E Djelë, 08.18.2019, 05:41pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

PSE ËSHTË KOMBËTARE "BOTA SOT"?

Nga XHEVDET MAZREKAJ


E Shtunë, 06.26.2010, 11:42am (GMT+1)

15 vjet të ''Botës sot''

E kujt ishte ideja që unë të botoj një gazetë të pavarur? Ata që tash thonë se ishin ideatorë, atëherë ishin skeptikë, me pyesnin me habi: si mund të ekzistojë një gazetë e pavarur përballë asaj zyrtare (asohere mediat në Kosovë ishin "shoqërore", e jo private)? Ata nuk besonin se ishte e mundur të botohej një gazetë e pavarur, prandaj me këshillonin të investoja të botohej në Perëndim ndonjëri nga titujt që botoheshin asokohe në Kosovë. Kishte ide të ndryshme, por asnjëra nuk preferonte botim të një gazete të pavarur, sepse kujtonin se kjo do të ishte konkurrente joparimore politikisht ndaj "sistemit të njëshit" (një gazetë e përditshme, një teatër, një shtëpi botuese). M’u desh të vendos vetë, me guxim. Guximi është më i fuqishëm se arma në duart e frikacakut, ndaj nuk kisha drojë se do të më keqkuptojnë, ose edhe nëse ndodh kjo (siç ndodhi), keqkuptimi nuk do të zgjaste shumë kohë. Qëllimin e kisha të sinqertë, dhe dihet se nëse vepron sinqerisht të del më mirë sesa të kalkulosh strategji të ndryshme në bazë të interesave thjesht politike.

Dhe mbeta vetëm. Një vit vetmi dhe sakrificë (jo vetëm materiale) ishte viti më trishtues i jetës sime, bankrotimi total, por kur "Bota sot", pas një vit botimi, e fitoi opinionin e diasporës në të gjitha shtetet perëndimore dhe në SHBA, si dhe arriti tirazh të mëdha që nuk kishte ndodhur ndonjëherë në mediat shqiptare, atëherë ofroheshin të gjithë që u bindën se mund ta riformatizojnë "pak më mirë" fizionominë e gazetës, sipas qejfit të tyre. Vinin e shkonin, varësisht sa kohë u duhej të bindeshin se "Bota sot" nuk do ta ndryshojë asnjëherë fizionominë e saj kombëtare. Dhe këto "ardhje-vajtje" nuk flasin mirë për nivelin e asohershëm të të kuptuarit të pluralizmit demokratik, i cili nuk e përjashton nacionalizmin (siç e përjashtonte komunizmi). Edhe sot nacionalizmin e shohin si primitivizëm, sidomos nëse sot pas 15 vjetëve rikujtoj refuzimet politike kundër "Botës sot", rikujtoj kundërshtitë publike (atentatet në redaksinë e Cyrihut, vrasjet e gazetarëve në Prishtinë). Ishin ata ajo pjesë e eminencës arriviste, e cila asohere nuk besonte në mediat që nuk janë zyrtare-shoqërore a shtetërore, kurse sot, po ata, pretendojnë të bëhet reprezentues dhe zëdhënës të pavarësisë së medias në Kosovë, madje nuk pushojnë ende ta prejudikojnë "Botën sot" si "një gazetë partiake (të LDK-së)". Sa është partiake, apo e pavarur "Bota sot", flasin faktet se unë, si botues i saj, dhe i gjithë stafi profesionist i saj, nuk i takojmë asnjë partie politike, ose asnjë posti të administrimit shtetëror. Këtë fakt e kam apostrofuar në impresiumin -kombëtare- që do të thotë –jopartiake - që në numrin e parë të botimit të gazetës.

"Bota sot" që nga dita e daljes e deri sot ka qenë dhe ka mbetur media e vetme e pavarur shqiptare (edhe në Shqipëri dhe kudo që jetojnë shqiptarët). Por pse edhe deri sot ende nuk ka media të tjera të pavarura? Fatkeqësi quhet ajo eminenca që dikur refuzonte pavarësinë e medias (dhe bënte intriga politike kundër botimit të "Botës sot"), po ajo eminencë as sot ende nuk ka arritur ta demokratizojë fizionominë e medias të cilën e udhëheq dhe nuk po mund të çlirojë median e saj nga varësia politike e donatorëve të saj ndërkombëtarë, ose të mafies ekonomike në Kosovë. Ajo media arriti ta indoktrinojë (përkohësisht) kosovarizmin kundër shqiptarizmit në Kosovë.

"Bota sot" ka arritur tirazhe shumë të mëdha në të gjitha vendet perëndimore, por erupsioni fushator i strukturave antikombëtare nuk ka lënë mjet propagandistik ose denoncim institucional pa përdorur kundër "Botës sot" që kishte arritur të pranohet nga i tërë kombi shqiptar si një medie që nuk mbron interesa koniunkturale politike, por mbron çështjen kombëtare, me aq sa mundet dhe me aq sa di. Gjithmonë e sinqertë dhe gjithmonë e hapur për ata që më shumë se partinë, e duan kombin. Janë inkriminuar dhe etiketuar si skandaloze shkrimet e "Botës sot" kundër vrasjeve të patriotëve shqiptarë menjëherë pas lufte, dhe koha dëshmoi se këta zotërinj edhe deri sot pretendojnë (dhe kanë sukses) t’i heshtin të gjitha krimet që janë bërë kundër bijve më të mirë të kombit shqiptar, si: Xhemail Mustafa, Enver Maloku, Bekim Kastrati, Bardhyl Ajeti… Vetëm gazetarët e "Botës sot" vriteshin, derisa gazetat e eminencës false kolaboraciononin me struktura të ndryshme të mafie politike dhe ekonomike. Pasanikët e luftës u bënë pasanikë të paqes. Duke e udhëhequr median e saj "të pavarur", madje edhe sot, ajo e njëjta eminencë aktualisht është faktore e partive të ndryshme politike, dhe median e saj e përdor si instrument për ta marrë pushtetin, ndaj nuk është e pavarur, meqë janë ose opozitarë, ose pozitarë.

Dua të them se jo vetëm para 15 vjetëve e deri në këtë ditë të daljes së "Botës sot", ende është imagjinare të pretendojmë se ekziston ndonjë medie tjetër e pavarur në Kosovë, dhe kjo është fatkeqësi politike për botën shqiptare. Sa është media e pavarur, varet nga shkalla e emancipimit të pluralizmit në një periodë të caktuar historike edhe në vende të ndryshme të botës, që - ku më pak, e ku më shumë, opinioni asnjëherë nuk mund të çlirohet krejtësisht nga frustrimi i "kontrollimit të hekurt" të organizimeve thjesht politike. Vetëm "Bota sot" jetoi dhe mbijeton edhe sot në saje të lexuesit të saj, e papërkrahur nga askush, që do të thotë - e pavarur, që do të thotë - nuk pranon të varet nga askush që politikën kombëtare e vë mbi bazat e politikës së interesave të ngushta partiake dhe të luftës së paskrupullt për pushtet.

Para 15 vjetëve, kur u botua "Bota sot", ndodhi refuzimi kundër një shteti okupator dhe ndodhi organizimi paralel i një shteti që kishte vetëm liri politike (Republika e Rugovës). Ishte kohë e vështirë kur kujtonin se pavarësia mediale mund të bëhej rrezik apozicional që do të dilte jashtë kontrollit të platformave politike asohere kategorikisht të standardizuara. Por Rugova nuk bënte organizim partiak, siç e kuptonin kundërshtarët e tij, por bënte kushtrim nacional, i gjithë kombi ishte në krahun e tij. Rezistenca paqësore e Rugovës dhe lufta e UÇK-së nuk mund të kuptohen si opozitë joparimore e çdo lloj organizimi politik të asokohshëm, se këto lëvizje nuk ishin politike, por ishin lëvizje nacionale, gjithëkombëtare.

Midis të gjitha këtyre ngjarjeve historike, "Bota sot" bëri përpjekje për "emancipimin e demokracisë" edhe në Shqipëri, i cili emancipim po farkohej dhembshëm në konfliktin e papajtueshëm midis forcave retrograde enveriste dhe demokracisë evropiane që po mësonte abetaren e saj nacionale.

Ku ishte "Bota sot" në këtë histori të stuhishme shqiptare të 15 vjetëve të fundit? Ishte aty ku është edhe sot, e kritikuar ashpër nga kurset majtiste politike, dhe e lavdëruar deri në qiell nga qindra mijë lexues të saj, që në "Botën sot" shihnin dhe shohin rrugën drejt pavarësisë definitive të shqiptarëve si komb, pajtimin definitiv kombëtar, realizimin e idealeve shekullore. E kritikuar dhe e lavdëruar, por kurrë e ndihmuar, ashtu si u ndihmuan të gjitha mediat e tjera në Kosovë dhe në Shqipëri, "Bota sot" mbeti gazetë kombëtare, sepse e ka krah vetëm popullin e jo proveniencat politike partiake apo pushtetare, qofshin ato opozitë ose pozitë. "Bota sot" është e të gjithë atyre që më shumë se nga përkatësitë partiake, nuk heqin dorë nga përkatësia nacionale.

"Bota sot" asnjëherë nuk e ndaloi lirinë e fjalës së çdo shqiptari të vërtetë.

XHEVDET MAZREKAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
BARDHYL AJETITNga ELIDA BUÇPAPAJ (06.26.2010)
ABSURDITETI I VIZITES SE KETIJ MUAJIZoti Basesku, njih pavaresine e Kosoves !Nga FRANK SHKRELI (06.24.2010)
DISA KËSHILLA PËR ALBIN KURTIN Nga ELIDA BUÇPAPAJ (06.24.2010)
JO, ZOTI RAMA -- ZËRI I AMERIKËS NUK ËSHTË RADIO-TELEVIZION KAFENESH Nga FRANK SHKRELI* (06.23.2010)
KORRUPSIONI SHESHITNga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.23.2010)
TË VËRTETAT E PAZBARDHURANga SERGIO ROMANO, Corriere della Sera (06.23.2010)
LETËR NGA STAMBOLLINga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (06.21.2010)
KUSH E VRAU BEKIM FEHMIUN ?Nga HYS SHKRELI (06.20.2010)
BEKIM FEHMIU NUK KA NEVOJË PËR LOTË KROKODILËSHNga ELIDA BUÇPAPAJ (06.20.2010)
TË DALIM PËRFUNDIMISHT NGA INERCITË E TRASHËGUARA PREJ LUFTËS SË FTOHTËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.18.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2019  
D H M M E P S
        1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]