VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Barometri diplomatikSELIMQE ANTIDIPLOMACI, E DËMSHME EDHE PËR KOSOVËN, EDHE PËR UASHINGTONINNga Prof. Dr. MEHDI HYSENI

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 02:21pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Barometri diplomatik
SELIMQE ANTIDIPLOMACI, E DËMSHME EDHE PËR KOSOVËN, EDHE PËR UASHINGTONIN
Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI

E Mërkurë, 05.06.2015, 07:33pm (GMT+1)


*** Nowhere in the world, America doesn't support corrupted governments and mafia politicians and diplomats. So, this crucial fact must take into account as Kosovo's politicians as well as diplomats , regardless of who are those, it doesn't matter at all.

-Ta kritikosh dhe ta krahasosh Joseph Dio Guardi-n me recidivat nacionalshovinistë serbomëdhenj të politikës dhe të diplomacisë së Beogradit (me ish-ministrin e Jashtëm të Serbisë, Vuk Jeremiq dhe me Marko Gjuriq, Drejtor i Zyrës së Qeverisë së Srbisë në Prishtinë), do të thotë të bësh përpjekje të koketosh dhe të gjesh gjuhë të përbashkët mirëkuptimi dhe bashkëpunimi (me tendencë amnistimi të së keqes së shëmtuar serbe, që bëri plojë Kosovën, gjatë viteve 1989-1999) me ministrat dhe me shtetarët e Serbisë gjenocidale, të cilët, jo vetëm që e mohojnë pavarësinë e Kosovës, por më së shumti e kritikojnë dhe e fajësojnë ish-kongresmenin Joseph Dio Guardi, ish-presidentin Bill Clinton, ish-sekretaren e Stejt Departamentit Amerikan, Madeleine Albright, Gjeneralin Wesley Clark (komandant i operacioneve luftarake të NATO-s), vetëm pse Kosovën e shpëtuan nga terrori dhe gjenocidi i Serbisë së Slobodan Miosheviqit.

-Ta ironizosh në mënyrë ofenduese, arrogante dhe prepotente Joseph Dio Guard-in, duke e quajtur "pensionist" dhe "person privat pa ndikim", do të thotë i ke ofenduar dhe nënçmuar të gjithë ata shtetarë (presidentët: Bill Clinton dhe, George W.Bush), politikanë, diplomatë, ushtarakë dhe përfaqësues humanitarë të Amerikës (tanimë në pension), që kanë qenë ndër faktorët kryesorë dhe vendimtarë në shpëtimin, në çlirimin, në pavarësimin, në ndërtimin dhe në demokratizimin e Kosovës së sotme sovrane.
Për amerikanët nuk vlen "formula" primitive anticivilizuese, që pas marrjes së pushtetit (të mos e njojhësh as babain tënd), të mos u njihen meritat atyre "pensionistëve", që më së shumti kanë sakrifikuar, kontribuar dhe flijuar për çlirimin, pavarësimin dhe ndërtimin e shtetit, sepse, askush, nuk ka të drejtë morale, as ligjore, që t'i "shpallë të pavlefshëm", as pasivë , ashtu siç e ka karakterizuar P. Selimi heroin e Kosovës, Joseph Dio Guardi, për shkak se ai, botërisht, me të drejtë ua ka përplasur në fytyrë të metat dhe gabimet e qeverisë së tij, duke dëshmuar në Komitetin për Punë të Jashtme të Kongresit Amerikan.

Vërtet, politikanët dhe diplomatët "pensionistë" ( pasivë dhe të gabuar) të instaluar në pushtetin e sotëmr të Kosovës, po e shndërrojnë Kosovën në Biafër dhe në Katanga, duke e shfytëzuar, shpërngulur, kriminalizuar, varfëruar dhe plaçkitur për interest e tyre familjare, klanore, grupore, mahallore, provinciale, partiake, oligarkike, nepotiste, sektariste dhe mafioze, jo DËSHMIA e veprimtarit aktiv politik e Joseph Dio Guardit, i cili me plot të drejtë ka dëshmuar para Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit Amerikan se : "Elita politike e Kosovës po bëhet e pasur e më e pasur, deri sa shumë shqiptarë po bëhen të varfër e më të varfër. State Departmenti duhet të marrë përgjegjësinë për mbështetjen e qeverisë së Thaçit, e cila është shndërruar në ndërmarrje reketimi..."(Pjesë nga dëshmia e Dio Guardit në Komitetin për Çështje të Jashtme të Kongresit Amerikan).

Këtë të vërtetë, të deponuar nga ana e Dio Guardit në Kongresin Amerikan, nuk e pranojnë vetëm korrupcionistët, mafiozët dhe reketashët milionerë, që popullin e Kosovës e kanë sjellë në "shkopin lypsar" për t'u pasuruar dhe për të sunduar vetë me "grigjat" e tyre në frymën e "sëmundjes së shekullit"- pushteti, karrierizmi dhe pasuria me çdo kusht qoftë jashtë ligjit, qoftë me viktima ose me dhunë etj.

Dio Guardi është hero i Kosovës dhe veprimtar i shquar i kauzës kombëtare shqiptare
Të mos ishin Joseph Dioguardi, Bill Clinton, Madeleine Albright, Wesley Clark, William Walker, Richard Holbrooke, Georges W.Bush dhe Condoleezaa Rice...etj., Kosova, edhe sot, do të ishte koloni e Serbisë, me gjithë gjakun e derdhur dhe me flijimin e jetëve të dëshmorëve dhe të heronjve të UÇK-së me në krye komandantin legjendar Adem Jashari, sepse Kosovën, as luftën çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale të UÇK-së dhe të rezistencës së përgjithshme popullore të Kosovës, nuk do ta përkrahnin asnjëra nga metropolet evropiane, si këtu e 100 vite të shkuara, edhe pse shqiptarët zhvilluan shumë kryengritje dhe luftëra të përgjakshme çlirimtare kombëtare dhe antikoloniale kundër pushtuesve serbo-sllavë në Ballkan (1878-1999).

Kush nuk pajtohet me investimin dhe me vlerat e dëshmuara të Amerikës në shpëtimin dhe në ringjalljen e Kosovës nga hiri dhe nga zjarri 100-vjeçar i sundimit kolonial të Serbisë gjenocidale, në pusi e prêt Rusia-nëna e Serbisë.

Liderët politikë në pension i kanë penguar vetëm Hitlerit!

*** Petrit Selimi: "Nuk janë befasuese këto deklarata të Joe Dio Guardit. Ai më nuk është politikan, por një person privat dhe një pensionist... DioGuardi nuk është më avokat i Kosovës, por partiako-politik duke u përzier në çështjet e Kosovës. Ai këto dy vite ka treguar se është ekskluzivisht kundër PDK-së. Para 30 viteve ai kishte merita të mëdha, kurse tani është duke folur si Jeremiqi (ish-ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Vuk Jeremiq), Gjuriqi (Marko Gjuriq, shef i ashtuquajturës Zyres për Kosovën në Serbi)" (http://illyriapress.com/selimi-dioguardi-po-flet-me-gjuhen-e-jeremiqit-dhe-gjuriqit/).

Sipas zakonit dhe traditës së ndritshme shqiptare, nuk vlen konstatimi dekdent i vetëdijes fatkeqe të "diplomatit" P.Selimi, se gjoja pas pensionimit të babait, ai më "nuk paskësha asnjë vlerë" dhe "asnjë ndikim" as në familjen e as në shoqërinë etij.!?
Meqë sipas kësaj logjike të gabuar njerëzisht, politikisht dhe diplomatikisht, Dio Guardi "nuk paska kurrfarë ndikimi në qeverinë amerikane", atëherë, pse gjithë ky "vrer" dhe gjithë kjo frikë e reagimit negativ nga ana e selimqe diplomacisë? -Kjo është poenta e kontradiktës! Derisa Dio Guardi "nuk qenka" personalitet me ndikim, atëherë, pse ka pasuar reagimi i turpshëm kundër tij?!

Kjo farë formule dekadente me primesa negative ekzistencialiste, antihumane dhe anticivilizuese, nuk vlen as për shoqërinë e as për shtetin e së drejtës në Amerikë, sepse si individët aktivë të punësuar, ashtu edhe të pensionuar, të sëmurë etj., janë të barabrtë përpara ligjit dhe Kushtetutës në fuqi. Askush nuk e ka atë të drejtë, që të bëjë dallime qoftë edhe ironizuese ose abuzime mbi asnjë bazë qoftë individuale, grupore partiake politike a religjioze, qoftë racore, sepse ndëshkohet me ligj, pavarësisht nga statusi politik dhe shoqëror i tyre.

Kjo farë akuze e selimqe antidiplomacisë , mund të vlejë vetëm për selimat e Kosovës, të cilët, vërtet, nuk i nderojnë, nuk i çmojnë dhe nuk ua njohin meritat , jo vetëm politikanëve dhe diplomatëve në pension, por as atyre aktivë dhe, shumë më të aftë sesa vetë "pensionistët" në pushtet, sepse për shkak të luftës së egër për pushtet dhe për pasuri, qe 15 vjet i kanë diferencuar, izoluar, braktisur dhe eliminuar ( si brenda, ashtu edhe në diasporë, nga frika e konkurrencës dhe e humbjes së pushtetit) në format më primitive, duke mos zgjedhur mjete dhe metoda, të cilat nuk kanë lidhje as karakter njerëzor, etik, kombëtar, as politik, as diplomatik, as nuk kanë të bëjnë as me drejtësi, as me solidarësi, as me demokraci, as me barazi, si vlera fundamentale të civilizimit evropian dhe amerikan, por vetëm me interesa të ngushta meskine, personale, grupore dhe mafioze oligarkike dhe nepotiste në emër të lirisë, të drejtësisë, të demokracisë së rreme dhe të pseudopatriotizmit etj.

Për selimat, për Kosovën dhe për të gjitha trevat etnike shqiptare në Ballkan, Jospeh Dio Guadi, jo vetëm që është ende politikan dhe diplomat aktual aktiv me peshë dhe me ndikim të madh në qeverinë amerikane, por, njëherazi, së bashku me Zonjën e tij të lartnderuar Shirley Cloyes DioGuardi përmes veprimtarisë koherente dhe konzistente 30-vjeçare politiko-diplomatike të suksesshme të "Ligës Shqiptare-Amerikane", edhe sot, kur Kosova është e lirë, e pavarur dhe sovrane (shkurt 2008-2015), janë veprimtarët më të frytshëm dhe më aktivë politikë, që luajnë rol të rëndësishëm si në politikën, ashtu edhe në diplomacinë amerikane, kur është fjala për mbrojtjen e identitetit kombëtar dhe të interesave jetike të shqiptarëve jo vetëm në Kosovë, por në mbarë Shqipërinë Etnike. Pa, asnjë fije dyshimi, si Joseph-i, ashtu, edhe bashkëshortja e tij, Shirley, janë jo vetëm zëdhënës, luftëtarë mbështetës të pakompromis të mbrojtjes së çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan, por edhe heronj të vërtetë, që kanë merita të pamohueshme për shkolonizimin dhe pavarësinë e Kosovës.
 
Prandaj, reagimi kritik i zv.ministrit të Jashtëm të Kosovës, P.Selimi kundër Joseph Dio Guardit, është ofendues, përçmues, i njëanshëm dhe skandaloz, sepse nuk pasqyron asnjë kundërargument të qëndrueshëm të dëshmisë së Dio Guardit përpara Komittetit për Punë të Jashtme të Kongresit Amerikan.

Sipas këtij formulimi fatkeq del se selimqe antidiplomacisë i mungon kultura dhe aftësia profesionale diplomatike (duket se nuk ka kryer asnjë kurs elementar nga shkenca dhe arti i diplomacisë) ndryshe nuk do të dilte në opinion me këtë deklaratë skandaloze kritizuese krejtësisht në shpërputhje me ABC-në e shkollës (teorisë dhe praktikës) së diplomacisë së derisotme amerikane dhe evro-perëndimore.

Nga përmbajtja e kësaj deklarate shihet se, këtij "diplomati" kosovar, së pari i mungon kultura elementare, etika njerëzore, respekti, profesionalzimi dhe arsimimi përkatës, sepse në vend të taktit diplomatik fillon me ironizim ofendues, me cinizëm dhe me arrogancë prepotente në "stilin shpërfillës bombastik" të politikanëve dhe të diplomatëve të Serbisë së viteve të 90-ta të shekullit XX nën regjimin e Slobodan Milosheviqit, duke e quajtur Joseph Dio Guardin, se kinëse ai, tanimë, "është i pavlefshëm" dhe "pakurrfarë ndikimi" në politikën dhe në diplomacinë e qeverisë amerikane ngase sipas selimqe antidiplomacisë, Dio Guardi "është vetëm një person privat dhe një pesnionist, i cili më nuk është avokat i Kosovës"!?

Sipas kësaj "kulture diplomatike" primitive dhe mosmirënjohëse të këtij "diplomati" kosovar, do të thotë se, Dio Guardi, tanimë, ka përfunduar në "faqet e arkivës diplomatike" të Kosovës, "nuk është interesant, as me interes" për Kosovën. Sipas kësaj logjike të kalbur politike, shprehur popullorqe, selimqe antidiplomaci nuk ka më nevojë për Dio Guardin : " Kërceva përroin, të q... kalin"! E, nuk janë vetëdijshëm selimat se, po të mos ishte e pranishme Amerika në Kosovë, brenda 24 orësh, do të përfundonin në gojën gllabëruese të Rusisë së Vladimir Putinit.

Dio Guardi me bukë, selimqe antidiplomaci me gurë!

-Pse të mos ofendohet dhe të mos krahasohet me armiq serbomëdhenj të Kosovës dhe të shqiptarëve, Dio Guardi, pasi selimave ua solli lirinë dhe i solli në pushtet, duke ua hequr përgjithmonë saçin e kuq prej kokës, që të mos u digjej nga zjarri dhe nga e flaka e gjenocidit serb. Po të mos ishte Dio Guardi, sot, selimat do të kishin bredhur si nomadë refugjatë me strajca në krah, të braktisur nëpër rrugët e pakthim të Evropës dhe të botës.

Çfarë nonsensi diplomatik, duke qenë se Diagardi ka punuar dhe ka kontribuar më se tri dekada, që Kosova të jetë shtet i pavarur dhe sovran nga Serbia kolonialiste dhe gjenocidale, kurse ky farë çilimiu i praptë pa kurrfarë edukate dhe arsimimi diplomatik ( pasi Dio Guardi dhe Amerika ia shpëtuan bythën dhe kokën, duke i krijujar shansë, që në Kosovën e lirë dhe të pavarur, të bëhej edhe "diplomat"), tash, duke e gënjyer dhe mashtruar veten se "i di të gjitha", dhe se nuk ka nevojë më për ndihmën e Joseph Dio Guardit, atë e ka "shpallur të pavlefshëm" për Kosovën, vetëm si "një person privat dhe një pensionist"!?

Kjo sjellje arrogante dhe prepotente e selimqe antidiplomacisë nuk përkon as me sjelljen njerëzore, as me traditën e as me zakonet bujare shqiptare, sipas të cilave, shqiptari nuk e ka zakon që të mirën ta shpërblejë me të keqe, ta harrojë, ta përbuzë dhe ta injorojë, por gjithmonë e ka çmuar fort dhe ruajtur të paprekur si sytë e ballit, duke e konsideruar si borxh dhe si vlerë të përhershme miqësore tradicionale.

Sipas kësaj "analogjie" kritizuese të selimqe antidiplomaci del se, të gjithë atyre shtetarëve të famshëm të Amerikës, që tanimë, kanë vajtur në pension sikurse Joseph Dio Guardi, ish-Prersidenti Bill Clinton, ish-Presidenti Georg W. Bush, Gjenerali Wesley Clark, diplomati William Walker, ish-sekretarja e shtetit, Madeleine Albright... etj., u "paska dalë fala" dhe, më nuk qenkanë me vlerë, as të dobishëm për Kosovën?!
Mosmirënjohja e anagzhimit, e sakrficës dhe e veprës së kongresmenit Joseph Dio Huardi, si dhe e shtetarëve, politikanëve, diplomatëve dhe ushtarakëve amerikanë, tanimë në pension, për shqiptarët dhe për Kosovën, do të thotë vrasje për së kthjellti, sepse të gjitha këto vlera amerikane me veprën e tyre humanitare, politike, diplomatike, ekonomike, ushtarake, demokratike... etj., kanë krijuar historinë e re të Kosovës (pavarësisht se, sot, janë në pension) si shtet i pavarur, sovran, demokratik dhe paqësor. Si rrjedhim, të gjitha këto vlera amerikane, tanimë, kanë hyrë dhe janë pjesë e pandashme e historisë së re të Kosovës.

Për popullin shqiptar të Kosovës, këto vlera amerikane, gjithmonë do të jenë të vlefshme, të pashlyera, aktuale, të dobishme dhe të paçmueshme, sepse kanë meritat kryesore, që sot Kosova frymon në liri, në paqe dhe në mirëqenie të plotë, e shkëputur përgjithmonë nga vargonjë e përgjakshëm tiranikë të sundimit kolonial dhe gjenocidal të Serbisë, se, sa për "selimqe diplomacy" dhe "selimqe politikë", Kosova kurrë nuk do të kishte pasur fatin që të ftonte lirinë dhe pavarësinë e saj (17 shkurt 2008).

Krahasim i turpshëm, antihuman, antishqiptar dhe antiamerikan!!!

Si theksuam më sipër, ja, pse selimqe antidiplomaci e ka kritikuar z.Joseph Dio Guardin, duke e karahsuar me V. Jeremiqin dhe me Marko Gjuriqin: ""Elita politike e Kosovës po bëhet e pasur e më e pasur, deri sa shumë shqiptarë po bëhen të varfër e më të varfër. State Departmenti duhet të marrë përgjegjësinë për mbështetjen e qeverisë së Thaçit, e cila është shndërruar në ndërmarrje reketimi..."(Pjesë nga dëshmia e Dio Guardit në Komitetin për Çështje të Jashtme të Kongresit Amerikan).
Me këtë rast, Ish-kongrersmeni Joseph Dio Guardi, asgjë nuk ka shpifur në dëshminë e tij përpara Komitetit të theksuar Amerikan, por e ka thënë një të vërtetë në bazë të raporteve zyrtare të institucioneve përkatëse evropiane dhe amerikane, se në Kosovë sundon, nepotizmi, korrupsioni, reketimi, papunësia dhe varfëria...etj. Këtë të vërtetë të gjendjes së përgjithshme katastrofike ekonomiko-sociale të popullit në Kosovë, tanimë. e dinë të gjithë përfaqësuesit zyrtarë të faktorëve ndërkombëtarë qeveritarë dhe joqeveritarë, të pranishëm në Kosovë.

Gjithashtu, këtë gjendje të mjerueshme, e dëshmon, edhe shpërngulja sistemtike e qytetarëve të Kosovës nëpër vendet e ndryshme fqinje dhe të Evropës.

Prandaj, selimqe antidiplomaci nuk ka pasur fare nevojë që të reagojë në mënyrë aq arrogante, ofenduese dhe iracionale, sepse gjendja e përgjithshme ekonomiko-sociale dhe shoqërore në Kosovë, është shumë më drastike se sa e ka paraqitur z. Joseph Dio Guardi në dëshminë e tij përpara Komiitetit për Punë të Jashtme në Kongresin Amerikan, gjatë séancës së tij dyditore për Ballkanin.

-Ta krahasosh ish-kongresmenin amerikan, Joseph Dio Guardi me nacionalshovinistët serbë Vuk Jeremiq (ish-ministër i Jashtëm i Serbisë) dhe Marko Gjuriq (Drejtor i Zyrës së Qeverisë së Serbisë në Kosovë), që me sjelljet dhe me veprimet e tyre politike, diplomatike dhe propagandistike, e kundështojnë dhe e mohojnë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, duke e quajtur "djepi dhe zemra" e Serbisë, kjo nuk është vetëm antidiplomaci, antipolitikë, injnorancë, por edhe tradhti, mosmirënjohje, përbuzje, armiqësi, edhe ndaj Kosovës, edhe ndaj Amerikës. Ky është një diskurs i egër dhe miop kundër investimit dhe vlerave amerikane për çlirimin dhe për pavarësimin e Kosovës nga Serbia.

Sipas këtij krahasimi naiv dhe të verbër të selimqe diplomacisë, Kosova nuk paska nevojë, as sot e as nesër për vlerat amerikane në pension, që më së shumti kanë kontribuar për shpëtimin e mbi 2 milionë shqiptarëve dhe të lirisë së Kosovës!-
Çfarë turpi, çfarë padrejtësie dhe çfarë injorance, për të gjitha gabimet politike të aparatit shtetëror të Kosovës, që e kanë sjellë popullin e Kosovës deri në "shkopin lypësar" mbi 50% të papunë dhe të varfëruar, sipas selimqe antidiplomacisë fajin dhe përgjegjësinë " e paska" deponimi i dëshmisë së Dio Guardit Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit Amerikan!?

Së fundi, të gjithë selimat e selimqe diplomacisë dhe e selimqe politikës (që ora e ndyrshkur u ka ngelur në vitin 1999), duhet ta mbajnë parasysh faktin se, sjelljen në pikëpyetje të vlerave fundamentale (liria, siguria, drejtësia, rendi, demokracia, zhvillimi, mirëqenia) të shtetit të Kosovës, nuk do ta kenë as mbështetjen e Dio Guardit e as mbështetjen e qeverisë amerikane, sepse askund në botë, Amerika nuk ndihmon qeveritë dhe titullarët e korruptuar, kriminelë dhe mafiozë.

Prandaj, këtë fakt të rëndësishëm, duhet ta marrin në konsideratë të gjithë liderët e "makinës drejtuese" të Republikës së pavarur të Kosovës. Ndryshe, Amerika, do t'i braktisë përgjithmonë, sepse kjo nuk njeh dhe nuk mbështetë kurrfarë politike dhe, kurrfarë diplomacie korrupcioniste, as mafioze, pavarësisht se kush janë aktorët e tyre qoftë "aktivë" apo ata në "pension"!

Prof. Dr. MEHDI HYSENI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FUSHATË PATOLOGJIKE KUNDËR PRESIDENTIT RUGOVANga GANI MEHMETAJ (05.06.2015)
LIRIA E MEDIAS - PËRPARËSI E POLITIKËS SË JASHTME TË SHBANga FRANK SHKRELI (05.04.2015)
NE NUK KEMI QENË NDONJËHERË DHE AS JEMI SI GJITHË TË TJERËT- Replikë me z. Henri ÇiliNga ANDON DEDE (05.04.2015)
Barometri diplomatikSTRATEGJIA E SERBOCENTRIZMIT AUTODESTRUKTIVNga Prof. dr. MEHDI HYSENI (05.03.2015)
NJË MIK DHE KOLEG QË TRAGJIKISHT NA MUNGONNga SKËNDER BUÇPAPAJ (05.02.2015)
PËRPARIMET DHE SFIDAT NË BALLKANIN PERËNDIMORShqetësime serioze për influencën e Rusisë në BallkanNga FRANK SHKRELI (05.01.2015)
Barometri diplomatikNUK KA 'SHQIPËRI TË MADHE', POR SHQIPËRI NATYRALENga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (05.01.2015)
RIVARRIMI I ESHTRAVE TË HEROIT KOMBËTAR ISA BOLETINIT"Një komb që nuk nderon heronjtë e vet, do të zhduket" (Abraham Linkolni)Nga FRANK SHKRELI (04.30.2015)
SA PËR KUJTESË PROFESORIT NEXHMEDIN SPAHIUNga Prof. dr. ESHREF YMERI (04.28.2015)
GJERMANIA: HAPNI DOSJET!Nga FRANK SHKRELI (04.24.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]