VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - "CHRISTIAN SCIENCE MONITOR": GJYKIMI I KARAXHIQIT: A DO TË VENDOSET DREJTËSIA?

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 11:21pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
"CHRISTIAN SCIENCE MONITOR": GJYKIMI I KARAXHIQIT: A DO TË VENDOSET DREJTËSIA?
E Premte, 03.05.2010, 11:55am (GMT+1)




Radovan Karaxhiqi nuk ka treguar asnjë shenjë keqardhjeje për gjakderdhjen e ndodhur nën drejtimin e tij.

Ish-komandanti suprem i ushtrisë serbe të Bosnjës ka hyrë në sallën e gjyqit krenar dhe ka transmetuar mesazhin e tij. Roli i serbëve në luftërat në Ballkan, në vitet 1992-'95, ishte "i drejtë dhe i shenjtë", deklaroi ai.

Me një vetëbesim të çuditshëm, Karaxhiqi kërkoi të justifikonte rolin e tij në tragjedinë më të rëndë evropiane që nga Holokausti.

Nëse Karaxhiqi e sheh sallën e gjyqit si teatër, shumica e publikut e shikon gjykimin e tij si kujtesë për diçka shumë reale.

Së paku Karaxhiqi është pas hekurave dhe po përballet me drejtësinë. Të hënën ka filluar një nga gjykimet më domethënëse të kohërave tona. Por, a do ta vërë në vend drejtësinë ky gjykim?

Asgjë nuk mund t'i zhbëjë vuajtjet në Bosnjë gjatë kohës së luftës. Disa e kanë kritikuar Gjykatën Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë se ka shkuar shumë larg, e të tjerë se nuk ka bërë sa duhet në gjykimin e atyre që ndodhën në konfliktet në Ballkan.

Pavarësisht kritikave, Gjykata ofron diçka që askush tjetër nuk e bën dot: një zë për viktimat. Nëse historia është e njëanshme, në varësi të atij që e shkruan ky gjykim mund të ofrojë dëshminë se si rrodhën ngjarjet.

 

Aktakuza është therëse. Ajo përshkruan se si Karaxhiqi drejtoi fushatën katërvjeçare të terrorit në Sarajevë kundër joserbëve. Raketat, snajperët, gjuajtjet e tankeve e zvogëluan me 64% popullsinë e Sarajevës. Numri i viktimave iu afrua 75-mijëshit dhe e la qytetin në rrënoja.

Aktakuza drejton gishtin ndaj Karaxhiqit edhe për masakrën e korrikut të vitit 1995 në Srebrenicë, ku u vranë 7500 djem e burra boshnjakë.

Me përjashtim të Sllobodan Millosheviqit, që vdiq në qelinë e tij në vitin 2006, pa përfunduar gjykimi, Karaxhiqi është figura më e lartë që del para gjyqit. Ashtu si Millosheviqi, edhe Karaxhiqi ishte njeri politik, jo ushtarak.

Pushteti i tij nuk vinte nga pushkët, por nga retorika nacionaliste. Lidhja mes fjalëve të tij dhe kasaphanës që pasoi, do të jetë në qendër të gjykimit në ditët që vijnë. Do të jetë ajo sallë gjyqi, ku viktimat dhe dëshmitarët e tjerë do të dëshmojnë për ato që kanë dëgjuar t'i thotë Karaxhiqi dhe krimet që përjetuan më pas.

Në sytë e prokurorit të çështjes, kalifornianit Alan Tieger, është më shumë se e mjaftueshme për të lidhur fjalët e Karaxhiqit me tmerret që pasuan në terren.

Tieger ka përmendur në akuzë dhe fjalimin e Karaxhiqit në seancën parlamentare të tetorit të vitit 1991, ku ai kërcënoi joserbët: "Rruga që ju keni marrë, do t'ju çojë drejt e në ferr. Dhe, ferri është se kombi mysliman përfundimisht mund të zhduket". Pastrimi etnik që mori jetën e mijëra njerëzve filloi vetëm katër muaj më vonë.

Vetëm duke provuar lidhje të kësaj natyre, Tieger me ekipin i tij do të kërkojë dënimin e Karaxhiqit. Karaxhiqi do të përpiqet ta distancojë veten nga ata që kryen krimet në terren.

A do ta vendosë ky gjyq drejtësinë, është një pyetje që mund të rezultojë pa përgjigje. Ajo çfarë mund të jetë drejtësi, për disa është padrejtësi. Por, ky gjykim do t'u japë viktimave një mundësi t'i tregojnë historitë e tyre. Dhe bota duhet t'i dëgjojë. (http://www.evropaelire.org)
www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
FISNIKËRIA E UDHËHEQJES OSE FISNIKËRIA - KY VIRTYT I MUNGUAR NË SHQIPËRINga SHEFQET MEKO, Minneapolis, SHBA (03.04.2010)
BOSNJA DHE SERBIA LUFTOJNË PËR EKSTRADIMIN E GANIQITnga Radio Evropa e Lirë (03.04.2010)
RUSËT E SHOHIN SHBA NDRYSHENga KEVIN O'FLYNN (03.04.2010)
NJË BOTË PA ARMË BËRTHAMORE - STRATEGJIA E RE BËRTHAMORE E PRESIDENTIT OBAMA (03.03.2010)
"TIMES": MESDITA NË TURQI (03.01.2010)
PLAGËT DHEMBIN KUR FTOHENNga HELENA KADARE (02.27.2010)
A ËSHTË NË RREZIK TURQIA?Nga ROBERT TAIT (02.27.2010)
SI TE DENOHEN KRIMET E KOMUNIZMIT (02.25.2010)
"WASHINGTON POST" NËSE GODET IZRAELI, PËRGATITUNI PËR LUFTË ME IRANIN! (02.23.2010)
"WASHINGTON POST": IRAKU, ARRITJE APO MAKTH I OBAMËS (02.22.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]