E Mërkurë, 04.24.2024, 02:56am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

LAVDIA E POLONISË

Nga ROGER COHEN


E Mërkurë, 04.14.2010, 06:24pm (GMT+1)

NEW YORK "” Mendimi im i parë, pas dëgjimit të tragjedisë polake, ishte se vërtitja e historisë, mund të jetë e një mizorie të padurueshme, duke shfarosur elitën e Polonisë dy herë në të njëjtin vend të mallkuar, me emrin Katyn.

Mendimi im i dytë është ishte për t'i telefonuar mikut tim të vjetër Adami Michnik në Varshavë. Michnik, një intelektual i burgosur gjashtë herë nga ish-krerët kukull të regjmit sovjetiko-komunist, menjëherë më tha mua: "Çdokush që ka vuajtur poshtërimimin, në atë nivel, kërkon hakmarrje. Unë i di të gjitha gënjeshtrat. Unë pashë njerëz duke u vrarë. Por unë gjithashtu e di se revanshizmi kurrë nuk po mbaron. Dhe makthi im ka qenë që ne duhet të kemi një revolucion që nuk i ngjan atij francez apo rus, por as atij amerikan, në kuptimin që ai të jetë për diçka jo, kundër diçkaje. Një revolucion për një kushtetutë, jo për parajsën. Një revolucion anti-utopik. Sepse utopia të çon në gijotinë dhe gulag. "

Obsesioni i Michnik ka dhënë fryt. Presidenti Lech KaczyÅ„ski është i vdekur. Slawomir Skrzypek, presidenti i Bankës Kombëtare, është i vdekur. Një shpërthim në mjegullën e pyllit i mori ata dhe 94 të tjerë në rrugën për në Katyn. Por demokracia i Polonisë me zor e anashkaloi këtë mundim. Kreu i dhomës së ulët të parlamentit ka marrë funksionin e presidentit në pritje të zgjedhjeve. Nënpresidenti i parë i Bankës Kombëtare ka marrë detyrat e presidentit të ndjerë. Polonia, shpesh e çmontuar, e fshirë nga harta, është e qetë dhe në paqe.

"Katyn është vendi i vdekjes së inteligjencës polake," Michnik, tani shpirti i Polonisë në gazetën e suksesëshme Gazeta Wyborcz, më tha kur e mora në telefon. "Kjo është një tragjedi e tmerrshme kombëtare. Por në pikëllimin tim unë jam optimist, sepse deklarata e fortë dhe e mençur e Putinit ka hapur një fazë të re në marrëdhëniet polako-ruse, dhe sepse ne polakët jemi duke treguar se mund të jemi përgjegjës dhe të qëndrueshëm. "

Michnik i referohej fjalës të kryeministrit Vladimir Putin, pasi ai vendosi javën e kaluar për t'u bashkuar, për herë të parë, zyrtarisht në përkujtim të përvjetorit të vrasjes në Katyn të mijëra oficerëve polakë nga Bashkimi Sovjetik në fillim të Luftës së Dytë Botërore. Putin, duke mbrojtur popullin rus, denoncoi "gënjeshtrat cinike" që e kishin fshehur të vërtetën e Katynit, tha se "nuk ka justifikim për këto krime" nga regjimi "totalitar" dhe deklaroi, "Ne duhet të takohemi me njëri-tjetrin, duke e kuptuar se është e pamundur të jetojmë vetëm në të kaluarën. "

Putini nuk i dha aspak rëndësi mohimit të deklaratës së tij nga Partia Komuniste ruse, dhe shkoi për të marrë pjesë në pyllin e turpit. Duke e parë atë pranë kryeministrit të Polonisë, Donald Tusk, mendova François Mitterrand dhe Helmut Kohl-dorë më në dorë në Verdun në 1984: një nga momentet solemne të tilla të pajtimit si një mrekulli e Evropës për të qenë bashkuar dhe e ndërtuar e lirë. Tani kjo Evropë shtrihet në lindje në drejtim të Uraleve.

Mendova edhe Vili Brandin të përulur në gjunjë në Geton e Varshavës më 1970, një pikë kthese në rrugën e pajtimit gjermano-polak më çudibërës në rrugën e vet se aleanca gjermano-franceze e postluftës. Dhe tani ndoshta vjen afrimi më i mrekullueshëm, polako-rus.

Është herët për të thënë se ku do të shkojnë marrëdhëniet Varshavë-Moskë, por jo shumë herët për të thënë se 96 shpirtrat e humbur nuk do të jenë të nderuar në qoftë se udhëheqësit polakë dhe rusë nuk bëjnë pas kësaj tragjedie një lidhje solemne. Ashtui si Tusk i tha Putinit, "Një fjalë e së vërtetës mund të mobilizojë dy popujt duke kërkuar rrugën e pajtimit. A jemi të aftë për të transformuar një gënjeshtër në pajtim ? Ne duhet të besojmë se mund. "

Polonia duhet të ketë neveri nga çdo popull që beson se paqja dhe pajtimi janë të pamundura, nga çdo shtet që beson se sakrifica e brezave të rinj është e nevojshme për t'u hakmarrë ndaj ankesave të historisë. Të hysh në garën e viktimës, një kalim kohe e preferuar nga Lindja e Mesme, është e njëjta gjë sikur të dënosh sot bijtë e tu për për të hyrë në listën e gjatë të të vdekurve.

Sepse zor një popull ka vuajtur që nga viti 1939 si Polonia, pas paktit Hitler-Stalin të mossulmimit, duke e transformuar Poloninë nga nazistët në epiqendër të aplikimit të programit të tyre për asgjësimin e çifutëve të Europës, Polonia e transformuar prej tyre në tokë të Aushvicit dhe Majdanekut, fushë për vrasjen e miliona polakëve të krishterë dhe miliona çifutëve polakë, vatër e guximit e Kryengritjes të Varshavës, peng i Sovjetikëve, kreu i vetmuar i levizjes të Solidariteti për liri i Europës të post Jaltës, një vend ku,  një prej poetëve më të mëdhenj të saj, Wislawa Szymborska, shkroi, "Historia numuron skeletet e saj në shifrat e rrumbullakta "- 20.000 prej tyre në Katyn.

Është kjo Poloni që është tani në paqe të qendrueshme me fqinjët e saj. Është kjo Poloni që i është bashkuar Gjermanisë në Bashkimin Evropian. Është kjo Poloni që sapo ka parë simbolet e historisë së saj të trazuar (duke përfshirë punëtoren e portit të Gdanskut Anna Walentynowicz dhe ish-presidentin polak në mërgim Ryszard Kaczorowski) të zbresin në një avion të prodhuar në kohën e Rusisë sovjetike, dhe të reagojë me përgjegjshmëri e dinjitet, sipas sundimit të ligjit në shtetin e së drejtës.

Pra, mos më thoni se historia mizore nuk mund të tejkalohet. Mos më thoni se izraelitët dhe palestinezët kurrë nuk mund të bëjë paqen. Mos më thoni që populli në rrugët e Bangkokut dhe Bishekut dhe ëndrra e Teheranit për liri dhe demokraci mund të shkojnë dëm. Mos më thoni se gënjeshtra mund të qëndrojë përgjithmonë. Pyetni polakët. Ata e dinë.

Përktheu Elida Buçpapaj

Përktheu Elida Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
EUROPA NË VËSHTIRËSI: POLONIA DHE HAKMARRJA E HISTORISËNga ANGELO PANEBIANCO, Corriere della Sera (04.14.2010)
FLET ADAM MISCHNIK, ISH LIDER I SOLIDARNOSTIT DHE GAZETAR ME INFLUENCË : PËR POLONINË ISHTE NJË 11 SHTATOR (04.12.2010)
A MUND TË SHPËTOHET CNN?Nga ROSS DOUTHAT, New York Times (04.10.2010)
A DO TË KETË PRANVERË PAS TAKIMIT TË PRAGËS OBAMA-MEDVEDEV ?! (04.08.2010)
Absurdland : NA ISHTE NJË HERË LDK-JA !Nga Elida BUÇPAPAJ (04.03.2010)
MBUSHEN PESË VJET NGA VDEKJA E PAPËS GJON PALI II (04.02.2010)
JOE DIOGUARDI: NE DO TË VAZHDOJMË TË BËJMË HISTORINË !Intervistoi: Raimonda MOISIU (04.01.2010)
E TRETA E VËRTETA - ALBANIAN AMERICANS FOR DIOGUARDINga KLAJD KAPINOVA, New York (04.01.2010)
SPEKULLIMI SANDRA BULLOCKNga DAVID BROOKS, New York Times (03.30.2010)
PRESIDENTI BARAK OBAMA FALËNDERON SHKRIMTARIN NAUM PRIFTI PËR URIMET E DËRGUARA (03.28.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]