E Enjte, 11.14.2019, 03:01pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

VIRUSI POLITIK ËSHTË KANCER PËR UNIVERSITETIN E TETOVËS

Nga PROF. FADIL SULEJMANI, anëtar i Këshillit të pavarur për ndryshime jopilitike në UT


E Premte, 03.19.2010, 12:12pm (GMT+1)

 

 

Politizimi i UT-së e ka kthyer këtë institucion arsimor-edukativ jo vetëm në një qendër politike partiake, por edhe korrupsioni

 

Politizimi i Universitetit të Tetovës ka shkaktuar aty jo vetëm çrregullime në procesin mësimor-shkencor, keqtrajtime e diskriminime të kuadrove, ngulfatje të shkencës e të artit, por edhe keqpërdorime financiare, pozitash e postesh të individëve partiakë aty.

 

Partia njerëzit e saj të besueshëm në universitet i ka privilegjuar e favorizuar në punët e tyre mësimore dhe administrative të çdo rangu, niveli a funksioni dhe si të tillë ata janë të predisponuar më shumë se çdokush tjetër aty që të zhyten më lehtë dhe më shpejt në korrupsion llojesh të ndryshme: me vjedhje dhe manipulime të hollash, shitje notash, provimesh, vërtetimesh, certifikatash, indeksash, diplomash e dokumente të tjera, si dhe marrje ryshfetesh në formë shpërblimi a dhurate për një punë të kryer.

Se sot ka korrupsion të madh në Universitetin e Tetovës nga ana e partisë politike, nëpërmjet njerëzve të saj aty, u bë e njohur publikisht edhe nga ana e viceshefit të kontabilitetit të këtij universiteti, z. L.Kurtishit, i cili paraqiti publikisht mjaft të dhëna bindëse për keqpërdorime e plaçkitje të shumta e të ndryshme parash në universitet, për miliona eurosh të humbura aty, si dhe për malverzime të tjera të hollash përkitazi me pagat e majme prej disa mijëra eurosh në muaj që marrin disa njerëz të partisë e të Qeverisë maqedonase në rolin e agjentëve të saj apo si udhëheqës në universitet me direktiva të caktuara partiake qeveritare.

 

Kjo është edhe një fakt tjetër se si partia qeveritare aty edhe me këtë rast nuk mbrojti interesin e universitetit, por interesin e saj, duke e shpallur fajtor, jo vetveten, por kuadrin e vet dhe nga kjo mosbesnikëri ndaj saj, ajo e largoi nga puna z. L.Kurtishin, edhe pse ai kishte të drejtë dhe ishte me vendim juridik e kualifikim përkatës.

 

Një lloj më vete korrupsioni në universitet janë edhe taksat shumë të larta të studimit dhe të shërbimeve të tjera administrative të papërballueshme për studenetët e varfër.

Në Universitetin e Tetovës mungon transparenca në përgjithësi dhe në veçanti ajo financiare. Veprimtaritë financiare dhe bilanset e tyre mujore e vjetore nuk bëhen publike. Askush s’e di se ç’po ndodh brenda në universitet, nga vijnë dhe ku po shkojnë të hollat, sa janë shpenzimet e ditës, të muajit e kështu me radhë, sa dhe si paguhen punëtorët e administratës, pedagogët dhe paria që drejton universitetin me timonin e partisë së vet.

 

Diskriminimi financiar bëhet edhe ndër kuadrot në universitet ku bashkëpunëtorët e jashtëm ndodh që prej 6 muajsh e deri një vit të mos i marrin edhe ato pak të holla për punën e madhe e me përgjegjësi që bëjnë aty.

 

Madje, ka edhe një korrupsion tjetër të angazhimit të kuadrove mësimore dhe administrative pa kontrata pune, kurse disa sosh punojnë aty disa vjet me radhë dhe, megjithatë, nuk u jepen vendime pune, ndonëse i plotësojnë të gjitha kushtet profesionale-shkencore, dhe kjo është edhe një diskriminim në mes tyre, ku kuadri me vendim pune paguhet më shumë se sa ai pa vendim, përkundër kualifikimeve të tyre të barabarta.

 

Madje, të gjitha këto padrejtësi lënë vend edhe për përvetësime parash nga mundi i të tjerëve dhe për thashetheme të ndryshme se dikush merr edhe kamatë për pagat dhe honoraret e vonuara, dhe kjo moralisht nuk është në interes të universitetit dhe të udhëheqjes së tij partiake.

 

Vlen të theksojmë se edhe këto abuzime të karakterit financiar mes kuadrosh vijnë si rezultat i ndërrimit të partive politike në universitet dhe të diskriminimit të tyre dhe nga pikëpamja financiare sipas simpatisë dhe antipatisë së tyre, duke i ndarë ata në njerëz të kësaj ose asaj partie dhe sipas interesit partiak bëjnë edhe dëmtimin e tyre financiar për një shërbim dhe punë të kryer aty.

 

Korrupsioni i një natyre tjetër bëhet edhe me tenderat për ndërtimin e objekteve mësimore dhe administrative të UT-së.

 

Prandaj, i duhet transparenca Universitetit të Tetovës për veprimtarinë e tij mësimore, shkencore dhe financiare me qëllim që të informohet drejt publiku për çdo punë që kryhet në universitet, dhe kjo do të ishte në radhë të parë në të mirën e universitetit dhe nuk duhet askush aty të frikësohet prej saj nëse punon drejt dhe i ka duart të pastra.
Prof. Fadil Sulejmani


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LETTER FROM JOE DIOGUARDI (LETËR NGA XHO DIOGUARDI) Anglisht dhe Shqip (03.18.2010)
AMERIKA NUMËRON THJESHT: CENSUS 2010!Nga SHEFQET MEKO, Minneapolis, SHBA (03.17.2010)
GËNJESHTËR APO MITOMANI?Nga BARDHYL MAHMUTI, Kryetar i Bashkimit Demokratik Kombëtar (03.16.2010)
"Wall Street Journal": INTERNETI DHE LIRITË POLITIKE (03.15.2010)
TË PAKTËN ILIR META ISHTE I PARI QË VIZITON LUGINËN E PRESHEVËSNga Elida Buçpapaj (03.15.2010)
EKSODI I SHQIPTARËVE NGA PRESHEVA DHE MAQEDONIA, SI RRJEDHOJË E POLITIKËS DISKRIMINUESE DHE E MJERIMIT SOCIALNga FEHMI RAMADANI (03.14.2010)
HILARY CLINTON: PËRPARIMI I GRUAS ËSHTË PËRPARIM I NJERËZIMITNga NIK KRASTEV (03.13.2010)
NJË PJESË E MEDIAVE TË KOSOVËS ËSHTË E NDËRLIDHUR ME KRIMIN E ORGANIZUAR (03.13.2010)
ISMAIL KADARE: RACIZMI I TËRTHORTË ËSHTË PO AQ I KEQ SA AI I MIRËFILLTË (03.12.2010)
SHQIPTARË KUDO QË JENI MBËSHTETENI DIOGUARDIN TË ZGJIDHET SENATOR I SHBA !Nga ELIDA BUÇPAPAJ (03.11.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Nëntor 2019  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]