VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - LUFTA PËR LIRINË NUK ËSHTË VRAP, POR MARATONËNga JEFFREY GEDMIN, president i Radios Evropa e Lirë

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 06:01am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

LUFTA PËR LIRINË NUK ËSHTË VRAP, POR MARATONË

Nga JEFFREY GEDMIN, president i Radios Evropa e Lirë


E Premte, 04.23.2010, 04:24pm (GMT+1)




Mediat sociale mesazhet, Twitter, Facebook, YouTube kanë transformuar mënyrën tonë të të menduarit mbi shumë gjëra, veçanërisht mbi pushtetin politik dhe protestat. Entuziastët flasin për revolucionet e Twitter-it. Vendet e vogla i shfrytëzuan këto (rrjetet sociale): Moldavia në 2009-ën, Kirgizia në këtë vit. A është Irani apo Kina në radhë? Ju nuk mund t'i ndaloni njerëzit më, thotë pjekuria konvencionale.

E pra, jo dhe aq shpejt.

Është e vërtetë se autoritarët nuk mund të mbajnë më një monopol mbi informacionin. Mediat sociale po fuqizojnë segmente të gjera të shoqërisë, si kurrë më parë. Të paanshmit janë të inkurajuar nga miqtë dhe shpirtrat e një mendjeje, për t'iu bashkuar lëvizjeve sociale dhe protestave politike. Por, të menduarit tonë në lidhje me mediat sociale dhe lëvizjet e demokracisë ka nevojë për një riorganizim.

Për fillim, të mos entuziazmohemi nga propaganda. Irani është një shembull. Ne festuam suksesin e mëhershëm të Lëvizjes së Gjelbër dhe u befasuam se si të rinjtë iranianë ishin në gjendje të qëndronin nën regjim me ndihmën e mediave sociale. Kur forcat qeveritare vranë një grua të re me emrin Neda, verën e kaluar, videot amatore të postuara në Facebook dhe në Youtube, u përhapen me të shpejtë, tronditën botën dhe dukej sikur nxitën iranianët. Pra, çfarë ndodhi?


Dominimi në fushëbetejë

Lëvizja e Gjelbër nuk është zhdukur. Është ende. Por, regjimi arriti dominimin në fushëbeteja në rrafshin teknik, gjatë vitit të kaluar. Autoritetet iraniane kanë përdorur një gamë të teknologjive për të bllokuar dhe depërtuar te mediat sociale. Një i ri iranian, që kam takuar në një vend fqinj të Lindjes së Mesme, më tha se ai dhe një mik i tij e kishin shumë të vështirë për të marrë informacione të sakta dhe të besueshme lidhur me atë se ku dhe kur duhet shkuar për protestat e Lëvizjes së Gjelbër.

Mbështetësit pro-demokratikë u frikësuan për t'iu bashkuar protestave, vjeshtën e kaluar, kur në Facebook u postuan paralajmërimet lidhur me snajperët e pozicionuar në kulmet e ndërtesave. Thashethemet dolën të jenë të gabuara. Përmes dezinformatave, siç duket, shërbimet iraniane të zbulimit ia arritën t'i ndalojnë demonstratat para se protestuesit të mblidheshin. Forca brutale ka luajtur rolin e saj gjithashtu. Mijëra veta janë arrestuar. Është avantazhi teknologjik i regjimit që ka bërë një ndryshim thelbësor për të penguar progresin e Lëvizjes së Gjelbër.

Por, ka një problem më të madh sesa angazhimi i disidentëve shtetërorë në fushëbetejën e mediave sociale. Kjo ka të bëjë me të kuptuarit e limiteve të teknologjisë. Twitter do të vazhdojë t'i sjellë protestuesit në sheshin e qytetit. Protestuesit mund edhe të kenë sukses në rrëzimin e regjimeve korruptuese, autokratike.

Por, Twitter nuk do t'i tregojë opozitës se si të qeverisë, si të zhvillojë institucione demokratike apo si të rrënjosë dhe të mbrojë vlera, zakone dhe sjellje që i përkasin demokracisë. Këto gjëra kërkojnë një sasi të pafund të punës intelektuale, konceptuale dhe politike. Edhe durim. Një gjë e tillë është posaçërisht në vendet që kanë pak ose fare përvojë në demokraci.

Për shembull, në një udhëtim të fundit në Afganistan, kreu i një xhamie në Kabul më tha se e kundërshton sundimin e talibanëve dhe do që vendi i tij të jetë në demokraci. Ai pranoi në të njëjtën kohë se është vështirë të dihet saktësisht se si do të dukeshin institucionet demokratike në një kontekst afgan. Afganistani është një shoqëri fisnore, kryesisht analfabete. Modelet amerikane apo evropiane nuk mund këmbehen thjesht.


Hapi i ardhshëm në Iran

Në rastin e Iranit, nëse do të bjerë regjimi çfarë atëherë? Si do të pajtohen fraksionet fetare dhe elementet laike? Si do t'i balancojë Irani më liberal dhe më pluralist në periudhën "post-mulla" forcat e modernitetit dhe traditës? Pyetjet e tilla janë asgjë, por akademike. Nëse sanksionet kundër Iranit dështojnë dhe ne jemi të ballafaquar me perspektivën e armëve bërthamore në duart e këtij regjimi aktual, mos u befasoni nëse Shtetet e Bashkuara zgjedhin një politikë të mbështetjes së fuqishme për opozitën demokratike.

Mos u befasoni nëse iluzioni lidhur me mediat sociale fillon të zbehet. Kjo nuk është një gjë e keqe, por një thirrje për veprim. Promovimi i demokracisë është një interes amerikan dhe Shtetet e Bashkuara kanë nevojë për të pasur burime të mjaftueshme në dispozicion, për t'u bërë ballë zotimeve të autoritarëve. Sektori privat duhet të përmbushë pjesën e tij të pazarit. Qasja e re e Google-it në Kinë është inkurajuese.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TË GJITHË E DUAN FITIMTARINNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (04.22.2010)
KALORËSIT NË STUHINga DAVID BROOKS, New York Times (04.20.2010)
NJË RRËFIM PËR DY VULLKANE Nga SIMON WINCHESTER, New York Times (04.18.2010)
UT-ja po pëson të njëjtin fat si dhe UÇK-jaNga FADIL SULEJMANI (04.17.2010)
POLITIKA DYFYTYRESHENga PATRICK MOORE (04.17.2010)
KORET RACISTE GREKE, KADARE ANULON VIZITËN NË GREQI (04.15.2010)
LAVDIA E POLONISËNga ROGER COHEN (04.14.2010)
EUROPA NË VËSHTIRËSI: POLONIA DHE HAKMARRJA E HISTORISËNga ANGELO PANEBIANCO, Corriere della Sera (04.14.2010)
FLET ADAM MISCHNIK, ISH LIDER I SOLIDARNOSTIT DHE GAZETAR ME INFLUENCË : PËR POLONINË ISHTE NJË 11 SHTATOR (04.12.2010)
A MUND TË SHPËTOHET CNN?Nga ROSS DOUTHAT, New York Times (04.10.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]