VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - GËZUAR DITËLINDJEN, AMERIKËNga FRANK SHKRELI

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 06:11am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
GËZUAR DITËLINDJEN, AMERIKË

Nga FRANK SHKRELI

E Premte, 07.02.2010, 03:23pm (GMT+1)


Me 4 Korrik, 1776, Shtetet e Bashkuara festojne shpalljen e pavaresise nga Britania, si edhe data kur lindi demokracia. Ç'prej shpalljes ne vitin 1776, pavaresia e Shteteve te Bashkuara, konsiderohet si shprehja me e rendesishme e idealeve te demokracise amerikane. Si nje deklarate e parimeve themelore te Shteteve te Bashkuara, Shpallja e Pavaresise eshte nje kujtese e perherehershme e angazhimit te ketij vendi per nje qeveri demokratike me te drejta te barabarta per te gjithe.

Shpallja e pavaresise qe nje produkt i diteve te para te Luftes Revolucionare te kolonive amerikane kunder Britanise. Ne qershor te vitit 1776, kolinite kishin filluar revolten e hapur. Nje numer luftimesh kishin filluar midis forcave te kolonive dhe trupave britanike. Me fillimin e lufterave kishte filluar te perhapej edhe ideja per pavaresi. Kongresi kontinental i asaj kohe vendosi qe te pergatitej deklarata e pavaresise, duke caktuar nje komision ne krye me 32-vjeçarin, Thomas Jefferson, per te perpiluar dokumentin. Me kater korrik te vitit 1776, delegatet e ardhur nga kolonite britanike te Amerikes nenshkruan Deklaraten e pavaresise. Deklarata, pjeserisht permbante ankesat qe kishin kolonite kunder mbretit George te III dhe parlamentit anglez. Por pjesa tjeter permbante thelbin e idese mbi lirine amerikane, mbi te drejtat qe kane njerezit.

"Ne besojme se keto te drejta jane te natyrshme, se te gjithe njerezit jane krijuar te bararbarte, se Krijuesi u ka dhene atyre disa te drejta te patjetersueshme, si jeta, liria dhe kerkimi i lumturise. Se per te siguruar  keto te drejta, njerezit krijojne qeveri, te cilat i marrin fuqite e tyre me pelqimin e te qeverisurve. Se sa here qe nje forme qeverisjeje i minon keto qellime, eshte e drejta e popullit t'a ndryshoje ose ta heqe ate" tha Thomas Jeffersoni.

Deklarata e Pavaresise konsiderohet si nje nga dokumentet me te rendesishme te Shteteve te Bashkuara. Dokumenti tjeter me rendesi eshte Kushtetuta. Kushtetuta nuk eshte nje instrument ne duarte e qeverise  per ta kufizuar popullin, tha ne ate kohe Patrick Henry, njeri nga udheheqsit amerikane ne luften per pavaresi, ajo eshte nje instrument ne duart te popullit, per te kufizuar qeverine, qe ajo te mos e sundoje jeten tone. Edhe pas me shume se 200 vjetesh pas miratimit te kushtetutes, ajo mbetet garancia e lirise per te gjithe amerikanet.  Çdo dite me mijera largohen nga vendlindjet e tyre per te ardhur ne  "token e lire", ashtuqe edhe ata te realizojne nje dite "Enderren Amerikane".

Gjate gjithe historise, njerezit kane  besuar se te drejtat e tyre vijne nga qeveria. Duke besuar kete, at nuk kane kundershtruar edhe atehere kur zyrtaret qeveritare i kane shkelur keto te drejta. Deklarta e Pavaresise se Shteteve te Bashkuara e ka ndryshuar krejtesisht kete nocion. Te gjithe njerezeve-- jo vetem Amerikaneve -- Zoti dhe natyra, e jo qeveria, u ka dhene te drejta te barabarta dhe te patjetersueshme.

Me kater korrik, ne ketu ne Amerike, me krenari e falenderim, festojme patriotizmin dhe guximin e revolucionareve amerikane, te cilet u betuan se ishin gati te jepnin jeten dhe te humbenin pasurine e tyre ne mbrojtje te deklarates me revolucionare mbi te drejtat njerezore --sipas te ciles, te drejtat e çdo personi trashigimisht vijne nga Perendia dhe natyra, e jo nga qeveria.

Per mua dhe te tjere si une, qe ne Amerike kemi ardhur per te ikur nga diktatura e komunizmi ose nga persekutime te tjera, si fetare e etnike, kjo dite eshte nje feste e lirise politike, pasi liria jone, per te jetuar, per te besuar, per te menduar e per te shprehur pikampjet pavaresisht, pa asnje nderhyrje nga organet shteterore, garantohet nga Kushtetuta. Pasi, siç thote edhe Presidenti Abraham Lincoln nuk mund te formohet karakteri dhe guximi duke i mohuar personit lirine e pavaresise dhe iniciatives personale. Struktura e Shteteve te Bashkuara vazhdon ta kete bazen ne iniciativen personale, ne imagjinate, ne individualitet dhe ne pavaresine e plote te personit -- frymezime keto qe i kane rrenjet ne shpalljen e pavaresise se Shteteve te Bashkuara. 

Dita e pavaresise se Shteteve te Bashkuara eshte gjtihashtu nje dite per te falenderuar edhe ushtarin amerikan qe per dekada ka sherbyer dhe ne shume raste ka flijuar edhe jeten ne mbrojtje te lirise per Amerikanet, por edhe per popuj te tjere ane mbane botes, duke perfshire edhe Shqiptaret. Ne kete dite te pavaresise amerikane, ata meritojne falenderimet tona.

E perhereshme qofte miqesia midis kombit Amerikan dhe atij Shqiptar.

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ZOTËRI TADIÇ, SHQIPTARËT E KOSOVËS JANË PASARDHËSIT E KONSTANDINIT TË MADH DHE SKËNDERBEUT, HEROIT TË KRISHTËRIMIT QË SHPËTOI AUSTRINË NGA INVAZIONI OTOMANNga ELIDA BUÇPAPAJ (07.01.2010)
FJALIMI I PRESIDENTIT JOHN F. KENNEDY - BERLIN, 26 QERSHOR, 1963Nga FRANK SHKRELI (06.30.2010)
PROJEKTUES I GJUHËS NDËRKOMBËTARE ME SHENJA - "JET ERA GLYFS" NGA TOMOR ZAVALANIEssé nga NAUM PRIFTI (06.29.2010)
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIMENga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.28.2010)
KOHA KALON, POR HISTORIA NUK HARRONNë Përkujtim të Masakrës ndaj Shqiptarëve  te pafajshem te ÇameriseNga FRANK SHKRELI (06.27.2010)
PSE ËSHTË KOMBËTARE "BOTA SOT"?Nga XHEVDET MAZREKAJ (06.26.2010)
BARDHYL AJETITNga ELIDA BUÇPAPAJ (06.26.2010)
ABSURDITETI I VIZITES SE KETIJ MUAJIZoti Basesku, njih pavaresine e Kosoves !Nga FRANK SHKRELI (06.24.2010)
DISA KËSHILLA PËR ALBIN KURTIN Nga ELIDA BUÇPAPAJ (06.24.2010)
JO, ZOTI RAMA -- ZËRI I AMERIKËS NUK ËSHTË RADIO-TELEVIZION KAFENESH Nga FRANK SHKRELI* (06.23.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]