VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KOHA KALON, POR HISTORIA NUK HARRONNë Përkujtim të Masakrës ndaj Shqiptarëve  te pafajshem te ÇameriseNga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 09:17pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
KOHA KALON, POR HISTORIA NUK HARRON
Në Përkujtim të Masakrës ndaj Shqiptarëve  te pafajshem te Çamerise
Nga FRANK SHKRELI

E Djelë, 06.27.2010, 07:21am (GMT+1)



Kjo jave shenon nje pervjetor te hidhur per historine shqiptare, ate te gjenocidit nga forcat greke ndaj popullsise civile e te pafajshme te shqiptareve te Çamerise. Mbarimi i Luftes se Dyte Boterore solli tragjedi katastrofale humane per shqiptaret. Per njeren nga keto tragjedi, dmth. ate te masakres se Tivarit shkrova nje artikull para disa javesh. Nje tjeter katastrofe tjeter per shqiptaret ishte edhe masakra e popullsise se pafajshme civile te shqiptareve te Çamerise nga forcat e rregullta ushtarake te gjeneralit grek Zerva. Vrasja, kryesisht e grave dhe femijeve shqiptare nga Çameria, 66 vjete me pare, ishte nje gjenocid i planifikuar me qellim per te boshatisur krahinen shqiptare te Çamerise nga popullata shqiptare, aspak ndryshe nga planet e Çubriloviqit per te detyruar largimin e popullsise shqiptare nga Kosova, ne fillim te shekullit te kaluar, per te vetmin "krim" se ishin shqiptare.

Gjate dy lufterave boterore te shekullit te kaluar, fqinjet tane ne ju jug  greket, bene çdo gje  per te eliminuar shqiptaret nga Çameria, duke perdorur dhune, duke djegur katundet e tyre, duke vrare e duke prere. Ne veri, fqinjet tane serbet vepruan njesoj -- me dhune e terror -- per te detyruar shqiptaret te largoheshin nga trojet e tyre.  Ne fund te shekullit te kaluar, serbet pasuruan fjalorin boteror me fjalet "spastrim etnik", si rezultat i politikes se tyre shfarosese ne Kosove dhe ne Bosnje. Krimet e Serbise ne Kosove dhe ne Bosnje jane denuar nga mbare bota dhe shkaktuan nderhyrjen e aleances se NATO-s per te ndaluar vrasjen dhe shpernguljen me force te popullsise shqiptare nga Kosova. Masakra e shqiptareve te Çamerise, si edhe ajo e Tivarit dhe te tjera si keto, ende presin per drejtesi.

Fjala e deputetit dhe Kryetarit te Partise per Drejtesi dhe Unitet, Zotit Shpetim Idrizi ne Kuvendin e Shqiperise para dy tri ditesh, si dhe shpallja e perkujtimeve te tjera me rastin e pervjetorit te masakres se shqiptareve te Çamerise, eshte nje fillim i mire drejte zbardhjes se kesaj tragjedie. Zoti Idrizi tha se "ne nuk do te rreshtim se kerkuari drejtesi, derisa te denohen ata qe kryen krimet e perbindshme qe njollosin cdo ndergjegje njerezore, pavaresisht kombesise."  Guximi i deputetit Idrizi duhet duartrokitur dhe pershendetur. Nuk duhet patur frike nga perpjekjet per te zbuluar kete te vertete si edhe per te zbardhur krime te tjera ndaj kombit shqiptar. Jam i bindur se me kete nisme, deputeti Idrizi, si edhe shume te tjere te vullnetit te mire, si jashte ashtu edhe ane e mbane trojeve tona ne Balkan, nuk deshiron te shtoje inatet e huqet e vjetera dhe as te shkaktoje mosmarrveshje te reja me fqinjet tane. Por, siç thote fjala popullore, "Dielli me shoshe nuk mbulohet", prandaj ne emer te te drejtave te njeriut, te nderit dhe burrenise shqiptare, te perkrahet deputeti Idrizi qe "Çeshtja Ç
ame" dhe te tjera si ajo, nga jugu ne veri, te mos mbeten me ne heshtje.

Shqiptaret nga Çameria qe humben jeten nga dora mizore 66 vjet me pare, ishin bijet e bijat me te mira te atdheut, vellezer e motera te nje gjaku, siç ishin edhe viktimat e masakres se Tivarit. Nga menyra se si vdiqen, ata treguan nje heroizem vetmohues, duke i ndejte besnik identitetit dhe dinjitetit te tyre kombetar, si edhe beses, nderit e burrenise shqiptare.

Le te jemi te denje te sakrifices maksimale te ketyre heronjeve, pasi kujtimi i tyre dhe zbardhja e rrethanave te martirizimit te tyre do te frymezoje brezat e ardheshem te kryejne vepra te mira e te mbara per kombin shqiptar, per fqinjet tane dhe per mbare njerezimin. Viktimave te ketyre masakrave nuk u jane ndertuar permendore tek varrezat e tyre, pasi nuk dihet se ku jane varrosur eshterat e tyre, por ata kujtohen ne zemerat e gjithe Shqiptareve te mire.
FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PSE ËSHTË KOMBËTARE "BOTA SOT"?Nga XHEVDET MAZREKAJ (06.26.2010)
BARDHYL AJETITNga ELIDA BUÇPAPAJ (06.26.2010)
ABSURDITETI I VIZITES SE KETIJ MUAJIZoti Basesku, njih pavaresine e Kosoves !Nga FRANK SHKRELI (06.24.2010)
DISA KËSHILLA PËR ALBIN KURTIN Nga ELIDA BUÇPAPAJ (06.24.2010)
JO, ZOTI RAMA -- ZËRI I AMERIKËS NUK ËSHTË RADIO-TELEVIZION KAFENESH Nga FRANK SHKRELI* (06.23.2010)
KORRUPSIONI SHESHITNga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.23.2010)
TË VËRTETAT E PAZBARDHURANga SERGIO ROMANO, Corriere della Sera (06.23.2010)
LETËR NGA STAMBOLLINga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (06.21.2010)
KUSH E VRAU BEKIM FEHMIUN ?Nga HYS SHKRELI (06.20.2010)
BEKIM FEHMIU NUK KA NEVOJË PËR LOTË KROKODILËSHNga ELIDA BUÇPAPAJ (06.20.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]