VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - TË VËRTETAT E PAZBARDHURANga SERGIO ROMANO, Corriere della Sera

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 05:03pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

TË VËRTETAT E PAZBARDHURA

Nga SERGIO ROMANO, Corriere della Sera


E Mërkurë, 06.23.2010, 07:03am (GMT+1)

Ditët e Memories janë duke u bërë gjithnjë e më shpesh si ditë përkujtimesh të mistereve të pazgjidhura. Kur do të flasim për misterin e Ustikës - në ditët e ardhshme - ne do të rreshtojmë edhe njëherë tjetër listën e supozimeve dhe hamendësimeve që asnjë sentencë gjykate - në vitet e fundit - duket ta ketë eliminuar përgjithmonë. Tashmë jemi mësuar me këtë dukuri. Duke filluar nga vrasja e rebelit siçilian Salvatore Giuliano në 1950 deri tek masakrat terroriste të viteve të "plumbit" 70-të, e nga rasti i lozhës masonike P2, deri tek dosja e spiunëve sovjetikë në Itali (dosja "Mitrokhin"), çka do të thotë se nuk ekziston çështje italiane në të cilën nuk ka rënë përmbi të një perde misteri si një bllokadë ndaj së vërtetës. Ka patur vendime gjyqësore, por tre shkallët gjyqësore shpesh kanë prodhuar vendime kontradiktore, siç ndodhi kohët e fundit në historinë e Gjenovës (ku gjatë një manifestimeve "No-global" u vra një militant anarkist nga policia italiane) gjatë G8 në vitin 2001. Ne kemi një sistem "garantist" që në fund të fundit mbron të akuzuarit.


Por kur një Gjykatë shpesh korrigjon një tjetër shkallë gjykate dhe kur sot mund të jesh fajtor e nesër del të jesh i pafajshëm, apo anasjelltas, asnjë vendim në sytë e opinionit publik duket, sidomos në rastet politikisht të diskutueshme, si një pikë fundore, si një e vërtetë e padiskutueshme. Kur një gjykatë e shpall dikë të lirë dhe tjetra e dënon, shumë italianë në mënyrë të pashmangshme do të arrijnë në përfundimin se në origjinën e çdo ngjarjeje ka diçka të mbuluar nga një mbrojtës i fshehur. Dhe ne përjetojmë përshtypjen se vendi lundron në një det sekretesh. Skandalet, intrigat dhe lehtë-besimet e opinionit publik, gjithmonë e gatshme për të dyshuar për keq, i përkasin fiziologjisë së të gjitha demokracive. Nëse presidenti i Republikës franceze nuk do të ishte një monark, presidenca Mitterrand do të prodhonte një numër të konsiderueshëm "rastesh" skandali. Pra, jo vetëm në Itali - ndër të tjera - kur duhet të hidhet dritë mbi një ngjarje, hetimet mund të duken të pafundme.


Për hetimin e ngjarjeve në London-derry, në Irlandën e Veriut, më 30 janar të vitin 1972 (masakra e përgjakshme e së dielës - Bloodt Sunday), kanë qenë të nevojshme dy hetime publike. E dyta, e miratuar nga Toni Bler, zgjati dymbëdhjetë vjet dhe mohoi hetimin e parë, por konkluzionet e veta, të bëra publike në ditët e fundit janë të qarta dhe nuk do të kontestohen me shumë gjasa.


Ndoshta shembulli britanik mund të na ndihmojë të kuptojmë pse kërkimi i së vërtetës është më i komplikuar në Itali sesa diku tjetër. Komisioni për masakrën e Londonderry kryesohej nga lordi Mark Saville, një njeri i cili ka kaluar gjithë jetën e tij nëpër salla gjyqi, fillimisht si avokat dhe më pas si gjyqtar, dhe tani është një anëtar, bashkë me nëntë gjyqtarë të tjerë, të Gjykatës së Lartë, të ngritur një vit më parë. Pranë tij, ndër të tjera, ishin një gjyqtar i Zelandës së Re dhe një gjyqtar kanadez.


Komisioni i ngritur nga Gordon Broun mbi luftën në Irakut, kryesohej nga John Chilcot, një "Mandarin", i cili ka kaluar një pjesë të mirë të karrierës të tij publike në postet e larta të Ministrisë së Brendshme. Në Itali, megjithatë, komisionet janë zakonisht parlamentare - të përbëra me doza të forta politike dhe shpesh bëhen vende ku secila palë mbështet hipotezën që më mirë përkon me vizionin e tyre ideologjik të ngjarjes, ose më keq, shumica bien dakord se saj interesave. Në heshtjet më të diskutueshme do të ishte më mirë që të ndjekin shembullin britanik dhe t'i besojmë hetimet një panel të pavarur gjykatësish, të ardhur nga një karrierë e shquar dhe e papërlyer. Besoj se italianët do të ishin më të gatshëm për të pranuar konkluzionet e tyre. (Corriere della Sera)


Aneksi i shqiptar i të vërtetave të pazbardhura/Misteret në të shumtën e rasteve mbeten mistere. Sidomos kur përkufizimi i misterit është ajo që nuk dihet. Në mënyrë shumë të fshehtë e të pakuptueshme, në mënyrë misterioze ndodhi hemorragjia shpirtërore ndër shqiptarë me Masakrën e Tivarit, e pazbuluar; i fshehtë e të pakuptueshëm nga të tjerët janë krimet e ndryshme të ndodhur gjatë periudhës së komunizmit, e pazbuluar; që është e panjohur, që përmban diçka shumë të fshehtë, që fsheh një mister, që nuk mund të kuptohet ose që kuptohet me vështirësi të madhe është vrasja e tribunit të demokracisë Azem Hajdari (prapavija politike e komisariatit të policisë); diçka e panjohur ose shumë e fshehtë është vjedhja e Thesarit të shtetit etj; diçka e errët dhe e pashpjegueshme është tragjedia e Gërdecit (ndonëse në gjykim): ky mister i madh, i ndritshëm, i heshtur, kaq turbullues fsheh brenda vetes edhe plot mistere të tjerë më të vegjël (Lavdrim Lita)

--

CASO USTICA E UN ESEMPIO DA LONDRA

Le verità impossibili

CASO USTICA E UN ESEMPIO DA LONDRA

Le verità impossibili

Igiorni della memoria stanno diventando sempre più frequentemente commemorazioni di misteri insoluti. Quando parleremo di Ustica, nei prossimi giorni, lo faremo ancora una volta elencando la lista delle ipotesi che nessuna sentenza, nel corso degli ultimi anni, sembra avere definitivamente eliminato. Ci siamo ormai abituati. Dall'assassinio di Salvatore Giuliano nel 1950 alle stragi terroristiche degli anni di piombo, dal caso della Loggia P2 a quello dello spionaggio sovietico in Italia (il «dossier Mitrokhin») non esiste vicenda italiana su cui sia calato definitivamente il sipario della verità. Vi sono state sentenze di tribunale, ma i tre gradi di giudizio producono spesso verdetti contraddittori, come è accaduto recentemente per le vicende di Genova durante il G8 del 2001. Abbiamo un sistema «garantista» che protegge in ultima analisi l'imputato.

Ma là dove un tribunale corregge frequentemente un altro e il colpevole di oggi può essere l'innocente di domani, o viceversa, nessuna sentenza appare agli occhi della pubblica opinione, soprattutto in casi politicamente controversi, un punto fermo, una verità indiscutibile. Quando un tribunale assolve e l'altro condanna, molti italiani, inevitabilmente, giungono alla conclusione che all'origine di ogni evento vi siano responsabilità coperte da un protettore occulto.

E il Paese continua a vivere nell'impressione di galleggiare su un mare di segreti. Gli scandali, gli intrighi e la credulità della pubblica opinione, sempre pronta a sospettare il peggio, appartengono alla fisiologia di tutte le democrazie. Se il presidente della Repubblica francese non fosse un monarca, la presidenza Mitterrand avrebbe prodotto un considerevole numero di «casi». Non soltanto in Italia, inoltre, quando occorre fare luce su un avvenimento, le indagini possono sembrare interminabili. Per l'accertamento dei fatti accaduti a Londonderry, in Irlanda del Nord, il 30 gennaio 1972 (il massacro di Bloody Sunday), sono state necessarie due pubbliche indagini. La seconda, decisa da Tony Blair, è durata dodici anni e ha smentito la prima, ma le sue conclusioni, rese pubbliche negli scorsi giorni, sono nette e non verranno verosimilmente contestate. Forse l'esempio britannico può aiutarci a capire perché la ricerca della verità sia più complicata in Italia che altrove. La Commissione sul massacro di Londonderry è stata presieduta da Lord Mark Saville, un uomo che ha passato la sua vita nelle aule dei tribunali, dapprima come avvocato poi come giudice, ed è oggi membro, con altri nove magistrati, della Corte Suprema, istituita un anno fa. Accanto a lui vi erano, tra gli altri, un giudice neozelandese e un giudice canadese.

La commissione istituita da Gordon Brown sulla guerra irachena è presieduta da John Chilcot, un «mandarino» che ha passato buona parte della sua carriera pubblica negli alti gradi del ministero dell'Interno. In Italia, invece, le Commissioni sono generalmente parlamentari, vengono composte con evidenti dosaggi politici e diventano spesso il luogo in cui ogni partito sostiene l'ipotesi che maggiormente coincide con la sua visione ideologica dell'avvenimento o, peggio, che maggiormente conviene ai suoi interessi. Nei casi più controversi sarebbe meglio seguire l'esempio britannico e affidare le indagini a un collegio di personalità indipendenti, possibilmente giunte alla fine di una onorata carriera. Credo che gli italiani sarebbero maggiormente disposti ad accettare le loro conclusioni.

Sergio Romano
21 giugno 2010

Përktheu e përgatiti Lavdrim Lita


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
LETËR NGA STAMBOLLINga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (06.21.2010)
KUSH E VRAU BEKIM FEHMIUN ?Nga HYS SHKRELI (06.20.2010)
BEKIM FEHMIU NUK KA NEVOJË PËR LOTË KROKODILËSHNga ELIDA BUÇPAPAJ (06.20.2010)
TË DALIM PËRFUNDIMISHT NGA INERCITË E TRASHËGUARA PREJ LUFTËS SË FTOHTËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.18.2010)
MË MIRË VONË SE KURRË - SHEMBULLI BRITANIKNga FRANK SHKRELI (06.16.2010)
15 VJET "BOTA SOT", GAZETA QË PARASHKROI HISTORINË E SHQIPTARËVE Nga ELIDA BUÇPAPAJ (06.16.2010)
KOSOVA, VIKTIMË E BASHKIMIT EVROPIAN PA PRIVILEGJNga PATRICK MOORE (06.16.2010)
I PAEPURI PROFESOR SKËNDER LUARASIKujtime nga NAUM PRIFTI (06.15.2010)
PRANGOSJA E KRIMIT ËSHTË SHPRANGOSJE E SHOQËRISËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.15.2010)
"The Wall Street Journal": SUKSESET E POLITIKËS SË JASHTME TË OBAMËSNga JAMES RUBIN, ish ndihmës Sekretar Shteti në administratën Klinton (06.15.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]