VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - 15 VJET "BOTA SOT", GAZETA QË PARASHKROI HISTORINË E SHQIPTARËVE Nga ELIDA BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 07:50am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
15 VJET "BOTA SOT", GAZETA QË PARASHKROI HISTORINË E SHQIPTARËVE
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Mërkurë, 06.16.2010, 04:06pm (GMT+1)


Kur Bota Sot filloi jetën e saj si gazetë, 15 vjet më parë, faktori shqiptar ishte i papërfillshëm në Ballkan. Nga fqinjët konsiderohej një çiban që duhet t'i çrrënjosej rajonit ndërsa midis vedi ky faktor ishte pothuaj në luftë.
Kur Bota Sot filloi jetën, askush nuk e dinte si do të shkonte filli i historisë, Kosova ishte nën pushtim, Shqipëria në prag të luftës civile, shqiptarët e Maqedonisë nën segregacion.

Me kalimin e dy viteve të parë të jetës, Bota Sot i vuri vetes qëllimin, pa e ditur as vetë nëse do ta përmbushte dot,  për ta përmbysur këtë skakierë anakronike shahu, ku shqiptarët ishin ekskomunikuar, përjashtuar edhe si banorë edhe si lojtarë, nga  ku Ballkani shfaqej si fuçi baruti ndërsa Shqiptarët si qënie me bisht.

Një grusht njerëzish idealistë përmes gazetës Bota Sot kishin vendosur t'i faktorizonin shqiptarët si komb, duke kërkuar që në shtetin Amë të deinstalohej pushteti i kallashnikovëve që u instalua me dhunë në 1997 dhe Shqipëria  të ndërtonte demokracinë e të integrohej në NATO dhe BE; duke kërkuar që Kosova të çlirohej nga pushtuesi dhe të fitonte pavarësinë; duke kërkuar që shqiptarët e Maqedonisë të ktheheshin në një realitet të qenësishëm si pjesë konsistente shtetformuese; duke kërkuar që faktori politik të hiqte dorë nga lufta mes vedi, sëmundje që na e kishin injektuar pushtuesit dhe diktatura;  dhe kombi shqiptar të rilindte si një komb europian në zemër të Europës.

Sipas lokucionit latin "Verba volant, scripta manent" sipas të cilit  "Fjalët fluturojnë ndërsa të shkruarat mbeten ", Bota Sot me guxim, nën kërcënime dhe shantazhe të të gjitha llojeve parashkroi fatin e shqiptarëve jo vetëm për dy dekadat që do të vinin por edhe për shekullin XXI. Së pari e vendosi fatin e kombit shqiptar në marrëdhënie të pandashme dhe të përherëshme me SHBA. Sigurisht parashikimet e Bota Sot mbështeteshin në fondamentin e gjenisë së kombit shqiptar, si komb liberator dhe liridashës.

Bota Sot e ndyshoi historinë në letër përpara se shqiptarët të merrnin rolin e protagonistit, duke i thyer të gjitha tabutë e vendosura nga regjimi pushtues serb dhe nga regjimi diktatorial i shtetit amë për gjysmë shekulli. Kemi kërkuar pavarësinë e Kosovës kur çështja e Kosovës ishte në një tunel pa dalje.

Bota Sot me një grup njerëzish u kthye në një institucion lirie për shqiptarët, atëhere kur nuk ekzistonin institucionet, u kthye në një institucion në mbështetje të institucioneve të posalindura në Kosovës, atëhere kur klasa politike në Kosovë ishte në një gjendje të mjerueshme, pa kurrfarë kulture demokratike.

Tirazhi i Bota Sot arriti në 200 mijë kopje duke u futur në historinë e kombit shqiptar si gazeta më e madhe, që botohej në Kosovë, Maqedoni, Europë dhe Amerikë. Bota Sot hyri në Kosovë për herë të parë bashkë me trupat e NATO-s me një tirazh prej 50 mijë kopjesh, duke sjellë aty bashkë me shijen e lirisë edhe shijen e shtypit të lirë, të promovuar për herë të parë pas periudhës obskurantiste të pushtuesit.

Tirazhi i gazetës Bota Sot mund të arrinte në 1 milionë kopje, nëse ndaj saj nuk do të fillonte një luftë e paprinciptë nga segmentet më lugubre të Ballkanit, ku futet edhe segmenti ekstremist shqiptar.

Bota Sot ishte i vetmi medium në mbrojtje të interesave kombëtare të shqiptarëve që dëshmoi pushtetin e fuqishëm të fjalës së lirë, duke sfiduar të gjithë mercenarët e gazetarisë shqiptare që mbijetojnë nga subvencionet e politikës, për të deformuar fjalën e lirë.

Bota Sot ishte e vetmja gazetë shqiptare që, në sajë të suksesit, e sfidoi konkurencën, duke hyrë në një komunikim të ndershëm dhe profesional me lexuesin shqiptar, të cilit i dedikon suksesin dhe mbijetesën, sepse Bota Sot ka e pasur mbijetesën e saj në sajë të shitjes, pa përfituar kurrë asnjë donacion apo ndihmë nga asnjë segment i politikës apo biznesit.

Hyrja e Bota Sot në Kosovë e tronditi një shpurë të gazetarëve që kishin monopolizuar lirinë e shtypit përmes politikës dhe nuk e njihnin fuqinë e konkurencës së ideve në një treg të lirë. Kjo shpurë çinovnikësh filloi luftën direkte dhe indirekte kundër Bota Sot me të gjitha llojet e mënyrave bizantine dhe ortodokse. Enver Maloku, Xhemaj Mustafa, Bekim Kastrati, Bardhyl Ajeti janë 4 gazetarë të Bota Sot, heronj të shtypit dhe fjalës së lirë, të cilët mungojnë në këtë 15 vjetor.

Gjatë këtyre 15 viteve, kundër gazetës Bota Sot është zhvilluar një luftë sistematike, duke ia vrarë gazetarët, duke inskenuar gjyqe, gjoba dhe hakmarrjet politike, inicuar nga segmente okulte që duke i shpallur luftë gazetës Bota Sot, në fakt i kanë shpallur luftë demokracisë së brishtë në Kosovë. Sepse një demokraci nuk mund të mbijetojë pa shtypin dhe informimin e lirë, pasi siç thotë Thomas Jeffersoni "informacioni është monedha e demokracise".

"Sa herë që vdes një gazetë qoftë edhe kur është një gazetë e keqe, vendi lëviz pak më afër autoritarizmit; por kur vdes një gazetë e madhe, si New York Herald Tribune, historisë i është mohuar një dëshmitar i devotshëm". Kështu do të shkruante Richard Kluger, një gazetar bashkëkohës Pulizer (Pulitzer), që asaj kohe ishte editor i New York Herald Tribune, njërës prej gazetave më autoritative të kohës, e cila më vonë do të shndërrohej në International Herald Tribune, pasi amerikanët e dinë vlerën e fjalës së lirë.

Në lidhje me rolin e gazetave, duke u kthyer tek Thomas Jeffersoni, Presidenti i 3-të i SHBA-ve për dy mandate rresht, që njëkohshëm është edhe Autori i Deklaratës së Pavarësisë, i cili ka thënë: "Po qe se  do të më duhet të vendos nëse do të na duhet të kemi një qeveri pa gazeta, apo gazeta pa qeveri, unë nuk do të hezitoj asnjë moment për të thënë se do të preferoja këtë të fundit. Por do të shtoja se çdo njeri do të duhej t'i lexonte këto gazeta për t'u aftësuar".

Ajo që thotë Jefferson në lidhje me gazetat ka të bëjë me Bota Sot, sepse Bota Sot ishte kur faktori shqiptar nuk ishte, dhe nëse sot faktori shqiptar është, kjo do të thotë se misioni i Bota Sot pjesërisht është kryer.
Ndokush do të pyesë se kur do të jetë i kryer plotësisht misioni i Bota Sot, përgjigja do të ishte, kur shqiptarët të jenë të unifikuar, në themelet e një pluralizmi dhe pluripartizmi demokratik, ku bipartizanizmi do të kthehet në një refren të politikës shqiptare kur është fjala për interesat kombëtare të shqiptarëve që rezojnojnë me interesat e Europës Perëndimore dhe me vlerat më të larta të demokracisë. Vetëm atëhere do të kemi një faktorizim të plotë të shqiptarëve si një komb që gjallon në trojet e veta në shtatë shtete të Ballkanit.

Por do të shtoja se misioni i shtypit të lirë asnjëherë nuk është i kryer plotësisht, prandaj në shoqëritë demokratike mediumet e fjalës së lirë kanë një rol të domosdoshëm dhe të përhershëm si i ashtuquajturi pushteti i katërt, në mbrojtje të qytetarit, shtetit të së drejtës dhe si zëdhënësa të opinionit publik.

ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVA, VIKTIMË E BASHKIMIT EVROPIAN PA PRIVILEGJNga PATRICK MOORE (06.16.2010)
I PAEPURI PROFESOR SKËNDER LUARASIKujtime nga NAUM PRIFTI (06.15.2010)
PRANGOSJA E KRIMIT ËSHTË SHPRANGOSJE E SHOQËRISËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.15.2010)
"The Wall Street Journal": SUKSESET E POLITIKËS SË JASHTME TË OBAMËSNga JAMES RUBIN, ish ndihmës Sekretar Shteti në administratën Klinton (06.15.2010)
A NUK ËSHTË IRONIKE?Nga MAUREEN DOWD, New York Times (06.14.2010)
KOSOVA E EMANCIPUARNga ELIDA BUÇPAPAJ (06.09.2010)
KATINI SHQIPTAR DUHET TË DALË NË DRITËN E DIELLITNga SALI BERISHA (06.09.2010)
VRANË PAMËRSHIRSHËM ANKOHEN PËR USHQIMINKRIMINELËT E BALLKANT QË NË HAGË KREKOSEN SI KLIENTË HOTELESHNga DOREEN CARVAJAL, THE NEW YORK TIMES (06.08.2010)
EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËSNga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.08.2010)
IMPAKTI POZITIV I SHQIPËRISËNga MARK FITZGERALD (06.07.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]