VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Barometri diplomatik S'KA ALTERNATIVË TJETËR - O FEDERALIZIM, O RIBASHKIM ME SHQIPËRINËProf. Dr. MEHDI HYSENI

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 05:41am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Barometri diplomatik
S'KA ALTERNATIVË TJETËR - O FEDERALIZIM, O RIBASHKIM ME SHQIPËRINË
Prof. Dr. MEHDI HYSENI

E Shtunë, 05.09.2015, 06:40am (GMT+1)


*** Për një zgjidhje të këtillë të konflitkit shqiptar sllavomaqedon, që nga viti 2001, kemi shkruar në vazhdimësi. Mirëpo, deri tani, si shteti sllavomaqedon, ashtu edhe elita politike shqiptare (participuese në qeverinë dhe në kuvendin maqedon), janë treguar të "shurdhër", duke mos bërë asgjë për ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë (1991), e cla, pa asnjë të drejtë ka sanksionuar shqiptarët (mbi 50%) si "minoritet"!!!

*** Nëse qeveria dhe kuvendi sllavomaqedon urgjentisht nuk e ndryshojnë Kushtetutën në fuqi të Republikës së Maqedonisë (1991), e cila, do t'i hapëte rrugën dialogut dhe kompromisit politik, demokratik dhe paqësor të zgjdhjes së konfliktit sllavomaqedon-shqiptar, së shpejti do të vijë në shprehje shthurja e kësaj ish-republike titiste dhe gligoroviste. Këtë e paralajmërojnë edhe protestat dhe revoltat e shqiptarëve në Maqedoni, për shkak të shtypjes, burgosjeve, torturave, arrestimeve, varsjeve, persekutimeve, terrorit policor dhe militarist, diskriminimit, të racizmit dhe të aparteidit nga ana pushtetit sllavomaqedon (1991-2015).


Një gjendje e këtillë alarmuese për Ballkanin dhe për Evropën, mund të tejkalohet, vetëm me federalizimin e Republikës së Maqedonisë. Ndryshe, Maqedonia numëron vetëm ditët e fundit të ekzistencës së saj, sepse shqiptarët me të drejtë, do të kërkojnë bashkimin e tyre me Shqipërinë. Nuk ka opsion tjetër, o federalizim, o RIBSHKIM me Shqipërinë.

*** Që nga fundi i viteve të 90-ta tëshekullit XX, në vazhdimësi e kemi theksuar domosdoshmërinë që shqiptarët nën Maqedoni, të mos lihen nën "mëshirën" e politikës së terrorit shtetëror sllavomaqedon, ashtu sikurse nën ish-RSFJ-në (1945-1990), por të mirren nën mbrojtjen direkte të shtetit ëmë, i cili, edhe sipas Kushtetutës në fuqi e ka për detyrë dhe të drejtën e plotë që të "mbrojë të drejtat kombëtare të popullit shqiptar që jeton jashtë kufijve të saj."( Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë, Neni 8, pika 1, paragrafi 1).

Mirëpo, që nga shthurja e RSFJ-së (1990), si shkak dhe pasojë e agresioneve gjenocidale pushtuese të Serbisë me në krye Slobodan Milosheviqi ("kasapin e Ballkanit"), u pavarësua si shtet, edhe ish-republika e Maqedonisë me në krye Kiro Gligorov(1991), të cilën me plot të drejtë nuk e pat njohur Greqia, për shkak të emërtimit dhe të flamurit të saj shtetëror ngase vërtet, historikisht, kjo ngrehinë artficiale shtetërore e ish-RSFJ-së, nuk ka asnjë lidhje të historisë trashëgimore të Maqedonisë antike të Aleksandrit të Madh, të clin si Athina, ashtu edhe Shkupi, në bazë të falsifikimit të historisë së tyre po luftojnë që ta përvetësojnë dhe të identifikohen me simbolet e Maqedonisë antike dhe me Aleksandrin e Madh.

Mirëpo, historia e derisotme flet ndryshe nga tezat e rreme dhe të falsifikuara të historisë greke dhe të kësaj sllavomaqedone, sepse vetëm shqiptarët dhe Shqipëria etnike kanë gjenezën historike të përbashkët me Maqedoninë antike dhe me Aleksandrin e Madh(Lekën).

Këtë tezë të qëndrueshme historike të shkencëtarëve dhe të autorëve të shumtë botërorë, me argumente shkencore e ka justifikuar edhe autori i mirënjohur frëng Robert d'Angely se :"Që nga epoka romake Maqedonia u përfshi në Illyricom, i cili përbëhej nga një popullësi homogjene pellazge me emra të ndryshëm si maqedonë, epirotë, albanë (toskë etruskë dhe gegë, dalmatë dhe emra të tjerë ilirë, që flisni po atë gjuhë pellazgjishten ose shqipen).(Shih: Robert d'Angely, Enigma, Tiranë, 1998,f.246-247).
Këtë fakt të njohur historik e pasqyruam me qëllim që, t'i rikujtojmë sllavomaqedonët së bashku me qeveritë e tyre terrorizuese ndaj shqiptarëve autoktonë, se ka ardhur koha që të vetëdijësohen dhe të ballafaqohen me historinë dhe me realitetin gjeopolitik dhe etnik të shqiptarëve, të cilët nuk janë kurrfarë "mbetje etnike", as kurrfarë migrantësh kolonë, të shpërngulur nga stepat e Siberisë dhe të Kaukazit rus, sikurse që është vetë konglomerati sllavomaqedon, i ardhur dhe i vendosur me dhunë, me barbari dhe me gjenocid (që në shekullin VII) në truallin pellazg-ilir-shqiptar të Maqedonisë antike të Lekës së Madh.

Shqiptarët janë komb, jo minoritet në shtëpinë-atdheun e vet pellazgo-ilir!

Nga doli dhe, kush e shpalli etnikumin pellazg-ilir-shqiptar "minoritet" në Maqedoni, kur ai kurrë nuk ka qenë minoritet, por statsitikat regjistruese të popullsisë që nga mbretëritë e ndryshme serbo-jugosllave (1912-1945) dhe nga ish-SFRJ-a e Titos (1945-1990), si dhe më pas statistikat e falsiifikuara të së ashtuquajturës FYROM dhe Maqedoni (1991-2015), në vazhdimësinë historike e kanë falsifikuar numrin e popullsisë shqiptare, me qëllim që, t'i mbajnë "peng" nën sundimin dhe terrain gjeonocid sllavomaqedon.

Këtë padrejtësi ndaj shqiptarëve, e kanë bërë dhe, ende janë duke e bërë qeveritë e sotme sllavo-maqedone, me qëllim që ta "bindin" Evropën dhe botën se gjoja shqiptarët janë "minoritet" në "tokë të huaj-sllavomaqedone", të cilët as me ligj dhe as me Kushtetutën në fuqi nuk gëzojnë të drejtën, që të jetë komb shtetformues i barabartë me sllavomaqedonët.

Ky është problem tejet serioz, që kërkon zgjidhje imediate dhe të drejtë, sepse një popull autokton në truallin e tij, siç është në këtë rast, populli shqiptar, në asnjë mënyrë, nuk mund të jetë "minoritet", ashtu siç e kanë shpallur statistikat e falsifikuara politike, dhe, ashtu siç e ka sanksionuar Kushtetuta në fuqi e qeverive dhe e kuvendeve hibride sllavo-maqedone, të ndihmuara nga aleancat dhe nga partnered e tyre politikë shqiptarë, të instaluar në pushtetin shtetëror (1991-2015).

Është absurd dhe i papranueshëm fakti se si partitë politike shqiptare në pushtet (PDSH dhe PDI) deri më sot (1991-2015) kanë gjetur gjuhë të përbashkët me politikën drejtuese sllavomaqedone ( si në qeveri, ashtu edhe në kuvend), duke ia mohuar të drejtën historike, kombëtare dhe të drejtën e vetëvendosjes popullit të vet, që të mos jetë i barabartë me "kombin" sllavomaqedon.

Liderët e të dy partive politike në pushtetin sllavomaqedon (PDSH dhe PDI) mbajnë përgjegjësi historike, politike, ligjore dhe kombëtare, pse deri më sot (1991-2015), nuk ia arritën, që të paktën, t'i bindin aleatët e tyre politikë sllavomaqedonë, si dhe partnerët evropianë ndërkombëtarë (BE, NATO, OSBE) për ta ndryshuar Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë, ku populli shqiptar autokton, do të kishte cilësinë politike, juridike dhe kushtetuese si element shtetformues, i barabartë me "kombin" sllavomaqedon, jo të diskriminohej, duke e shpallur "minoritet" sikurse me minoritet e tjera në Maqedoni.

Të gjithë ata sllavomaqedonë dhe shqiptarë, që duan të ushtrojnë pushtet të përbashkët, me qëllim që, edhe më tej ta ruajnë Republikën e Titos(ngrehinë artificiale) në funksion të mbrojtjes së strategjisë gjeopolitike serb-jugosllave, për t'i mbajtur shqiptarët të kolonizuar dhe të copëtuar nga trungu i tyre kombëtar, territorial dhe shtetëror, janë të detyruar, që sa më parë të jetë e mundur, me procedurë të shkurtër, ta ndryshojnë Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë(1991), me ç'rast shqiptarët do të fitonin vetëm minimumin e kërkesës së tyre politike, kombëtare dhe shtetërore,duke u barazuar me "kombin" sllavomaqedon.

Ndryshe konflikti politik shqiptar-sllavomaqedon, është i pazgjidhshëm, dhe, do të çojë në konfrontime dhe polarizime të vazhdueshme, pavarësisht nga shtypja dhe terrori shtetëror sllavomaqedon ndaj shqiptarëve si "minoritet", të cilët nuk do të pajtohen kurrë me këtë status diskriminues dhe mohues të identitetit të tyre kombëtar dhe shtetëror.
Ndaj, e gjithë ajo që po ndodhë sot në Shkup, në Tetovë, në Gostivar, në Kumanovë etj., është e drejtë e ligjshme dhe demokratike, e pacenueshme e asaj pjese të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë etnike, që të mos pajtohet kurrë me sundimin e huaj terrorist kolonial sllavomaqedon, sepse janë në shtëpinë dhe në truallin e tyre stërgjyshor pellazgo-ilir-shqiptar.

Aksi Tiranë-Prishtinë, ta lexojë vëmendshëm deklaratën e Kim Mehmetit!
 
Pajtohem katërcipërisht me deklaratën e Kim Mehmetit, që ka apeluar kryeministrat e Shqipërisë dhe të Kosovës, të cilët, lidhur me situatën e krijuar të zhvillimit të ngjarjave dramatike në Maqedoni, kanë shprehur dëshirën, t'i vizitojnë kryeliderët politikë të PDSH-së dhe të BDI-së, kinëse për t'i pajtuar ata.

Ky është fataliteti politik, juridik dhe kushtetues. Në këtë pikëvështrim, nuk ka se çfarë të debatojë dhe të pajtojë politika zyrtare e Tiranës dhe e Prishtinës, duke dashur që tani t'i pajtonte kryeliderin e BDI-së Ali Ahmeti me kryeliderin e PDSH-së Menduh Thaçi, sepse këta, skurse kryeliderët e tyre të mëprashëm, kanë të njëjtn koncept politik, duan sundim të përbashkët me sllavomaqedonët në kurrizin e së drejtës së vetëvendosjes së shqiptarëve. Ky është problemi kryesor, që në mënyrë koherente galvanizon, përkeqëson dhe destabilizon situatën politike në Maqedoni.

Ja, po e citojmë në tërësi tekstin original të Deklaratës së shkrimtarit, publicistit dhe analistit tonë të shquar, Kim Mehmeti:
Lidhur me këtë "vizitë historike", të paralajmëruar nga Tirana dhe nga Prishtina zyrtare, Kim Mehmeti me të drejtë ka shtruar pyetjet shumë serioze dhe domethënëse : "Është e mundur vallë që këta dy burrështetas të jenë aq të painformuar sa mos e dinë se kryesuesit e BDI-së e të PDSH-së, gjithmonë kanë bashkëvepruar, se përherë ata kanë qenë të teledirigjuar nga të njëjtat qendra policore e politike të DPMNE-së!? Pastaj është e mundur që të mos e dinë se shqiptarët e këtushëm nuk janë më ata të dikurshmit, të cilëve kushdo nga Tirana apo Prishtina, mund t'ua shiste kumbullat si qershi dhe se prej moti ata e kanë kuptuar se Tiranën e Prishtinën zyrtare, më shumë i shqetëson fati i kolegëve të tyre të këtushëm "˜hajdutokrat', se sa ai i popullit të këtushëm shqiptar! Andaj shqiptarët e Maqedonisë mund të dalin me një kërkesë befasuese për mysafirët nga Tirane e Prishtina: Të kërkojnë nga ata që në kthim për në shtëpi, t'i marrin me vete këta me të cilët do hanë darka e dreka, e të cilët kurrë nuk i pyetën si ndodhi që popullit të vetë t'ia "˜gllabërojnë' krejt çka pati, duke ia lënë vetëm varfërinë dhe përbuzjen!" ( http://www.lajmpress.com/08/05/2015).

Prof. Dr. MEHDI HYSENI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SURGITE, MORTUI! -  LE TE NGRIHEN TE VDEKUNIT!Nga SAMI REPISHTI (05.07.2015)
BlogMUSTAFA T'I KËRKOJË FALJE DIOGUARDITNga SKËNDER BUÇPAPAJ (05.07.2015)
Barometri diplomatikSELIMQE ANTIDIPLOMACI, E DËMSHME EDHE PËR KOSOVËN, EDHE PËR UASHINGTONINNga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (05.06.2015)
FUSHATË PATOLOGJIKE KUNDËR PRESIDENTIT RUGOVANga GANI MEHMETAJ (05.06.2015)
LIRIA E MEDIAS - PËRPARËSI E POLITIKËS SË JASHTME TË SHBANga FRANK SHKRELI (05.04.2015)
NE NUK KEMI QENË NDONJËHERË DHE AS JEMI SI GJITHË TË TJERËT- Replikë me z. Henri ÇiliNga ANDON DEDE (05.04.2015)
Barometri diplomatikSTRATEGJIA E SERBOCENTRIZMIT AUTODESTRUKTIVNga Prof. dr. MEHDI HYSENI (05.03.2015)
NJË MIK DHE KOLEG QË TRAGJIKISHT NA MUNGONNga SKËNDER BUÇPAPAJ (05.02.2015)
PËRPARIMET DHE SFIDAT NË BALLKANIN PERËNDIMORShqetësime serioze për influencën e Rusisë në BallkanNga FRANK SHKRELI (05.01.2015)
Barometri diplomatikNUK KA 'SHQIPËRI TË MADHE', POR SHQIPËRI NATYRALENga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (05.01.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]