VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - MË MIRË VONË SE KURRË - SHEMBULLI BRITANIKNga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 11:07am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

MË MIRË VONË SE KURRË - SHEMBULLI BRITANIK

Nga FRANK SHKRELI


E Mërkurë, 06.16.2010, 09:37pm (GMT+1)

Te marten ne Londer, komisioni i posaçem hetimor britanik Saville, (emertuar pas Lordit Saville, kryetar i komisionit) i caktuar per te zbuluar te verteten ne lidhje me masakrimin e 13 personave, protestues paqesore nga trupat britanike ne Londonderry te Irlandes Veriore ne vitin 1972, botoi me ne fund raportin prej 5000 faqesh ne lidhje me keto vrasje. Ngjarja e cilesuar si "E diella e pergjakeshme" ne ate kohe shkaktoi zemerim dhe indinjate anembane botes. Nder te tjera, raporti i Komisionit te Lordit Saville e ben absolutisht te qarte faktin se ushtaret britanike hapen zjarr te paret kunder protestuesve paqesore, se njerezit kunder te cileve ata hapen zjarr nuk ishin te armatosur dhe se disa ishin duke u larguar nga skena, dhe sipas raportit disa te tjere u vrane ndersa ishin te shtrire ne toke. Raporti gjithashtu vjen ne perfundimin se nuk kishte asnje justifikim per vrasjen ose plagosjen e ketyre viktimave nga ushtaret britanike. Ushtaret, te cilet kishin humbur vet-kontrollin me ate rast, genjyen me vone per ato qe kishin bere. Populli i Irandes Veriore kishte pritur shume vite, 38 vjet per te qene ekzakt, per nje zbardhje te kesaj masakre te njerzeve dhe te afermeve te tyre te pafajshem. Ata, me dekada, jo vetem prisnin zbardhjen e se vertetes per kete krim por edhe nje pranim nga shteti dhe qeveria britanike per pergjegjesine e kryerjes se kesaj tragjedie. Ushtria dhe policia jane nen kontrollin e shtetit. Si te tille, shteti dhe qeveria jane pergjegjes per veprimet e tyre. Pas pothuaj 40 vjetesh, kryeministri i ri britanik David Cameron, me ane te nje akti te jashtzakonshem kerkoi falje duke thene se vrasjet ne Londonderry ishin krejtsisht te pajustifikueshme. "Ajo qe ndodhi nuk duhej te ndodhte kurre", tha Zoti Cameron ne parlamentin britanik, duke njoftuar perfundimet e raportit. "Familjet e atyre qe u vrane nuk duhej te detyroheshin te jetonin me dhimbjet e vuajtjet e asaj dite...

....Disa antare te forcave tona te armatosura vepruan keq ate dite. Qeveria me ne fund eshte pergjegjese per sjelljet e forcave te armatosura, dhe per kete arsye, ne emer te qeverise dhe ne te vertete, ne emer te vendit tone, me vjen shume keqe dhe kerkoj falje." Kryeministi britanik tha gjithashtu se nuk mbrohet ushtria britanike duke mbrojtur ate qe nuk mund te mbrohet dhe se nuk mund te nderosh ata qe i sherbyen atdheut me ndere duke u fshehur nga e verteta. Per me teper, Zoti Cameron tha se "raporti dhe hetimet demonstrojne se si nje shtet duhet duhet te mbaje veten pergjegjes dhe se si ne duhet te jemi gjithmone te vendosur, pa marre parasyshe se sa e veshtire eshte, te gjykojme veten duke u bazuar ne standardet me te larta."

Nje turme e madhe njerzish te cilet ishin tubuar ne Londonderry, me ne fund ndegjoi fjalet qe prisnin per nje kohe te gjate nga nje qeveri e kryeminister qe merr pergjegjesi per krime si ai i Londonderry-t, megjithse kishte ndodhur pothuaj dyzet vjete me pare. Me duartrokitjet e mijera vetave qe po shikonin ne ekrane te medha televizive fjalimin e Kryeminsitrit Cameron duket se turma shprehu nje ndjenje kenaqesie --nese mund te kete kenaqesi ne raste te tilla -- per faktin se degjuan fjalet qe meritonin dhe prisnin per nje kohe te gjate -- dhe se me ne fund, triumfoi drejtesia.

Njeri nga antaret e komisionit, Christopher Clark tha se shpreson qe raporti i posa botuar tu ndihmoje njerzeve te pranojne dhe te kuptojne te verteten se c'ndodhi ate dite ne Londonderry te Irlandes Veriore dhe shpreson qe ne te njejten kohe te mbaje pergjegjes ata, veprimet ose mos-veprimet e te cileve kontribuan ndaje asaj qe kishte ndodhur dekada me pare.

Ky raport ve ne dukje se si duhet vepruar ne zbulimin dhe hetimin e maskrave te tilla, sidomos te kryera nga ish qeveri e regjime te meparshme. Ve ne dukje, gjithashtu faktin se nuk eshte kurre vone per te hetuar krime te tilla, megjith kohen e gjate dhe shpenzimet qe u nevojiten. Le te sherbeje botimi i ketij raporti britanik si nje inkurajim dhe si nje shembull edhe per boten tone shqiptare ne Ballkan qe te ndermirren hetime, jo vetem per masakren e Tivarit, por per te gjitha te tjerat duke perfshire ketu edhe zbulimin e varrezave ne mase si ne Shqiperi ashtu edhe ne Kosove e trevat tjera shqiptare, sepse sipas fjaleve te kryeministrit britanik David Cameron "sinqeriteti dhe ciltersia ne lidhje me te kaluaren, megjithse e dhimshme, nuk na ben me te dobet por me te forte." Ai perfundoi fjalimin e tij duke thene se "shpresoj qe ky raport te shenoj momentin kur ne te gjithe bashkohemi ne kete parlament dhe ne komunitetet qe ne perfaqesojme, qe te pranojme e te pohojme historine tone edhe kur ajo mund te na ndaje, me qellim qe te vazhdojme me ndryshimet per te ndertuar nje te ardheme me te qendrueshme, paqesore e te begateshme per te gjithe."

Botimi i raportit britanik ne lidhje me masakrat e Londonderry-t, ndodhe ne nje kohe kur ne media te ndryshme shqiptare po diskutohet edhe per masakrat ne trojet shqiptare gjate regjimit komunist dhe te ben te deshirosh dhe te shpresosh se nje dite edhe ne trojet shqiptare do te krijohet nje komision i tille per te zbardhur te verteten per te gjitha masakrat e kryera ne ate pjese te botes, qe jane me miera e jo 13-14 veta sic eshte rasti ne Irlanden Veriore. Ne mungese te hetimeve te mire organizuara ne lidhje me krimet e komunizmit ne te gjitha trojet tona ne Balkan, te pakten te mos na mohohet e drejta per te folur e shkruar per to. Ka shume zera ne media te ndryshme shqiptare qe do te donin te harrohet ajo periudhe, duke thene se ka kaluar aq shume kohe, s'ka deshmitare, s'ka dokumentacion, e tjera, kejo ne nje kohe kur protagonistet kryesore jane ende gjalle, gje qe te ben pak te dyshimte ne lidhje me sinqeritetin e tyre ndaj kesaj ceshtjeje morale per kombin. Por neqoftse e verteta nuk del ne drite, dhe neqoftse shqiptaret nuk arrijne nje mirekuptim te perbashket ne lidhje me te kaluaren e tyre, mos zbardhja e krimeve te komunizmit do te vazhdoje te leshoje hije te zeze mbi te ardhmen e tyre si komb.

Mos valle ka te drejte shkrimtari Ismail Kadare kure thote se "Shqiptaret nuk kane guximin te perballen me te kaluaren e tyre......?"

 

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
15 VJET "BOTA SOT", GAZETA QË PARASHKROI HISTORINË E SHQIPTARËVE Nga ELIDA BUÇPAPAJ (06.16.2010)
KOSOVA, VIKTIMË E BASHKIMIT EVROPIAN PA PRIVILEGJNga PATRICK MOORE (06.16.2010)
I PAEPURI PROFESOR SKËNDER LUARASIKujtime nga NAUM PRIFTI (06.15.2010)
PRANGOSJA E KRIMIT ËSHTË SHPRANGOSJE E SHOQËRISËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.15.2010)
"The Wall Street Journal": SUKSESET E POLITIKËS SË JASHTME TË OBAMËSNga JAMES RUBIN, ish ndihmës Sekretar Shteti në administratën Klinton (06.15.2010)
A NUK ËSHTË IRONIKE?Nga MAUREEN DOWD, New York Times (06.14.2010)
KOSOVA E EMANCIPUARNga ELIDA BUÇPAPAJ (06.09.2010)
KATINI SHQIPTAR DUHET TË DALË NË DRITËN E DIELLITNga SALI BERISHA (06.09.2010)
VRANË PAMËRSHIRSHËM ANKOHEN PËR USHQIMINKRIMINELËT E BALLKANT QË NË HAGË KREKOSEN SI KLIENTË HOTELESHNga DOREEN CARVAJAL, THE NEW YORK TIMES (06.08.2010)
EMRI NDËRKOMBËTAR I KOSOVËSNga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.08.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]