VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

FJALIMI I PRESIDENTIT JOHN F. KENNEDY - BERLIN, 26 QERSHOR, 1963

Nga FRANK SHKRELI


E Mërkurë, 06.30.2010, 07:49am (GMT1)


"Ich Bin Ein Berliner"

Ne Qershor te vitit 1963, Presidenti John F. Kennedy filloi nje turne ne Evropen Perendimore, e cilesuar si nje vizite e vullnetit te mire dhe si nje vizite me qellim per te forcuar bashkimin ne radhet e aleateve te Amerikes ne Evrope. Presidenti Kennedy e filloi turneun e tij evropian ne Gjermani, nje vend ky qe 20 vjet me heret, nen diktaturen hitleriane, donte te pushtonte boten, por pas humbjes se Gjermanise ne Luften e Dyte Boterore, vendi u nda ne dy pjese: Gjermania Lindore mbeti nen kontrollin sovjetik dhe Gjermania Perendimore u be shtet demokratik. Rrjedhimisht, edhe Berlini, megjithse gjeografikisht ndodhej ne Gjermanine Lindore, u nda gjithashtu ne Berlinin Perendimor te kontrolluar nga aleatet e Perendimit, amerikanet, britaniket dhe francezet dhe ne Berlinin Lindor te kontrolluar nga sovjetiket.

Me 1948, komunistet sovjetike filluan nje blokade te trenave dhe rrugeve kryesore te Berlinit Perendimor dhe me 1961 autoritetet e Gjermanise Lindore, me ndihmen sovjetike, filluan ndertimin e nje muri me nje lartesi me se dy metrash dhe me nje gjatesi prej me shume se 100 kilometrash, rreth e perqark Berlinit Perendimor, me qellim per te ndaluar arratisjen e njerezeve nga vendet komuniste ne perendim.

Presidenti Kennedy mbahet mend per shume gjera, por njihet me se miri si foles i spikatur. Ne fjalimin e tij, tanime te fameshem ne Berlin me 16 Qershor, 1963, Presidenti Kennedy, ashtu sic beri edhe Presidenti Reagan me 1987, theksoi dallimet rrenjesore ose kontrastet e medha midis shoqerive te lira perendimore dhe shoqerive seriozisht, shoqerisht te demtuara te botes se atehersheme komuniste. Presidenti Kennedy, ashtu sic beri edhe Presidenti Reagan me vone, theksoi shpresen qe u ofronte Berlini Perendimor atyre qe vuanin nen komunizem.

Presidenti John Kennedy, ne fjalimin e tij historik, shprehu solidarizimin e Amerikes me banoret e Berlinit Perendimor dhe lavderoi karakterin, kembenguljen dhe durimin ne perpjekjet e tyre per liri.

Qe disa pjese nga fjalimi historik i Presdientit Kennedy ne Berlin, ne Qershor te vitit 1963.

"Dy mije vjete me pare mburreja me krenare ishte te deklaroje se je qytetar romak (civis Romanus sum). Sot, ne boten e lire, mburreja me kryelarte eshte te thuash:Une jam nga Berlini, (Ich Bin Ein Berliner)."

"Ka shume njerez ne bote qe me te vertete nuk e kuptojne ose --te pakten ashtu thone -- se c'eshte ndryshimi midis botes se lire dhe botes komuniste. Le te vijne e te shohin ketu ne Berlin."

"Ka disa qe thone se 'komunizmi eshte e ardhemja'. Le te vijne e te shohin ketu ne Berlin. Dhe ka te tjere ne Evrope dhe gjetiu qe thone se eshte e mundur te bashpunojsh me komunistet. Le te vijne e te shohin ketu ne Berlin."

"Dhe bile ka te te tjere qe thone se, 'po, eshte e vertete se komunizmi eshte nje sistem shume i keq, por ben te mundur perparimin ekonomik.' (Lass sie nach Berlin commen!). Le te vijne e te shohin ketu ne Berlin."

"Liria ka shume veshtiresi, dhe demokracia nuk eshte nje sistem i perfekcionuar. Por ne nuk jemi detyruar kurre qe te ndertojme mure per te mbajtur popullin tone te rrethuar, per t'i penguar qe te levizin lirisht."

"Megjithse muri eshte prova me e qarte qe ve ne dukje deshtimet e sistemit komunist te cilat i sheh e gjithe bota, ne nuk kenaqemi nga kejo situate, sepse ky mur eshte nje ofendim, kunder njerezimit, duke ndare familje, duke ndare burrat nga bashkshortet dhe vellezerit nga moterat, si edhe duke ndare nje popull qe deshiron te jetoje se bashku."

"E verteta e ketij qyteti eshte e verteta e Gjermanise: se paqeja e vertete ne Evrope nuk mund te sigurohet kurre, per derisa nje nga kater gjermaneve i mohohet e drejta elementare e njeriut te lire, e qe eshte te kete mundesi te vendose vete fatin e tij."

"Liria eshte e pandasheme. Nuk mund te kete disa te lire e disa jo. Kur nje person skllaverohet, asnje njeri nuk eshte i lire. Kur te gjithe te jene te lire, shpresojme qe te vije dita qe ky qytet te bashkohet si nje, sic shpresojme qe edhe Gjermania dhe e gjithe Evropa te bashkohen ne nje bote ne paqe... Kur te vije kejo dite, dhe kejo dite do te realizohet patjeter, banoret e Berlinit Perendimor mund te shfaqin kenaqesine e permbajtur per faktin se ata ishin ne vijat e frontit...."

"Te gjithe njerezit e lire, kudo qe jetojne, jane qytetare te Berlinit. Prandaj, si njeri i lire, une jam krenar te them se: Ich Bin Ein Berliner. Une jame nga Berlini."

 

Me ne fund, Muri i Berlinit -- qe per 28 vjete ishte simboli i zymte i ndasise midis lindjes komuniste dhe perendimit anti-komunist, si edhe simboli i shtypjeve komuniste -- u shemb ne Nentor te vitit 1989, nderkohe qe komunizmi dhe perdeja e hekurt rane ane e mbane Evropes Lindore, duke shenuar keshtu mbarimin e luftes se ftohet.

 PRESIDENTI KENEDI NË BERLIN

 Gjithë Berlini në këmbë përpara tij

Shtypi gjerman me këtë rast



FRANK SHKRELI


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.