E Premte, 03.29.2024, 07:16am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
"WASHINGTON POST" NËSE GODET IZRAELI, PËRGATITUNI PËR LUFTË ME IRANIN!
E Martë, 02.23.2010, 03:52pm (GMT+1)



Barak Obama nuk do të bombardojë Iranin, jo pse është liberal, por për faktin se nuk dihet ku ndodhen instalimet bërthamore të Teheranit. Për më tepër, nuk dihet nëse një sulm i tillë mund të ndalojë në pak muaj programin bërthamor të Iranit, shkruan në numrin e sotëm "Washington Post".

Nga ana tjetër, përgjigjja kërcënuese e Iranit kundrejt Izraelit dhe trupave amerikane, në saje të Aleancës Iraniane në Irak, Afganistan, Palestinë dhe Liban, nuk është ajo me të cilën duhet të merret Uashingtoni në këtë moment, vë në pah kjo gazetë dhe shton se askush nuk do rritjen e çmimeve të naftës, gjë që mund të ndodhë.

Sipas "Washington Post", asnjë president amerikan, i cili bën llogaritje të matur, nuk zgjedh luftën, sa kohë që trupat amerikane janë aktivisht të angazhuara në dy frontet, pasi në këtë mënyrë ai nuk mund të presë mbështetjen e publikut.

Por, thuhet më tej në shkrim, nëse Obama nuk e bombardon Iranin, kjo nuk do të thotë se askush tjetër nuk do e bëjë.

Në këtë moment, kur Uashingtoni po merret me çështjet e kujdesit shëndetësor dhe implikimet e Masacusetsit, duket sikur gjëja më e rëndësishme për Obamën, pozitive apo negative, janë çështjet e brendshme.

Më tej, autorja e shkrimit thotë se momenti përcaktues i presidencës së tij mund të vijë një ditë, kur ai do të ngrejë telefonin dhe kryeministri i Izraelit t'i thotë: Izraeli sapo ka kryer një sulm në bazat bërthamore të Iranit. Dhe, çfarë pastaj?

Sipas autores së shkrimit, ky është një skenar krejt i paevitueshëm.

Izraelitët janë dyshues si çdokush për efikasitetin e sulmeve, ndaj ata janë përqendruar në sabotimin e fshehtë dhe madje jashtë spektrit diplomatik, edhe pse nuk kanë marrëdhënie diplomatike me Iranin, me shpresën se do të ngadalësojnë procesin e zhvillimeve bërthamore.

Në "Washington Post" thuhet se izraelitët kanë studiuar qetësish mënyrat ku Irani mund të tërhiqet, duke e ditur për avantazhin që do të kenë në teknologjinë bërthamore për dy dhjetëvjeçarët e ardhshëm.

Sipas autores, Izraeli, edhe pse i ka të gjitha opsionet në tavolinë, ka konkluduar se sulmet me bomba nuk sjellin pasoja të mira.

Në disa drejtime ky konkluzion mund të ndryshojë, thuhet në "Washington Post", pasi shumë izraelitë e shikojnë programin bërthamor iranian si një çështje për jetë a vdekje.

Kjo duhet kuptuar në kontekstin e sulmeve provokuese të presidentit iranian ndaj së drejtës së Izraelit për të ekzistuar dhe mbështetjes që ai u jep mohuesve të Holokaustit.

Nëse doni t'i bëni izraelitët paranoikë, u thoni se mund të jenë objekt i sulmeve të vrasjeve në masë dhe pikërisht këtë është duke bërë Mahmud Ahmedinexhad, shkruan "Washington Post".

Autorja thotë më tej në shkrim se nuk beson se Obama mund të rimëkëmbë presidencën e tij duke bombarduar Iranin, si karakteret në filmin " Të përkundësh qenin."

Autorja thotë se ajo shpreson që kjo administratë është e gatshme, ushtarakisht dhe psikologjikisht, jo për luftërat e zgjedhura, por për luftërat e diktuara. Kjo është jeta reale në fund të fundit dhe jo histori e Hollivudit, konkludon "Washington Post". (http://www.evropaelire.org)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
"WASHINGTON POST": IRAKU, ARRITJE APO MAKTH I OBAMËS (02.22.2010)
SI E ELEMINOI DIKTATURA ELITËN INTELEKTUALE SHQIPTARENga TOMOR ALIKO (02.21.2010)
KRIMET E PANDËSHKUARA TË KOMUNIZMITNga Ismail KADARE(Ky opinion i Kadaresë i botuar më 2005 - e ribotojmë sepse është tepër aktual) (02.20.2010)
EDHE PAS 19 VJETËSH SHQIPËRIA ENDE NUK I KA DËNUAR KRIMET E KOMUNIZMITNga Elida BUÇPAPAJ  (02.20.2010)
ELITA E PUSHTETITNga DAVID BROOKS, New York Times (02.19.2010)
PA TABUNga Elida BUÇPAPAJ (02.18.2010)
OKB T'I MBROJË GAZETARËTNga NIK KRASTEV (02.18.2010)
Pavarësia e Kosovës: 17 Shkurt 2008 - 17 Shkurt 2010 (Dokumente dhe fotogaleri) (02.17.2010)
NË MBROJTJE TË BERLUSKONIT  - Marrë shkas nga letra e Elvira Donez botuar tek La RepubblicaNga Elida BUÇPAPAJ (02.16.2010)
TË VËRTETAT E HIDHURA TË LINDJES SË MESMENga Roger COHEN. New York Times (02.12.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]