VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - E TRETA E VËRTETA - ALBANIAN AMERICANS FOR DIOGUARDINga KLAJD KAPINOVA, New York

                                                                                      

E Enjte, 04.18.2024, 09:00pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

E TRETA E VËRTETA - ALBANIAN AMERICANS FOR DIOGUARDI

Nga KLAJD KAPINOVA, New York


E Enjte, 04.01.2010, 12:12pm (GMT+1)

 

www.albaniansfordio guardi.com

 Një arbëresho - italian ose shqiptaro - amerikan, miku i shtrenjtë i shqiptarëve ish kongresisti republikan z. Joe DioGuardi (his service in the US House of Representatives (1985-1989), introduced the very first several resolutions in support of Kosovar Albanians' legitimate demands for fair treatment and freedom in the then Yugoslavia), tashmë ka pak kohë që në Manhattan (ne hollin e madh të Grand Central), ka shpallur zyrtarisht kanditaturën për senator në Senatin Amerikan dhe këto ditë nisi fushatën elektorale. Është e natyrshme që të gjithë shqiptaro - amerikanët i janë mirënjohës këtij biri të denjë të tokës së Arbërit Joe DioGuardi, stërgjyshërit e të cilit ikën nga Arbëria si pasojë e përsekutimit mizor nga ana e pushtuesve otomanë dhe u vendosën si kolonë në pjesën Jugore të Italisë...

 

Sot Joe DioGuardi vjen në politikën moderne amerikane me një bilanc pozitiv në planin e çështjes kombëtare shqiptare, si mik për shumë dekada i senatorëve dhe kongresistëve republikanë amerikanë. Pikërisht lidhjet e tij miqësore dhe politike Joe DioGuardi, i ka përdorur me sukses për sensibilizimin e çështjes shqiptare në tërësi dhe të Kosovës në veçanti.

 

Të gjithëve na kujtohen vizitat e tij në Tiranë e Shkodër, deklaratat mbështetëse kundërkomuniste për forcën e parë politike opozitare në Shqipëri dhe për triumfin e demokracisë në Shqipëri, mbas përmbysjes së komunizmit...

 

Sërish në ditët tona, ai punon intensivisht si udhëheqës i Ligës Qytetare Shqiptaro - Amerikane (AACL).  Joe DioGuardi, bashkë me gruan e tij  Shirley Cloyes kanë ndërkombëtarizuar tek anëtarët e Kongresit dhe Senatit amerikan çështjen e shqiptarëve në trojet etnike, si: Shqipëri, Kosovë (Joe and Shirley initiated testimonies and hearings in Congress to unveil the deteriorating political and economic conditions in which Kosovar Albanians lived. In addition, at their invitation, several members of Congress went on fact-finding missions to Albanian lands in order to inform the U.S. government and the international community about the appalling brutality exercised by Slobodan Milosevic against Kosovar Albanians during ten years of occupation, culminating in the genocidal ëar of 1998-1999, and the repression of Albanians in Montenegro.), Mal të Zi, Luginën e Preshevës, Çamëri dhe Maqedoni.

 

Sigurisht që puna e përditshme e tyre nuk ka qenë e lehtë, mbasi në Kongresin dhe Senatin amerikan, ka lobe dhe grupacione greke, serbe dhe maqedonase, me interesa të ndryshme nacionaliste, të konsoliduara dhe janë munduar të bëjnë të kundërtën (ose e thënë ndryshe, atë që mund të quhet më e mira për vendet e tyre).

 

Dihet se diasporat e shteteve të cituara më lart janë vendosur më herët në SHBA. Ata kanë mundur të integrohen me sukses në jetën politike, ekonomike e kulturore këtu. Disa prej tyre janë guvernatorë, senatorë, kongresistë, kryetarë bashkie, bisnesmenë të fuqishëm miliardierë, bankierë, etj., të cilët, veprojnë në unison për momentin ose në përspektivë me ogranizata dhe lobe të tjera, sipas interesave të tyre politike dhe ekonomike, si me lobet ruso-amerikane, ebrejo-amerikane, francezo-amerikane, gjermano-amerikane, italiano-amerikane, irlandezo-amerikane, spanjolo-amerikane, afrikano-amerikane etj, në plane rajonale dhe nder-rajonale (strategjike dhe gjeostrategjike), të mbështetur shpesh edhe nga shkrimtarë dhe aktorë të famshëm të Hollivudit...

 

Pra për të qenë Senator i Shtetit të New York-ut z. Joe DioGuardit i duhet të marrë edhe votën e komunitetëve joshqiptare, duke filluar nga komuniteti serb, grek, ebrej, irlandez, italian, malazias, maqedonas etj. Atij i duhet të takohet me ato, të bisedojë shtruar dhe të dëgjojë kërkesat e tyre, të cilat mund të jenë e kundërta e atyre që ëndërron shqiptaro-amerikani. E çfarë do të bëjë ai në këtë rast!? Politika është politikë.

 

Këtë përvojë e ka kaluar edhe ish kandidati e sot Presidenti demokrat Obama, që nga mediat shqiptare nuk është mbuluar barabar, sikurse kandidati republikan. Sot të vjen për të qeshur kur sheh në mediat shqiptare bashkatdhetarët tanë që shtyhen me njeri-tjetrin se kush e kush të pozojë më parë me Presidentin. Kur ai u kurorëzuar President, për çudi gazetat "Illyria" dhe "Bota sot" e ndërruan pllakën, duke u bërë me më të fortin, që mori kalanë ose sikurse thotë Prof. Ernest Koliqi "tregtarë flamujsh"... 

 

Ndërsa diaspora shqiptare deri më sot nuk ka nivelin dhe potencialin politik, ekonomik dhe diplomatik, mbasi si gjatë kohës së komunizmit dhe në ditët tona, shqiptarët (me keqardhje duhet thënë), më shumë janë marrë me mullinjtë e erës ose politikë boshe e përçarëse mes vedit, se sa të integrohen me sukses në jetën amerikane.

 

Në historinë e komunitetit shqiptar në Amerikë, nuk kemi ende të rregjistruar në listën e historisë së Senatit apo Kongresit amerikan një shqiptaro-amerikan. Ndërsa në rastin e ish kongresistit republikan Joe DioGuardi, duhet thënë se ai më së shumti në dy mandatet e tija në nivelin më të lartë si kongresist, është mbështetur jo nga shqiptaro-amerikanët, por nga komuniteti i madh italo-amerikan, i cili në New York përbënte numrin më të madh gjatë viteve 1980-1988. Në atë kohë komuniteti shqiptar ka qenë i vogël në numër dhe jo sikurse thonë disa shqiptaro-amerikanë "se e kemi mbështet askohe ish-kongresistin Joe DioGuardi-n".

 

A është situata e sotme politike në favor të Partisë Republikane në Shtetin e New York-ut, ku z Joe DioGuardi ka vënë kanditaturën për Senator?

 

Në të përjavshmen "The Jewish Week" (New York, March 19, 2010), në f. 9 nën titullin: "Searchin For A Gillibrand Rival", shkruar nga Adam Dickter (Assistant Managing Editor), tregohet ndër të tjera edhe për kanditaturën e ish kongresistit republikan amerikan për Westchester (NY) Joe DioGuardi-t. Pra shkurt përmendet vetëm emri i tij pa biografi e koment.

 

Gjatë muajit Prill pritet që të hedhin kanditaturën e tyre edhe republikanë të tjerë, po për karrigen e senatorit, duke qenë rivalë të Sen. Kirsten Gillbrand (për Nassau, Westcheter dhe Rockland County të New York-ut).

Është mirë që lexuesit shqiptarë të dinë se  Sen. Gillbrand është caktuar nga Governatori demokrat i shtetit të New York-ut, David Paterson, në vend të ish senatores Hillary Clinton, e cila herën e fundit fitoi ndaj republikanit ish Kryetar të Bashkisë së Yonkers-it z. John Spencer me rezultatin 75 % me 25 %.

 

Gara për karrigen e  Sen. Kirsten Gillbrand, po bëhet interesante, mbasi në valle priten të jenë edhe kandidatë të tjerë republikane, që do të ndeshen mes tyre në zgjedhjet eleminatore brenda vetë Partisë Republikane në Shtetin e New York-ut, nga ku do të dalë kandidati fitues, që do ta vijojë garën me kandidatin e Partisë Demokratike.

 

Ajo që mungon në mediat shqiptaro-amerikane ("Illyria" dhe "Bota sot"), është se nuk jepet informacion mbi kandidatët e tjerë republikanë, të cilët janë me reputacion në profesionin e tyre dhe mbeshteten nga lobet e nacionaliteteve të ndryshme brenda vetë Partisë Republikane. Midis tyre është kandidati republikan David Malpass, president i Encima Global dhe kryetar dhe ekonomist i lartë në Kompanisë e njohur "Bear Stearn".

 

Një tjetër kanditaturë e fortë brenda republikanëve, me shanse të mëdha fitimi është Dan Senor (38 vjeç), financier dhe mbështetës i organizatës AIPAC dhe lobit të fuqishëm pro - Izraelit, sikurse edhe recensent i librit me studime për Izraelin me titull: "Startup Nation: The Story of Israel's Economic Miracle."

 

Pë më tepër motra e kandidatit republikan Wendy Senor Singer punon për AIPAC në Jeruzalem, ku republikani Dan ka kryer studimet në "Hebrew University". Ai mbështetet edhe nga demokratët ebrej. Ai ka dy fëmijë dhe gruaja e tij Campbell Brown aktualisht punon si reportere në kanalin e famshëm amerikan CNN.

 

Pra një kandidaturë e fortë, që mund të vjelë votat e dy kampeve majtas e djathtas. Vetë kryetari i Partisë Konservatore Republikane z. Michael Long, në lidhje me kandaturën e fortë Dan Senor është shprehur i bindur se "he's seriosly considering it"...

 

Duke parë disa shkrime euforike të disa gazetarëve shqiptaro-amerikane, mendoj se duhet të jemi më të kujdeshëm dhe më transparentë për çdo kandidaturë brenda PR dhe të mos i mbajmë me shpresa bashkëatdhetarët tanë në trojet etnike shqiptare, se "shqiptarët shpejt do të kenë senatorin e tyre".

 

Për fitoren e një kandidati për senatin amerikan, duhet më shumë mund, kohë dhe $$$, se për rastin e një kongresisti, mbasi në Dhomën e Senatit nuk zgjidhen më shumë se 100 vetë, sikurse në Dhomën e Përfaqësuesve, ku zgjidhen 435 vetë nga 50 shtete të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

 

Por fitorja për Sigurimet Shëndetsore e z. Obama, iu ka dhënë më shumë shpresë dhe motiv demokratëve në New York. Sondazhet e grupeve të pavarura, kanë filluar të shfaqin rezultatet në ngritje në mbështjeje ndaj Presidentit Obama. Kujtojmë se 32 milionë amerikanë, për herë të parë do të përfitojnë $938 miliardë dhe mundësi të sigurojnë shërbimin shëndetësor për 10 vjet me radhë.

 

Përmes votimit direkt dhënë nga kanalet televizive 32 milionë amerikanë mundën të shihnin me sytë e tyre se kush i mbështet ata në sigurimin e shërbimit shëndetsor. Kjo sigurisht është një minus për Partinë Republikane, në votimet e ardhshme për në Kongresin dhe Senatin amerikan.

 

Në votim, nga 18 kongresistë demokrat amerikanë për shtetin e New York-ut që morën pjesë, vetëm kongresisti Mike McMahon (D-Long Island) votoi kundër. Pra, sikurse shihet mbështetja për Partinë Demokratike në New York, është shumë e madhe. California dhe New York-u, kanë qenë dhe mbetën bastione të PD. Vetë gazeta e përditshme konservative dhe me nuanca republikane "New York Post" (Monday, March 22, 2010), në faqe të parë kishte foton e Presidentit Obama, në të cilën shkruhej: "Obamas's BIG VICTORY" në një speciale me shumë faqe (p. 2, 3, 4, 5, 6 &7) mbi Reformës Shëndetsore në SHBA...

 

Nëse do të shohim situatën e sotme politike në Amerikë, del se mbas datën 22 Mars 2010, kurba e reputacionit ose e mbështetjes së amerikanëve ndaj Presidentit demokrat Obama është rritur ndjeshëm. Kjo për faktin se Kongresi amerikan i dha dritën jeshile miratimit të Reformës Shëndetsore, propozuar nga Presidenti.

 

Mbas aprovimit të shumës financiare, që do të bëjë të mundur realizmin e Reformës Shëndetësore në Amerikë nga Kongresi Amerikan 219 pro dhe 212 vota kundër, demokratët, sipas gazetës "The New York Times" (Monday, March 22, 2010) arritën një fitore historike. Gazeta në fjalë kishte dy foto në ballinën e saj. Në foton e madhe jepen kongresistët demokratë me në krye Nanci Pelosi-n para momentit të votimit të sigurtë në fitoren e tyre, ndërsa në foton tjetër kongresistët republikanë që në duar mbajnë tri letra të bardhë, në të cilën është e shkruar me gërma kapitale: "KILL THE BILL". Ndërsa menjëherë mbas votimit, përfaqsuesi #3 i Partisë Demokratike në Kongresin Amerikan z. James E. Clyburn nga Karolina e Jugut, është shprehur: "This is the Civil Rights Act of the 21st century".

 

Joe DioGuardi dhe media

 

Sot mundësitë për komunikim dhe paraqitje të platformën elektorale të kandidatit për senator Joe DioGuardi janë më të mëdha dhe të shpejta. Ekipet e shtabit të tij elektoral, mbas hartimit të hartës elektorale të lëvizjeve të kandidatit në shtetin e New York-ut, u duhet të përqendrojnë punën e tyre në mbledhjen e  fondeve nga mbështetësit, që fare lehtë mund të bëhet direkt përmes internetit ose cash, gjatë darkave politike me kandidatin.

 

Gjatë javëve të shkuara gazeta "New York Post", ka pasur dy shkrime të njëpasnjëshme për anëtaren e Jurisë së Show "American Idol" zonjën Kiara DioGuardi. Në esencën e tyre, shkrimet më tepër ishin të përqendruar tek Kiara, e cila ndihej krenare për babain e saj ish-kongresistin Joe DioGuardi.

 

Në të dy shkrimet pak të zgjeruara dhe me foto shoqëruese, nuk thuhej se ish kongresisti apo e bija e tij janë shqiptarë ose me origjinë shqiptare. Ndërsa gazeta më e lexuar (me 2.5 milionë lexues ne ditë) në New York "Daily News", në raportin e vet informues, tregonte se ish kongresisti Joe DioGuardi në Stacionin e Madh Metroplitan të Trenave në Manhattan (Grand Central Terminal, 42 Street), ka shpallur kandidaturën për Senatin amerikan.

 

Kujtojmë se gazeta konservatore "New York Post", dallohet për mbështjen direkte për Partinë Republikane, sikurse kanali televiziv "Fox News". Kjo e fundit është sponsorizuesja dhe organizuesja e spektalit për talentet e reja të muzikës amerikane "American Idol", ku zonja Kiara DioGuardi është antare e Jurisë.

 

Show televiziv "American Idol", organizohet në California, ku zonja DioGuardi jeton dhe punon. Pra influenca e saj në New York është e papërfillshme, megjithë dëshirën e saj, që newyork-ezët duhet ta mbështesin babain e saj.

 

Shpresojmë që të ndodh një gjë e tillë, mbasi është kënaqësi, që shqiptaro-amerikani Joe DioGuardi, të hyjë në librin e historisë së nderit të senatorëve amerikanë. Megjithatë janë të shumtë njerëzit që e mbështesin me gjithë zemër moralisht politikanin e nderuar Joe DioGuardi, në internet, përmes Facebook dhe Tweeter.

 

Por a mjafton kjo!? Sigurisht që jo. Duke parë listën e pjesës më të madh të admiruesve janë shqiptarë, të cilët, në pjesën më të madhe nuk jetojnë në shtetin e New York-ut dhe nuk kanë drejtë vote, çka nuk e bën realitet ëndrrën e madhe të shqiptarëve.

 

Media dhe Joe DioGuardi, të parë brenda komunitetit shqiptaro-amerikanë nuk kanë potencialin dhe seriozitetin, sikurse e kanë mediat e mirëfillta amerikane. Brenda vetë partisë republikane Joe DioGuardi, nuk e ka të lehtë të garojë, sepse ka përballë njerëz me mbështetje politike lobiste, financiare dhe mediatike shumë më të fuqishme se komuniteti i paorganizuar shqiptaro-amerikanë.

 

Kjo u duk edhe në rastin, ku Joe DioGuardi humbi në zgjedhjet e fundit, e cila nga media e shkruar politiko-shoqërore shqiptaro-amerikane, si: "Dielli" (1910), "Bota sot" (1993) dhe "Illyria" (1990) u kalua në heshtje. Pra në këtë rast, nuk iu tha asnjë fjalë skjaruese votuesve të shumtë shqiptaro-amerikanë, se cilët ishin shkaqet e humbjes së shqiptaro-amerikanit Joe DioGuardi...

 

Për fat të keq këto media nuk njihen dhe asnjëherë s'janë bërë burim referimi nga gazetat amerikane në shtetin e New York-ut, por ka vetëm raste anasjelltas, kur gazetat shqiptaro-amerikane, për një ngjarje të caktuar të pjesëtarëve të komunitetit tonë, si: kronikat e zeza, vrasjet, aksidentet automobilistike, aktet terroriste në tentativë të 3 të rinjve muslimanë të familjes Duka, etj., janë marrë ose përkthyer drejtpërdrejtë fjala vjen nga "The New York Times", "New York Post", "Daily News", "Newsday" etj.,  apo kanalet televizive lokale në New York dhe ato nacionale.

 

Struktura e përbërjes elektorale të popullsisë me të drejtë vote në New York

 

Në mënyrë të herë pas hershme kanalet e mëdha televizive prestigjioze amerikane CNN (jo internacional), Fox News, etj., kanë dhënë hartën e shpërndarjes gjeografike të dy partive politike më të mëdha në vend: PR dhe PD. Nëse shohim në global hartën elektorale të SHBA-së, del se shteti i New York-ut, është me ngjyrë blu, ndërsa brenda New York-ut, konfiguracioni ka pak ndryshime, ku sërish dominon ngjyra blu.

 

Dihet se në New York jeton një popullsi heterogjene, ku më sëshumti janë të përqëdruar familjet emigrante nga Amerika Latine dhe Qendrore, komuniteti afrikano-amaerikanë, aziatikët, të bardhët etj.

 

Shpesh në përcaktimin e fituesve në garën presidenciale në Shtepinë e Bardhë, rolin kryesor e kanë luajtur këto vitet e fundit komuniteti ose grupi ispanjik (ata që flasin gjuhën spanjole dhe Brazili portugalisht), që në të gjithë Amerikën me të drejtë vote përbëjnë mbi 10 milion votues. Po sa ka të tillë në shtetin e New York-ut!?

 

Këtu në NY, është numri më i madh i papunësisë në rang federal. Gjithashtu në shtetin e New York-ut, është edhe numri më i madh i familjeve, që marrin asistencë sociale nga shteti. Pjesa më e madhe e komuniteteve në fjalë votojnë në mënyrë konstante për demokratët, që janë më pranë njerëzve në nevojë. Gjithashtu demokratët mbështetën edhe nga Unionet (Sindikatat e Punëtorëve), që në Amerikë janë shumë të fuqishëm.

 

Në rastin e kandidatit për senator  Joe DioGuardi këto elementë që përmenda më lart përbëjnë një pengesë serioze për fitimin e karriges së senatorit, jo vetëm për te, por për cilindo kandidat republikan.

 

Por nga ana e tjetër vetë komuniteti shqiptar në Amerikë dhe kryesisht në shtetin e New York-ut, është i ndarë sipas preferencave dhe interesave politike e ekonomike në dy kampe të kundërta Pr & Pd. Komuniteti shqiptaro-amerikanë, më së shumti përfshihet në nivelin e shtresës së mesme dhe të vafër (mbasi shumë familje marrin ndihma nga shteti sepse janë pa punë) brenda popullsisë në New York.

 

Shumica e votuesve janë të rregjistruar si demokratë dhe familjarisht votojnë për partinë e tyre. Por ka edhe shqiptaro-amerikanë republikanë.

 

Shqiptarët këtu nuk janë të përfshirë në klubet republikane të njerëzve shumë të pasur apo miliardierë, sepse nuk ka të tillë këtu në New York. Ata që votojnë për republikanët, ndihmojnë financiarisht partinë dhe marrin çertifikata falënderimi nga kryesia ose kryetari i partisë.

 

Megjithatë nuk dihet deri më sot, që një shqiptar të ketë arritur të jetë në stafin drejtues të republikanëve për shtetin e New York-ut. Vëllezërit shqiptarë të Republikës së Kosovës, në mënyrë unanime kanë votuar për Senatoren Clinton (të cilen e kanë mbështetur edhe përmes gazetës "Bota sot" dhe "Illyria") dhe kanë një dashuri dhe respekt për ish Presidentin Bill Clinton, si shenjë mirënjohje për atë që ai bëri për Kosovën. Por mendoj, se po këtë respekt dhe dashuri ato duhet t'a shprehin me prova edhe për Presidentin republikan George W. Bush, që i dha Pavarësinë Kosovës dhe nuk ka ende asnjë bust në nderim të tij në Prishtinë...

 

Kjo gjë është shprehur dukshëm me rastin e fitores së Sen. Hillary Clinton (sot Sekretare e Shtetit) 75% me 25%. Pra është po ky elektorat, që mund të votojnë sërish për pasuesen e karriges së zj. Clinton, demokrates Sen. Kirsten Gillbrand.

 

Për më tepër, Sekretarja e Shtetit, mund ta mbështetë sërish në rizgjedhje Sen. Gillbrand, mbasi në këtë mënyrë Presidenti Obama forcon edhe më shumë pozitën e vet në Senat dhe e ka më të lehtë për të realizuar platformën elektorale të tij.

 

Dhe shqiptarët sigurisht me shumë respekt mund t'i përgjigjen një thirrje për mbështetje të ish senatores Hillary Clinton, çka shqiptarëve mund t'u rikujtohen shumë mirë momentet e ndërhyrjes së trupave të NATO-s të udhëhequr nga Amerika dhe me urdhër të ish Presidentit Bill Clinton, që sollën lirinë e popullit të Kosovës nga makina shfarosë e Sllobodan Millosheviqit. Dhe mënjëherë disa vite më vonë Presidenti republikan George W. Bush e shpalli Kosovën Shtet i Pavarur, duke e njohur dhe vendosur Ambasadën Amerikane në Prishtinë.

 

klajdkapinova@yahoo.com

Klajd Kapinova


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SPEKULLIMI SANDRA BULLOCKNga DAVID BROOKS, New York Times (03.30.2010)
PRESIDENTI BARAK OBAMA FALËNDERON SHKRIMTARIN NAUM PRIFTI PËR URIMET E DËRGUARA (03.28.2010)
VAJTJA NË EKSTREMNga PAUL KRUGMAN, New York Times (03.26.2010)
22 MARSI NË SHQIPËRI FESTOHET NË MËNYRË SURREALENga Elida BUÇPAPAJ (03.25.2010)
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek (03.23.2010)
EKIPI I VËRTETË I ËNDËRRËS SË AMERIKËSNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (03.21.2010)
KOMBET E BASHKUARA I KËRKOJNË SHQIPËRISË TA DËNOJË KOMUNIZMIN, PO SHQIPTARËT?Nga AJET NURO, Montreal, Kanada (03.20.2010)
SHQIPTARË KUDO QË JENI MBËSHTETNI DIOGUARDIN TË BËHET SENATOR I SHBA ! (03.20.2010)
VIRUSI POLITIK ËSHTË KANCER PËR UNIVERSITETIN E TETOVËSNga PROF. FADIL SULEJMANI, anëtar i Këshillit të pavarur për ndryshime jopilitike në UT (03.19.2010)
LETTER FROM JOE DIOGUARDI (LETËR NGA XHO DIOGUARDI) Anglisht dhe Shqip (03.18.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]