E Premte, 03.29.2024, 03:38am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

BOSNJA DHE SERBIA LUFTOJNË PËR EKSTRADIMIN E GANIQIT

nga Radio Evropa e Lirë


E Enjte, 03.04.2010, 05:00pm (GMT+1)

 

 


Lufta mes Serbisë dhe Bosnjë e Hercegovinës në lidhje me të drejtën e arrestimit të ish-liderit boshnjak, Ejup Ganiq, shihet si një dilemë e paprecendentë ligjore në Lodër.

Ganiq, një mysliman i Bosnjës, kërkohet nga Serbia për një incident të ndodhur menjëherë pas fillimit të luftës në Bosnjë, në vitin 1992, ku dyshohet se një numër ushtarësh të plagosur jugosllavë janë vrarë nga luftëtarët boshnjakë në Sarajevë.

Në bazë të një fletarrestimi serb, Ganiq u arrestua nga policia britanike në aeroportin "Hithrou" të Londrës, më 1 mars.

Në Beograd, Ministria e Drejtësisë, Snezhana Maloviq, tha se do të kërkojë ekstradimin e tij sa më shpejt të jetë e mundur.

"Ministria e Drejtësisë po përgatit shpejt gjithçka që duhet për këtë rast dhe unë do të paraqes një kërkesë për ekstradimin e tij brenda kësaj jave, bashkë me dokumentet e nevojshme".

"Ejup Ganiq kërkohet nga Serbia për tri vepra kriminale. Natyrisht, më e njohura është ngjarja në rrugën Dobrovolaçka në Sarajevë, ku u godit kolona ushtarake", tha Maloviq.

 

Zyrtarë të drejtësisë në Bosnjë plotësuan kërkesën ndaj Britanisë për ekstradimin e tij dhe gjithashtu edhe kërkesën ndaj Beogradit për transferimin e rastit juridik në Sarajevë.

Këtë e konfirmoi ministri i Drejtësisë në Bosnjë, Barisha Colak, i cili tha:

"Mund t'ju them se, gjatë ditës, një kërkesë e re për dorëzimin e kësaj procedure penale do t'i dërgohet Ministrisë së Drejtësisë serbe".

"Ne, gjithashtu, përmes Interpolit, do t'ia paraqesim gjykatës kompetente marrëveshjen, që kemi nënshkruar me Serbinë më 26 shkurt, në të cilën deklarohet qartë se rastet e krimeve kundër njerëzimit, në bazë të ligjit ndërkombëtar, të gjykohen në vendin e shtetësisë së personit, i cili dyshohet të jetë i implikuar"
, tha Colak.

Një gjykatë në Londër refuzoi lirimin e tij me kusht deri javën e ardhshme. Burimet në Londër thonë se si Bosnja, edhe Serbia, po luftojnë për të drejtën e ekstradimit, gjë që duhet të bëhet para një gjykate të qarkut.

Por, profesori i ligjeve ndërkombëtare në Universitetin e Beogradit, Vojin Dimitrijeviq, tha për Radion Evropa e Lirë se kjo procedurë do të marrë kohë.

"Ne po flasim për procedurat e ekstradimit, që duhet të kryhen në përputhje me konventat e Gjenevës, por edhe sipas Ligjit britanik të ekstradimeve".

"Tashmë kjo procedurë mund të zgjasë dhe kjo u krijon mundësi avokatëve, që, përmes ankimeve, ta sjellin këtë proces në një gjykatë më të lartë"
, tha Dimitrijeviq.

Disa boshnjakë besojnë se veprimi i papritur serb kundrejt Ganiqit lidhet me rifillimin e gjyqit në Hagë ndaj ish-udhëheqësit të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiq.

Ndërsa, anëtari i presidencës boshnjake, myslimani Haris Slajxhiq, tha se këto aksione kundër Ganiqit duhet t'i ndërgjegjësojnë boshnjakët, që të luftojnë me të gjitha mjetet për t'i mbrojtur të drejtat e qytetarëve të tyre kundër agresionit, që është kryer ndaj Bosnjës.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RUSËT E SHOHIN SHBA NDRYSHENga KEVIN O'FLYNN (03.04.2010)
NJË BOTË PA ARMË BËRTHAMORE - STRATEGJIA E RE BËRTHAMORE E PRESIDENTIT OBAMA (03.03.2010)
"TIMES": MESDITA NË TURQI (03.01.2010)
PLAGËT DHEMBIN KUR FTOHENNga HELENA KADARE (02.27.2010)
A ËSHTË NË RREZIK TURQIA?Nga ROBERT TAIT (02.27.2010)
SI TE DENOHEN KRIMET E KOMUNIZMIT (02.25.2010)
"WASHINGTON POST" NËSE GODET IZRAELI, PËRGATITUNI PËR LUFTË ME IRANIN! (02.23.2010)
"WASHINGTON POST": IRAKU, ARRITJE APO MAKTH I OBAMËS (02.22.2010)
SI E ELEMINOI DIKTATURA ELITËN INTELEKTUALE SHQIPTARENga TOMOR ALIKO (02.21.2010)
KRIMET E PANDËSHKUARA TË KOMUNIZMITNga Ismail KADARE(Ky opinion i Kadaresë i botuar më 2005 - e ribotojmë sepse është tepër aktual) (02.20.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]