E Martë, 04.23.2024, 07:07am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
STANDARDI I DYFISHTE I DREJTESISE NDERKOMBETARE
Nga Faton BISLIMI * 

E Shtunë, 05.15.2010, 05:36pm (GMT+1)



"Rreth orës tre të mengjesit të ditës së mërkurë në kufirin Kosovë-Serbi në veri të Leposaviqit, Policia e Kosovës u ndesh me një grup të armatosur që vinte në drejtim të Kosovës nga kufiri me Serbinë. Pas përleshjeve me armë të zjarrit në mes forcave të rendit dhe grupit në fjalë, kanë mbetur të vrarë të katër personat e këtij grupi, kurse nga rradhët e Policisë së Kosovës nuk ka pasur as të plagosur as të vrarë. Nga burime zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendëshme të Republikës së Kosovës mësohet se fjala është për një grup serbësh që bartnin me vete një sasi të konsiderueshme të armatimit ilegal.  Sipas të dhënave paraprake mësohet se tre nga katër të vrarët ishin serbë të Kosovës kurse njëri ishte serb i Serbisë. Sipas MPB-së së Kosovës, këta janë përshkruar si njerzë që kishin probleme me ligjin.  MPB thekson se Policia e Kosovës kishte tentuar ta ndalonte furgonin me të cilin po udhëtonin këta persona por makina kishte rritur shpjetësinë për t'i ikur policisë dhe personat brenda saj kishin qëlluar drejtë policisë. Policia e Kosovës në mënyrë të suksesshme i është përgjigjur zjarrit duke lënë të vdekur të katër personat në fjalë.  

Ambasadori amerikan në  Prishtinë, në një deklaratë të lëshuar pas incidentit, ka përshëndetur aksionin e forcave policore të Kosovës, duke e quajtur atë të suksesshëm, dhe duke konfirmuar mbështetjen e SHBA-ve për Republikën e Kosovës dhe sigurinë të gjithë qytetarëve të saj nga elementet kriminale dhe ata që promovojnë dhunën."

Absolutisht nuk dua të barazojë rrethanat e gjendjes se shqiptarëve në Maqedoni me atë të serbëve në Kosovë"”diferenca dihet shumë mire: serbët e Kosovës janë të privilegjuar, gjerësa shqiptarët në Maqedoni ende të diskriminuar! Mirëpo. ajo që u tha nën thonjëza në dy paragrafet e lartëshënuara është pikërkisht versioni hipotetik i asaj që ndodhi në fshatin Radushë të Maqedonisë ditë më parë, ku mbeten të vrarë katër shqiptarë (tre shtetas të Maqedonisë dhe një i Kosovës) ende nën rrethana të pasqaruara. Them të pasqaruara, pasi deri më tani kemi dëgjuar vetëm njërën anë të rrëfimit atë të sllavo-maqedonase.  Vrasja e katër shqiptarëve është tragjike"”vecanerisht për një vend që pretendon të jetë anëtar i BE-se dhe NATO-s.  Nuk them se duhet lejuar kontrabandimi i armëve, por nuk duhet lejuar as ekzekutimi pa gjyq. Policia do të bënte punën e vet sikur të arrestonte tani më të ndjerët dhe të vertetonte se kishin thyer ligjin përmes një procesi gjyqësor. A nuk është shteti ligjor ai bazamenti kryesor i një shoqërie demokratike? Maqedonia duket të jetë ende large principeve themelore demokratike në këtë kontekst.  

Duke ndjerë dhëmbje për humbjen e jetës së këtyre personave, por edhe duke u befasuar nga neglizhenca totale ndaj ngjarjes nga ana e spektrit politik shqiptar ne Maqedoni e Kosovë, më shkoi ndër mend se cka do të kishte ndodhe me Kosovën sikur incidenti në fjalë të kishte ndodhur ashtu sic unë e përkshkruva në dy paragrafet e para të këtij shkrimi.  

Si do të kishte reaguar Serbia, komuniteti ndërkombëtar, Prishtina zyrtare, serbët lokal dhe spektri i tyre politik në Kosovë, sikur skenari im të ishte i vërtetë? A thua a mendoni se Beogradi do të shuante sic shuajti Prishtina e Tirana për këtë rast? A thua Ambasadori Amerikan në Kosovë do të fliste sic foli Ambasadori Amerikan në Shkup?  A thua politika serbe e Kosovës do të gjendej e papërgatitur ndaj një rasti të tillë?  
Sikur Policia e Kosovës të kishte vrarë katër serbë që ilegalisht po hynin në  Kosovë në veri të Leposaviqit, paj... ndoshta edhe një luftë ballkanike kishte filluar mu aty! Edhe, sic e dijnë të gjithë, kontrabanda me mallra e pse jo edhe me armë, është shumë më e madhe në veri të Kosovës sesa përgjatë kufirit kosovaro-maqedonas. E sikur Policia e Kosovës do të tregohej kaq e "suksesshme" në luftimin e kontrabandës, shumë shpejtë do të mbushesin varrezat e Leposaviqit e Zubin Potokut!  

Mandej, sikur Policia e Kosovës të  kishte vrarë, sipas skenarit në krye të këtij shkrimi, katër serbë"”Beogradi menjëherë do të kishte kërkuar mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit, Armata Serbe do të ishte vënë në gjendje të lartë gatishmërie, kurse serbët e Kosovës nuk do të kishin pas të ndalur së protestuari, politikanët e tyre do të kishin bojkotuar cdo organ shtetror të Kosovës, kurse komuniteti ndërkombëtar do të kishte dënuar fuqishëm incidentin. Rrëmujë! Bile bile, vështirë se deklarata e Ambasadorit Amerikan në Prishtinë do të kishte qenë as edhe për një fjali e ngjashme me atë të atij në Shkup. Përkundrazi!  

E ne shqiptarët, si reguam ne? Apo, më mire thënë, si nuk reaguam?! Se shqiptarët e Maqedonisë  ende janë të diskriminuar dhe të pabarabartë  si qytetarë të atij vendi, nuk do koment. Se politika e tyre është më e interesuar për kolltuqe qeveritare sesa çështje kombëtare është parë disa here deri më tani. Por, se edhe Prishtina e Tirana do të tregoheshin kaq të "buta" nuk është besuar.  

Respektimi i ligjit duhet të  jetë i barabartë për të gjithë. Vrasja, qoftë  edhe në kuadër të ligjit, duhet menjanuar deri në pikën e fundit. Madje, kur një shtatas kosovar është vrarë, Prishtina zyrtare"”në mos dicka tjeter"”të paktën është dashur të kërkojë një hetim të pavarur për ngjarjen. Një hetim nën mbikqyrje ndërkombëtare, apo nën mbikqyrje të përbashkët në mes zyrtarëve kosovarë dhe atyre maqedonas. Kjo është fqinjësia e mire: nëse maqedonasit nuk kanë asgjë për të fshehur, atëherë nuk do ta kishiin problem të hetonin në bashkëpunim me kosovarët rastin në fjalë. Por, fatkeqësisht, Prishtina zyrtare nuk e ka bërë as edhe këtë kërkesë (të paktën ende jo!).  

Andaj, përgjerësa ne nuk i dalim zot vetvetës, mos të presim që tjetërkush të na dal zot. Kur nuk të mbron shteti yt, i huaji e ka edhe më  lehtë të të shqelmojë. Kur ne nuk reagojmë ndaj standardeve të dyfishta të komunitetit ndërkombëtar ndaj "sundimit të ligjit dhe shtetit ligjor," mos të presim që të tjerët ta bëjnë këtë për ne.  

Shqiptarët nuk kanë pasur asnjëherë  në historinë e tyre luftra për pushtime, pos luftrave për liri të trojeve të tyre. Andaj, shqiptarët nuk duhet të bien prehë e lojërave politike të atyre që as nuk na e kanë dashur e as nuk na e dojnë të mirën. Shqiptarët duhet të mësohen të jenë zot të vetvetës. Shqiptarët duhet të sillet si zot të vetvetës. Këtë mundësi e kanë"”nëse jo ende në Maqedoni e Luginë të Preshevës"”definivitisht e kanë në Shqipëri e Kosovë. Të tjerët të respektojnë vetëm sa e respekton ti vetën.  

Të jesh shtet do të thot të marrësh përgjegjësi. Të marrësh përgjegjësi do të thot të kesh guxim. Të kesh guxim, në shekullin njëzetenjë, do të thot të kesh vizion e mencuri. Të kesh vizion e mencuri do të thot të jesh lider! A jemi ne shqiptarët liderë në Ballkan? Duhet të jemi dhe do të jemi... një ditë! E për të ardhur deri në atë ditë duhet të punojmë njëmend për të mirën kombëtare dhe jo vetëm atë grupore, partiake, e pushtetare!  

            * Faton H. Bislimi është duke doktoruar në marrëdhënie ndërkombëtare në Dalhousie University, dhe ka magjistruar nga Harvard University. Ai po ashtu shërben edhe si studijues pranë Qendrës për Studime të Politikës së Jashtme në Halifax, Canada. 
FATON BISLMI


Rating (Votes: )   
    Comments (1)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
RADIKALIZIMI ËSHTË KUNDËRPRODUKTIVNga LEONARD DEMI (05.14.2010)
SHBA TË MARRIN NË MËNYRË EMERGJENTE ROLIN AKTIV NË SHQIPËRI PËR TË NDALUR HUGO ÇAVEZIN E BALLKANIT !Nga ELIDA BUÇPAPAJ (05.10.2010)
NJËZET VJET PAS RËNIES SË KOMUNIZMITNga FRANK SHKRELI (05.05.2010)
ATJE KU DIGJET FLAMURI I NATO-S - Nga ELIDA BUÇPAPAJ (05.05.2010)
A ËSHTË KURSIMI NJË MIT GREK?Nga DAVID IGNATIUS, Washington Post (05.03.2010)
BIZNES APO POLITIKË?Nga PATRICK MOORE. Radio Evropa e Lirë (04.30.2010)
SHARLATANË DHE SHARLATANIZËMNga MAUREEN DOWD, New York Times (04.29.2010)
NATA SHQIPTARENga ELIDA BUÇPAPAJ (04.27.2010)
RËNIA E TË PAPREKSHMËVENga MASSIMO GAGGI, Corriere della Sera (04.27.2010)
MOS QAJ PËR UOLL STRITINNga PAUL KRUGMAN, New York Times (04.25.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]