VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - RUSËT E SHOHIN SHBA NDRYSHENga KEVIN O'FLYNN

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 03:23pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

RUSËT E SHOHIN SHBA NDRYSHE

Nga KEVIN O'FLYNN


E Enjte, 03.04.2010, 11:10am (GMT+1)

 


Lufta e ftohtë mund të ketë mbaruar, por, gjatë dekadave të fundit, rusët kanë pasur një pikëpamje tejet të zbehtë për rivalin e tyre, SHBA-në.

Në të shumtën, kjo dukej në marrëdhëniet mes presidentëve Vladimir Putin dhe Xhorxh Bush, të cilat në rastin më të mirë ishin të ftohta.

Zgjedhja e Barak Obamës si presidentit i ri i SHBA-së, i cili më herët premtoi ndryshim të marrëdhënieve me Moskën, duket sikur ka sjellë dritë tjetër në komunikim.

Në një sondazh të bërë nga qendra "Levada", në janar, 54 për qind e rusëve thanë se e pëlqejnë SHBA-në, një përmirësim prej 34% që prej muajit nëntor të 2008-ës, kur u zgjodh Obama.

Megjithatë, numri i atyre që nuk e duan SHBA-në ka rënë nga 54 për qind në 31 për qind.

Në rrugët e Moskës, shumë rusë duket se vërtetojnë pikërisht sondazhin.

Inxhinieri 36-vjeçar, Mikail Leonov, thotë se Rusia po afrohet me SHBA-në.

"Marrëdhëniet me SHBA-në janë përmirësuar nga momenti i zgjedhjes së presidentit Obama. Nuk kishte shpresa dhe kishte shumë dallime. Edhe pse kryeministri Putin mbajti marrëdhënie me ish-presidentin Bush, politikat e Obamës kanë sjellë më shumë optimizëm", thotë Leonov.

Ish-profesori në menaxhimin e biznesit, 79-vjeçari Leonid Vasiliev, ngjan më shumë si një amerikan, sesa një rus në admirimin e tij të pafshehur për liderin e ri të SHBA-së.

"Ai mori çmimin Nobel për Paqen, ndoshta për atë që do të bëjë në të ardhmen, por ai edhe sot e meriton. Është në programin e tij të shpërndajë optimizëm, besim dhe shpresë", thotë Vasiliev.

Ndërsa për Natalia Loginov, redaktore 27-vjeçare në një ueb-sajt financiar, mbresëlënës është fakti i zgjedhjes së një presidenti me ngjyrë, pavarësisht se reformat e tij ekonomike lënë për të dëshiruar.

"Për të qenë e hapur, ai ma ndryshoi mendjen. Kurrë nuk kam menduar se mund të zgjidhet një president me ngjyrë. Kjo bëri të përmirësohet opinioni im rreth sistemit politik amerikan dhe amerikanëve", thotë Natalia.

Nona Aksionova, një kuzhiniere 50-vjeçare, është më skeptike, por gjithsesi mbetet optimiste.

"Nuk mendoj se Obama ka bërë ndonjë gjë që të meritojë çmimin Nobel për Paqe ose respekt të veçantë, por kjo mund të ndodhë në të ardhmen", shpreson ajo.

Marrëdhëniet mes dy vendeve i sheh shumë të ndërlikuara ish-inxhinierja 73-vjeçare, Irina Neman.

"Rusia kurrë s'e ka dashur SHBA-në dhe kurrë nuk do ta dojë, për shkak të zilisë. Hobi i Rusisë është zilia", thotë Irina, duke shtuar se Rusia e di se mund të mbetet prapa, megjithëse nuk e do këtë.

Ajo thotë se njerëzit në përgjithësi janë të mirë, por dy fuqitë e mëdha nuk mund t'i kapërcejnë dallimet e tyre.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NJË BOTË PA ARMË BËRTHAMORE - STRATEGJIA E RE BËRTHAMORE E PRESIDENTIT OBAMA (03.03.2010)
"TIMES": MESDITA NË TURQI (03.01.2010)
PLAGËT DHEMBIN KUR FTOHENNga HELENA KADARE (02.27.2010)
A ËSHTË NË RREZIK TURQIA?Nga ROBERT TAIT (02.27.2010)
SI TE DENOHEN KRIMET E KOMUNIZMIT (02.25.2010)
"WASHINGTON POST" NËSE GODET IZRAELI, PËRGATITUNI PËR LUFTË ME IRANIN! (02.23.2010)
"WASHINGTON POST": IRAKU, ARRITJE APO MAKTH I OBAMËS (02.22.2010)
SI E ELEMINOI DIKTATURA ELITËN INTELEKTUALE SHQIPTARENga TOMOR ALIKO (02.21.2010)
KRIMET E PANDËSHKUARA TË KOMUNIZMITNga Ismail KADARE(Ky opinion i Kadaresë i botuar më 2005 - e ribotojmë sepse është tepër aktual) (02.20.2010)
EDHE PAS 19 VJETËSH SHQIPËRIA ENDE NUK I KA DËNUAR KRIMET E KOMUNIZMITNga Elida BUÇPAPAJ  (02.20.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]