VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIANga ELIDA BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 09:52am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


E Mërkurë, 07.14.2010, 07:22pm (GMT+1)

Ndërsa Ballkani është duke u integruar në BE dhe NATO, çka presupozon që në fjalorin e përditshëm të komunikimit midis vendeve të rajonit të mbretërojë gjuha diplomatike e bashkëpunimit dhe vullnetit të mirë, Beogradi bën përjashtim, duke filluar të riciklojë një terminologji brutale së cilës i ka kaluar koha qysh më 12 Qershorin e 1999, kur NATO duke çliruar Kosovën e mposhti regjimin kriminal të Milosheviçit, i cili mbolli në rajon luftra, genocid dhe shpërngullje masive të përmasave biblike. Me këtë rast nga fjalori diplomatik i shekujve të shkuar u çrrënjos togfjalëshi " Ballkani fuçi baruti".

Në një intervsitë tek Zëri i Amerikës, Xhejms Huper, drejtor menaxhues i Grupit për të Drejtën Ndërkombëtare dhe Politikën Publike rastin më të fundit kur Serbia, pas provokacionit të parë në veriun e Mitrovicës - ku humbi jetën një boshnjak dhe 11 të tjerë u plagosën - dhe pas provokimit të dytë kundër një anëtari serb të asamblesë së Kosovës, thirri seancën e Këshillit të Sigurimit, - e komentoi si një strategji që do të ndjekë Beogradi pas dhënies së opinionit nga ana e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.

Serbia mesa duket është e mirinfomuar për rezultatin që do të vijë nga Gjykata e Ndërkombëtare e Drejtësisë dhe duke mbetur me karta të djegura në dorë, po përpiqet që të luajë me kartën e fundit, e cila është veriu i Mitrovicës. Në fund të fundit, Serbia gjithçka e bën për veriun e Mitrovicës.

Me këtë rast, Beogradi është duke kërcënuar shtetet e NATO-s se veriu i Mitrovicës mund të rikthehet në një "fuçi baruti". Kërcënimi i Beogradit ndaj shteteve të NATO-s është infantil, sepse Beogradi nuk do të guxojë kurrë që t'i ngrejë armët kundër NATO-s, pasi me këtë rast ai do të humbasë gjithçka. Dhjetë vjet pas largimit të Milosheviçit nga skena politike e Serbisë, ithtarët e nacionalizmit serb duhet t'i takojnë përfundimisht së shkuarës.

Nëse kërcënon me luftë, Beogradi duhet ta dijë mjaft mirë se Kosova nuk ka ende ushtri, kështu që Serbisë i mbetet të ndeshet me ushtrinë e NATO-s.

Nëse Beogradi kërcënon me luftë, atëhere si risposta pagata, KFORI-i dhe EULEX-i duhet të marrin nën kontroll të plotë veriun e Mitrovicës, duke spastruar territorin nga bandat kriminale, pasi ka 11 vjet që dihet se "rojat e urës" janë mbetjet e ushtrisë së Milosheviçit.

Por Beogradi kërcënon me luftë për konsum mediatik, sepse ai e di shumë mirë se është i rrethuar nga të katër anët me vende anëtare të NATO-s. Për konsum mediatik janë edhe qarkullimet mediatike të Beogradit, të cilat iu bëjnë jehonë gjoja negociateve midis Prishtinës dhe Beogradit.

Nuk ka asnjë arsye që Prishtina të negociojë me Beogradin kur Serbia nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Prishtina me Beogradin mund të negociojë vetëm nga pozita të barabarta, si shteti me shtetin. Dhe pikë.

Për sa kohë që Serbia do të vazhdojë të ketë pretendime territoriale ndaj Kosovës dhe do të mbajë të ndezur pretendimet ultranacionaliste serbe, të cilat shërbyen për të kallur ish-Jugollavinë në flakë, Kosova do ta trajtojë Serbinë si një vend që vazhdon të përbëjë rrezik për sigurinë e vet kombëtare.

Veriu i Mitrovicës është pjesë integrale e Kosovës. Pretendimet e Serbisë për aneksime territoriale apo shkëmbime territoresh do të hapnin një kapitull të ri destabilizues për rajonin. Pra kapitulli për shkëmbime territoriesh duhet të jetë i mbyllur. Në këtë kontekst nuk ka bisedime midis Prishtinës dhe Beogradit, pa njohje të pavarësisë dhe sovranitetit territorial të Kosovës nga Serbia.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Kristofer Dell, në një intervistë që dha kohët e fundit për një televizion lokal të Zveçanit tha për veriun e Mitrovicës se "Tek ne nuk ka kurrfarë dyshimi se kjo është pjesë e Kosovës, se territori i Kosovës është i pandashëm dhe i përcaktuar me Kushtetutë. Kosovën e kanë njohur 69 shtete, përfshirë Shtetet e Bashkuara. Edhe veriu është Kosovë", ka thënë Ambasadori Dell.

Ky deklarim i Ambasadorit Dell përjashton çdo thashethem që përhap Serbia për interesat e veta, por jo për interesat e stabilitetit afatgjatë të Kosovës dhe rajonit.

Serbia duhet të modifikojë menjëherë terminologjinë e të shprehurit. Por nëse do të vazhdojë me refrenin e luftës, atëhere KFOR-i dhe EULEX-i t'i përgjigjen në mënyrë adekuate.

Sa për Shqiptarët e Kosovës dhe të rajonit në përgjithësi, ata i kanë mbyllur kapitujt e luftës më 12 Qershorin e 1999. Shqiptarët janë aleatë të SHBA, NATO-s dhe BE-së.

 

ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
SREBRENICA ME VERSIONIN E TRAGJEDISË NË SHQIPNga SKËNDER BUÇPAPAJ (07.12.2010)
OZIL GJERMANINga ROGER COHEN, New York Times (07.11.2010)
TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVENGA ELIDA BUÇPAPAJ (07.09.2010)
"QYTETÃŽ I BRAKTISUR" I BALLKANITNga PATRICK MOORE (07.08.2010)
KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË !Nga ELIDA BUÇPAPAJ (07.05.2010)
GËZUAR DITËLINDJEN, AMERIKËNga FRANK SHKRELI (07.02.2010)
ZOTËRI TADIÇ, SHQIPTARËT E KOSOVËS JANË PASARDHËSIT E KONSTANDINIT TË MADH DHE SKËNDERBEUT, HEROIT TË KRISHTËRIMIT QË SHPËTOI AUSTRINË NGA INVAZIONI OTOMANNga ELIDA BUÇPAPAJ (07.01.2010)
FJALIMI I PRESIDENTIT JOHN F. KENNEDY - BERLIN, 26 QERSHOR, 1963Nga FRANK SHKRELI (06.30.2010)
PROJEKTUES I GJUHËS NDËRKOMBËTARE ME SHENJA - "JET ERA GLYFS" NGA TOMOR ZAVALANIEssé nga NAUM PRIFTI (06.29.2010)
NË HORIZONTE ENDE ASNJË RRETHANË OPTIMALE PËR BISEDIMENga SKËNDER BUÇPAPAJ (06.28.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]