VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - GËNJESHTËR APO MITOMANI?Nga BARDHYL MAHMUTI, Kryetar i Bashkimit Demokratik Kombëtar

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 09:34pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

GËNJESHTËR APO MITOMANI?

Nga BARDHYL MAHMUTI, Kryetar i Bashkimit Demokratik Kombëtar


E Martë, 03.16.2010, 10:54am (GMT+1)

 

 

Në vend të reagimit!

 

Deklarata e Kryetarit të BDI-së se « shqiptarët e Maqedonisë kanë status shtet-formues dhe kanë realizuar ndryshime rrënjësore në Kushtetutën e Maqedonisë Â» provokoi një varg reagimesh. Emërues i përbashkët i të gjitha reagimeve (edhe të udhëheqësve partiakë shqiptarë e maqedonas, edhe të analistëve të pavarur) është sjellja e fakteve që përgënjeshtrojnë thëniet e lartpërmendura!

 

Sikur të kishim të bënim me një gënjeshtër të qëllimshme nuk do t'u kishim shtuar asgjë reagimeve të shumta. Këtu nuk kemi të bëjmë me gënjeshtër! Por me mitomani !

Në të shumtën e rasteve kur njerëzit normalë detyrohen të sajojnë një gënjeshtër për të kaluar më lehtë ndonjë situatë të vështirë ata janë të vetëdijshëm së gënjejnë.

Kjo formë e sjelljes, sado amorale të duket, nuk është anormale. Por, një kategori njerëzish që sajojnë botën e tyre ireale dhe që jetojnë në kuadër të asaj bote paraqesin shenja patologjike.

 

Këtë patologji, psikiatri i njohur Ferninand Dupré, që në vitin 1905 e emërtoi si "  mitomani".  Ai u mbëtshtet në fjalët greke "muthos" (që do të thotë tregim johistorik)  dhe "mania" (çmenduri).

 

Derisa rrenacaku ndryshon në mënyrë të qëllimshme të vërtetën për të mashtruar të tjerët,  mitomani nuk mashtron të tjerët. Ai ka nevojë që të tjerët të aderojnë në atë që thotë, për t'i besuar vet ngjarjeve dhe thënieve të prodhuara nga imagjinata e tij. Duke mos ecur për toke dhe me kokë të mjegulluar mitomani nuk mund të vetëdijesohet për rrethanat në të cilat ai jeton.

 

As kritikat dhe as argumentimet me fakte nga ana e atyre që nuk i konsideron të afërm nuk mund ta ndihmojnë mitomanin që të del nga bota e ëndrrave të veta. Përkundrazi, vetëm forcojnë rezistencën e tij!

 

Për mitomanin, në Maqedoni nuk ka as diskriminim racial ndaj shqiptarëve, as vrasje të shqiptarëve, as maltretime, as procese të montuara gjyqësore,as të dënuar me burg të përjetshëm, as varfëri ekstreme, as.... Për të ka status shtet-formues dhe realizim të të drejtave kombëtare! 

 

Shkencëtarët i sugjerojnë rrethit të tij dhe të afërmve të tij që ta ndihmojnë. E vetmja mënyrë për të ndihmuar mitomanin është mos aderimi në botën e tij të ëndrrave. Në të kundërtën, aderimi në këtë botë ëndrrash sa për t'ia bërë qejfin apo me arsyetim se ai din çka flet rrezikon tërë rrethin e vet. Në këtë rast shkenca nuk mund të bëjë asgjë! Në këtë rast vlen vetëm shprehja popullore: Zoti ua ktheftë mendt!

 

Por, në situatat kur mitomani ka pozicion të rëndësishëm politik dhe aderimi i anëtarësisë në botën e tij të ëndrrave vetëm e vetëm për t'i pëlqyer liderit ka rreziqe të mëdha të krijojë një situatë patologjike të përmasave të gjera. Kjo situatë mund ta kontaminojë një pjesë të madhe të shoqërisë sa as Zoti të mos dijë se çka të bëjë me ne!

 

Bashkimit Demokratik Shqiptar

Bardhyl Mahmuti

Kryetar

16 mars, 2010
Bardhyl Mahmuti


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
"Wall Street Journal": INTERNETI DHE LIRITË POLITIKE (03.15.2010)
TË PAKTËN ILIR META ISHTE I PARI QË VIZITON LUGINËN E PRESHEVËSNga Elida Buçpapaj (03.15.2010)
EKSODI I SHQIPTARËVE NGA PRESHEVA DHE MAQEDONIA, SI RRJEDHOJË E POLITIKËS DISKRIMINUESE DHE E MJERIMIT SOCIALNga FEHMI RAMADANI (03.14.2010)
HILARY CLINTON: PËRPARIMI I GRUAS ËSHTË PËRPARIM I NJERËZIMITNga NIK KRASTEV (03.13.2010)
NJË PJESË E MEDIAVE TË KOSOVËS ËSHTË E NDËRLIDHUR ME KRIMIN E ORGANIZUAR (03.13.2010)
ISMAIL KADARE: RACIZMI I TËRTHORTË ËSHTË PO AQ I KEQ SA AI I MIRËFILLTË (03.12.2010)
SHQIPTARË KUDO QË JENI MBËSHTETENI DIOGUARDIN TË ZGJIDHET SENATOR I SHBA !Nga ELIDA BUÇPAPAJ (03.11.2010)
FESTAT KOMBËTARE I BASHKUAN NXËNËSIT E SHKOLLËS SHQIPE TË KANTONIT VAUD (Fotoreportazh)Nga ISNI IDRIZIFotot LUL IMERI (03.10.2010)
POETI MES TË VRARËVE TË TIJ (Poezi mbi lëkurën e jetës)Nga VISAR ZHITI (03.09.2010)
ARABIA: INSHALLAH, OBAMANga MAUREEN DOWD, New York Times (03.07.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]