VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - IMITUESIT E PËRNGUTUR TË TREGUT - KAPITALIZMI POST SOVJETIKNga SERGIO ROMANO, Corriere della Sera

                                                                                      

E Enjte, 04.25.2024, 09:28pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

IMITUESIT E PËRNGUTUR TË TREGUT - KAPITALIZMI POST SOVJETIK

Nga SERGIO ROMANO, Corriere della Sera


E Djelë, 06.06.2010, 12:55pm (GMT+1)

Skenari hungarez i ngjason atij grek. Në të dyja vendet opozita (socialiste në Greqi, liberal-konservatore në Hungari) i fitoi zgjedhjet dhe e kupton se nuk mund t'i mbajë premtimet e bëra gjatë fushatës. Për t'i shkundur nga vetja përgjegjësitë dhe sakrificat që duhet t'ua kërkojnë bashkëqytetarëve të vet, denoncojnë mëkatet e paraardhësve të tyre; ndonëse një taktikë e tillë i alarmon bursat, komplikon menaxhimin e krizës dhe e detyron qeverinë në Budapest të bëj shpejt korrigjimin për të qetësuar tregjet, prognozën negative të një prej eksponentëve të tyre. Nga të dy pacientët, Hungaria, me një borxh publik të barabartë me 78% të prodhimit të brendshëm bruto, është më lehtë se Greqia (115%) dhe paraqet për ne avantazhin se nuk është anëtare e eurozonës. Por vështirësitë e saj mund të paralajmërojnë ato të vendeve të tjera të cilat ishin satelite sovjetike. Ekonomia polake, pavarësisht nga kriza, vazhdon të rritet dhe vendet e Balltikut janë të aftë për një disiplinë të fortë sociale. Por në secilin prej ish satelitëve që zbarkoi në plazhet e BE-së në vitin 2004 kemi një kapitalizëm post-Sovjetik të ndërtuar me ngut pas rënies së murit. Ekziston rreziku për një krizë rajonale, shtrirë sidomos në vende të tjera të Evropës danubiane-ballkanike?

Kur rifituan lirinë e tyre, satelitët e vjetër, duhej ta shpërbënin ekonominë shtetërore komuniste dhe të zgjidhnin për zhvillimin e tyre një model të ri ekonomik. Ata zgjodhën, siç ndodh në këto rrethana, modelin e fituesve dhe u përpoqën ta imitojnë Perëndimin në një fazë kur ortodoksia e re ekonomike ishte ajo e predikuar nga "merkatistët" anglo-amerikanë dhe "manuali i kapitalizmit të mirë" ishte Fondi Monetar Ndërkombëtar. Ishte i domosdoshëm privatizimi, liberalizimi, mbyllja e industrive të vjetëruara, braktisja e aktiviteteve që ishin të dobishme vetëm për tregtinë e Comecon (Këshillin e Ndihmës Ekonomike Reciproke - KNER, shënim përkthimi) ekuivalenten mediokre komuniste të Tregut të Përbashkët mediokër. Por nuk ishte e mundur të injoronte kornizat teknike dhe administrative të ekonomisë së vjetër, burokracinë shtetërore, shërbimet e sigurimit, minatorët, fshatarët, punëtorët e industrisë së çelikut, industritë e luftës dhe të ndërtimit, duhet thënë atë masë të punësuar, të mbështetur dhe të subvencionuar të cilën regjimi komunist e kishte akumuluar gjatë dekadave të mëparshme.

Rezultati i këtyre kërkesave kontradiktore është e ndryshme nga shteti në shtet dhe pasqyron kushtet ekonomike, sociale, kulturore të vendeve individuale. Por në pothuajse të gjitha ish-satelitet kemi përjetuar të njëjtën dukuri: pasuri të reja, shumë shpejt të fitura, një kriminalitet i ri, një korrupsion i gjerë dhe parti populiste, shpesh trashëgimtarëve të forcave nacionaliste dhe raciste që ekzistonin në rajon para Luftës së Dytë Botërore. Ka pasur edhe shumë përparim nuk do të ishte e drejtë të nënvlerësohet. Por shpenzimi publik është në tërësi me e lartë se mundësia e vendeve individuale dhe ekonomitë e tyre, veçanërisht në rajonin danubian, janë të brishta dhe të pambrojtura. Përsëri, si në rastin e anëtarësimit grek në eurozonë, ne duhet të pyesim nëse a do të kishte qenë më mirë ta bënim zgjerimin në kohë të tjera dhe me formula të tjera. Jacques Delors, Kryetari i Komisionit deri në fillim të viteve nëntëdhjetë, mendonte një konfederatë evropiane në të cilën mund të bashkëjetonte me rregulla të ndryshme, një bërthamë perëndimore dhe një e të ardhurve. Por politikanët nuk i dhanë të drejtë./Skënder Buçpapaj

--

GLI IMITATORI FRETTOLOSI DEL MERCATO

Il capitalismo post sovietico

Il copione ungherese assomiglia a quello greco. In ambedue i Paesi l'opposizione (socialista in Grecia, liberal- conservatrice in Ungheria) vince le elezioni e si accorge di non potere mantenere le promesse fatte durante la campagna elettorale. Per scrollarsi di dosso la responsabilità dei sacrifici che dovrà chiedere ai suoi connazionali, denuncia le colpe dei predecessori; anche se una tale tattica allarma le Borse, complica la gestione della crisi e costringe il governo di Budapest a correggere rapidamente, per tranquillizzare i mercati, la prognosi negativa di uno dei suoi esponenti. Dei due malati l'Ungheria, con un debito pubblico pari al 78% del prodotto interno lordo, è meno grave della Grecia (115%) e presenta per noi il vantaggio di non essere membro dell'eurozona. Ma le sue difficoltà potrebbero preannunciare quelle di altri Paesi che furono satelliti dell'Unione Sovietica. L'economia polacca, nonostante la crisi, continua a crescere e i Paesi baltici sono capaci di una forte disciplina sociale. Ma in ciascuno degli ex satelliti approdati sulle spiagge dell'Ue nel 2004 vi è un capitalismo post-sovietico frettolosamente costruito dopo il crollo del muro. Esiste il rischio di una crisi regionale, estesa soprattutto ad altri Paesi dell'Europa danubiano-balcanica?

Quando ritrovarono la loro libertà, i vecchi satelliti, dovettero smantellare l'economia statale del periodo comunista e scegliere per il loro sviluppo un nuovo modello economico. Scelsero, come accade in queste circostanze, quello dei vincitori e cercarono per quanto possibile di imitare l'Occidente in una fase in cui la nuova ortodossia economica era quella predicata dai «mercatisti» anglo-americani e il «manuale del buon capitalista» era quello del Fondo monetario internazionale. Occorreva privatizzare, liberalizzare, chiudere le industrie antiquate, abbandonare attività che erano utili soltanto per gli scambi del Comecon, il mediocre equivalente comunista del Mercato comune. Ma non era possibile ignorare i quadri tecnico-amministrativi della vecchia economia, l'apparato burocratico dello Stato, i servizi di sicurezza, i minatori, i contadini, gli operai delle acciaierie, delle industrie belliche e dei cantieri navali, vale a dire quella massa di salariati, assistiti e sussidiati che il regime comunista aveva accumulato nel corso dei decenni precedenti.

Il risultato di queste contrastanti esigenze è diverso da uno Stato all'altro e riflette le condizioni economiche, sociali, culturali dei singoli Paesi. Ma in quasi tutti gli ex satelliti abbiamo assistito agli stessi fenomeni: nuove ricchezze, troppo frettolosamente conquistate, una nuova criminalità, una più estesa corruzione e partiti populisti, spesso eredi delle forze nazionaliste e razziste che esistevano nella regione prima della Seconda Guerra Mondiale. Vi sono stati anche molti progressi che non sarebbe giusto sottovalutare. Ma la spesa pubblica è stata complessivamente superiore alle possibilità dei singoli Paesi e le loro economie, soprattutto nell'area danubiana, sono fragili e vulnerabili. Ancora una volta, come nel caso dell'adesione greca all'eurozona, dobbiamo chiederci se non sarebbe stato meglio realizzare l'allargamento con altri tempi e altre formule. Jacques Delors, presidente della Commissione sino all'inizio degli anni Novanta, pensava a una confederazione europea nella quale avrebbero potuto convivere, con norme diverse, il nucleo occidentale e quello dei nuovi arrivati. Ma gli uomini politici non gli dettero retta.

Sergio Romano
06 giugno 2010

Përktheu Skënder Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
DEMOKRAT I ANATEMUAR - PROFESOR SEFULLA MALËSHOVANga NAUM PRIFTI (06.05.2010)
KOSOVA DHE NJOHJET - GJEOPOLITIKA TJETËRNga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.05.2010)
ME RASTIN E DITËS TË SHTYPIT NË KOSOVË NUK KUJTOHET BARDHYL AJETI !Nga ELIDA BUÇPAPAJ (06.04.2010)
MË TEPËR SE NJË GJETJE FORMULE, NJË THYERJE TABUJENga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.03.2010)
KUR MIQTË PRISHENNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (06.02.2010)
DËSHTIMI I FLOTËSEditoriali i Washington Post (06.01.2010)
MË PAK SHTET MË SHUMË SHOQËRINga PIERO OSTELLINO, Corriere della Sera (05.31.2010)
KUTELI - MJESHTËR I FJALËS SHQIPEKujtime dhe kritikë letrare nga NAUM PRIFTI (05.30.2010)
MARRËDHËNIET ME NDËRKOMBËTARËT SHPREHIN AFTËSINË SHTETËRORE TË KOSOVËSNga SKËNDER BUÇPAPAJ (05.29.2010)
TEORIA DHE PRAKTIKANga PATRICK MOORE (05.28.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]