E Enjte, 10.17.2019, 12:40am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
ÇFARË PATRIOTIZMI PO KULTIVOJMË
Nga LUMIR ABDIXHIKU

E Hënë, 04.06.2015, 09:43am (GMT+1)


E sa për t’ua bërë të qartë artistëve të Shqipërisë që si supermenë me flamur rreth qafe na dalin me flamur gjithandej (e kemi bërë dhe këtë njëzet vjet më parë këndej), Kosova nuk fillon tek ura e Ibrit, s’ka për të filluar asnjëherë. Nëse nacionalizmi komercial juaji – ai që promovon Shqipërinë e Madhe, por nis qyqarisht nga Ibri, nja 37 kilometra larg nga ku i themi këndej kufi e shtet – sheh Kosovën ashtu, na bëni një nder, mos na përmendni fare. Na mjaftojnë për gajle të tjerët përtej urës që shohin Kosovën siç dhe e shihni ju.

-1-


Në fillim të këtij shkrimi dua t’i bëj të qarta tri premisa. Jo për të akomoduar shkumaxhinjtë e llafexhinjtë e turbo-folk-nacionalizmit, hiç se hiç për të ekzaltuar “françuzët” liberalë që na shfaqen po aq gjithandej, por për të qartësuar për secilin me interes trasenë e bindjes që provoj ta shfaq këtë herë. Nuk ndiej as përgjegjësi e as pëlqim për qartësim ndaj të dyja palëve, që sa herë që lind një grimcë e vogël mundësie patriotike, shkumojnë në ekstrem – të parët janë më zhurmaxhinj gjithsesi. Por ndiej obligim të trajtoj deformimin e nevojës për patriotizëm që na shpërfaqet sot gjithandej; nga këngët absurde deri te shfaqjet e supermenëve, nga ulërimat raciste deri te përbaltja e të tjerëve – sindroma e dominimit ballkanas ka kapur shqiptarët më shumë se kurrë, duke na futur kështu në një udhë që fqinjët tanë në veri kanë kaluar kaherë. Pa shihni ku janë sot ata.

Premisa e parë, dhe më e rëndësishmja për tezën që shtroj këtu, është se patriotizmi, si koncept i atdhedashurisë politike, ekonomike e sociale, është esencial në përparimin e një vendi. Nga obligimi qytetar e deri te mburrja për zotësi (jo zotërim) ndaj të tjerëve – në kulturë, sport e çka jo tjetër – më mbesin pra esenciale. Në të vërtetë, shtet pa patriotizëm më mbetet shumë pak shtet – mbetet veçse një vend me siguri pa shumë identitet.

Premisa e dytë ka të bëjë me diferencimin e patriotizmit nga nacionalizmi; dhe këtë diferencim shumëkush (me të drejtë) e ka vështirë ta bëjë. Në fund të fundit, traseja e njëjtë që nis patriotizmin, nis dhe nacionalizmin – urrejtja ndaj tjetrit nëpërmjet racizmit e nazizmit buron nga një fazë e mëhershme paraevolutive e patriotizmit; nga kompeticioni për dallim pra. E mjeshtëria e vendeve gjendet mu në aftësinë e trajtimit të këtij kompeticioni jo si mbizotërim ndaj tjetrit, por si motiv për përparim të vetes krahasuar me tjetrin – gjithsesi duke ndihmuar e bashkëngritur edhe tjetrin në gjithë këtë proces.

Premisa e tretë, dhe jo më pak e rëndësishme, ka të bëjë me zhvlerësimin e primitivizmit sa herë që bëhet fjalë për patriotizmin. Sikur ka një atashim të primitivizmit sa herë që përmendet patriotizmi; dhe kjo më bëhet e padrejtë. Sot, në modernen më të mundshme të civilizimeve, popujt mbajnë patriotizmin në secilin akt të tyre: në politikë të brendshme e të jashtme, në militarizëm e ekonomi, diplomaci e sport, në teatër e muze – gjithandej. Patriotizmi është vetë modernia.

-2-

Loja e fundit e Kombëtares shqiptare – me gjithë aksesorët që bartte pas – më dha ndjenjën e rrëshqitjes potenciale që shqiptarët mund të bëjnë shumë lehtë. Prej këngës nacionaliste, e deri te kori racist në stadium, prej një ekzaltimi të paarsyeshëm të shumëve që s’lënë të zezë pa i bërë vendit të vet (pushtetarë e individualistë njëtrajtësisht) e deri te heshtja e konfirmimi ndaj secilit akt të tillë, ridhan një histori të bërë më parë nga sllavët në Ballkan – diçka që gjithsesi nuk guxojmë ta replikojmë. Në të vërtetë, i gjithë aksesori i ndeshjes kishte të bënte shumë pak me futboll, ishte një teatër karikues që ushqente një shpërthim.

Kështu, askush nuk mërzit për mesazhet, panot e thirrjet raciste në stadium, por ishim të parët që shndërruam veten muaj më parë kur një stadium në lunatizëm thërriste për vrasjen tonë. Në momentin e parë që lejojmë ultra grupet e tifozëve të bëjnë politikë, në atë moment, pra, kemi humbur rrugën e patriotizmit. Kemi lejuar shpërthimin në nacionalizëm. Hapi tjetër është të na dalë një hajvan, që mobilizon lehtë këta, për të na dërguar të gjithëve në dreq të mallkuar pra. Nuk pres emancipim të tifozëve sinqerisht. Jam i vetëdijshëm dhe me huliganizmin evropian, por nuk pranoj assesi si të qenë e të pranuar asnjë kor racist që del nga shqiptarët. Dhe nëse mendojmë të ndërtojmë patriotizëm e jo ultranacionalizëm, duhet t’iu biem të njëjtëve në kokë. S’meritojnë të shohin asnjë lojë. Punë e madhe që kanë zë, kaq është kontributi i tyre për këtë vend?! Kombëtaren e futbollin i duan plot, në të vërtetë e duan shumë më shumë se këta që me thirrje si këto i bëjnë vetes, vendit e gjithë të tjerëve vetëm dëm. Të tjerët do ta mbushin plot, pa racizëm, me plot futboll e atdhedashuri.

Këtë nxitje padyshim e ushqeu një fushatë mediatike ultranacionaliste në Shqipëri. Kam përshtypjen se flamurdashuria e vonuar atje, është në kërkim të kompensimit patriotik për gjithë kohën e humbur – në përmasën saqë kalon tashti në absurditet. Dhe absurditet u bë një këngë që kërkon Shqipërinë e Madhe, një term që dashakëqijtë më të mëdhenj të kombit tonë provojnë ta shesin nëpër Evropë njëmend. Nuk ka Shqipëri të Madhe, nuk ka pasur asnjëherë; nuk ka as Shqipëri Etnike – nuk jemi e as kemi Hitler. Ka një Shqipëri, të shqiptarëve, e ndarë padrejtësisht 100 vjet më parë në mos vetë. Nuk është as e madhe e as etnike, është thjesht një vend me diversitet, mikpritës ndaj etnive të tjera që mendojnë ta zgjedhin po ashtu këtë vend si shtet të vetin.

-3-

E sa për t’ua bërë të qartë artistëve të Shqipërisë, që si supermenë me flamur rreth qafe na dalin me flamur gjithandej (e kemi bërë dhe këtë njëzet vjet më parë këndej), Kosova nuk fillon tek ura e Ibrit, s’ka për të filluar asnjëherë. Nëse nacionalizmi komercial juaji – ai që promovon Shqipërinë e Madhe, por nisë qyqarisht te lumi Ibër, nja 37 kilometra larg nga ku i themi këndej kufi e shtet – sheh Kosovën ashtu, na bëni një nder, mos na përmendni fare. Na mjaftojnë për gajle të tjerët përtej urës që shohin Kosovën siç dhe e shihni ju.

-4-

Nuk ka asgjë më të bukur – dhe mbi të gjitha – më të drejtë se sa përparimi i shqiptarëve. Gjithë ajo histori e padrejtë, e ndarjes, e mbytjes e largimit e persekutimit, nga të hurit e konopit, aziatikë e evropianë gjithandej, meriton përfundimisht drejtësi. E si rrallëherë në historinë tonë të zymtë, shqiptarët janë renditur prapa aleancave të drejta, dhe mbi të gjitha të fuqishme. Kështu, pjesërisht, ne dhe mbajmë lirinë sot – diçka thjesht e pamenduar vetëm pak vjet më parë.

E në kohë të pamundura ne kemi ëndërruar – në kuptimin e plotë të fjalës – për ditë si këto. Përtej së drejtës për t’u pyetur vetë, lirinë pra, ne kemi ëndërruar edhe për një mirëqenie tonën, për një përparim në arsim, shëndetësi, ekonomi e shoqëri pra – gjithsesi dhe në sport. Do të mbetet ëndërr shkuarja jonë në Evropian, jo se do të bëhet nami gjithsesi, porse do t’i rikujtojmë vetes ecjen e mrekullueshme që ky popull i rënduar padrejtësisht ka bërë – deri në triumf. Prandaj këtë rikujtim edhe duhet festuar, me ngjyrat më të bukura e më të shenjta të simbolikës sonë historike, do ta festojmë pra dhe s’ka asgjë të keqe me festë.

Porse, në këtë ecje përparimtare tonën, që na ekstrapolohet dhe në sport, ne nuk guxojmë të zhytemi në eufori, dhe mbi të gjitha, në kërcënim për të tjerët. Nuk guxojmë të zhytemi në eufori, sepse, pavarësisht përparimit e ecjes gjithënacionale, ne megjithatë mbesim të fundit në Evropë e rajon. Jemi më të varfrit, më të papunët, më të korruptuarit madje – s’kemi fije patriotizmi e atdhedashurie në çështjet më thelbësore politike e zhvillimore tonat, e rrjepim vendin si hiçgjë. Duhet t’i rikujtojmë vetes se të njëjtit që ushqejnë nacionalizmin shkulin ditë e natë pandërprerë secilën shpresë të re. Me gjithë potencialet që kemi si vend, si popull e si shtete pra, sot do të duhej të ishim në Evropë, si sllovenët e kroatët që janë tani, nuk guxojmë nivelin e konkurrueshmërisë ta mbajmë kaq poshtë. Të mjaftohemi me nacionalizëm komercial – me këngë e valle – përderisa s’kemi gjë, nuk është as punë e mençur, por as atdhedashuri, është çmendi.

Pra nuk ka asgjë të keqe në dashurinë e shfaqur ndaj flamurit, Kombëtares – e para së gjithash – dhe vetë shtetit. Jemi në momentet më të mira historike, do ta festojmë gjithsesi. Do të festojmë mbi të gjitha sa herë që në sport, kulturë, biznes e mirëqenie bëjmë një hap para, pa eufori, pa ekzaltim, me shumë gëzim gjithsesi.

Por këtë shpërfaqje dashurie e epshi, diku të vonuar e diku të panisur ende, duhet ta bëjmë me shumë mend, ta bëjmë me stil pra. Ta bëjmë në formën më civilizuese të mundshme, më evropiane të mundshme pra. Do të sillemi si evropianë, ku dhe përfundimisht pretendojmë të takojmë, e do të nisim respektin ndaj vendit jo me këngë turbo-folk, kor racist apo shthurje etnike, por me larjen e shpëlarjen e secilës të keqe tonën. Do ta bëjmë me zhvillim pas festës e jo festë para zhvillimit, me zë të arsyes e jo forcë të zërit, me kritikë ndaj gabimit e jo gabim të heshtjes, do ta bëjmë me patriotizëm pra.

abdixhiku@facebook.com
LUMIR ABDIXHIKU


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TOM DOSHI - HERO APO VIKTIMËNga ELIDA BUÇPAPAJ (04.05.2015)
PARLAMENTI I SHQIPËRISË SOT DHE DJENga ROMEO GURAKUQI (04.05.2015)
RICIKLIMI I POLITIKËS SË MBETURNga PËRPARIM KABO (04.05.2015)
In MemoriamNJERIU I MIRË YLLI VEJSIUNga ANDON DEDE, Nju Jork (04.05.2015)
Barometri diplomatikKOSOVA PA USHTRI, SHTET I PAPËRFUNDUAR!Nga Prof. MEHDI HYSENI (04.05.2015)
 AQ NEVOJITET, VULLNET POLITIK DHE BASHKËPUNIM I TË GJITHËVEPër të gjetur varret masive të personave të zhdukur nga regjimi komunist shqiptar gjatë periudhës 1944-1990Nga FRANK SHKRELI (04.02.2015)
JAMES JEFFREY - GJENDJA NË LINDJEN E MESME ABSOLUTISHT JASHTË KONTROLLITNga FRANK SHKRELI (03.31.2015)
PARLAMENTI SHQIPTAR SOT DHE DJENga ROMEO GURAKUQI (03.30.2015)
SARANDA, ATRAKSION APO REFUZIMNga PËRPARIM KABO (03.29.2015)
TOM DOSHI HERO APO VIKTIMËNga ELIDA BUÇPAPAJ (03.28.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]