E Enjte, 03.28.2024, 11:53pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

ATJE KU DIGJET FLAMURI I NATO-S -

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


E Mërkurë, 05.05.2010, 10:42am (GMT+1)

Në Tiranë ka filluar riciklimi i 1997. Ka filluar me dogma dhe demagogji nga emblemat e terrorit komunist shqiptar në prag të rrëzimit të diktaturës, siç janë Gramoz Ruçi dhe derivati i tij, Ed Rama, që kërkojnë të nxisin në Shqipëri një konflikt të ri ndërshqiptar, me pasoja në Ballkan, për t'i defaktorizuar edhe një herë shqiptarët.

Ditën kur nisi protesta e Gramz Ruçit dhe Ed Ramës, ithtarët e tyre dogjën flamurin e NATO-s. Djegia e Flamurit të NATO-s në mes të Tiranës, është slogani ideologjik i protestës dhe grevës së urisë që udhëheqin sot mbetjet e ish-regjimit komunist përfaqësuar nga ish-Ministri i Brëndshëm i regjimit kriminal diktatorial dhe trashëgimtarët e etërve të nomenklaturës së kuqe, që përfaqësohen nga Ed Rama me shokë.

Kush ndjek sot televizionet e Shqipërisë që financohen nga oligarkët e kuq, të cilëve Ramiz Alia ua fali ekonominë e Shqipërisë për t'i pasur në shërbim, do të revoltohen nga gjuha e urrejtjes dhe e konflitiktit që përdoret nga tribunat e protestuesave dhe grevistëve, ku bëhet thirrje për marrjen e pushtetit dhe rrëzimin e "diktatorit" Sali Berisha, pas të cilit qendron vota e lirë e atyre që e votuan.

Protesta që udhëheq Ed Rama dhe Gramoz Ruçi nuk është shprehje e demokracisë, pasi zgjedhjet në Shqipëri janë çertifikuar në të gjitha nivelet, brenda dhe jashtë vendit, por shprehje e shpërdorimit të mjeteve demokratike për të marrë me çdo kusht pushtetin politik. Greva e urisë është dhunë psikologjike që bastionet e Ed Ramës përdorin për ta uzurpuan pushtetin.

Në Shqipëri nuk ekziston problemi i zgjedhjeve, pasi zgjedhjet janë çertifikuar unanimisht nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, janë firmosur nga 40 mijë komisionerë, gjysma e të cilëve janë socialistë, zgjedhjet janë çertifikuar nga OSBE-ja, BE-ja dhe SHBA-ja. Në Shqipëri ekziston problemi Ed Rama, i cili po bën që Shqipëria të rrezikojë të ardhmen.

Në Parlamentin Europian, këtyre ditëve, Ed Rama pati mbështetje vetëm nga përfaqësusesi i Partisë Komuniste të Greqisë dhe ndonjë i tillë, ndërsa të gjitha institucionet ndërkombëtare europiane, i kanë kërkuar të ndalë bojkotin dhe të kthehet në Parlament, por Ed Rama nuk ka dëgjuar asnjë prej tyre, veç zërin e një ish-ministri të diktaturës, në kohën e të cilit janë masakruar shqiptarë.

Këtyre ditëve Tiranën e vizitoi Shefi i NATO-s, Z.Rasmussen i cili nuk u takua me Ed Ramën, pasi politikanët nuk mund të takohen rrugëve, por veç në institucionet e demokracisë, ndaj të cilave sot ka ngritur grushtin Ed Rama.

Për Ed Ramën dhe Gramoz Ruçin përbën problem anëtarësia e Shqipërisë në NATO, ku presupozohet se Aleanca e Atlantikut Verior nuk do të tolerojë një 1997-të re, kur Gramoz Ruçi me kompani organizoi djegien e shtetit dhe shqiptarët ngritën armët kundër shqiptarëve.

Duke bojkotuar parlamentin, Ed Rama i është kundërvenë pluralizmit partiak, pa të cilin nuk mund të ekzistojë demokracia. Duke bojkotuar parlamentin, Ed Rama ka dhunuar pluripartizmin të cilin shqiptarët e fituan kur rrëzuan nga pushteti Gramoz Ruçin dhe Ramiz Alinë. Shprehje e dhunimit të pluralizmit në Shqipëri ishte djegja e flamurit të NATO-s.

Kush djeg Flamurin e NATO-s, nuk e ka për gjë të djegë shtetin ligjor në Shqipëri, demokracinë e tij të brishtë dhe të ardhmen e shqiptarëve për t'i futuar shqiptarët në një konflikt të ri ndërshqiptar, siç ka ngjarë gjatë viteve të diktaturës dhe gjatë 1997-tës.

Padyshim që Ed Rama dhe Gramoz Ruçi nuk përfaqësojnë të majtën e reformuar. Ata përfaqësoojnë vetëm të majtën ekstreme staliniste, që kërkon pushtetin me çdo kusht, kur i kanë humbur zgjedhjet e lira, të cilat janë çertifikuar si zgjedhjet më të mira të mbajtura deri më tani në Shqipëri.

Arroganca e Ed Ramës dhe Gramoz Ruçit është mizore, duke i vendosur çadrat e grevistëve në mes të rrugës në bulevardin kryesor të Tiranës, për të ndalur qarkullimin e lirë të njerëzve. Ed Rama dhe Gramoz Ruçi, siç uzurpojnë rrugët e Tiranës, kërkojnë të uzurpojnë pushtetin e dalë nga vota e lirë e popullit, e cila bëri që Ed Rama dhe Gramoz Ruçi të jenë sot në minorancë.

Gjatë periudhës së bojkotit, Ed Rama ka spekuluar me fatkeqësitë natyrore, që pllakosën Shqipërinë, ka spekuluar me krizën ekonomike.

Këto spekulime të Ed Ramës janë vulgare, sepse kapriçiot e natyrës kanë shkaktuar tragjedi njerëzore dhe dëme materiale kolosale në botën mbarë, po ashtu kriza ekonomike ka shkaktuar një shok traumatik në botën e qytetëruar, prej të cilave fatmirësisht Shqipëria nuk është prekur.

Paranojak, obsesiv, arrogant, brutal kjo është fytyra e Ed Ramës dhe ithtarëve të tij, që dogjën tek çadrat e ngujimit të demokracisë Flamurin e NATO-s.

Kush djeg flamurin e NATO-s, djeg flamurin e Shqipërisë, djeg flamurin e SHBA-ve, djeg flamurin e BE-së dhe çdo lloj flamuri që përfaqëson shtetin e së drejtës dhe shtetin demokratik. Djegia e flamujve është shprehje e urrejtjes e shqiptarëve kundër shqiptarëve për të cilën ne shqiptarët nuk kemi nevojë.

ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (4)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
A ËSHTË KURSIMI NJË MIT GREK?Nga DAVID IGNATIUS, Washington Post (05.03.2010)
BIZNES APO POLITIKË?Nga PATRICK MOORE. Radio Evropa e Lirë (04.30.2010)
SHARLATANË DHE SHARLATANIZËMNga MAUREEN DOWD, New York Times (04.29.2010)
NATA SHQIPTARENga ELIDA BUÇPAPAJ (04.27.2010)
RËNIA E TË PAPREKSHMËVENga MASSIMO GAGGI, Corriere della Sera (04.27.2010)
MOS QAJ PËR UOLL STRITINNga PAUL KRUGMAN, New York Times (04.25.2010)
LUFTA PËR LIRINË NUK ËSHTË VRAP, POR MARATONËNga JEFFREY GEDMIN, president i Radios Evropa e Lirë (04.23.2010)
TË GJITHË E DUAN FITIMTARINNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (04.22.2010)
KALORËSIT NË STUHINga DAVID BROOKS, New York Times (04.20.2010)
NJË RRËFIM PËR DY VULLKANE Nga SIMON WINCHESTER, New York Times (04.18.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]