VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Barometri diplomatik KUR DËSHTON POLITIKA, KËRCET PUSHKA!Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 05:00am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Barometri diplomatik
KUR DËSHTON POLITIKA, KËRCET PUSHKA!
Nga Prof. Dr. MEHDI HYSENI

E Hënë, 05.11.2015, 06:07pm (GMT+1)


*** Politikat e gabuara shqiptare dhe ato të aleatëve të tyre evropianë, në vend se t'i zgjidhin problemet dhe konfliktet ndëretnike ndërmjet shqiptarëve dhe kolonizuesve të tyre në mënyrë paqësore dhe në frymën e drejtësisë , ato, siç thoshte dikur patrioti, demokrati dhe heroi i bashkimit të Shqipërisë Etnike, Avni Rrustemi në Paris, më 1920, pas vrasjes së Esat Pashë Toptanit, gjatë fjalës së tij mbrojtëse në procesin gjyqësor, me të drejtë kritikoi diplomacinë dredharake të Fuqive të Mëdha të Evropës ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve në Ballkan, duke ua përplasur në fytyrë të vërtetën se: "Na detyrojnë t'i mbrojmë të drejtat tona me pushkë, pastaj ankohen përse kërcet pushka. Ama, u desh të kërciste plumbi mbi tradhtinë dhe mbi komplotet", e pastaj, të zgjohej nga "gjumi" Evropa.

*** Kjo Maqedoni sllavomaqedone, nuk mund të mbrohet, as të jusitifikohet si shtet i së drejtës, demokratik dhe paqësor, duke terrorizuar dhe vrarë shqiptarë të pafajshëm dhe, duke ua djegur shkrum e hi shtëpitë dhe pasurinë e tyre të luajtshme dhe të paluajtshme dhe, duke i akuzuar si "terroristë", vetëm pse me plot të drejtë po kërkojnë, që t'i kenë të drejtat dhe liritë e barabarta, ashtu sikurse sllavomaqedonasit.

Prandaj, nuk ka asnjë dyshim se, bombardimi dhe shtetrrethimi i Lagjës së Trimave në Kumanovë, më 9 maj 2015, ku forcat e armatosura policore sllavomaqedonase shkatërruan dhe dogjën shumë shtëpi; vranë 14 pjesëtarë të UÇK-së dhe plagosën 30 civilë shqiptarë, si dhe shpërngulën qindra të tjerë nga shtëpitë e tyre, është akt terrorist shtetëror, i planifikuar, i përgatitur, i urdhëruar dhe i kryer nga qeveria e kryeministrit Nikola Gruevski me ministrant e tij, i cili, vetëm për të "ruajtur" karrigen, që po i dridhet nën këmbë nga opoizta, inskenoi dhe realizoi një akt të tillë të shëmtuar antihuman, antiligjor dhe antidmekratik, duke vrarë shqiptarë të pafajshëm (ashtu siç vepronin dikur hordhitë policore, paramilitare dhe militare të regjimit vrastar serb të Slobodan Milosheviqit në Kosovë, gjatë vieteve 1989-1999, në emër të luftimit të "terrorizmit" shqiptar), me qëllim që ta "bindë" opinionin, Evropën dhe botën, se kinëse "terroristët" shqiptarë po e rrezikojnë rendin, sigurinë, paqen dhe sistemin jurdiko-politik dhe kushtetues të Republikës së Maqedonisë.

Mirëpo, e vërteta është krejtësisht ndryshe, jo vetëm kjo qeveri e Nikolla Gruevskit dhe e Ali Ahmetit, por edhe qeveritë e mëparshme hibride sllavomaqedone, duke ua mohuar liritë dhe të drejtat kombëtare shqiptarëve, i kanë detyruar dhe, po i detyrojnë, që të vetëmbrohen nga format e ndryshme të terrorizmit shtetëror sllavomaqedon.
Jo vetëm kjo qeveri vratsare e Gruevskit dhe e ahmetëve, por asnjë qeveri në botë nuk ka të drejtën, që t'i terrorizojë, t'i burgosë, t'i gjykojë dhe t'i vrasë shtetasit e vet, pse ngrihen në protesta demokratike dhe paqësore për jetësimin e të drejtave dhe lirive të tyre.

Për më tepër, duhet të "vijnë në vete" gruevskit dhe ahmetet se, asnjë problem i brendshëm politik, kurrë nuk do të zgjidhet, duke arrestuar, burgosur dhe vrarë shqiptarë, në emër të "terrorizmit", sepse terroristë janë ata në kupolën e lartë të pushtetit shtetëror sllavomaqedon, që po i shtypin, po i terrorizojnë dhe, po i vrasin shqiptarët (1945-2015) në shtëpitë dhe në truallin e tyre stërgjyshor, duke i quajtur "terroristë"!?

Këtë ndërrim të tezës sllavomaqedone " sulmi, mbrojtja më e mirë", kurrë nuk duhet pranuar shqiptarët as brenda e as jashtë Shqipërisë Etnike, sepse terroristë janë ato qeveri sllavomaqedone, që shqiptarët po i vrasin si "qenin në rrush" e askush deri më tash nuk ka dhënë llogari as në shkallë vendore e as në atë evropiane ndërkombëtare.
Vringllima e armëve në Kumanovë, në vetëmbrojtje të popullit!

Këtë të vërtetë tragjike e provoi edhe krisma e pushkës së UÇK-së me në krye komandantin e saj heroik Adem Jashari, si pasojë e dështimit të politikës inerte dhe pacifiste gjihtëshqiptare përballë Serbisë gjenocidale pushtuese të Slobodan Milosheviqit (1989-1999), ku Kosova shqiptare u la në zjarrin, në tymin dhe në flakën e gjenocidit çetniko-fashist barbarik serb (1989-1999) derisa ndërhyri Amerika dhe NATO-ja (24 Mars Qershor 1999).

Kështu, për shkak të politikave të falimentuara shqiptare, ndodhi, edhe krisma e pushkës së UÇK-së shqipatre në Maqedoni, më 2001, si dhe ajo e pushkës së UÇPBM-së më 2003 në Anamoravën shqiptare (Preshevë, Bujanoc e Medvegjë).
Mirëpo, këto dy luftëra ngelën të papërfunduara, për shkak të ndërhyrjes së politikave të dështuara në trekëndshin Prishtinë-Tiranë-Shkup, të cilat, për hir të miopisë dhe të interesave të ngushta të liderëve të tyre, kinëse në emër të "paqes" dhe të moszhbalancimit të ekuilibrit të marrëdhënieve politike dhe tregtare me Serbinë dhe me Maqedoninë, prapë, sipas "klisheve" paraprake dështuese antikombëtare, i detyruan luftëtarët e UÇK-së dhe të UÇPBM-së, ta hedhnin "pushkën në ferrë", duke i lënë në "baltën e gjallë" kolonialiste, pa realizuar objektivin e tyre politik, kombëtar dhe liridashës.

Pra, historia e derisotme me shembuj konkret ka provuar se, aty ku dështon politika, aty ku nuk zgjidhen problemet dhe konfliktet në mënyrë të drejtë, demokratike dhe konstruktive, kërcet pushka dhe topi-lufta, e cila, natyrisht ka pasojat edhe avantazhet e saj, sepse askush me vetëdëshirë, pa arsye të forta, nuk hedhet nënë armë për të flijuar jetën. Mirëpo, asnjë robëri nuk mbaron duke u përqafuar dhe pajtuar me të, ashtu siç po veprojnë liderët politikë shqiptarë (1990-2015).

Politika që lë popullin e vet nën këmbën e huaj të sundimit tiranik dhe kolonialist vrastar sllav (gjoja për hir të intgegrimit në BE), ajo politikë është vetëvrasëse, sepse nuk mund të arrihet një objektiv i tillë, duke bërë eksperimente (sikurse me minjtë në laborator) me shqiptarët e kolonizuar, ashtu siç po ndodh kohëve të fundit edhe në Maqedoni.
Këtë politikë dështuese shqiptare, fatkeqësisht e ilustroi me viktimat e veta, edhe rasti i shtetërrethimit policor dhe ushtarak i "Lagjjes së Trimave" në Kumanovë, më 9 maj 2015 nga ana e ndërhyrjes së trupave të blinduara dhe të armatosura të qeverisë sllavomaqedone, me ç'rast gjetën vdekejn "14 ushtarë të UÇK-së dhe 8 policë të qevrisë terrorizuese sllavomaqedone, si dhe u plagosën 30 persona të tjerë".

Kjo është "fytyra" e vërtetë e politikës së dështuar dhe e "diplomacisë preventive" shqiptare dhe evropiane, që paraprakisht nuk ndërmorën asgjë për të parandaluar shpërthimin e një konflikti të këtillë të armatosur midis qeverisë ushtarako-policore sllavomaqedone dhe populllatës së pambrojtur shqiptare.

Edhe sa shekuj, do të vazhdojë kjo politikë dështuese, e cila për të mbijetuar si e tillë me aleatët e saj pushtues të kombit shqiptar dhe të Shqipërisë ka zgjedhur rrugën më të gabuar dhe më fataliste "rolin e statistit", duke i braktisur shqiptarët nëpër laboratorët e "minjve eksperimentues" të amalgamës ruso-sllave në Ballkan (1912-2015).
Kjo Maqedoni nuk mund të mbrohet me politikanë trabantë të konsumuar dhe të korruptuar, që luftojnë vetëm për kolltukët e tyre në qeverinë dhe në parlamentin e Maqedonisë, jo për popullin, as për interest e tij jetike politike, ekonomike dhe të mirëqenies së plotë.

Prandaj, domosdo duhet të shmanget nga skena politike kryeministri Nikola Gruevski me kamarilën e tij, si dhe aleati tij Ali Ahmeti me hyzmeqarët dhe me vasalët e qeverisë vrastare ngase vendin e kanë sjellë jo vetëm në krizën permanente politike, ekonomike, zhvillimore, sociale etj., por edhe në krizën dhe në polarizimet e thella të përbashkësisë ndëretnike etj.

Reforma politike dhe decentralizim të pushtetit-federalizim!

Po qe se Amerika, NATO-ja dhe BE-ja kanë në axhendën e interesave të tyre politiko-strategjike dhe diplomatike ruajtjen e mëtejme të Republikës së Maqedonisë, atëherë, është e domosdoshme, që qeverinë sllavomaqedone, ta detyrojnë që sa më parë të jetë e mundur, të fillojë reformat e saj përkatëse (në favorin e përmbushjes së kërkesave të ligjshme të domosdoshme, të parashtruara nga pala shqiptare), duke filluar me ndryshimin urgjent të Kushtetutës në fuqi (1991), që në mënyrë demokratike dhe paqësore, të arrihej kompromisi politik me palën shqiptare, me qëllim të DECENTRALIZIMIT dhe të FEDERALIZIMIT të Republikës së Maqedonisë.

Për t'iu shmangur konfrontimeve dhe konflikteve të mëtejme të armatosura midis qeverisë terrorizuese dhe popullatës së pafajshme shqiptare (mbi 40%), modeli i federalizimit, është i vetmi opsion poliitko-juridik dhe kushtetues, demokratik dhe paqësor, që do të garantonte barazinë nacionale dhe shtetërore të shqiptarëve dhe të sllavomaqedonëve, që të jetonin në paqe, në harmoni dhe në mirëqenie të plotë në një shtet të përbashkët federal. Ndryshe, do të jetë e pashmnagshme shthurja e kësaj Maqedonie, qeveria e së cilës ka përjashtuar shqiptarët si komb nga Kushtetuta(1991).

Prof. Dr. MEHDI HYSENI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FITORE MBI FASHIZMIN APO PËRMBYTJE NËN KOMUNIZËMNga FRANK SHKRELI (05.11.2015)
KUMANOVËN NUK KA SE KUSH TA MBROJË, PASI ALI AHMETI ËSHTË MERCENAR I GRUEVSKITNga ELIDA BUÇPAPAJ (05.11.2015)
METODAT AUTORITARISTE NË DREJTIM TË SHTETIT DHE ZGJEDHJEVENga ROMEO GURAKUQI (05.11.2015)
Barometri diplomatik S'KA ALTERNATIVË TJETËR - O FEDERALIZIM, O RIBASHKIM ME SHQIPËRINËProf. Dr. MEHDI HYSENI (05.09.2015)
SURGITE, MORTUI! -  LE TE NGRIHEN TE VDEKUNIT!Nga SAMI REPISHTI (05.07.2015)
BlogMUSTAFA T'I KËRKOJË FALJE DIOGUARDITNga SKËNDER BUÇPAPAJ (05.07.2015)
Barometri diplomatikSELIMQE ANTIDIPLOMACI, E DËMSHME EDHE PËR KOSOVËN, EDHE PËR UASHINGTONINNga Prof. Dr. MEHDI HYSENI (05.06.2015)
FUSHATË PATOLOGJIKE KUNDËR PRESIDENTIT RUGOVANga GANI MEHMETAJ (05.06.2015)
LIRIA E MEDIAS - PËRPARËSI E POLITIKËS SË JASHTME TË SHBANga FRANK SHKRELI (05.04.2015)
NE NUK KEMI QENË NDONJËHERË DHE AS JEMI SI GJITHË TË TJERËT- Replikë me z. Henri ÇiliNga ANDON DEDE (05.04.2015)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]