E Premte, 04.19.2024, 05:26am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

TË VËRTETAT E HIDHURA TË LINDJES SË MESME

Nga Roger COHEN. New York Times


E Premte, 02.12.2010, 05:03pm (GMT+1)

 

 

 

NEW YORK -Prej më shumë se një shekulli tashmë, sionizmi dhe nacionalizmi arab kanë dështuar në gjetjen e një rehatimi në Tokën e Shenjtë. Të dyja lëvizjet u orvatën ta mbushnin hapësirën e lënë nga perandoria e rënë (Perandoria Otomane, shënim përkthimi), dhe i është lënë një pothuajse perandorie, Shteteve të Bashkuara, të provojnë t'i kandisin ata për një bashkëjetesë paqësore. Orvajtja ka dështuar.

 

Presidenti Barack Obama erdhi në detyrë prej më shumë se një viti duke premtuar një mënyrë të re të menduari, zgjatje dore ndaj botës mylimane, dhe përqëndrim të parreshtur në çështjen Izrael-Palestinë. Por fjalimet e bukura kanë çuar në një pikë të vdekur. Dihet se Obama dhe kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu kanë marrëdhënie me zero kimi.

 

Politika e brendshme e SHBA e ndryn mendimin novator madje edhe debatin e hapur mbi procesin pa fund që është kërkimi i paqes. Siç vinte re dikur Aaron David Miller, i cili punoi gjatë në trasetë e atij procesi, Shtetet e Bashkuara përfundojnë si "avokat i Izraelit" më shumë se si një shkues i ndershëm. Kjo gjë për një kongresmenin amerikan që flet për Palestinën është joekzistuese.

 

Nuk shoh që këto ndryrje të ndryshojnë shumëçka, por nevoja për Obamën që të nderojë premtimin e tij të zgjedhjes rritet. Konflikti bren sigurinë e SHBA, zhduk çdo mundësi të dikurshme për një zgjidhje me dy shtete, errëson të ardhmen e Izraelit, i tremb palestinezët dhe tret çdo përpjekje për urë midis Perëndimit dhe Islamit.

 

Ja çfarë besoj unë. Shekujt e persekutimit kulmuar në Holokaustin krijuan një imperativ moral për një atdhe hebre, Izraelin, dhe kërkesën ndaj Amerikës që të kujdeset për atë komb në zgrip.

 

Por persekutimi i shkuar i hebrejve nuk mund të jetë një licensë që ta nënshtrojë një popull tjetër, palestinezët. As premtimi solemn i SHBA për t'i qëndruar  pranë Izraelit nuk mund të jetë një çek i bardhë për shtetin hebrej kur politikat e tij minojnë qëllimet e deklaruara amerikane.

 

Një nga këto politika të Izraelit është vazhdimi i ndërtimit të vendbanimeve në Bregun Perëndimor. Para dy dekadash, James Baker, atëherë Sekretar Shteti, deklaroi: "Hiqni dorë nga aneksimi; ndal vendbanimet." Gati pas 20 vitesh Barack Obama në Kajro: "Shtetet e Bashkuara nuk e pranojnë ligjshmërinë e vazhdimit të ndërtimit të vendbanimeve të Izraelit." Ndërkohë numri i vendbanimeve është pothuaj katërfishuar nga 78 000 më 1990 në rreth 300 000 vitin e shkuar.

 

Qëkur foli Obama, Netanyahu, teksa premtonte së paku një ngrirje, ka mbjellur një pyll vendbanimesh dhe i ka deklaruar ato pjesë të Izraelit "përjetë". Në marrëdhëniet morale midis aleatëve të atij lloji që mendoj se duhej të ishin marrëdhëniet midis Amerikës dhe Izraelit do të kishte pasoja nga kjo mangësi. Në marrëdhëniet speciale midis Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit nuk ka të tilla.

 

Objektivi i SHBA është paqja me dy shtete. Por dita ditës, metër pas metri, hapësira fizike për shtetin e dytë, Palestinën, është duke u zhdukur. A mund të shihet tani kutia e sardeleve Gaza dhe labirinti i thërmuar i Bregut Perëndimor ndryshe veçse si një karikaturë grotekse e një shteti të mirëfilltë? Amerika e ka lejuar këtë proces të vetërrënuar për të shkuar përpara deri pothuaj në pakthim.

 

 

Në fakt ka ndihmuar në bërjen e tij. Vendibanimet janë të kushtueshme, ashtu si gardhi i sigurisë ("muri ndarës" i urryer nga palestinezët) që është në vetvete një mekanizëm aneksimi. Sipas një raport të Shërbimit Kongresional të Kërkimit, ndihma e SHBA ndaj Izraelit është gjithësejt $28,9 miliardë gjatë dekadës së shkuar, një shumë që ia kalon pa masë ndihmës ndaj çdo vendi tjetër dhe ia kalon katër herë prodhimit të brendshëm të përgjithshëm të Haitit.

 

Është normale për Amerikën ta garantojë sigurinë e Izraelit. Nuk është normale për Amerikën të financojë politikat e Izraelit që minojnë objektivat strategjike të SHBA.

 

Edhe kësaj i besoj: Nëpërmjet dhunës, stimulimit anti-semitik, dhe kërcënimeve asgjësuese, fraksionet palestineze i kanë kontribuar fuqishëm mungesës së paqes dhe e kanë bërë më të vështirë për Amerikën të përshtatë balancën e kërkuar. Por puna mbresëlënëse e kohëve të fundit e Kryeministrit Salam Fayyad në Bregun Perëndimor tregon se përgjegjshmëria palestineze nuk është shprehje boshe dhe kërkon nga Izraeli një përgjigje më pak mjerane se aneksimi i përditshëm.

 

Edhe kësaj: "kërcënimi ekzistencial" i Izraelit është mbitepëruar. Nuk është Davidi i hajthëm që ndeshet me në Goliat arab (ose arabo-persian). Armatosur me një mjet frikësimi të hatashëm bërthamor, Izraeli është tashmë shteti më i fuqishëm në rajon. Ekziston hapësirë për Amerikën të stepet pak dhe të bëjë presion pa e komprometuar sigurinë e Izraelit.

 

Edhe kësaj: Obama duhet të punojë rëndë në tejkalimin e ndarjeve midis palestineëve, një parakusht për paqe, më mirë se të luajë ndërmjetësuein e pabesueshëm të Izraelit. Karta e Hamasit është e pavlerë. Por marrëveshjet kthesë të Oslos qenë negociuar më 1993, tri vjet para se Organizata e Çlirimit të Palestinës shfuqizoi klauzolat asgjësuese në këtë kartë. Kur Arafati dhe Rabini i shtrënguan duart në lëndinën e Shtëpisë së Bardhë, karta e shkatërrimit të Izraelit ishte e plotë. Gjërat ndryshojnë nëpërmjet negociimeve, jo ndryshe. Nëse gjenden elementë talibanë të vlefshëm për t'u përfshirë, a thua nuk ka elementë të tillë në lëvizjet e gjera si Hamas dhe Hezbollah?

 

Nëse nuk do të jenë dy shtete atëherë do të jetë një shtet midis lumit e detit dhe shumë shpejt do të ketë më shumë arabë palestinezë në të se hebrej. Atëherë si do të katandiset ëndërra sioniste?

 

Është koha për Obamën të bëjë pyetje të tilla të vështira në publik dhe të kërkojë nga Izraeli të punojë në praktikë që ta pjesëtojë tokën më mirë se ta ndajë dhe ta sundojë atë./Elida BUÇPAPAJ

--

 

Hard Mideast Truths

 

By ROGER COHEN

 

February 12, 2010

 

Op-Ed Columnist

 

NEW YORK "” For over a century now, Zionism and Arab nationalism have failed to find an accommodation in the Holy Land. Both movements attempted to fill the space left by collapsed empire, and it has been left to the quasi-empire, the United States, to try to coax them to peaceful coexistence. The attempt has failed.

 

President Barack Obama came to office more than a year ago promising new thinking, outreach to the Muslim world, and relentless focus on Israel-Palestine. But nice speeches have given way to sullen stalemate. I am told Obama and the Israeli prime minister, Benjamin Netanyahu, have a zero-chemistry relationship.

 

Domestic U.S. politics constrain innovative thought "” even open debate "” on the process without end that is the peace search. As Aaron David Miller, who long labored in the trenches of that process, once observed, the United States ends up as "Israel's lawyer" rather than an honest broker. The upside for an American congressman in speaking out for Palestine is nonexistent.

 

I don't see these constraints shifting much, but the need for Obama to honor his election promise grows. The conflict gnaws at U.S. security, eats away at whatever remote possibility of a two-state solution is left, clouds Israel's future, scatters Palestinians and devours every attempt to bridge the West and Islam.

 

Here's what I believe. Centuries of persecution culminating in the Holocaust created a moral imperative for a Jewish homeland, Israel, and demand of America that it safeguard that nation in the breach.

 

But past persecution of the Jews cannot be a license to subjugate another people, the Palestinians. Nor can the solemn U.S. promise to stand by Israel be a blank check to the Jewish state when its policies undermine stated American aims.

 

One such Israeli policy is the relentless settlement of the West Bank. Two decades ago, James Baker, then secretary of state, declared, "Forswear annexation; stop settlement activity." Fast-forward 20 years to Barack Obama in Cairo: "The United States does not accept the legitimacy of continued Israeli settlements." In the interim the number of settlers almost quadrupled from about 78,000 in 1990 to around 300,000 last year.

 

Since Obama spoke, Netanyahu, while promising an almost-freeze, has been planting saplings in settlements and declaring them part of Israel for "eternity." In a normal relationship between allies "” of the kind I think America and Israel should have "” there would be consequences for such defiance. In the special relationship between the United States and Israel there are none.

 

The U.S. objective is a two-state peace. But day by day, square meter by square meter, the physical space for the second state, Palestine, is disappearing. Can the Gaza sardine can and fractured labyrinth of the West Bank now be seen as anything but a grotesque caricature of a putative state? America has allowed this self-defeating process to advance to near irreversibility.

 

In fact, it has helped fund it. The settlements are expensive, as is the security fence (hated "separation wall" to the Palestinians) that is itself an annexation mechanism. According to a recent report by the Congressional Research Service, U.S. aid to Israel totaled $28.9 billion over the past decade, a sum that dwarfs aid to any other nation and amounts to four times the total gross domestic product of Haiti.

 

It makes sense for America to assure Israel's security. It does not make sense for America to bankroll Israeli policies that undermine U.S. strategic objectives.

 

This, too, I believe: Through violence, anti-Semitic incitation, and annihilationist threats, Palestinian factions have contributed mightily to the absence of peace and made it harder for America to adopt the balance required. But the impressive recent work of Prime Minister Salam Fayyad in the West Bank shows that Palestinian responsibility is no oxymoron and demands of Israel a response less abject than creeping annexation.

 

And this: the "existential threat" to Israel is overplayed. It is no feeble David facing an Arab (or Arab-Persian) Goliath. Armed with a formidable nuclear deterrent, Israel is by far the strongest state in the region. Room exists for America to step back and apply pressure without compromising Israeli security.

 

And this: Obama needs to work harder on overcoming Palestinian division, a prerequisite for peace, rather than playing the no-credible-interlocutor Israeli game. The Hamas charter is vile. But the breakthrough Oslo accords were negotiated in 1993, three years before the Palestine Liberation Organization revoked the annihilationist clauses in its charter. When Arafat and Rabin shook hands on the White House lawn, that destroy-Israel charter was intact. Things change through negotiation, not otherwise. If there are Taliban elements worth engaging, are there really no such elements in the broad movements that are Hamas and Hezbollah?

 

If there are not two states there will be one state between the river and the sea and very soon there will be more Palestinian Arabs in it than Jews. What then will become of the Zionist dream?

 

It's time for Obama to ask such tough questions in public and demand of Israel that it work in practice to share the land rather than divide and rule it.

Përktheu Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RUSIA, PA TË ARDHMENga FRASER CAMERON, New York Times dhe International Herald Tribune (02.11.2010)
AMERIKA ENDE NUK KA HUMBURNga PAUL KRUGMAN, New York Times (02.08.2010)
VALBONA E KALTËR NË ZI PËR AVNI MULAJNNga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.06.2010)
LABIRINTI LIGJOR I KOSOVËSNga IAN BANCROFT, The Guardian (02.04.2010)
Mësimi i maqedonishtes nga klasa e parë, një ngërç politik për MaqedoninëNga Dr AVZI MUSTAFA (02.01.2010)
HUMBJA E BESIMIT NË AFGANISTANNga ERIK MALMSTROM, New York Times (01.30.2010)
HERONJTË AFRIKANË TË ITALISËNga ROBERTO SAVIANO, New York Times (01.26.2010)
Mbrojtja e internetit - a është pjesë e politikës së jashtme amerikane?Nga Charles Reckangel (01.25.2010)
Pjetër Arbnori, dorëshkrimet që zbulojnë jetën e burgutNga Fatmira Nikolli (01.24.2010)
Donjeta Canolli, vogëllushja që mban në zemër firmën e Presidentit të SHBAIntervistoi Fatmir Terziu (01.23.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]