VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - OKB T'I MBROJË GAZETARËTNga NIK KRASTEV

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 12:26am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

OKB T'I MBROJË GAZETARËT

Nga NIK KRASTEV


E Enjte, 02.18.2010, 11:50am (GMT+1)

 

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, me seli në Nju-Jork, tha se gjatë vitit 2009 janë vrarë 70 gazetarë. Ky vit, po ashtu, shënon numër rekord të gazetarëve të arrestuar.

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve tha se viti 2009 shënon numrin më të madh të gazetarëve të vrarë dhe të arrestuar në botë.

Ky komitet, i cili paraqiti raportin vjetor në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, tha se Irani po i godet më rëndë gazetarët, ku 90 reporterë janë arrestuar vitin e kaluar dhe, të paktën, 47 prej tyre mbeten ende në burg.

Zëvendësdrejtori i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, Robert Mahoni, theksoi se autoritetet në Iran praktikojnë rrjetet si Facebook dhe Tëitter për t'i përdorur kundër gazetarëve, të cilët mbështeten shumë mbi to.

"Facebook-un, qeveria e Iranit po e përdor për t'i gjetur desidentët dhe gazetarët, me qëllim shkatërrimin e informacioneve të tyre dhe kontrollin ndaj miqve të tyre. Në këtë mënyrë, teknologjinë, që duhet të jetë pro shtypit, ata po e kthejnë kundër", tha Mahoni.

Korrespondenti i revistës "News-week", Maziar Bahari, i arrestuar në Iran vitin e kaluar, derisa po përcillte protestat në rrugë, që shpërthyen pas zgjedhjeve të diskutueshme presidenciale të qershorit, tha se autoritetet e Iranit po praktikojnë taktika të reja për t'i sulmuar gazetarët.

Ai shtoi se po përgatitet një propozim, sipas të cilit, nëse një qytetar iranian punon për një media të huaj, atëherë kjo gjë konsiderohet krim.

"Autoritetet iraniane, në veçanti pjesëtarët e Gardës Revolucionare, edhe pse ky ligj nuk është miratuar ende, thonë se do ta konsiderojnë krim, nëse dikush punon për mediat iraniane, jashtë Iranit".

"Kështu, kushdo që punon për BBC-në, Zërin e Amerikës, Radion Evropa e Lirë, shërbimi për Iranin, mund të akuzohet për spiunazh dhe do të trajtohet si spiun. Dhe hetuesi im, ma bëri të qartë se dënimi që jepet për spiunët është ekzekutimi
", theksoi Maziar Bahari.

Zëvendësdrejtori i Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve, Robert Mahoni, tha se pavarësisht informacioneve të hidhura, organizatat, si Kombet e Bashkuara, duhet t'u kërkojnë vazhdimisht me këmbëngulje qeverive, që të respektojë lirinë e fjalës së gazetarëve.

"Ne besojmë se mbrojtja e vazhdueshme e interesave të gazetarëve dhe sjella e shqetësimeve të tyre te publiku, do të bëjë të mundur që asnjë viktimë e qeverisë represive të mos mbetet anonime".

"Dhe, kështu ndodhi me rastin e Maziar Baharit, i cili u lirua së bashku me gazetarë të tjerë"
, theksoi Mahoni.

Nisur nga kjo, Mahoni tha se Komiteti për Mbrojtje të Gazetarëve kërkon bashkëpunim me Organizatën e Kombeve të Bashkuara, pasi beson se kjo organizatë ka për qëllim mbrojtjen e paqes dhe promovimin e të drejtave të njeriut.

Ai shprehi shpresën se Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-mun, do të marrë një rol aktiv në mbrojtjen e lirisë së shprehjes.

"Do të doja që sekretari i përgjithshëm të kishte një qëndrim më të fortë dhe më të vendosur në mbrojtje të lirisë së fjalës. Liria e fjalës është shtylla kryesore e demokracisë dhe nëse ai, si sekretar i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, qëndron pas gazetarëve, kjo do të ndikojë në mbrojtje të lirisë së të shprehurit", deklaroi Mahoni.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Pavarësia e Kosovës: 17 Shkurt 2008 - 17 Shkurt 2010 (Dokumente dhe fotogaleri) (02.17.2010)
NË MBROJTJE TË BERLUSKONIT  - Marrë shkas nga letra e Elvira Donez botuar tek La RepubblicaNga Elida BUÇPAPAJ (02.16.2010)
TË VËRTETAT E HIDHURA TË LINDJES SË MESMENga Roger COHEN. New York Times (02.12.2010)
RUSIA, PA TË ARDHMENga FRASER CAMERON, New York Times dhe International Herald Tribune (02.11.2010)
AMERIKA ENDE NUK KA HUMBURNga PAUL KRUGMAN, New York Times (02.08.2010)
VALBONA E KALTËR NË ZI PËR AVNI MULAJNNga SKËNDER BUÇPAPAJ (02.06.2010)
LABIRINTI LIGJOR I KOSOVËSNga IAN BANCROFT, The Guardian (02.04.2010)
Mësimi i maqedonishtes nga klasa e parë, një ngërç politik për MaqedoninëNga Dr AVZI MUSTAFA (02.01.2010)
HUMBJA E BESIMIT NË AFGANISTANNga ERIK MALMSTROM, New York Times (01.30.2010)
HERONJTË AFRIKANË TË ITALISËNga ROBERTO SAVIANO, New York Times (01.26.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]