VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - EsseNAUM PRIFTI, NE DHE PANAIRI I LIBRIT NË BRONX NË NEW YORKNga ELIDA BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 04:48pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Esse

NAUM PRIFTI, NE DHE PANAIRI I LIBRIT NË BRONX NË NEW YORK

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Martë, 05.25.2010, 04:16pm (GMT+1)



Dy-tri ditë më parë në Bronx u mbajt Panairi i Librit. Edhe ne e botuam njoftimin. E morëm nga ttkclub dhe e vendosëm menjëherë në plan të parë në gazetën tonë online, që ka akronimin VOAL - nga anglishtja "Voice of Albanians" - që shqipërohet  "Zëri i Shqiptarëve".

Panairet e Librave përbëjnë ngjarje, ato zakonisht janë tribunat e shkrimtarëve, ku ata vihen në qendër të vemendjes dhe publiku u vjen rrotull me nderim, pasi e di mirë se nuk mund të ketë libra pa pasur shkrimtarë, kësisoj prania e tyre në to është një kusht sine qua non. Ashtu si duhej të ishte edhe ti në Bronx. Por ti nuk shkove, pasi mikut që prisje të vinte për të të çuar me makinë në Panairin e Librit,  i doli diçka e papritur, gjëra që ngjasin.

Të themi të drejtën edhe Skënderi dhe unë do të kishim dëshirë të vinim e të ishim në Bronx, NY, sepse do të kishim një rast të mirë të takoheshim me ty, me Fatos Kongolin dhe me plot miq të tjerë, por nga Zvicra në NY, të duhet të kalosh Atlantikun, pra është pak më e komplikuar dhe ka pak më tepër "burokraci".

Paçka se Zvicra ka infrastrukturën më të mirë në botë, nga shtëpia ku banojmë, na duhet të marrim në fillim tramin, pastaj trenin, nëse nuk do të merrnim avionin nga aeroporti i Bazelit, por nga ai i Zyrihut, pasi biletat rëndom atje janë më të lira.

Ndërsa po të banonim në NY dhe po të mos kishim makinë, sepse në fakt nuk kemi, edhe ne do t'i kishim thënë ndonjë miku, dhe do ta kishim fjetur mendjen.

Ditën që do të mbahej Panairi, do të zgjoheshim me mendjen për të shkuar sa më parë në Bronx, e kur të vinte ora e duhur do të bëheshim gati në pritje të mikut, deri kur papritmas do të binte zilja e telefonit, e ne do t'i thoshim njeri-tjetrit: "Ah, po kjo telefonatë tani, ku e gjeti pikërisht kur do të vijë makina e do të nisemi".

Dhe do të ngrinim pak nervozë dorezën e telefonit, për të dëgjuar nga ana tjetër mikun që e prisnim t'i binte ziles të derës, për të na njoftuar, se ndërsa na kërkonte 1000 herë ndjesë, nuk do të vinte dot të na merrte, pasi papritmas i kishte dalë një punë e papritur. Të papriturat kështu e kanë.

Dhe kaq ! Gjëra që ndodhin ! Harroje Panairin ! Forget it ! Siç thonë rëndom Amerikanët, çka e kanë mësuar shumë mirë ta thonë edhe Shqiptaro-Amerikanët, të cilët, fatmirësisht kanë aftësinë për t'u integruar fare mirë në shoqërinë Amerikane.

Forget it ! Do t'i thoshim edhe ne njëri-tjetrit, e duke filluar prej atij çasti do të nisnim e të prisnim Panairin e vitit tjetër, duke iu lutur Zotit  prej atij momenti, që herën tjetër mikut tonë të dashur të mos i dilte diçka tjetër e papritur.

Dhe duke mos shkuar në Bronx,  ishte e sigurt se do të mbeteshim në shtëpi duke u marrë me punët tona, që kurrë nuk na mungojnë, e ndërkaq duke mallkuar veten e duke thënë: "Perëndi e madhe e përse na linde me penë në dorë, e nuk na e çove talentin në profesione të tjera..." Ndërkohë, jemi të sigurt se Perëndia do të na përgjigjej: "E përse ankoheni, unë ju kam privilegjuar !"

Ne do të mendonim paksa e pastaj duke i dhënë të drejtë Perëndisë, do të gjenim një justifikim shumë të mirë për mikun tonë të dashur që në vend se të na çonte në Bronx, në Panairin e Librit, na la në shtëpi, duke na bërë që t'i kthehemi tavolinës e karrikes të punës, për të marrë rishtaz penën në dorë e për të filluar e shkruar:  "Të dashur vëllezër Shqiptaro-Amerikanë, ju duam shumë, e dimë shumë mirë që jemi tepër të zënë me andrrallat e ditës dhe të jetës, por ju lutemi me zemër në dorë, kujdesuni për njerëzit e penës, pa të cilët kombi ynë nuk do të ekzistonte." 

Dhe më tutje do t'ju bënim një pyetje: "E si do të ishte komuniteti jonë aq i nderuar Shqiptaro-Amerikan pa Faik Konicën, Fan Nolin, Vatrën, Albaninë dhe Diellin, pa Arshi Pipën e me rradhë ? E sa i varfër do të ishte komuniteti ynë  pa Frank Shkrelin, Elez Biberajn, pa  Joe DioGuardin që krenohet për rrënjët e tij arbëreshe ? Pa Naum Priftin ? Po t'i numërojmë, numërohen me gishtat e dorës, që do të thotë janë pak, prandaj duhet të kujdesemi shumë për ta, e kemi për detyrë qytetare, nëse duam të mbesim.
ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
GËNJESHTRAT SI DËSHIRANga MAUREEN DOWD, New York Times (05.23.2010)
DUHET "MARRËVESHJE OHRI" MIDIS VETË FAKTORIT SHQIPTAR NË MAQEDONINga ELIDA BUÇPAPAJ (05.22.2010)
KUJTIME: LASGUSHI - POET I BUKURISË MAGJIKENga NAUM PRIFTI (05.22.2010)
EDHE NJË PAQYRIM TJETËR I TERRORIT KOMUNIST: GRABJANI RREZE KODRAVE  LIBER I ZOTIT LEKE TASI   Nga FRANK SHKRELI (05.19.2010)
KUR ATDHEU TË VRETNga KIM MEHMETI (05.18.2010)
NJË SUPERFUQI - DHE NJË PRESIDENT - ME NDIKIM NË RËNIENga RICHARD COHEN, Washington Post (05.18.2010)
NUK ËSHTË PUNË E NDERSHME TË DËMTOSH ATDHEUN - LETËR DREJTUAR EDI RAMËSNga Akademik MARK KRASNIQI (05.16.2010)
STANDARDI I DYFISHTE I DREJTESISE NDERKOMBETARENga Faton BISLIMI *  (05.15.2010)
RADIKALIZIMI ËSHTË KUNDËRPRODUKTIVNga LEONARD DEMI (05.14.2010)
SHBA TË MARRIN NË MËNYRË EMERGJENTE ROLIN AKTIV NË SHQIPËRI PËR TË NDALUR HUGO ÇAVEZIN E BALLKANIT !Nga ELIDA BUÇPAPAJ (05.10.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]