VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - JAMES JEFFREY - GJENDJA NË LINDJEN E MESME ABSOLUTISHT JASHTË KONTROLLITNga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 09:29pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
JAMES JEFFREY - GJENDJA NË LINDJEN E MESME ABSOLUTISHT JASHTË KONTROLLIT
Nga FRANK SHKRELI

E Martë, 03.31.2015, 07:10pm (GMT+1)


 
Kështu e cilësoi gjendjen e krijuar kohët e fundit në Lindjen e Mesme ish ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri James Jeffrey gjatë një interviste me rrjetin e televizionit amerikan Fox.  Z. Jeffrey ka shërbyer ambasador i Amerikës në Tiranë nga viti 2002-2004 dhe konsiderohet si njëri prej diplomatëve më të respektuar të Shteteve të Bashkuara. Përveç Tiranës, ai ka shërbyer në poste të rëndësishme të diplomacisë amerikane siç është Turqia. Dhe në Irak ka shërbyer si ambasador i administratës së Presidentit Obama. Në Washington Ambasadori Jeffrey ka patur detyra me rëndësi në fushën e sigurimit kombëtar dhe të politikës së jashtme në administratën e Presidentit George W. Bush. Tani ai punon si ekspert i Lindjes së Mesme pranë Institutit Washington, ku e përqëndron veprimtarinë e tij mbi strategjitë amerikane për të kundërshtuar përpjekjet e Iranit për të zgjeruar influencën e tij anembanë Lindjes së Mesme.
 
Ndërkohë që Lindja e Mesme është zhytur në konfliktet e armatosura dhe në luftëra grupesh terroriste, administrata e Presidentit Obama po bën përpjekje të minutave të fundit për të stabilizuar sadopak situatën e krijuar në këtë zonë të kaplluar nga konfliktet dhe armiqësitë, ndërsa në të njëjtën kohë në Gjenevë, Sekretari Amerikan i Shtetit John Kerry po përpiqet me kolegët e tij europianë të arrijë një marrëveshje me Iranin mbi armët bërthamore. Zyrtarë të administratës së Presidentit Obama po përpiqen të mbrojnë politikën e tyre ndaj Lindjes së Mesme ndërkohë që gjendja po keqësohet në mënyrë dramatike në një rajon të botës që shumë veta e konsiderojnë si të pamundshëm për tu kontrolluar. Ndërsa kritikët e administratës Obama thonë se politika amerikane, ose më mirë të thuhet mungesa e angazhimit të saj ushtarak dhe diplomatik atje, mund të ketë kontribuar në krijimin e kësaj anarkie që po përhapet anë e mbanë rajonit.

Situata aktuale në Lindjen e Mesme, konsiderohet nga shumë ekspertë si më e keqja që mund të mbahet mend, veçanërisht kur të merret parasysh edhe keqësimi kohët e fundit i marrëdhënieve amerikano-izraelite, që tradicionalisht kanë vazhduar të jenë gjithmonë miqësore. Lindja e Mesme, madje edhe në rrethana normale, Ã«shtë një rajon që historikisht konsiderohet shumë i vështirë për t'i kontrolluar ngjarjet atje. Por situata e tanishme përfshirë luftën civile në Siri, përhapja e forcave terroriste të grupit ISIS anembanë rajonit, kriza  në Irak, lufta në Jemen dhe sulmet e fundit ushtarake kundër forcave Houthis në atë vend nga Arabia Saudite dhe nga koalicioni i shteteve arabe, përfshirë Egjiptin, e kanë përkeqësuar edhe më shumë situatën atje, duke e sjellur në pikën më kritike në 30-vitet e fundit. Situata në Jemen është aq keq sa që Shtetetet e Bashkuara kanë mbyllur ambasadën e tyre dhe kanë tërhequr të gjithë perosnelin diplomatik dhe uhstarak nga ai vend. Gjendja është aq keq në rajonin e Lindjes së Mesme sa që ka arritur pikën që ish-ambasadori James Jeffrey -- njëri prej zërave më të respektuar të diplomacisë amerikane -- deklaroi mbrëmë për televizionin amerikan Fox dhe u shpreh për portalin Politico më heret se, "Gjendja në Lindjen e Mesme është absolutisht jashtë kontrollit, me pasoja të paparashikueshme për rajonin" dhe për botën.  Duke folur për manezhimin e situatave të krijuara në të kaluarën në Lindjen e Mesme, Ambasadori Jeffrey pranoi se, "Ne nuk kemi qenë gjithmonë të suksesshëm në atë të rajon, i cili ç'rej vitit 1974 ka kaluar gjithmonë nga një krizë në tjetrën.  Por ajo që është e re tani", shtoi ai sidomos, "Nga dalja në shesh e Al Qaidës, situata është keqësuar për së tepërmi. Dhe mjetet dhe politika që ne kemi përdorur për të ndaluar dhunën dhe për të parandaluar prishjen e stabilitetit politik dhe shoqëror të shteteve të rajonit nga një ose më shumë  lëvizje islamike -- siç janë iranianët, ISIS ose al Qaida -- nuk kanë qenë të suksesshme", pohoi ambasadori  Jeffrey.  Tani, shtoi ai, gjendemi para një krize të madhe në Lindjen e Mesme. 

Në programin televiziv FOX të analistes Greta Van Susteren, ambasadori Jeffrey tha se pas sulmeve terroriste në New York më 2001, kemi provuar ndërhyrje të rëndësishme të cilat, sipas tij kanë shënuar disa suksese.  Ai shtoi se publiku amerikan nuk ishte në favor të një angazhimi të madh të forcave të armatosura amerikane në atë rajon dhe si përfundim pritej që Presidenti Obama  ta ndreqte këtë situatë.  Por Ambasadori Jeffrey shtoi se, si rrjedhim, sot Amerika nuk e ka angazhimin ushtarak që kishte para një dekade në atë zonë dhe situata në atë rajon, sipas tij, Ã«shtë keqësuar shumë më shpejt në krahasim me periudhën e administratës së Presidentit Bush.

Në atë që u cilësua nga disa komentues si një kritikë  të politikës që Presidenti Obama po ndjekë ndaj Iranit, Ambasadori Jeffrey tha se  Presidenti Obama duhet t'i shpjegojë publikut amerikan qëllimet e politikës së tij karshi Iranit, pasi sot për sot, shtoi ish-diplomati amerikan James Jeffrey, "Provat tregojnë se duke filluar nga Jemeni, në Tikrit të Irakut e deri në Siri, Irani është në lëvizje drejt realizimit të objektivave të tij të caktuara, duke sfiduar miqët dhe aleatët tanë anembanë atij rajoni dhe  është politika e Iranit, problemi që ka krijuar këtë situatë kaosi në rajon", tha ai.   

Ndërkaq, udhëheqësi i republikanëve në Dhomën e Përfaqsuesve të Kongresit amerikan, John  Boehner,  po viziton këtë javë Lindjen e Mesme, ndërkohë që udhëheqsi i republikanëve në Senat, Mitch McConell gjëndet gjithashtu në rajon.    Udhëheqsi i republikanëve John Boehner u deklarua për rrjetin CNN të televizionit amerikan në lidhje me bisedimet që zhvillohen në Gjenevë me Iranin duke thënë se "Nuk e kuptoj se pse duhet të nënshkrujamë një marrveshje me një grup njerzish, të cilët në mendimin tim nuk e kanë ndër mend të mbajnë fjalën e dhënë."  Ai i tha CNN-it se ka dyshme serioze në lidhje me ato negociata dhe në një deklaratë tjetër në portalin e tij, Kongresmeni Boehner akuzoi Shtëpinë e Bardhë se po "luan një lojë të rrezikshme alternativash fals".  Udhëheqsi republikan në intervisten me CNN vuri në dukje shqetësimet e përfaqsuesve të dy partive politike në Kongresin amerikan ndaj politikës së administratës Obama në Lindjen e Mesme, duke thënë se, "Unë kam vetëm një objektiv. Qëllimi është që të sigurojmë se populli amerikan dhe Kongresi e kuptojnë kërcënimin serioz që përbën Irani jo vetëm ndaj Lindjes së Mesme, por edhe ndaj pjesës tjetër të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara."  Udhëheqsi i republikanëve në Kongres, John Boehner shtoi se Presidenti Obama nuk dëshiron të flasë për këtë, "as për kërcënimin që vjen nga islami radikal dhe për faktin se ai nuk ka një strategji për të përballur këtë kërcënim."  Shtëpia e Bardhë iu përgjigj kritikave të kongresmenit Boehner nepërmjet zëdhënsit të saj Josh Earnest i cili tha të djelën që kaloi në rrjetin e televizionit amerikan  ABC se, "Në qoftë se John Boehner mendon se trupat amerikane duhet të dërgohen në Jemen, ose ne duhet të okupojmë rishta sIrakun, ose që Shtetet e Bashkuara duhet të bombardojnë Iranin për ta ndaluar atë të prodhojë armë bërthamore, atëherë ai duhet të ketë kurajon e bindjeve të tija dhe të thotë një gjë të tillë", tha zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë.

Duke ndërlikuar punët e dhe më shumë sikurë të mos ishin mjaftë të komplikuara në Lindjen e Mesme, media të ndryshme citojnë Presidentin e Turqisë Taip Erdogan të ketë akuzuar Iranin javën e kaluar se Teherani po përpiqet të dominojë Lindjen e Mesme dhe se një gjë e tillë po shqetëson dhe po zemëron Ankaranë.  "Kjo situatë nuk është e tolerueshme dhe Irani duhet ta dijë se një gjë e tillë nuk mund të tolerohet", ka thënë presidenti turk.

Nga cildo këndveshtrim të shikohet gjëndja e sotëme në Lindjen e Mesme dhe pa marrë parasyshë se e kujt është përgjegjësia që me veprat ose me mungesën e veprave kanë kontribuar  në krijimin e situatës aktuale, ish-ambasadori në Republikën e Shqipërisë, dhe njëri prej diplomatëve më të respektuar amerikanë, James Jeffrey me të drejtë alarmoi këtë javë median dhe publikun amerikan se gjëndja në Lindjen e Mesme është absolutisht jashtë kontrollit dhe se bota gjëndet tashti para një krize të madhe në atë rajon!

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PARLAMENTI SHQIPTAR SOT DHE DJENga ROMEO GURAKUQI (03.30.2015)
SARANDA, ATRAKSION APO REFUZIMNga PËRPARIM KABO (03.29.2015)
TOM DOSHI HERO APO VIKTIMËNga ELIDA BUÇPAPAJ (03.28.2015)
PRESIDENTI BUJAR NISHANI VIZITOI SHQIPTARËT NË MAL TË ZI"Zoti President, Malësia don Komunë".Nga FRANK SHKRELI (03.27.2015)
RASTI DOSHI - KUPOLA SHTRËNGON RADHËT, POPULLI SHTRËNGON SHPIRTINNga SKËNDER BUÇPAPAJ (03.26.2015)
BlogQYTETARË, KUPOLA MAFIOZE PO MERR NËN KONTROLL ÇDO GJË NË VENDIN TONË!Nga ROMEO GURAKUQI (03.26.2015)
SHQETËSIMET E KONGRESIT AMERIKAN MBI LIRINË E MEDIAS NË TURQINga FRANK SHKRELI (03.24.2015)
JA KUSH ËSHTË JANULLATOSI DHE VANGJEL DULEPërsëri sa për kujtesë shqiptarëve atdhetarë, në mbarë trojet etnike dhe në diasporëNga Prof. dr. ESHREF YMERI (03.22.2015)
22 MARSI DITA E PËRMBYSJES TË DIKTATURËS NUK ËSHTË NË KALENDARIN E FESTAVE ZYRTARE KOMBËTARENga ELIDA BUÇPAPAJ( Ribotim - e botuar më 22 Mars 2014) (03.22.2015)
DEKLARATAT KËRCËNUESE NGA TIRANA ZYRTARE TË PAPËRGJEGJËSHME - LAMTUMIRË BE - ALO PUTIN, ERDOGAN, AJATOLLAH, XI JINPING????? - ( Në vigjilje të takimit të radhës BE-Shqipëri të martën në Tiranë) - Nga FRANK SHKRELI (03.21.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]