VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - JO, ZOTI RAMA -- ZËRI I AMERIKËS NUK ËSHTË RADIO-TELEVIZION KAFENESH Nga FRANK SHKRELI*

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 11:24am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
JO, ZOTI RAMA -- ZËRI I AMERIKËS NUK ËSHTË RADIO-TELEVIZION
KAFENESH
Nga FRANK SHKRELI*

E Mërkurë, 06.23.2010, 07:52pm (GMT+1)



Dje, kryetari i Partise Socialiste te Shqiperise dhe njeherit kryetari i Bashkise se Tiranes, Zoti Edi Rama i dha nje interviste Zerit te Amerikes (VOA), drejte-per-drejte nga New Yorku ku po merrte pjese ne takimin e Internacionales Socialiste. Siç duket, Zotit Rama nuk i pelqyen pyetjet e korrespondentes se VOA-s, Zonjes Laura Konda ne lidhje me gjendjen aktuale politike ne Shqiperi dhe rezervoi sulmet e tij karshi ketij enti te besueshem lajmesh e komentesh nderkombetare aty nga fundi i intervistes. Sic duket ne nje moment deshperimi nga pyetjet qe sic dukej nuk i priste, e me ironi tha se "pyetjet e (Zerit te Amerikes) u ngjajne pyetjeve te kafeneve te Tiranes..."

Me te thene te drejten une nuk u habita shume nga ky reagim i Zotit Rama, pasi gjate karieres time 30-vjeçare ne Zerin e Amerikes-- gjate dhe pas Luftes se Ftohtë-, isha mesuar se shpeshehere me duhej tu pergjigjesha akuzave te tilla nga lloj-lloj udheheqsish e politikanesh,  nga  shtete te ndryshme sidomos akuzave qe vinin nga Shqiperia, duke perfshire kryeministra, ministra e lloj tjeresh, qe mendonin se Zeri i Amerikes nuk i kishte trajtuar siç duhet ose kishte trajtuar me mire kundershtarin ose kundershtaret. Por me habit fakti se sot pas 20-vjetesh, ka gjithnje politikane shqiptare qe Zerin e Amerikes e konsiderojne si ferre ne sy. Nuk dua te hy thelle ne kete artikull per marredhenjet e disa politikaneve shqiptare me Zerin e Amerikes gjate ketyre 20-vjeteve te fundit, pasi nuk dua te vë asnje njeri ne pozite te veshtire. Por dua te them me bindje te plote dhe duke u bazuar ne pervojen time 30-vjeçare si korrespondent, si shef i sherbimit shqip, si nendrejtor dhe drejtor i deges se Evropes VOA-s -- se Zeri i Amerikes ne gjuhen shqipe, por edhe ne gjuhet tjera qe kam mbiqkyrur per vite me radhe nuk ka transmetuar dhe nuk transmeton sot thashethemet e kafeneve, siç pretendon Zoti Rama. Besoj se çdo ndegjues dhe shikues i drejte i emisioneve te Zerit te Amerikes, neqoftse ndjek rregullisht keto programe, vjen ne te njejtin perfundim. 

Kjo nuk ndodh rastesisht. Nga fillimi i ekzistences se tij me 1942, Zeri i Amerikes ne programin e pare u premtoi degjuesve te tij ane e mbane botes se do tu thote te verteten, pa marre parasyshe nese lajmi do te jete i mire ose i keq. Per me teper, Zeri i Amerikes, si asnje ent tjeter lajmesh ne bote, ka nje kod parimesh, qe drejton programet e  perditeshme te VOA-s, kod ky i aprovuar nga Kongresi amerikan ne vitin 1976. Ky kod, nder te tjera, detyron Zerin e Amerikes qe lajmet dhe programet qe transmeton te jene te verteta, objektive dhe te gjithaneshme. Per gazetaret e VOA-s, ish-Drejtori i Zerit te Amerikes John Chancellor, njekohesisht edhe njeri nder gazetaret me te fameshem te Amerikes, ka thene per gazetaret e Zerit te Amerikes se "ne nje nivel te larte, ata jane njerez frymezues dhe inteligjentë, disa te lindur ne Amerike e te tjeret te ardhur nga mbare bota.

Kredibiliteti i nje enti lajmesh siç eshte Zeri i Amerikes kultivohet me vite, por edhe mund te humbasë me nje gabim. Jo se Zeri i Amerikes eshte i pagabueshem, pasi ne fund te fundit njerez jane ata qe punojne aty, por kredibiliteti eshte nje pasuri qe ruhet si syte e ballit ne  Zerin e Amerikes. Ata qe e kane degjuar Zerin e Amerikes rregullisht, e me vite gjate komunizmit, jane deshmitare se jo vetem qe VOA u ka thene te verteten per ngjarjet ne Shqiperi dhe ne boten komuniste, por ka transmetuar gjithmone te verteten edhe per ngjarjet ne Amerike, edhe atehere kur nuk ishte e lehte per te bere nje gje te tille. Si prove dua te ve ne dukje transmetimet e Zerit te Amerikes gjate luftes ne Vietnam dhe gjate krizes kushtetuese ne Amerike, gjatë aferes "Watergate", dy ngjarje keto shume kontraversale per kohen.  Menyra se si VOA raportoi per keto dy evenemente terhoqi levdata nga shtypi kritik amerikan dhe nga degjuesit ane e mbane botes, te cilet ne ate kohe me letrat e tyre shprehnin admirim per objektivitetin e programeve te VOA-s, ndaj ketyre ngjarjeve.

Por siç ve ne dukje dhe ironia e Zotit Rama karshi Zerit te Amerikes, te shumte jane ata qe, fatkeqsisht, sot e kesaje dite nuk ia dine vleren dhe nuk e njohin ndihmen qe Zeri i Amerikes ka dhene, sidomos ne informimin e masave ne ish-boten komuniste, duke perfshire ketu edhe Shqiperine e Kosoven, per te cilen gje kane folur eshte dhene kredi VOA-s nga  ish-disidente evropiane si Vaclav Havel e Lech Walesa, nder te tjere. Lech Walesa ka thene se pa transmetimet nderkombetare perendimore si ato te VOA-s, bota do te ishte ndryshe sot. Ai vazhdon te thote se prej ketyre transmetimeve mesuam se si te mendojme pavaresisht dhe me lire nga ato qe na servirej nga shtypi zyrtar i kohes.  Pas renies se Murit te Berlinit, shume vizitore nga Evropa Lindore vinin per te vizituar Zerin e Amerikes, per te pare per se afermi kete ent dhe per te takuar gazetaret, te cilet nuk i njohnin perveç nepermjet zerave te tyre. Nje nga keta ishte nje gazetar qe shoqeronte presidentin e atehereshem slovak Michael Kovac gjate nje vizite zyrtare ne Washington. Me ate rast ai tha se " te jesh gazetar duke vizituar Washingtonin dhe nuk viziton Zerin e Amerikes, eshte sikure te jeshe musliman per vizite ne Meke, e nuk shkon ne xhami per t'u falur".

Presidenti George Bush Sr. ne nje fjalim ne Atlanta vetem gjashte muaj pas renies se regjimit komunist ne Prage me 1989, rikujtoi takimin qe pati me ish-disidentin e me vone presidentin e Çekise,  Zotin Vaclav Havel ne Shtepine e Bardhe.  Me se pari ai erdhi ne Shtepine e Bardhe dhe me foli per rendesine e transmetimeve te Zerit te Amerikes per ata qe luftonin per liri ne Evropen Lindore. Pastaj ai vizitoi Zerin e Amerikes ku u takua me stafin e sherbimit çekosllovak. Ishte nje moment emocional, pasi  Zoti Havel nuk njihte asnjerin prej tyre nga fytyra, por si filloi te degjonte zerin e se cilit, ai ju drejtua atyre me emer, pasi njohu zerat e tyre nga trasnmetimet e VOA-s. Jane momente si ky, tha Presidenti Bush qe me bindin se Amerika duhet te jete gjithmone deshmitare e se vertetes. Amerika nuk do te humbe kurre zerin e saj, perfundoi Zoti Bush.

Ish-Drejtori i Zerit te Amerikes, Zoti Richard Carlson iu drejtua stafit te Zerit te Amerikes ne fund te Luftes se Ftohtë duke thene se "Viti i kaluar njohu shume heroj. Nder te tjere zoterinjtë Lech Walesa dhe Vaclav Havel. Djaloshin e ri kinez qe ndaloi kolonen e tanksave ne Pekin. Gjermanet qe u hodhen mbi Murin e Berlinit. Lituanezet te cilet refuzuan te peruleshin para nje fuqie te huaj. Por perveç ketyre, kishte edhe shume te tjere. Njerez qe per vite me radhe mbanin gjalle mendimet, idete dhe kulturat qe qeveri te ndryshme komuniste perpiqeshin t'i zhduknin. Kur vala e lirise perfshiu boten, keta njerez ruajten parimet e tyre dhe sensin e gjykimit te drejte. Nder keta njerez jeni ju. Ju ishit pjese e revolucioneve te vitit '89."

Zëri i Amerikes, si atëhere, sot dhe nesër.


*Ish-Drejtor i Zerit te Amerikes per Evropen dhe Ish-Drejtor i Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan.

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KORRUPSIONI SHESHITNga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.23.2010)
TË VËRTETAT E PAZBARDHURANga SERGIO ROMANO, Corriere della Sera (06.23.2010)
LETËR NGA STAMBOLLINga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (06.21.2010)
KUSH E VRAU BEKIM FEHMIUN ?Nga HYS SHKRELI (06.20.2010)
BEKIM FEHMIU NUK KA NEVOJË PËR LOTË KROKODILËSHNga ELIDA BUÇPAPAJ (06.20.2010)
TË DALIM PËRFUNDIMISHT NGA INERCITË E TRASHËGUARA PREJ LUFTËS SË FTOHTËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.18.2010)
MË MIRË VONË SE KURRË - SHEMBULLI BRITANIKNga FRANK SHKRELI (06.16.2010)
15 VJET "BOTA SOT", GAZETA QË PARASHKROI HISTORINË E SHQIPTARËVE Nga ELIDA BUÇPAPAJ (06.16.2010)
KOSOVA, VIKTIMË E BASHKIMIT EVROPIAN PA PRIVILEGJNga PATRICK MOORE (06.16.2010)
I PAEPURI PROFESOR SKËNDER LUARASIKujtime nga NAUM PRIFTI (06.15.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]