VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - EPOPEJA E JASHARAJVE (Dossier)

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 12:37am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
EPOPEJA E JASHARAJVE (Dossier)
E Shtunë, 03.06.2010, 10:02am (GMT+1)

 


Me 5 mars të vitit 1998, Drenica ishte rrethuar nga forcat serbe me mija trupa dhe artileri të rëndë, tanke e topa si dhe helikopterë.

Pothuajse të gjitha këto forca atë ditë ishin të drejtuara kah Prekazi dhe qëllim kishin shfarosjen e familjes së Komandantit legjendar Adem Jashari. Nga tridhjetë anëtarët e kësaj familje, njëzet e dy ndodheshin në shtëpi. Nga fëmijët mungonin Iliriana, Shqipja, Fazliu e Marigona, të cilët një ditë më parë kishin shkuar te dajtë në Akrashticë.

Tanke e topa të vendosur rreth lagjes së Jasharajve po villnin zjarr drejt shtëpive të Jasharajve, burra, gra e fëmijë po përballeshin me vdekjen.

Qëndresa e Jasharajve në krye me komandantin Legjendar Adem Jashari zgjati tri ditë e tri net. Nga një goditje e topit ne shtëpi, u vranë përnjëherë trembëdhjetë anëtarë të familjes Jashari: Nëna Zahide, Zarifja, Feridja, Selvetja, Hidajetja, Valdetja, Afetja, Liria, Fatimja, Blerimi, Igballi, Igballja dhe Blerina. Shpëtoi vetëm Besarta.

 

 

Shaban Murat Jashari 74 vjeç

Zahide Jashari ( e ëmma e Ademit) 74 vjeç

Zarife jashari (e shoqja e Rifatit 49 ) vjeç

 

 

Hidajete Rifat Jashari 18 vjeç

Valdete Rifat Jashari 15 vjeç

Igball Rifat Jashari 13 vjeç

 

Igballe Rifat Jashari 11 vjeçe

 

Hamzë Shaban Jashari 47 vjeç

Feride Jashari ( e shoqja e Hamzës) 43 vjeç

Selvete Hamzë Jashari 20 vjeç

Afete Hamzë Jashari 17 vjeç

Besim Hamzë Jashari 16 vjeç

 

Lirie Hamzë Jashari 14 vjeç

 

 

Blerim Hamzë Jashari 12 vjeç

 

 

Fatime Hamzë Jashari 9 vjeç

Blerinë Hamzë Jashari 7 vjeç

 

Adem Shaban Jashari 42 vjeç

Adile Jashari ( e shoqja e Ademit) 40 vjeç

Fitim Adem Jashari 17 vjeç

 

 

 

 

Kushtrim Adem Jashari 13 vjeç

 

Të vrarë të tjerë të familjes së gjërë Jasharaj

 

Bahtije Jashari me tre bijtë

Abdullah Zenë jashari 16 vjeç

Blerim Zenë Jashari 12 vjeç

 

 

Bujar Zenë Jashari 5 vjeç

Qazim Osman Jashari 48 vjeç

Nazmi Jukë Jashari 26 vjeç

Sinan Ramadan Jashari 66 vjeç

Ali Ramadan Jashari 58 vjeç

Beqir Bajram Jashari  40 vjeç

Halil Bajram Jashari 38 vjeç

Sharif Brahim Jashari  47 vjeç

Elheme Jashari 45 vjeç

Murtez Zymer Jashari 22 vjeç

Faik Tahir Jashari 35 vjeç

Qerim Hus Jashari 53 vjeç

Hamit Hus Jashari 62 vjeç

Kajtaz Jashari 44 vjeç

Hamide Jashari 70 vjeç

Shahin Qerim Jashari 26 vjeç

Hajrie Jashari

Ajvaz Kajtaz Jashari 18 vjeç

Smajl Bazaj, nga Tërsteniku 18 vjeç

Fatime Bazaj 21 vjeç

Salë H. Jashari 57 vjeç

Osman Geci nga Llausha 55 vjeç

Isak Feriz Halili nga Dubovci

 

 

 

Adem Jashari simbol i qëndresës shqiptare

 

 

 

Adem, Shaban e Hamzë Jashari

 

 

Drenica, kjo legjendë e përhershme, që prore i dha rreze shqiptarizmës, në fillimin e vitit 1998, edhe njëherë u përgjak e tëra. Luftëtarët sypatrembur, me përkushtimin e dritësuar të atdhedashurisë, i dhanë qiell të lirë shqiponjës dykrenare të valëvitej krahëhapur.

Një popull i dhënë deri në fund pas lirisë, dëshmoi se ideali dhe lufta kundër robërisë, janë esenca që e ngrisin lart të qenit njeri dhe shqiptar. Drenica jo rastësisht qe rajoni i parë në Kosovë që u përfshi nga flakët e luftës. Ishte qëndresa e bërë në Prekaz, më 30 janar 1991, ajo e cila sinjalizoi se ky mjedis më në fund nuk do t'i bindet çizmes së huaj. Nga ajo datë kaluan vitet njëri pas tjetrit, kurse me kalimin e kohës edhe qëndresa u shtua krahas me rritjen e dhunës mbi popullatën shqiptare.

Që nga 22 janari i vitit 1998, kur u bë edhe një sulm mbi familjen Jasharaj, por edhe nga trysnitë serbe mbi fshatrat Vojnik, Burojë, Turiçefc, Kopiliq, Rakinicë, Rezallë e Re dhe Llaushë, gjërat filluan të marrin rrjedhë tjetër. Pas luftimeve në lagjen Binakaj të Vojnikut, më 24 dhe 26 nëntor 1997, në qafë-malin ndërmjet Rakinicës dhe Rezallës së Re, ku u thyen ekspeditat policore, u pa qartë se Drenica tashmë ishte organizuar dhe e betuar se do të hidhej në mbrojtje të vatrave, pavarësisht nga pasojat që mund të ndodhin. Pasoi edhe rasti i Llaushës, kur gjatë ceremonisë së varrimit të mësuesit Halit Gecaj, në skenë dolën pjesëtarët e UÇK-së, për të cilët kishte kohë që flitej e pëshpëritej. Luftimet në Likoshan ndërmjet një njësiti të UÇK-së dhe një patrulle të policisë, ndoshta mund të merren edhe si një shkas tjetër për sulme të vrazhda mbi popullatën e pafajshme. Epilogu i këtij konflikti ishte, 24 shqiptarë të vrarë e të masakruar. Ky krim shtoi revoltën e njerëzve, jo vetëm në Drenicë.

 

 

Ishte Adem Jashari bashkë me të vëllanë e tij Hamzë Jasharin që më 30 janar 1991 nisën rezistencën në Prekaz të poshtëm. Atë ditë, kur shkuan forca të mëdha policore serbe për të rrethuar shtëpinë e Shaban Jasharit, Ademi jo vetëm që nuk u dorëzua, por bashkë me të vëllanë dhe një grup shokësh ia kthyen pushkën pushtuesit, duke e çarë rrethimin. Luftimet patën zgjatur disa orë, ndërsa policia serbe në përpjekje për t'a vrarë Ademin pat angazhuar edhe helikopterë, kurse rrethi i makinerisë policore ishte që nga Skenderaji e deri në fshatin Mikushnicë. Atë ditë grupi i qëndresës ishte i vendosur në pyllin afër lagjes Kodrali të Prekazit dhe pandërprerë shtinte në helikopterin që sillej mbi fshat. Ndërsa vullnetarë të shumtë nga mbarë Drenica shiheshin duke shkuar drejt Prekazit në ndihmë vëllezërve Jashari dhe shokëve të tyre që rezistonin. Kështu ishte gjatë tërë paradites së 30 janarit të vitit 1991, kurse rreth orës 15, forcat e rezistencës tërhiqen në drejtim të Palacit. Në odën e Gani Kocit (që posa qe kthyer nga burgu), pos Adem Jasharit e Hamzës, kishte edhe shumë pjestarë të tjerë të rezistencës së asaj dite dhe secili prej tyre ishte i armatosur. Janë parë snajperë, automatikë, pushkomitralozë dhe mitralozë të rëndë, madje edhe një radiolidhje, me të cilat ishte i pajisur grupi i qëndresës.

Policia serbe, e cila kishte shkuar të rrethojë familjen Jasharaj, hasi në qëndresë, kurse për disa orë me radhë qe shkëmbyer zjarr me të shtëna të të dy anëve. Në njërën anë ishte policia serbe e pajisur me autoblinda, pizgauerë, helikopterë dhe armatim të rëndë të llojeve të ndryshme, kurse në anën tjetër ishte grupi i qëndresës, që për disa orë me radhë i qe përgjigjur zjarrit të policisë. Shumëkush pat menduar se më në fund filloi lufta. Trysnitë e mëdha të faktorit të jashtëm e të brendshëm, ndikuan në uljen e intensitetit të konfliktit në Prekaz që pat filluar në ora 4 të mëngjesit e mbaroi pas orës 10 e 30 minuta. Asokohe LDK-ja që kishte ndikim absolut në masat popullore, si dhe KLMDNJ kishin ndikuar në grupin e qëndresës që të pushonte e të tërhiqej. Por ishin edhe trysnitë e 12 përfaqësive diplomatike e posaqërisht të SHBA-së që të ndërpritej konflikti. Në këtë konflikt kishte pasur të plagosur nga të dyja palët.

 

 

 

Hamzë dhe Adem Jashari

 

Forcat speciale të policisë e ushtrisë serbe, në mëngjesit e 22 janarit të vitit 1998, u vërsulën egërsisht mbi familjen e Shaban Jasharit, e cila tashmë ishte bërë sinonim i rezistencës në atë anë. Pikërisht ato ditë kur petku i bardhë i borës zbardhi tokën, njësitë speciale të policisë e ushtrisë serbe, pas orës pesë të mëngjesit, janë vërsulur mbi trojet e familjes së përmendur me armë të rënda të këmbësorisë, që nga bombat e dorës, armët automatike, topat, mortajat e dorës, minahedhësit, tromblonet, duke lënë pas vetes gjurmë mbi mure e shtëpi, të cilat mund të jenë parë vetëm në luftën e pakuptimtë që ndodhi vite më parë në Kroaci e Bosnjë. Ka dëshmitarë që nuk e epërjashtojnë mundësinë e ndërhyrjes së njësive kriminele të Arkanit, Draganit e Frenkit, të cilat sipas dëshmitarëve kohë më parë ishin vendosur në Zveçan të Mitrovicës. Pjestarët e njësive speciale serbe, kanë synuar hyrjen nëpër objekte të kësaj familje ku kanë qenë anëtarët e familjes kryesisht gra e fëmijë, sepse burrat më të moshuar nuk kanë qenë në ato çaste në shtëpi. Aksioni që ka zgjatur më shumë s egjysmë ore ka mundur të zgjaste edhe më tepër, madje me ndonjë epilog edhe më të përgjakshëm, sikur njësitë speciale serbe të mos kishin marrë përgjigjen e UÇK-së.

Aksioni, të cilit i ka paraprirë një shpërthim i fuqishëm, ka pohuar Zahide Jashari (74), e shoqja e Shaban Jasharit, ka qenë i shpejtë dhe i fuqishëm. Shpërthimet e shoqëruara me të shtëna nuk kanë lënë hapësirë për të dalë jashtë shtëpive. Goditjet nga toka dhe ajri, pat thënë Hamzë Jashari, lini përshtypjen se të gjithë anëtarët e familjes tridhjetantarshe do të digjeshin të gjallë.

Plagosjet e vajzave Selvete e Ilirianë Jasharaj pos që dëshmojnë për synim terrorist, flasin edhe për aksione qyqare të ekspeditës serbe.

Kur policia nuk mundi t'i zinte pjestarët e UÇK-së, ajo vrau shqiptarin e varfër, Hysen Mangjolli, i cili me të zbardhur dita ishte nisur për në vendin e punës dhe nuk kishte asnjë lidhje me ngjarjen.

 

 

 

Diku pas orës 3, pas mesnate, të datës 5 mars 1998, forca të shumta terroriste të policisë dhe të ushtrisë serbe me mjete të blinduara kanë shpërthyer rrethojën e Fabrikës së Municionit të Gjuetisë në Skënderaj dhe janë vërsulur në shtëpitë e familjes Jasharaj. Këto mjete të blinduara, të përcjella me policë dhe ushtarë serbë, kanë hyrë në trojet e kësaj familjeje me drita të fikura, duke shtënë dhe qëlluar mbi gjithçka. Diçka më vonë, forca tjera policore të pajisura, me pizgaverë, tanke, topa të kalibrave të ndryshëm kundër-ajrorë, kanë shkuar në drejtim të Palacit, ku janë pozicionuar. Ndërkohë kanë arritur edhe forca të mëdha nga drejtimi i Gllogofcit (Drenasit - shën. im), që supozohet të kenë qenë mbi 60 mjete të blinduara dhe makina tjera të ushtrisë dhe policisë serbe.

Avni Xani nga fshati Palac, fshat ky më i afërt me Prekazin, thoshte se prej orës 5 të mëngjesit kanë filluar të shtënat mbi shtëpi të familjeve në Prekaz. Ndërsa prej orëve të hershme të mëngjesit e deri në orë të vona të mbrëmjes ishin dëgjuar të shtëna kryesisht nga armë të rënda artilerike, kurse lagjeja Jasharaj që në fillim ishte djegur në flakë. Shtëpitë e tyre u rrënuan përtokë. Meqë ishte vënë një rreth i hekurt, nuk ka pasur mundësi as të hyhej as të dilej prej atij shtetrrethimi. Pos lagjes së Jasharëve, njësitë terroriste policore-ushtarake të Serbisë kanë vazhduar të shtinë edhe mbi lagjet Lushtaku dhe Ferizi të Prekazit.

Dëshmitarët kanë pohuar se 12-13 autoblinda ishin stacionuar në vendin ndërmjet Mikushnicës dhe Prekazit. Policia dhe ushtria serbe i përdorte tanket për t'i shkelur këto lagje e shtëpi në fshatin Mikushnicë, që ka nja 100 shtëpi, ku të gjithë banorët ishin larguar. Në malet e Krasaliqit, Prellofcit, Kozhicës e Gradicës qenë vendosur familjet e evakuara të Mikushnicës, por edhe të fshatrave Prekaz e Palac, ato familje që kanë pasur mundësi të largohen. Vetëm ata njerëz që u gjendën brenda shtetrrethimit e dinë tmerrin e asaj dite që manifestohej me gjëmime, goditje, rrënime dhe flakë.

Pos rrethit të parë që përfshinte Palacin e Prekazin, ekzistonte edhe rrethi i dytë i shtetrrethimit, i bërë nga forcat terroriste të policisë dhe të ushtrisë serbe, që nga Shipoli, Tërrnafci, dy Klinat, Llausha, Rezalla, Kryshefci dhe Polluzhë e vazhdonte pastaj deri në Açarevë, Kopiliq e Vojnik. Flitej se në Prekaz kishin hyrë këmbësoria nëpër familje duke masakruar njerëz që kishin mbetur nëpër shtëpi. Qytetarë të shumtë ishin evakuar edhe nga Galica.

Një dëshmitar në Palac, pohoi se famlija e Shaban jasharit nuk ka dashur të largohet nga shtëpia. Bashkëfshatarët kanë shkuar në shtëpi të tij për t'i lutur që të largoheshin në periushën e sulmit serb mbi trojet e Jasharajve, por të gjithë anëtarët e kësaj familjeje bashkërisht kanë vendosur të qëndrojnë, të flijohen për atdheun e tyre. Në një çast, plaku Shaban u ka thënë djemve, Hamzës dhe Ademit, që t'i marrin fëmijët e gratë dhe të largohen nga shtëpia, kurse ai vetë do të qëndronte në shtëpi për të rezistuar derisa t'i punonte fuqia. Mirëpo që të dy djemtë e tij, Hamza dhe Ademi, kishin refuzuar ofertën e babait, kurse Ademi kishte thënë: "Nuk mund të largohem nga shtëpia me familje e t'i lë të vdesin fqinjët. Kam vendosur të vdes për Shqipërinë".

Gjatë ofensivës serbe mbi Prekaz, në lagjen Jasharaj janë vrarë e masakruar gjithsej 37 shqiptarë, prej tyre 11 fëmijë dhe 15 femra. Nga këta, në familjen e Shaban Jasharit 20 anëtarë, 10 prej të cilëve fëmijë.

 

ADEM DHE HAMËZ JASHARI BURRAT E MËDHENJ TË PREKAZIT, TË DRENICËS E TË GJITHË KOSOVËS


Për të njohur Adem Jasharin, duhet të njihemi së pari me Rifatin, Hamzën dhe Mixhën Shaban.

Mixha Shaban ka qenë një burrë i rrallë, me virtyte të larta dhe i dalluar në trevën e Drenicës.
Ai shquhej si njeri i mençur e mendjehollë. Atij i drejtoheshin të gjithë me lloj-lloj problemesh; me të janë konsultuar edhe për pleqëri të ndryshme. Mixha Shaban Jashari, ka qenë një burrë të cilit i ka zënë vend fjala në çdo odë, por ai ka qenë edhe shumë i vetëdijshëm për rreziqet me të cilat përballej familja e tij.


Mixha Shaban pati tre djem: Rifatin, Hamzën dhe Ademin, nipa të Osman Gecit nga Llausha.

Rifati është djali i madh i Mixhës Shaban, i cili tërë qenien e tij ia ka kushtuar familjes. Ai prej vitesh qëndroi në Gjermani i punësuar përkohësisht dhe përmes punës së tij, familja e Mixhës Shaban kishte arritur një standard mesatar të jetës. Së bashku e kanë ndërtuar shtëpinë e madhe të familjes dhe Kullën për mysafir, që quhej «Kulla e Shaban Murat Jasharit», e cila më vonë u bë e njohur si «kulla e trimit dhe Komandantit legjendar - Adem Jasharit».

Hamëz Jashari ishte djali i dytë i Mixhës Shaban dhe njohës i mirë i rrethanave politike dhe ushtarake në anët tona. Ai ka qenë politikisht një ndër njerëzit më të ngritur, mund të themi lirisht edhe në gjithë komunën e Skënderajt.

Hamza ka ndejtur gjithnjë në odë. Aty i ka shkuar i gjithë shtypi, dhe ka qenë gjithnjë i informuar mirë deri në detaje, nga radio si Europa e Lirë, Deutsche Welle, Zëri i Amerikës, apo edhe nga çdo burim tjetër lajmesh, ngado që të gjendej. Kishte cilësi të intelektualit të matur. Hamza ka punuar shumë vite në Fabrikën e Municionit në Skënderaj. Prej vitit 1981 e tutje, ai ishte munduar që gjithherë t'u tregonte gjeneratave të reja se për Kosovën nuk duhej kursyer as jeta. Policia serbe e arreston dhe e liron Hamzën disa herë, duke u munduar që ta shuajë aktivitetin e tij politik (Hamza është arrestuar dy-tri herë në fillim të vitit 1991).

Ademi është i biri i Mixhës Shaban Jashari, djali më i ri i tij, i lindur më 28 nëntor të vitit 1955. Ai edhe si i ri, është munduar që gjithmonë ta nxjerrë në pah drejtësinë, qoftë edhe me anë të forcës. Për ta përshkruar fëmijërinë e Ademit nuk di, sepse ishte shumë më i vjetër se unë. Ai ka qenë gjeneratë e Bacit Lilë, prej të cilit gjatë një bisede kam dëgjuar se Ademi, qysh kur ka qenë nxënës në shkollën e mesme, i ka pasur pasion armët. Edhe si nxënës i shkollës së mesme ai ka bartur armë.

Personalisht, Adem Jasharin e kam njohur andej nga vitet 1988 - 1989. Në vitin 1989 në Kosovë bëheshin demonstrata në të gjitha komunat e Kosovës për ta mbrojtur dhe për të penguar Serbinë në ndyshimin e Kushtetutës së vitit 1974.

Me këtë rast, në komunën tonë u organizuan grupe të ndryshme për të mbrojtur qenjen tonë edhe me armë. Në këto demonstrata, për herë të parë u dëgjuan të shtëna armësh mbi pjesëmarrësit nga ndërhyrjet e policisë, e cila kishte arrestuar disa të rinj si pjesëmarrës.
Mirëpo Ademi, bashkë me disa të tjerë i kishin shpëtuar arrestimit. Disa nga ne, kurrësesi nuk pranonim që të arrestoheshim e i pari ndër ata qe Adem Jashari.

Prandaj ekzistonte rreziku se mund të kishte edhe të vrarë. Këto tubime në komunën tonë gjithnjë fillonin nga Mali i Prekazit, ku Adem Jashari qëndronte me një pallto të gjatë dhe gjithmonë i armatosur. Mjaftonte që një grup të rinjsh të zbriste nga ky mal për të defiluar në rrugë, e pas disa minutash turma rritej nga gjithë banorët, punëtorët, nxënësit e të tjerët, përveç atyre që punonin në komunë. Ademi zinte gjithmonë vend në ballë të demonstruesve. Ai ka pasur mustaqe të gjata, gjë që e kishte trashëgim si nga familja e tij, ashtu edhe nga dajallarët. Me këto mustaqe dhe me trupin e tij të papërkulur dukej sikur turmës i ishte vënë në krye vetë Mic Sokoli.

Pas pak kohe, gjendja në Skënderaj sikur u përmirësua në dukje, por në esencë ajo vetëm sa ishte keqësuar, sepse policia shqiptare, së cilës i kërcënoheshin se duhej ta njihte Serbinë si shtet të vetin, kishte filluar ta lëshonte punën. Ademi, nga ana tjetër, duke pasur parasysh regjimin e Beogradit, që kurrësesi nuk do të pranonte që Kosovën ta lëshonte pa dhunë, dëshironte më tepër që problemi të zgjidhej me mjete ushtarake, sesa me mjete paqësore.

 

Si kërciti në Prekaz

 

Fisi i Jasharëve ka njohur tri rrethime nga forcat policore dhe paraushtarake serbe. Për herë të parë ata janë rrethuar më 30 dhjetor të vitit 1991 dhe prej asaj dite ka filluar edhe ilegaliteti i Adem Jasharit. Për herë të dytë ata u rrethuan në 22 janar të vitit 1998, dhe dy muaj më vonë, në fillimin e marsit, ku ndodhi edhe beteja e njohur tashmë në histori. Në rrethimin e dytë dhe të tretë kanë qenë pjesë edhe forcat paraushtarake të Arkanit dhe ai vetë. Natyrisht rrethimi i tretë ka qenë edhe më i shumëfishtë. Mund të them se ka qenë i disafishtë dhe me gjithë përpjekjet që janë bërë për t"˜u ardhur në ndihmë, përsëri ka qenë e vështirë, në mos e pamundur. Lufta ka zgjatur më shumë se dy ditë dhe dy net. Kanë luftuar të gjithë, që nga plaku i shtëpisë, daja i Ademit, që kishte qenë mik asaj nate dhe deri te fëmijët mbi 12 vjet. Njëri prej fëmijëve, Fitimi, është gjetur i vrarë me automatik në dorë, në oborrin e shtëpisë. Në tri kullat e Jasharëve janë varë 26 vetë, ndërsa nga i gjithë fisi i tij 57 vetë. Si ju thashë, gjatë gjithë kohës Ademi ka kënduar këngën e Çerçiz Topullit. Ai është vrarë i fundit dhe pas rënies së tij, për disa orë askush nuk u është afruar kullave të djegura. Por pas luftës në Prekaz është e vërtetë se kërciti në të gjithë Kosovën. Në atë kohë unë kam pasur drejtimin e organizatës, që drejtonte politikisht Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës dhe e di fare mirë se si rënia e tyre u shndërrua në një mrekulli, të cilën, them të drejtën, nuk e kishim menduar kurrë se do të ndodhte në ato përmasa.


(http://vargmal.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
"CHRISTIAN SCIENCE MONITOR": GJYKIMI I KARAXHIQIT: A DO TË VENDOSET DREJTËSIA? (03.05.2010)
FISNIKËRIA E UDHËHEQJES OSE FISNIKËRIA - KY VIRTYT I MUNGUAR NË SHQIPËRINga SHEFQET MEKO, Minneapolis, SHBA (03.04.2010)
BOSNJA DHE SERBIA LUFTOJNË PËR EKSTRADIMIN E GANIQITnga Radio Evropa e Lirë (03.04.2010)
RUSËT E SHOHIN SHBA NDRYSHENga KEVIN O'FLYNN (03.04.2010)
NJË BOTË PA ARMË BËRTHAMORE - STRATEGJIA E RE BËRTHAMORE E PRESIDENTIT OBAMA (03.03.2010)
"TIMES": MESDITA NË TURQI (03.01.2010)
PLAGËT DHEMBIN KUR FTOHENNga HELENA KADARE (02.27.2010)
A ËSHTË NË RREZIK TURQIA?Nga ROBERT TAIT (02.27.2010)
SI TE DENOHEN KRIMET E KOMUNIZMIT (02.25.2010)
"WASHINGTON POST" NËSE GODET IZRAELI, PËRGATITUNI PËR LUFTË ME IRANIN! (02.23.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]