VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NË MBROJTJE TË BERLUSKONIT  - Marrë shkas nga letra e Elvira Donez botuar tek La RepubblicaNga Elida BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 06:10pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
NË MBROJTJE TË BERLUSKONIT  -

Marrë shkas nga letra e Elvira Donez botuar tek La Repubblica

Nga Elida BUÇPAPAJ

E Martë, 02.16.2010, 02:02pm (GMT+1)


Vizita e kryeministrit të Shqiperisë në Itali ishte në kryeqendër të vemendjes të mediave italiane, pasi midis  dy qeverive, asaj të  Shqipërisë dhe Italisë u nënshkruan marrëveshje të  partneritetit strategjik mes dy vendeve. Të gjithë e pamë vlerësimin që Berluskoni i bëri Berishës, që në mënyrë eksplicite këto ndere i atribuoheshin Shqipërisë dhe shqiptarëve, përfshirë edhe komunitetin e madh që është i integruar shkëlqyeshëm në shoqërinë italiane.

Italia është një aleat strategjik i shqiptarëve në rajon. Italia në përgjithësi dhe Italia e Berluskonit në veçanti kanë luajtur dhe është duke luajtur një rol shumë të rëndësishëm për eurointegrimet e Shqipërisë dhe shqiptarëve. Po ashtu le të mos harrojmë se gjatë viteve të luftës në Kosovë, kur Berluskoni ishte në opozitë, të gjitha votimet në Parlamentin e Italisë në favor të Kosovës, hynin në fuqi në sajë të votimit që bënte opozita, pasi një pjesë e së majtës që ishte në pushtet votonin kundër.

Gjatë takimit midis dy kryeministrave, të cilat u dhanë live nga mediat, u shkëmbyen vlerësime të marrëdhënieve ndërshtetërore, midis të tjerave nuk mungoi edhe një batutë e kryeministrit të Italisë, ku premieri italian vlerësonte bukurinë e vajzave shqiptare. Kjo batutë lidhej me kontekstin, me praninë e disa gazetareve shqiptare në takim, gjë që u pa shumë qartë, pasi kamerat e televizioneve të Italisë, përfshi edhe RAI-in, që është media publike, gjatë kohës së batutës u fokusuan tek ato. Pra ishte e qartë se kryeministri italian komplimentonte bukurinë shqiptare dhe kaq.

Si ndodh rëndom, shtypi i majtë i Italisë manipuloi dhe spekuloi edhe kësaj here me batutën e Kavalierit duke filluar prej L'Unita-së, organ i Partisë Komuniste të Italisë e deri tek La Repubblica, që përfaqëson siç dihet  rivalin e egër  të Berluskonit.

Nuk është as hera e parë dhe as hera e fundit, që ky shtyp përmes fushatave cinike barbarike kundër kryeministrit të Italisë nxit urrejte që shërben si lëndë e parë për të ushqyer ekstremistët, siç ishte sulmi i 13 dhjetorit kur një gjoja i çmendur ndërmori  aktin vandal  kundër kryeministrit të Italisë, i cili përfaqëson një institucion demokratik të zgjedhur me votën e shumicës të Italisë.

Por pas kësaj batute të Berluskonit nuk ngelën pa u përfshirë edhe një grup shqiptarësh, që botuan qendrimin e tyre tek një gazetë opozitare me Tiranën zyrtare  si dhe të një letre botuar tek La Repubblica nga Elvira Donez.

Edhe Donez e gjykon pa të drejtë kryeministrin e Italisë për batutën e tij, duke sjellë në rivistë fatin e mjerë të vajzave shqiptare në duart e tutorëve dhe mafies.  Donez ka shumë të drejtë kur vuan për fatin e vajzave shqiptare që shesin trupin nëpër troturaret e Italisë e botës, detyruar nga mafia shqiptare, por ky fakt rrënqethës nuk lidhet aspak me batutën e kryeministrit të italianëve, të cilit ia garanton kushtetuta e vendit lirinë e shprehjes, të mendimit dhe të shakasë.

Drama shqiptare të cilën e fokuson Donez nuk ka të bëjë me katër fjalë që tha Berluskoni, por me tranzicionin e gjatë të Shqipërisë dhe vonesën e krijimit të shtetit të së drejtës, për fuqizimin e të cilit është duke na ndihmuar dhe mbështetur sot Italia e Berluskonit. Drama shqiptare lidhet me vonesat e eurointegrimeve të Shqipërisë si dhe me eurointegrimet e shqiptarëve në rajon.

Unë nuk dua ta gjykoj Donezin, sepse sot femrat shqiptare të afirmuara janë shumë të pakta, aq më tepër pasi e kam parë dhe më ka përlqyer dokumentari i saj që ajo përmend në letër  i cili ka në fokus tragjedinë e vajzave shqiptare, por mua më duket një shpërdorim i mirëfilltë i të drejtës së fjalës për të bërë tym aty ku s'ka zjarr.

Për mua është e papranueshme kjo metodë sulmi që i bëhet Berluskonit për katër fjalët e një batute, në emër të moralit, kur nuk thuhet asgjë për 50 vitet e përbindshme të diktaturës që i ka depersonalizuar shqiptarët. Tani së voni është zbuluar një varrezë masive e kohës së regjimit stalinist, si shprehje e  masakrës kolektive dhe askush nuk ndihet. Fakti që kjo varrezë masive ka qendruar e fshehur në Malin me Gropa edhe për 20 vite të tranzicionit, tregon kalvarin që po vazhdon të përjetojë demokracia e brishtë shqiptare. Shpresat i kemi tek eurointegrimi dhe tek aleatët, dhe midis tyre, krahas Amerikës, padyshim që është Berluskoni.

Shakatë, batutat, të qeshurat janë pjesë e jetës dhe objekt i moralistëve padyshim, të cilëve liria e fjalës ua ka lehtësuar dhe garantuar mundësitë që të spekulojnë, siç bënë edhe në rastin më të fundit  me  batutat e Berluskonit.

Po sikur Berluskoni të ishte fotografuar nudo si Ed Rama, e çdo të bënte L'Unita dhe La Repubblica për shembull. Mund ta merrni me mend. Berluskoni njihet për batutat e tij. Kur ishte Tadiçi në Romë, pak kohë më parë, Berluskoni e krahasoi me George Clooney-in. Të merresh me komentimin e batutave, do të thotë të mos merresh me atë që duhet të merresh,

Mediat sot më tepër  se kurrë e kanë degraduar misionin e tyre, duke futur në qendër të vemendjes gosipet dhe kronikën rozë. Kjo tregon mjerimin e mediumeve të fjalës së lirë. Jeta nuk mund të përkufizohet nga qëndrimet puritane, që  bazoheshin tek shpirti i thatë i moralistëve të cilët në Angli i mbyllën teatrot e erës Elizabetiane. Puritanizmi i erës sonë është shumë më cinik se ai i kohës së Oliver Cromwellit, sepse  tani thotë bëni si themi ne dhe mos bëni si bëjmë ne.

Berluskoni nuk u bë kryeministër i Italisë për t'u pasuruar as për të përfituar prej politikës, siç bëjnë politikanët e Shqipërisë. Berluskoni iu fut politikës për ta përmirësuar Italinë. Ai është një nga tatimpaguesit më të mëdhenj të Italisë, ai është fenomeni italan i këtij gjysmëshekulli. Ka jetën e tij private si të gjithë ne. Me të përpjetat dhe tatëpjetat. Por është njeri i lirë që e do vendin e tij, dhe e di se pa integrimin e rajonit, ku përfshihet edhe Shqipëria dhe shqiptarët, nuk mund të ketë paqe dhe qetësi.

Berluskoni është mik i shqiptarëve dhe kjo duhet të na bëjë të ndihemi mirë, sepse kemi jetuar gjysmë shekulli në izolim të plotë. Berluskoni është mik jo në kuptimin romantik, por konkretisht, ndërsa ne shqiptarët që në konstitucionin tonë shpirtëror dallohemi për trajtimin e mikut, të mos biem në pozitat e bukëshkalëve apo spekulantëve të shtypit opozitar italian, sepse nuk na takon.  

Elida BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TË VËRTETAT E HIDHURA TË LINDJES SË MESMENga Roger COHEN. New York Times (02.12.2010)
RUSIA, PA TË ARDHMENga FRASER CAMERON, New York Times dhe International Herald Tribune (02.11.2010)
AMERIKA ENDE NUK KA HUMBURNga PAUL KRUGMAN, New York Times (02.08.2010)
VALBONA E KALTËR NË ZI PËR AVNI MULAJNNga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.06.2010)
LABIRINTI LIGJOR I KOSOVËSNga IAN BANCROFT, The Guardian (02.04.2010)
Mësimi i maqedonishtes nga klasa e parë, një ngërç politik për MaqedoninëNga Dr AVZI MUSTAFA (02.01.2010)
HUMBJA E BESIMIT NË AFGANISTANNga ERIK MALMSTROM, New York Times (01.30.2010)
HERONJTË AFRIKANË TË ITALISËNga ROBERTO SAVIANO, New York Times (01.26.2010)
Mbrojtja e internetit - a është pjesë e politikës së jashtme amerikane?Nga Charles Reckangel (01.25.2010)
Pjetër Arbnori, dorëshkrimet që zbulojnë jetën e burgutNga Fatmira Nikolli (01.24.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]