË MAQEDONI
Nga NEBI MËRSELI & UK LUSHI

E Enjte, 03.19.2015, 10:21pm (GMT+1)


Ndonëse u dogj goxha keq më 2001 shteti i Maqedonisë vazhdon të luajë me zjarrin. Ky shtet ballkanik, i cili mund të ishte shembull i bashkëjetesës së kombeve dhe etnive, në mënyrë absurde vijon diskriminimin dhe trajtimin si qytetarë të rendit të dytë të shqiptarëve.

Në vlugun e skandalit të përgjimeve, kryeministri Gruevski, në vend se të tërhiqej nga skena, ka lansuar dy propozim-ligje që mëtojnë të fshijnë nga regjistri i popullsisë edhe zyrtarisht rreth 250 000 shqiptarë të Maqedonisë, të cilët jetojnë dhe punojnë anë e mbanë botës. Këto propozime, nëse marrin aprovimin legjislativ, do t'u privojnë të drejtën e të qenit banorë, dhe me këtë automatikisht, dhe shtetas një çerek milioni shqiptarësh. Propozim-ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Letërnjoftim dhe Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për Paraqitje të Vendbanimit dhe Vendqëndrimit s'do mend që janë me prapavijë të mbrapshtë. Asnjëri e as tjetri nuk përkojnë me procedurat dhe standardet europiane e as ndërkombëtare. Qëllimi i tyre është pamundësimi i një numri të madh të shqiptarëve të jenë qytetarë të përhershëm, mirëpo caku kryesor i projekt-ligjeve janë gjeneratat e reja të mërgimtarëve, veçanërisht shqiptarët që kanë lindur jashtë shtetit, e të cilët do ta kishin shumë të vështirë marrjen e letërnjoftimit dhe nënshtetësisë. Po qe se kalojnë këto ligje, atëherë teknikisht mërgimtarët shqiptarë nga Maqedonia do të shlyheshin si banorë të përhershëm, ngase legalisht do t'u mohoheshin letërnjoftimet nëse qëndrojnë më shumë se tre muaj jashtë shtetit apo nëse nuk mund dëshmojnë që kanë shtëpi ose vendqëndrim në Maqedoni.
Efektet e goditjes nëse lejohet ajo, në fakt, do të jenë afatgjate dhe me pasoja të tmerrshme për shqiptarët e Maqedonisë, sepse propozimet, nëse bëhen ligje, atëherë ato do të ndalonin ata që nuk janë prezent në Maqedoni për 12 muaj që të marrin pjesë në censusin shtetëror, gjë që do të rezultonte në zvogëlimin e numrit të shqiptarëve nëpër komuna dhe kësisoj edhe realizimin e të drejtave të tyre konform Marrëveshjes së Ohrit. Ulja e tillë e popullsisë do të rrezikonte edhe përdorimin e gjuhës shqipe në vendet ku popullsia shqiptare është rreth pragut 20 për qind, përfshirë kryeqytetin e Shkupit ku shqiptarët janë rreth 25 për qind. Dhe në fund, nuk ka asnjë dyshim që Gruevski dhe VMRO-DPMNE me këtë strategji synojnë legalizimin e makinerisë votuese të banorëve të Pustecit dhe kurdisjen e Regjistrit Zgjedhor.

Faji nuk është i tëri i maqedonasve. Partia shqiptare në pushtet, BDI, e cila bashkëqeverisë me Gruevskin dhe VMRO-DPMNE-në, është zotuar se do të pengoj të jetësohen këto ligje. Por, BDI dhe kryetari i saj, Ali Ahmeti, po luajnë rol të dyfishtë që duket qartë"” në njërën anë dëshirojnë të rezistojnë, ndërsa, në anën tjetër, duket që janë të pushtuar nga frika se mos Gruevski po i përzë prej qeverisë. Sjellje e ngjashme e shqiptarëve ka ndodhur edhe me projektin kontrovers "Shkupi 2014" më 2007, kur PDSH e Menduh Thaçi ishin në bashkëqeverisje me Gruevskin. Atëbotë Ministri i Kulturës ishte shqiptar dhe megjithatë projekti shovinist u lejua të kalonte dhe kështu u vendos spikatshëm dominimin maqedonas ndaj shqiptarëve. Me politika të këtilla raporti ku maqedonasit janë dominues ndërsa shqiptarët të nënshtruar vetëm sa përkeqësohet.

Në vendet ku jetojmë ne, Kanada dhe SHBA, çështja e letërnjoftimeve apo kartave të identitetit është e thjeshtë. Po qe se je nënshtetas kanadez apo amerikan respektivisht rezident permanent, atëherë letërnjoftimin nuk mund ta revokojë polici në sportel, por këtë mund ta bëjë vetëm gjykata, edhe atë vetëm pas marrjes parasysh të dëshmive dhe arsyes së mungesës brenda shtetit.

Mërgimtarët tanë kanë qenë dhe janë zemra e shqiptarëve të Maqedonisë. Ata e ushqejnë buxhetin e shtetit të Maqedonisë me taksa, tarifa dhe pagesa të lloj-llojshme, ndërsa vazhdimisht janë në hall me dokumente dhe barriera burokratike që kur është pavarësuar ky shtet. Përgjegjësinë për trajtimin diskriminues dhe shantazhist të shqiptarëve, pa dyshim, e kanë pushtetarët dhe politikanët maqedonas. Megjithatë përgjegjësia e politikanëve dhe partive shqiptare është më e rëndë sepse përfaqësimi i shqiptarëve dhe të drejtave tona duhet të jenë prioriteti numër një i përfaqësueseve shqiptarë. Politikanët tanë bëjnë vrap e turr për të marrë pjesë në pushtet, me vota edhe të mërgimtarëve, dhe si kundërvlerë ua kthejnë të njëjtëve me këso situata frustuese dhe me pasoja të mundshme katastrofale. Disa si duket e kanë harruar, por ka qenë pikërisht mërgata ajo që ka financuar luftën e UÇK-së me 2001, kurse si kundërpagesë po merr tentimin që të shkëputet nga trungu identitar dhe të mos kthehet më. Maqedonia është e shqiptarëve sa e maqedonasve dhe kushdo që provon ta marrë atë nga ne, qoftë nga enturazhet maqedone qoftë nga enturazhet shqiptare, është duke lozur një lojë të rrezikshme dhe me zjarr që mund të djeg tërë shtëpinë tonë të përbashkët. Maqedonia mund të jetë shtet shembull ose nëse nuk e bën këtë do të jetë shembull se si prishet një shtet. Askush nuk ka të drejtë të na ndalojë shtëpinë tonë, por ata që paguhen ta mirëmbajnë dhe kujdesen për të le të ndalojnë me propozim-ligje të çmendura dhe diskriminuese.

(Nebi Mërseli jeton në Kanada, kurse Uk Lushi në SHBA)

NEBI MËRSELI & UK LUSHI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SHOQËRIA CIVILE, PAVARËSIA INTELEKTUALE, DHE SHTETI HERMETIKMe rastin e dy vjetorit të peticionit për Rrugën e ArbëritNga Dr GËZIM ALPION Birmingham, United Kingdom (03.19.2015)
AZEM VLLASI - ATËHERË DHE SOTLiria jonë dhe armiqtë e sajNga DONIKA GËRVALLA (03.19.2015)
KOSOVA TA NDIHMOJË DIASPORËN - QË DIASPORA TA NDIHMOJË MË SHUMË KOSOVËN Me shkas nga fjalimi i presidentes në takimin me biznesmenët shqiptarë në WinterthurNga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.18.2015)
SHËNIM ME RASTIN E 24-VJETORIT TË MARRËDHËNIEVE SHQIPTARO-AMERIKANE â€“ NJË SHIKIM PRAPA NË HISTORINga FRANK SHKRELI (03.17.2015)
FAN NOLI DHE LUIGJ GURAKUQINga FRANK SHKRELI (03.15.2015)
QYTETARËT E KOSOVËS DUHET TË LËVIZIN LIRSHËM SI TË GJITHË EUROPIANËTLetër Presidentit të Komisionit Europian Jean-Claude Juncker (shqip dhe anglisht)Nga UK LUSHI (03.13.2015)
PËRSE I MBANI LARG GAZETARËT, ZOTI ILIR GJONI, AMBASADOR I RSH NË ZVICËRNga ELIDA BUÇPAPAJ (03.13.2015)
TELLALLI I SHOVINIZMIT RUSOSERBOMADH NË PARLAMENTIN EVROPIANNga Prof. dr. ESHREF YMERI (03.13.2015)
PËRPJEKJET RUSE PËR TË PËRÇARË PERËNDIMINNga FRANK SHKRELI (03.12.2015)
DEKONSPIRATORËT E RESPUBLICASSh.T. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë, TiranëNga ROMEO GURAKUQI (03.11.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]