VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Uashingtoni dhe Prishtina rikonfirmuan të njëjtin vizion për Kosovën

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 07:22pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Uashingtoni dhe Prishtina rikonfirmuan të njëjtin vizion për Kosovën
E Shtunë, 02.28.2009, 08:39am (GMT+1)

Voal-online (Editorial)  - Takimet që pati me nën presidentin Xhozef Bajdën dhe Sekretaren e Shtetit Hillari Klinton, si dhe me kongresmenë senatorë, zyrtarë të tjerë të lartë, miq amerikanë të Kosovës në Uashington D.C. gjatë këtyre ditëve delegacioni i Kosovës i përbërë nga presidenti Fatmir Sejdiu, kryeministri Hashim Thaçi dhe Ministri i Jashtëm Skënder Hysni dëshmuan fuqishëm se Uashingtoni dhe Prishtina kanë të njëjtin vizion realist për Kosovën. Vetëm një Kosovë me integritet territorial të pacënueshëm, vetëm një Kosovë sovrane në çdo milimetër katror të saj dhe në të gjitha marrëdhëniet e saj të brendshme e të jashtme, vetëm një Kosovë me stabilitet të plotë është garanci për mirëqenien e qytetarëve të saj të të gjitha përkatësive, është garanci për paqen, stabilitetin, për integrimet e rajonit të Evropës Juglindore dhe të kontinentit në proceset perëndimore dhe ato globale. Vetëm një Kosovë e fortë në rrafshin politik, ekonomik, diplomatik, të sigurisë dhe në të gjitha rrafshet e tjera garanton përmbushjen e interesave të individëve, garanton përmbushjen e interesave të shoqërisë, garanton marrëdhënie të qetësuara me fqinjët, në mënyrë të veçantë me Serbinë dhe me serbët. Një vit pas zyrtarizimit të pavarësisë dhe sovranitetit të Kosovës, tashmë është gjithnjë më e qartë dhe gjithnjë në krye të rendit të ditës domosdoshmëria e shtimit sa më të madh dhe sa më të shpejtë të njohjeve ndërkombëtare të Kosovës së pavarur dhe sovrane, deri tani e njohur nga 55 vende. Kosova në radhët e Kombeve të Bashkuara, në radhët e Fondit Monetar Ndërkombëtar, të Bankës Botërore, si dhe të organizmave të tjera ndërkombëtare, Kosova e përshpejtuar drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO, përbën siguri të plotë për një vizion të ri të politikës perëndimore dhe asaj globale ndaj rajonit evrojuglindor, në mënyrë që ai përfundimisht të shndërrohet në burim stabiliteti për veten, për kontinentin e më gjerë, duke i dhënë fund një praktike të mbrapshtë të dy shekujve të kaluar, një politike të bazuar në koniunkturat më negative të historisë.


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
17 Shkurti dhe Ëngjëlli Mbrojtës i Shqiptarëve Nga Elida BUÇPAPAJ (02.18.2009)
Në Shqipëri kemi demokraci pa integritet apo demokraci pa demokratë ? Nga Elida BUÇPAPAJ  (02.11.2009)
A i duhet Komunitetit Ndërkombëtar një konflikt i ri në Europën Juglindore ? - Nga Shirli Cloyes DioGuardi, Këshilltare për Çështje të Ballkanit pranë LQSHA (02.05.2009)
Serbia kërkon të ketë përballë një Kosovë sa më të dobët (02.02.2009)
Në Kosovë FSKsë të mos i krijohet asnjë pengesë Editorial (01.30.2009)
Zgjedhjet e parametrave perëndimorë i japin fund tranzicionit në Shqipëri (01.27.2009)
Fjalë lamtumire presidentit Ibrahim Rugova - Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.24.2009)
Nderim atyre 1 milionë shqiptarëve që përfaqësuan kombin shqiptar pa kufij dhe vazhdimësinë e Rugovës - Nga Elida BUÇPAPAJ (01.22.2009)
We Albanians miss George W.Bush - Ne Shqiptarëve na mungon George W. Bush  Nga Elida BUÇPAPAJ (01.19.2009)
"LQSHA-AACL-Person i Vitit" - 20 vjet LQSHA ose Joe e Shirley DioGuardi dhe jubileu i lobimit shqiptar në Washington D.C.  - Nga Elida BUÇPAPAJ (01.14.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]