VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - BEKIM FEHMIU NUK KA NEVOJË PËR LOTË KROKODILËSHNga ELIDA BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 10:11am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
BEKIM FEHMIU NUK KA NEVOJË PËR LOTË KROKODILËSH

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Djelë, 06.20.2010, 07:41am (GMT+1)



Bekim Fehmiu, aktori më i madh shqiptar i skenës dhe ekranit të madh iku nga kjo botë në kohën kur kultura shqiptare përjeton krizën më të thellë të identitetit pasi politika ka uzurpuar vendin e protogonistit, duke i lënë artistët në hije, të jetojnë dhe të vdesin në harrim.

Bekim Fehmiu, Marlon Brando shqiptar, i jashtëzakonshëm, me një karakter shumëdimensional, shumëplanesh, i destinuar për role dramatike, me botë të madhe shpirtërore, imponues, që mjafton një herë ta shihje në ekran dhe të mos e harroje për të gjithë jetën. Kandidat për Palmën e Artë në Festivalin e Kanës, të cilën do ta kishte fituar po të mos ishte shqiptar, çmim i mjerimit ku na ka degdisur politika. Ka interpretuar si kollos mes kollosësh përkrah me John Huston, Ava Gardner, Charles Aznavour, Irene Papas, Claudia Cardinale etj.

Personalisht e kam parë për herë të parë kur kam qenë fëmijë tek Odiseu me Irene Papas dhe Libera, E  Dashura Ime me Klaudia Kardinalen, dhe prej atij çasti më është ngulur në kujtesë për të mos m'u shkulur më kurrë. Këtë efekt e bën vetëm arti i kulluar dhe artisti i madh që ka fuqinë hyjnore, dhe Bekim Fehmiu është një hyj.

Por megjithë këtë dimension aq të rrallë për individin, do të duhej që Bekim Fehmiu të na linte lamtumirën për të bërë që ne të kthenim kokën tek ai. Por çfarë ndreq se ne mbetkemi të shtangur tani kur ai iku, përderisa kur ishte  do të merreshim me punë të rëndomta duke bërë gjithçka për të mos e vënë re.

Sepse duhet të kesh teserë partie, duhet të jesh surrugato, duhet të jesh mediokër, duhet të bësh art trash, duhet të jesh spiun i Sigurimit të Shtetit, duhet të jesh ish-eksponent i regjimit, duhet të jesh zagar, duhet të jesh i të nëntëdhjetenëtave që të meritosh vemendjen e reflektorëve shqiptarë.

Kush nuk e pranon këtë klishé më mirë të largohet nga trevat shqiptare, të ikë nga sytë këmbët, me vizë, si klandestin, duke e blerë vizën me koston e apartamentit ku jetonte, duke marrë gomonet, duke ndërruar nacionalitetin, duke u bërë italian, grek, amerikan, zviceran, anglez, e gjithçka por jo ai i zanafillës.

E do të duhej të vdiste Bekim Fehmiu, që të fillonte rituali i neveritshëm për të përmendur vlerat që ai i kishte, se ishte ai që ishte, aktori më i mirë, artisti më i madh, i vlerësuar nga kinematografia botërore. Por sa më tepër theksohet ky fakt, aq më tepër kuptohet hendeku midis vlerësimeve postmortum me heshtjen kur ai ishte gjallë, ku vlerësimi për njerëzit e kulturës vazhdon të mbetet e varur nga kritizerët politikë, të ngjashëm me ata që vinin firma për të dërguar në litarë poetë.

A i keni parë rrjetet televizive të Shqipërisë ku ka edhe kanale që japin gjithë ditën filma të realizmit socialist të kohës së diktaturës dhe nuk guxojnë edhe sot e kësaj dite të vendosin filma të Bekim Fehmiut ?  Kur do të duhej të ndodhte e kundërta, që filmat e realizimit socialist t'i jepeshin publikut për të treguar se ku degjeneron arti kur për rrugën e tij vendos një regjim që e ka përçudnuar  kulturën, duke i mohuar të drejtën e qytetarisë Gjergj Fishtës apo kur ia mohon të drejtën Nënë Terezës të vijë e të takohet për së gjalli me të jëmën dhe motrën e saj.

Po përse ky mallkim do të duhej ta ndiqte Bekim Fehmiun edhe pas rrëzimit të diktaturës. E përse nuk u përkthye kurrë në shqip kur ai ishte gjallë autobiografia, ku ai shkruan me krenari prejardhjen e tij, kur në Shqipëri e Kosovë përkthehen tyrli romane të verdhë e rozë. E përse u kalua gjithçka në heshtje dhe u prit deri sa ai të ikte, që Uliksi dhe Hedoni bijtë e tij, të tregonin për gjyshin e tyre, Ibrahim Fehmiun, mësuesin patriot, i persekutuar nga UDB-ja për veprimtarinë e tij politike .

E përse u harrua Bekim Fehmiu ?! Të harrosh Bekim Fehmiun do të thotë ta lësh karakterin shqiptar të varfër dhe skematik pa mrekullinë e talentit të tij, i cili është pjesë e identitetit tonë kulturor, t'ua zhveshësh shqiptarëve magjinë për të mrekulluar publikun shqiptar dhe botëror, t'i lesh shqiptarët pa korifej të kulturës, kur kemi pasur fatin që këta korifej të kenë qenë bashkëkohës me ne. T'i lësh shqiptarët pa Bekim Fehmiun do t'i thotë t'i gjymtosh ata, t'ua shitosh zërin, t'ua marrësh frymën.

A mendohet ndonjëherë se gjeneratat e reja do të na pyesin, se nga ata vinë, se cilat janë rrënjët e tyre, pasi gjeneratat e reja e kanë të domosdoshme  të dinë se në gjakun e tyre, kanë diçka se përse ia vlen të krenohen, se ADN-ja e tyre është e ngjashme me atë të Gjergj Fishtës, Nënë Terezës, Bekim Fehmiut, me të cilin ishim të ndarë për së gjalli e për këtë duhet të vemë kujën.

ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (2)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TË DALIM PËRFUNDIMISHT NGA INERCITË E TRASHËGUARA PREJ LUFTËS SË FTOHTËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.18.2010)
MË MIRË VONË SE KURRË - SHEMBULLI BRITANIKNga FRANK SHKRELI (06.16.2010)
15 VJET "BOTA SOT", GAZETA QË PARASHKROI HISTORINË E SHQIPTARËVE Nga ELIDA BUÇPAPAJ (06.16.2010)
KOSOVA, VIKTIMË E BASHKIMIT EVROPIAN PA PRIVILEGJNga PATRICK MOORE (06.16.2010)
I PAEPURI PROFESOR SKËNDER LUARASIKujtime nga NAUM PRIFTI (06.15.2010)
PRANGOSJA E KRIMIT ËSHTË SHPRANGOSJE E SHOQËRISËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.15.2010)
"The Wall Street Journal": SUKSESET E POLITIKËS SË JASHTME TË OBAMËSNga JAMES RUBIN, ish ndihmës Sekretar Shteti në administratën Klinton (06.15.2010)
A NUK ËSHTË IRONIKE?Nga MAUREEN DOWD, New York Times (06.14.2010)
KOSOVA E EMANCIPUARNga ELIDA BUÇPAPAJ (06.09.2010)
KATINI SHQIPTAR DUHET TË DALË NË DRITËN E DIELLITNga SALI BERISHA (06.09.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]