E Enjte, 03.28.2024, 02:15pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

UT-ja po pëson të njëjtin fat si dhe UÇK-ja

Nga FADIL SULEJMANI


E Shtunë, 04.17.2010, 06:45pm (GMT+1)

Universiteti i politizuar nuk mund ta ndryshojë vetveten e jo më të bëjë ndryshime në shoqëri

Shoqëria shqiptare në Maqedoni si asnjëherë më parë sot ka nevojë për ndryshime rrënjësore të gjendjes së saj të mjerueshme në të gjitha fushat e jetës.

Nuk mjafton vetëm të konstatojmë se jemi keq, të zbulojmë shkaktarët e kësaj të keqeje dhe të flasim e të ankohemi vazhdimisht kundër tyre, por edhe të veprojmë vendosmërisht dhe bashkërisht kundër atyre që asaj ia kanë sjellë këtë fatkeqësi, qoftë ai shteti, Qeveria dhe partitë e saj politike.

Që nga koha e dështimit të luftës, përkatësisht konfliktit të armatosur e të fabrikuar të vitit 2001, çdo gjë shqiptare ra nën kontrollin dhe mëshirën e shtetit maqedonas. Edhe Universiteti i Tetovës ra në duart e politikës ditore maqedonase. Të gjithë shqiptarët në Maqedoni filluan të trajtoheshin pothuajse si robër lufte. Shoqëria shqiptare ndryshoi negativisht në dëm të zhvillimit të saj nacional. Hakmarrja dhe urrejtja kundër atyre që rrokën armët për t'ua prishur shtetin u bë shumë e madhe, patologjike.

Aksionit nacionalist qeveritar për pastrime etnike dhe shtrembërime faktesh historike, gjeografike e kulturore të baballarëve tanë në këto troje shqiptarët nuk janë në gjendje t'i përgjigjen me të njëjtën masë reaksioni.

Çdo gjë maqedonase, qoftë edhe fiktive, hyjnizohet, kurse çdo gjë shqiptare përdhoset dhe shkatërrohet në mënyrën më barbare dhe vandale, qofshin ato edhe gjërat e shenjta të popullit dhe të drejtat universale të tij, siç është gjuha, shkolla dhe kultura.

Gjuha maqedonase për ta është e shenjtë, kurse shqipja është pagane; populli shqiptar është primitiv, kurse ai maqedonas modern; ata janë të zgjedhur nga zoti të na sundojnë, kurse ne t'i zbatojmë urdhërat e tyre; ata janë këtu autoktonë, kurse ne ardhacakë dhe si të tillë duhet të largohemi nga viset tona mijëvjeçare; ata janë shumicë, kurse ne pakicë, edhe pse në realitet jemi më shumë se ata.

Shteti mbeti njënacional që njeh vetëm një komb, një gjuhë dhe një fe, atë maqedonase. Kushtetuta dhe ligjet e tij unitariste vazhdojnë t'i diskriminojnë shqiptarët dhe të pengojnë zhvillimin e tyre normal në të gjitha sferat e jetës. Shqiptarët kanë statusin e pakicës qytetare inferiore dhe si të tillë shfrytëzohen si skllevër modernë, nënçmohen, shtypen, ndiqen e burgosen në mënyrë institucionale nga Qeveria, policia dhe gjyqësia.

Vazhdojnë në mënyrë sistematike të shkilen të drejtat natyrore të shqiptarëve, siç janë e drejta e ekzistencës dhe liria e lëvizjes dhe e veprimit demokratik, e mendimit dhe e fjalës së lirë, e shtypit dhe e informacionit.

Vazhdon eksodi, shpërngulja masive e shqiptarëve, dikur për Turqi, sot për Perëndim për një jetë më të mirë, të lirë dhe të sigurt.

Partitë pushtetare maqedonase, si pozita, ashtu edhe opozita, bëjnë gara patriotike mes vete se cila prej tyre do t'i dëmtojë më shumë shqiptarët, do t'i pakësojë e do t'i dëbojë nga Maqedonia dhe si e tillë ajo do t'i fitojë edhe zgjedhjet lokale e parlamentare. Këto qëllime armiqësore kundër shqiptarëve ato i realizojnë me anë projektesh të tyre shoviniste kundrejt të tjerëve.

Plani qeveritar "Maqedonia 2014" për malokët shqiptarë parasheh vetëm dy rezervate Tetovën dhe Gostivarin. Gjithçka tjetër në Mqedoni, si Shkupi dhe vendet e tjera, duhet jo vetëm të duken, por edhe të gjallërojnë si qytete të krishtera ortodokse.

Sipas planit të shtetit për asimilimin e popujve të tjerë në maqedonas dhe për t'i dhënë vendit një kuptim të këtillë, qoftë edhe të rrejshëm para botës, ata zbatojnë parollën dhe ligjin se kush është me fe ortodokse ose flet në ndonjë dialekt sllav, ai është drejtpërdrejt edhe maqedonas, pavarësisht se kombëtarisht ai është shqiptar, rom, aromun, torbesh, serb, bullgar e të tjerë.

Shqiptarëve u mungon virtyti më i lartë i një shoqërie njerëzore, organizimi. Shoqëria shqiptare vuan nga padrejtësitë e shumta e të ndryshme që e rrethojnë, është e frikësuar, e pasivizuar dhe indiferente për t'i luftuar ato, ajo ka humbur besimin në organet e pushtetit, madje jo vetëm te autoritetet maqedonase, por edhe tek ato shqiptare. Ligji nuk është funksional për shqiptarët, edhe nëse fuqizohet në ndonjë rast, ai nuk zbatohet, nuk i mbron ata.

Shqiptarët s'kanë parti të mirëfillta politike, ato që asistojnë në pushtet janë me Qeverinë maqedonase që i paguan dhe u jep benefite të shumta, kurse me elektoratin dhe popullin e vet që u ka dhënë votën e mandatin asgjë nuk i lidh, përveç gjuhës shqipe. Ato kanë fjalë, por s'kanë vepra; flasin bukur, por punojnë keq; kanë premtime, por s'kanë realizime; zhvillojnë debate, por pa rezultate; kanë lëvdata, por s'kanë guxim për veprim dhe sakrificë fizike dhe financiare në mbrojtje të interesave të popullit dhe mbi çdo gjë e kanë ngritur interesin personal dhe fronin funksional.

Me marrëveshje asnjë problem i shqiptarëve nuk zgjidhet, sepse atyre u mungon besimi i palës maqedonase dhe vendosmëria e partive që flasin shqip që zbatimin e këtyre marrëveshjeve ta kushtëzojnë qoftë edhe me pjesëmarrjen e tyre në Qeveri.

Shembull konkret është edhe Marrëveshja e Ohrit, e cila përveç paqes kapituluese, shqiptarëve nuk u solli asgjë tjetër.

Ato, përveç popullit, nuk i frikësohen askujt tjetër, kurse me shtetin janë shokë besnikë dhe miq tradicionalë. Ato kur vijnë në pushtet dhe vishen me imunitet e privatizojnë dhe partizojnë shoqërinë shqiptare, historinë, institucionet, shkollat, universitetitn, gjyqet, ligjin, policinë dhe çdo gjë tjetër që paraqet ndonjë interes politik a financiar për to, duke fituar bindjen e gabueshme se elektorati i tyre dhe populli duhet të punojnë për partinë, në vend se kjo të veprojë për mirëqenien e tij.

Si shoqëria shqiptare, ashtu edhe Universitetit i Tetovës vazhdimisht janë të politizuar dhe të kontrolluar nga Qeveria maqedonase dhe partitë e saj politike.

Qe nga viti 2004 UT-ja po funksionon si një institucion politik qeveritar dhe si seli partiake, dhe kjo e ka dobësuar shumë këtë universitet dhe ka penguar zhvillimin e tij, duke mbetur shumë prapa në krahasim me universitetet e tjera të vendit që kanë ecur shumë përpara.

Pra, një universitet thellësisht i politizuar, i centralizuar dhe i korruptuar nga Qeveria dhe partitë e saj, siç është UT-ja, ku cenohet autonomia dhe shkilen egërsisht liritë dhe vlerat akademike, ku partia sipas interesit politik pranon dhe prodhon kuadro shumë të dobëta pa kurrfarë kriteresh profesionale-shkencore, ku sundojnë injorantët politikë dhe fetarë pa kurrfarë kualifikimesh profesionale-shkencore, nuk ka mundësi ta ndryshojë as vetveten e jo më të bëjë ndryshime në statusin diskriminues të shqiptarëve në Maqedoni.

Universitetit i Tetovës po pëson të njëjtin fat si dhe UÇK-ja, edhe ai u dorëzua dhe sot po vazhdon të shpërndahet e të shuhet nga e njëjta politikë ditore, dhe si po duket gjithë ato sakrifica, ajo punë e madhe, ai gjak dhe ata lot po na shkojnë kot, universiteti shqip po na rrëshqet ndër këmbët tona dhe nuk po e shohim, meqë nuk po bëjmë asnjë përpjekje kolektive që ta mbrojmë këtë interes tonin të përbashkët kombëtar.

-

Prof. Fadil Sulejmani, anëtar i Këshillit të pavarur për ndryshim apolitik në UT

Prof FADIL SULEJMANI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
POLITIKA DYFYTYRESHENga PATRICK MOORE (04.17.2010)
KORET RACISTE GREKE, KADARE ANULON VIZITËN NË GREQI (04.15.2010)
LAVDIA E POLONISËNga ROGER COHEN (04.14.2010)
EUROPA NË VËSHTIRËSI: POLONIA DHE HAKMARRJA E HISTORISËNga ANGELO PANEBIANCO, Corriere della Sera (04.14.2010)
FLET ADAM MISCHNIK, ISH LIDER I SOLIDARNOSTIT DHE GAZETAR ME INFLUENCË : PËR POLONINË ISHTE NJË 11 SHTATOR (04.12.2010)
A MUND TË SHPËTOHET CNN?Nga ROSS DOUTHAT, New York Times (04.10.2010)
A DO TË KETË PRANVERË PAS TAKIMIT TË PRAGËS OBAMA-MEDVEDEV ?! (04.08.2010)
Absurdland : NA ISHTE NJË HERË LDK-JA !Nga Elida BUÇPAPAJ (04.03.2010)
MBUSHEN PESË VJET NGA VDEKJA E PAPËS GJON PALI II (04.02.2010)
JOE DIOGUARDI: NE DO TË VAZHDOJMË TË BËJMË HISTORINË !Intervistoi: Raimonda MOISIU (04.01.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]