VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NJË PJESË E MEDIAVE TË KOSOVËS ËSHTË E NDËRLIDHUR ME KRIMIN E ORGANIZUAR

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 11:17pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
NJË PJESË E MEDIAVE TË KOSOVËS ËSHTË E NDËRLIDHUR ME KRIMIN E ORGANIZUAR
E Shtunë, 03.13.2010, 10:48am (GMT+1)

Organizata "Reporterët pa Kufij" iu ka bërë thirrje autoriteteve në Kosovë që të përmirësojnë gjendjen me lirinë e mediave, nëse duan që Kosova të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian.

 

Duke folur për BBC-në, Olivier Basille, përfaqësues i kësaj organizate për mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve, tha se mediat në Kosovë janë të varura për shkak të gjendjes ekonomike dhe ndikimeve politike.

 

Reagimi i "Reporterëve pa Kufij", pasoi një numër kërcënimesh ndaj gazetarëve të mediave lokale në Kosovë në javët e fundit.

 

"Reporterët pa Kufij" kanë kritikuar sistemin e drejtësisë në Kosovë dhe pamundësinë e kryerjes së detyrës nga gazetarët në Kosovë dhe kanë vlerësuar se në Kosovë ekziston një kulturë e mosndëshkimit.

 

Megjithatë, zoti Basille thotë se edhe një pjesë e mediave të Kosovës, ashtu siç janë edhe një pjesë e mediave në Ballkan dhe në Rumani e Bullgari, është e ndërlidhur me grupe të caktuara të krimit të organizuar, për shkak të varësisë ekonomike.

 

Arbër Vllahiu i BBC-së zhvilloi një bisedë me zotin Basille dhe fillimisht e pyeti nëse gjendja e lirisë së shtypit në Kosovë po përkeqësohet.

Olivier Basille: Nuk do të thoja se po përkeqësohet, por situata duket e keqe. Çështjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe gjendja ekonomike në vend dhe fakti se BE-ja përmes EULEX-it po provon që të përmirësojë gjendjen në sistemin e drejtësisë dhe me gjithë këtë përmirësim, gjendja e lirisë së shtypit nuk po përkeqësohet, por ajo ka mbetur e vështirë. Këto tri raste që kanë ndodhur dhe që kanë penguar informimin vazhdojnë të mbesin fusha jonë e interesimit. Nëse Kosova do që nesër, pra në një të ardhme, t'i bashkohet BE-së, ashtu siç edhe planifikon të bëjë, atëherë duhet ta përmirësojë situatën.

 

BBC: Kur flasim për gazetarinë në Kosovë, ku do ta vendosnit atë?

Olivier Basille: Është e qartë çështja e varësisë së mediave për shkak të situatës ekonomike dhe për shkak të ndikimeve politike gjithashtu. Shumë media varen, nga aspekti ekonomik, nga reklamat e këtyre institucioneve. Kjo për faktin se ato kanë nevojë për mbështetje ekonomike meqë nuk ka një grup ndërkombëtar të mediave që do të investonte në Kosovë. Prandaj gjendja është e vështirë për gazetarët lokalë dhe për gazetarët e pavarur për të gjetur mbështetje. Por gjithashtu është e vështirë për të marrë informata nga institucionet zyrtare dhe nga politikanët.

Ka shumë trysni mbi gazetarët kur duan të merren me çështjet e konfliktit të kaluar, me pakicën serbe, në veçanti, në veri. Ka gjithashtu probleme kur duhet të ngriten çështjet që ndërlidhen me korrupsionin në sistemin e drejtësisë dhe brenda fushës politike, por gjithashtu edhe në ekonomi. Unë do të thoja se është gjithashtu diçka që Kosova e ndan me shumë vende të tjera të Ballkanit, por edhe me disa vende të tjera të Evropës siç janë Bullgaria dhe Rumania, fakti se shtypi dhe pronarët e tij janë të lidhur me krimin e organizuar në disa pjesë të tij. Nuk do të thoja se të gjitha mediat janë të tilla por një pjesë e tyre. Ka një ndikim në këtë sepse këto grupe janë fuqi, një fuqi ekonomike sepse ato kanë paratë për të mbështetur mediat. Edhe njëherë ta sqaroj: unë nuk po them se të gjitha mediat në Kosovë mbështeten përmes këtij sistemi, por një pjesë e tyre e bëjnë një gjë të tillë.

 

BBC: Ju edhe më herët keni reaguar ndaj sulmeve mbi gazetarët e Kosovës. A janë marrë reagimet tuaja seriozisht nga autoritetet në Kosovë?

 Olivier Basille: Disa nga to po. Kjo sepse ne po lobojmë këtu në Parlamentin e Evropës dhe në Komisionin Evropian gjithashtu për të ngritur çështjet duke i thënë KE-së se ka përgjegjësi në Kosovë, sepse EULEX-i është atje dhe se ka plane për të ndihmuar Kosovën që të bëhet një vend i pavarur megjithëse jo të gjitha vendet e BE-së e kanë njohur pavarësinë e saj. Por meqë shumica e ka bërë dhe Kosova është një vend fqinj, atëherë BE-ja ka plane që të mbështesë atë dhe ta këshillojë.

Unë supozoj se autoritetet e Kosovës janë të interesuara për këto lloj deklaratash, megjithëse në shumicën e rasteve kur ne ju shkruajmë nuk na kthejnë përgjigje. Kjo është një lloj mënyre normale, sepse edhe shumë vende të tjera të Evropës e bëjnë një gjë të tillë. P.sh. i kemi shkruar qeverisë greke ditë më parë dhe nuk kemi marrë asnjë përgjigje, prandaj nuk është vetëm Kosova. Unë besoj se autoritetet në Prishtinë janë të interesuara të dijnë se çfarë çështjesh kemi ngritur për situatën aktuale, ose do të duhej të bënin një gjë të tillë. Ata vetë duhet të zgjedhin.

 

BBC: Në deklaratën tuaj jeni shumë kritik ndaj Policisë së Kosovës. Por në fakt çfarë ju shqetëson më shumë: policia që nuk bën asgjë për të adresuar kërcënimet ndaj gazetarëve apo kërcënimet e bëra nga autoritetet në vend?

Olivier Basille: Nuk është çështja nëse policia ose qeveria nuk gjejnë burimet e presionit, por çështja është nëse ato po i hetojnë. Ne mund ta pranojmë faktin se nuk mund të gjendet përgjegjësi i një presioni, por nuk mund ta pranojmë asesi faktin se ata nuk i hetojnë fare. Psh, nëse prokurori, qoftë edhe jozyrtarisht, ju thotë të mos e ngreni një çështje, sepse nuk mund të merren pastaj me të, për shkak se ka të bëjë me një grup njerëzish, atëherë nëse keni një sistem të këtillë dhe nuk keni mundësi të ngreni çështjet për drejtësinë nuk keni kredibilitet të atij sistemi. Dhe kjo mbi të gjitha është e ndërlidhur me EULEX-in, sepse projekti është të zbatohen të gjitha masat për të patur një system të pavarur të drejtësisë në Kosovë.

 

BBC: Pra ju i bëni thirrje EULEX-it që të ndërhyrjë, për shkak se ju vlerësoni se në Kosovë ekziston kultura e mosndëshkimit?

Olivier Basille: Sa i përket shtypit, dhe unë nuk dua të flas për të tjera raste, kur gazetarët duan të ngrejnë çështjet për drejtësinë ata nuk marrin asnjë gjë. Dhe unë mendoj se hetimet duhet të hapen. Edhe njëherë po e them: mund të pranohet arsyetimi se nuk po gjenden fajtorët, por asesi fakti se nuk po kërkohen ata. Në shumicën e rasteve kemi të bëjmë me mosndëshkim, në veçanti për shtypin. Ne mund t'i bëjmë thirrje EULEX-it, por ai nuk përgjegjësi i vetëm. Nëse Kosova p.sh. thotë se ne kemi nevojë për BE-në, por jo që ajo ta drejtojë vendin tonë, atëherë ajo duhet të bëjë reformat e duhura. Dhe në rastin e lirisë së shtypit, nuk është aq e vështirë dhe ne jemi të hapur që ta ndihmojmë Kosovën me këto reforma. Unë e kuptoj se në disa pjesë të sistemit të drejtësisë nuk është aq e lehtë, por kur bëhet fjalë për shtypin nuk është aq e vështirë.

(http://www.bbc.co.uk/albanian)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ISMAIL KADARE: RACIZMI I TËRTHORTË ËSHTË PO AQ I KEQ SA AI I MIRËFILLTË (03.12.2010)
SHQIPTARË KUDO QË JENI MBËSHTETENI DIOGUARDIN TË ZGJIDHET SENATOR I SHBA !Nga ELIDA BUÇPAPAJ (03.11.2010)
FESTAT KOMBËTARE I BASHKUAN NXËNËSIT E SHKOLLËS SHQIPE TË KANTONIT VAUD (Fotoreportazh)Nga ISNI IDRIZIFotot LUL IMERI (03.10.2010)
POETI MES TË VRARËVE TË TIJ (Poezi mbi lëkurën e jetës)Nga VISAR ZHITI (03.09.2010)
ARABIA: INSHALLAH, OBAMANga MAUREEN DOWD, New York Times (03.07.2010)
EPOPEJA E JASHARAJVE (Dossier) (03.06.2010)
"CHRISTIAN SCIENCE MONITOR": GJYKIMI I KARAXHIQIT: A DO TË VENDOSET DREJTËSIA? (03.05.2010)
FISNIKËRIA E UDHËHEQJES OSE FISNIKËRIA - KY VIRTYT I MUNGUAR NË SHQIPËRINga SHEFQET MEKO, Minneapolis, SHBA (03.04.2010)
BOSNJA DHE SERBIA LUFTOJNË PËR EKSTRADIMIN E GANIQITnga Radio Evropa e Lirë (03.04.2010)
RUSËT E SHOHIN SHBA NDRYSHENga KEVIN O'FLYNN (03.04.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]