VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

NJËZET VJET PAS RËNIES SË KOMUNIZMIT

Nga FRANK SHKRELI


E Mërkurë, 05.05.2010, 06:54pm (GMT1)


Kohët e fundit, siç duket duke shënuar 20-vjetorin e rënies së komunizmit ne Evropën Lindore dhe në ish-Bashkimin Sovjetik, në shtypin shqiptar dhe në mediat elektronike në trojet tona në Ballkan, analistë dhe komentues, duket për arsye nostalgjike, përpiqen të shpjegojnë se ç'ishte komunizmi, duke u përpjekur t'i japin një fytyrë njerëzore. Ata gjithnjë përdorin marksizëm-leninizmin shkencor për të sqaruar ose justifikuar teorinë dhe praktikën e të ashtuquajturit revolucion proletar, dhe sipas tyre përfitimet e të mirat që gjoja na paskan ardhur nga ai sistem. Por mjafton që të citojmë vet Leninin, i cili më mirë se çdo njeri tjetër e përcakton se çka ishte komunizmi, duke e cilësuar regjimin e tij si një "pushtet që nuk kufizohet nga asgjë, as nga ligjet dhe as nuk u përmbahet rregullave, por mbështetet krejtësisht në dominimin absolut". Egërsia ishte marka e komunizmit. Ishte një ideologji që kërkonte shkatërrimin e qenieve njerëzore kundërshtare me të. "Ne nuk e kemi hedhur poshtë kurrë terrorin", shkruante Lenini me 1901.

Edhe pas 20 vjeteve te renies se komunizmit ne Evropen Lindore dhe ne ish-Bashkimin Sovjetik, ne gjithnje mbajme mend emra te ish-udheheqesve komuniste si Lenini, Stalini, Mao, Pol Pot, Enver Hoxha, Fidel Castro e tjere, por hollesite rreth tmerreve te regjimeve te tyre po harrohen me kalimin e kohes ose fshihen me qellim, sidomos ne trojet tona ne Balkan. Analiste te famshem dhe jo aq te famshem shqiptare edhe sot i kendojne lavdi marksizem leninizmit si nje ideologji çlirimtare.

Gazetat ne Shqiperi, me nje nostalgji te pakuptueshme per periudhen komuniste dhe udheheqësit e saj, jane te mbushura pothuaj çdo dite me shkrime nga kujtimet e ish-udheheqesve komuniste; vihen ne dukje kujtimet e tyre, u behen recensione librave, intervistohen ne televizion si burrshtetas legjitimë dhe fotografite e tyre vihen ne faqet e para te gazetave.

Lexuam nga faqet e para te shtypit te Tiranes se Ramiz Alia na paska shkruar kujtimet e tij. Ju siguroj se nuk ka gje te re per ato qe ka shkruar Alia, problemi eshte se a do te paraqesin keto gazeta anen tjeter te ngjarjeve, per ato qe nuk flet Alia, ne kujtimet e tij? Ne sistemin e sotshem demokratik, qe ai e luftoi per dekada, ai eshte i lire te shkruaj çfare te doje, nderkohe qe ai dhe sistemi i tij, jo vetem qe nuk lejonin lirine e shtypit dhe mendimin e lire, perkundrazi persekutonte dhe ekzekutonte ata qe perpiqeshin per nje gje te tille, deri ne ditet e fundit te atij regjimi, me 1991.

Eshte detyre e jone, e atyre qe e kane perjetuar kete sistem nga afer, por edhe e atyre si une qe e kemi perjetuar kete sistem nga larg, te sigurojme qe brezat e rinj te shqiptareve te mos harrojne kurre eksperimentin e deshtuar te regjimeve komuniste -- e pikesepari te atij shqiptar-- qe vrane e prene, plaçkiten dhe u mohuan miliona bashkatdhetareve te tyre lirine dhe jeten, vetem e vetem se mendonin ndryshe. Nuk e di nese brezat e rinj do te mesojne se komunizmi ishte nje ideologji djallezore, pergjegjese per vrasjen e me shume se 100 milione vetave. Ky numer eshte me i madh se humbjet nga semundjet, fatkeqesite natyrore dhe te gjithe ideologjive tjera politike shtypese, siç ishte nazizmi.

Muri i Berlinit ra ne mbremjen e 9 Nentorit te vitit 1989, dy vjet pasi Presidenti i atehershem amerikan Ronald Reagan, duke folur ne porten Brandenburg, sfidoi udheheqesin sovjetik Mikhail Gorbachev qe te rrezonte murin, dhe shtate vjet pas parashikimit te tij fisnik ne fjalimin para parlamentit britanik se Marksizem-Leninizmi po shkonte drejte "koshit te plehrave te historise."

Renia e Murit te Berlinit, megjithse e papritur per kohen, u prit me duartrokitje dhe kenaqesi te pamase anembane Evropes. Fatkeqesia eshte se shume prej atyre qe vuajten nga sistemi komunist po vdesin dhe brezi i soteshem duket se po vuan nga humbja e plote e kujteses, duke perfshire ketu edhe intelektualet, shkrimtaret e gazetaret.

Kane harruar se vetem 20-vjet me pare duhej te peruleshin para diktatoreve komuniste; kane harruar se Sigurimi i Shtetit te kersiste ne dere ne pike te nates, pa asnje arsye; kane harruar se nuk jane me subjekt torturash, ekzekutimesh e perndjekjesh; kane harruar se tani e hedhin voten sipas deshires, behen antare te çfaredo partie politike qe duan, mund te bejne lirisht mitingje dhe gezojne liri shtypi.

Kane harruar se nuk jane me te detyruar te behen antare te Partise (Komuniste) te Punes, per te gjetur nje pune te mire ose per te derguar femijen e tyre ne nje shkolle te mire brenda ose jashte vendit; kane harruar se neqoftese deshirojne mund te shkojne lirisht ne xhami, kishe ose çfaredo faltoreje tjeter; mund te luten para bukes pa frike se nje antar i familjes do t'i raportoje; kane harruar se tashti ata mund te udhetojne lirisht jashte vendit, te marrin pervoje e te kethehen ne Shqiperi e te krijojne bisnesin e tyre; dhe me ne fund te gjithe mund te shkruajne lirisht (duke perfshire ketu dhe Ramizin e Nexhmijen me shoket e tyre) libra, artikuj, vjersha, pa pase frike nga censura e shtetit.........e tjera e tjera.......Por mbi te gjitha, ata kane harruar se renia e Murit te Berlinit solli periudhen, kur kombi shqiptar nuk ka qene kurre me pare ne nje situate me te favorshme dhe me te lire, duke perfunduar edhe ne pavaresine e Kosoves.

Injoranca mund te sjelle kenaqesi, por mund te jete gjithashtu vdekjeprurese. Ne qofte se ne si komb nuk ua mesojme brezave te ardheshem te verteten e historise se pergjakshme te komunizmit dhe ne qofte se ne vazhdojme te i njorojme infektimet e vazhdueshme te kesaj ideologjie brutale ne shoqerine shqiptare, kjo shoqeri eshte ne rrezik te behet viktime e saj ose ndonje ideologjie tjeter te perafert.

Ne kryeqytetin e Shteteve te Bashkuara te Amerike, ne Washington eshte ngritur nje permendore kushtuar viktimave te komunizmit boteror. Ka ardhur koha qe edhe Shqiptaret, 20-vjet pas renies se Murit te Berlinit, te vene ne dukje haptazi mekatet dhe krimet e ketij sistemi. Nje shoqeri qe nuk perballet me kete histori, sado e dhimbshme te jete, rrezikon ta perserise. Jemi deshmitare te situates se sotme politike ne rruget e Tiranes. Lind pyetja: kush perfiton e kush humb nga kjo ngecje politike, pas hyrjes se Shqiperise ne NATO e ne prag te liberalizimit te vizave dhe te antaresimit ne Bashkimin Evropian. Nuk di se kush perfiton, por e di se humb kombi shqiptar.

FRANK SHKRELI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.