VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KORET RACISTE GREKE, KADARE ANULON VIZITËN NË GREQI

                                                                                      

E Martë, 04.16.2024, 11:31pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
KORET RACISTE GREKE, KADARE ANULON VIZITËN NË GREQI
E Enjte, 04.15.2010, 06:54pm (GMT+1)

 

Thirrjet raciste antishqiptare të ushtarëve grekë gjatë paradës së 25 marsit në Athinë kanë bërë që shkrimtari i njohur Ismail Kadare të anulojë vizitën e tij në shtetin fqinj.
Vetë shkrimtari Ismail Kadare ka konfirmuar në linjë telefonike për News24, se vetëm 5 ditë pas skandalit me forcat speciale greke, ka marrë vendimin për të mos marrë pjesë në një konferencë që zhvillohej në Athinë, ku ishte i ftuar nderi.
Me 30 mars ai ka njoftuar autoritetet greke për mospjesëmarrjen e tij në këtë konference, ku ishte i ftuar nderi, por nuk do të referonte gjatë saj.

"Nuk mund të isha protagonist në një aktivitet, në një vend ku lëshoheshin thirrje antishqiptare dhe fyhej vendi im dhe qytetarët e tij"- ka thënë për News24, shkrimtari Ismail Kadare, disa herë kandidat për çmimin Nobel.

Përmes një letre ai ka informuar autoritetet greke dhe ka anuluar në këtë mënyrë pjesëmarrjen në aktivitet.
"Unë kam vendosur të anuloj vizitën time në Athinë, për shkak të ngjarjeve të 25 Marsit 2010 në Athinë, ku forcat ushtarake të Greqisë në paradën zyrtare me rastin e Festës Kombëtare Greke, hodhën parulla antishqiptare.Këto thirrje u karakterizuan nga doza racizmi kundër shqiptarëve ndaj unë vendos të anuloj vizitën sime në vendin tuaj. Ju e dini shumë mirë, që kam admirim për letërsinë greke dhe për kulturën greke, por unë besoj se brenda një klime të tillë, e cila është larg çdo gjurme të qytetërimit, vizita ime do të ishte e papërshtatshme" theksohet në letrën e shkrimtarit të madh drejtuar autoriteteve greke.

Thirrjet antishqiptare në paradën e zhvilluar në ditën e pavaresië së Greqisë, shkaktuan reagimin e shoqërisë civile dhe qytetarëve në Shqipëri të cilët zhvilluan protesta kundër thirrjeve antishqiptare të ushtrisë greke.

(http://www.balkanweb.com)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LAVDIA E POLONISËNga ROGER COHEN (04.14.2010)
EUROPA NË VËSHTIRËSI: POLONIA DHE HAKMARRJA E HISTORISËNga ANGELO PANEBIANCO, Corriere della Sera (04.14.2010)
FLET ADAM MISCHNIK, ISH LIDER I SOLIDARNOSTIT DHE GAZETAR ME INFLUENCË : PËR POLONINË ISHTE NJË 11 SHTATOR (04.12.2010)
A MUND TË SHPËTOHET CNN?Nga ROSS DOUTHAT, New York Times (04.10.2010)
A DO TË KETË PRANVERË PAS TAKIMIT TË PRAGËS OBAMA-MEDVEDEV ?! (04.08.2010)
Absurdland : NA ISHTE NJË HERË LDK-JA !Nga Elida BUÇPAPAJ (04.03.2010)
MBUSHEN PESË VJET NGA VDEKJA E PAPËS GJON PALI II (04.02.2010)
JOE DIOGUARDI: NE DO TË VAZHDOJMË TË BËJMË HISTORINË !Intervistoi: Raimonda MOISIU (04.01.2010)
E TRETA E VËRTETA - ALBANIAN AMERICANS FOR DIOGUARDINga KLAJD KAPINOVA, New York (04.01.2010)
SPEKULLIMI SANDRA BULLOCKNga DAVID BROOKS, New York Times (03.30.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]