E Enjte, 12.12.2019, 11:50am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

Takimi Biden - Thaçi: WASHINGTONI NË MËNYRË EKSPLICITE MBËSHTET PAVARËSINË E KOSOVËS

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


E Enjte, 07.22.2010, 07:26pm (GMT+1)

Joe Biden, Nënpresidenti i SHBA, në mënyrë ala grande për shqiptarët, pa përdorur linguazh diplomatik, pa vënë në përdorim gjuhën polisemike të diplomacisë, pa i rënë tërthorazi, pa përdorur nënkuptimësinë, pa përdorur fjalorin implicit që e vendos të vërtetën pas kuintave, por drejtpërsëdrejti, sy më sy, eksplicitivisht, Nr.2 i Shtëpisë së Bardhë, një mik i vjetër i shqitarëve, shpirti binjak i Presidentit Barak Obama në takimin që pati me Kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçin, deklaroi qartë, në dritën e diellit, dhe pa asnjë ekuivok se "Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin pavarësinë e Kosovës, të cilën e konsiderojnë të pakthyeshme."

Duke i dhënë fund "gossipeve" diplomatike të përhapura nga Beogradi që shushërisnin nëpër kuluare për gjoja hapjen e një "procesi të ri negociatash midish Kosovës dhe Serbisë për shkëmbime territoresh", çka do ta fuste Kosovën dhe Perëndimin në një torturë të re cfilitëse, Nënpresidenti Amerikan cituar prej agjencisë të lajmeve Reuters, rezulton të ketë thënë tekstualisht në deklaratën e dhënë nga Shtëpia e Bardhë pas takimeve të dy liderëve se "Shtetet e Bashkuara riafirmojnë mbështetjen e plotë për pavarësinë e shtetit demokratik dhe multietnik të Kosovës, e ardhmja e të cilit lidhet me institucionet e Europës dhe ato Euro-Atlantike". Po ashtu Biden citohet të ketë thënë se "Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbështesin sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës".

Nënpresidenti Amerikan Biden duke u fokusuar në sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, ku përfshihet padyshim edhe veriu i Kosovës për të cilin Beogradi është duke lëvizur të gjitha gurët, e bën të qartë Serbisë qëndrimin Amerikan i cili përputhet me qëndrimin e popullit të Kosovës.

Kryeministri i Kosovës e viziton Washingtonin në vigjilje të shpalljes së opinionit nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë, dy vjet pasi Serbia i kishte kërkuar kësaj Gjykate të vendoste nëse ishte legjitime shpallja e pavarësisë nga ana e Kosovës.

Këtë veprim Serbia e kishte ndërmarrë për të penguar njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe për ta përdorur kohën ndërmjet deri tek shpallja e opinionit për lobim dhe përdorimin e të gjitha metodave dhe rrugëve të diplomacisë kundër pavarësisë së Kosovës.

Gjatë vizitës së tij në Washington, Kryeministri Thaçi është takuar me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit, si dhe ka kryer takime me Fondin Monetar Botëror, Bankën Botërore. Një takim të veçantë Kryeministri i Kosovës e ka kryer edhe me Zonjën Ollbrajt, ish-Sekretaren e Shtetit në kohën e luftës së Kosovës, e cila ishte krahu i djathtë i presidentit Klinton, në mbështetje të ndërhyrjes ushtarake të NATO-s për të ndalur dorën gjakatare të Milosheviçit.

Kryeministri i Kosovës pritet në Washington si George Washingtoni i Kosovës nga Nr.2 i Shtëpisë së Bardhë duke i sfiduar reagimet e Serbisë të cilat e konsiderojnë pritjen e kryeministrit Thaçi në SHBA për "efekte marketingu". Në fakt pritja e Thaçit në Washington i jep fund marketingut të spekulimeve nga ana e Beogradit, i cili është duke përdorur të gjitha mjetet kundër pavarësisë së Kosovës, e cila siç nënvizoi Nënpresidenti Amerikan Joe Biden është e pakthyeshme. Të njëjtin qëndrim me Washingtonin ndajnë edhe edhe 22 vendet kryesore të BE-së, të cilat përbëjnë thelbin e Perëndimit, duke i ushtruar presion Beogradit

Efektet e pritjes së Kryeministrit të Kosovës në Washington ishin të menjëhershme pasi Fondi Monetar Ndërkombëtar aprovoi dje mbrëma një ndihmë prej 108.9 milionë Euro, nga ku Kosova do të mund të tërheqë menjëherë 22.1 milonë Euro, ndërsa pjesa tjetër mund të tërhiqet në varësi të implementimit të masave që shteti i ri i Kosovës do të ndërmarrë për stabilitetin e financave publike.

Sa për pretendimet e Serbisë ndaj Kosovës, ato janë veç absurde. Pasi e humbi luftën, të tilla pretendime nuk i kishte pasur dot as Mbreti i Anglisë, George III, kur trembëdhjetë kolonitë Amerikane u mblodhën së bashku për të themeluar SHBA dhe për t'u shkëputur nga Perandoria britanike. Deklarata e pavarësisë e përpiluar nga Jefferson dhe e miratuar nga Kongresi më 4 Korrik 1976 do t'i jepte fund një herë e përgjithmonë dominimit britanik. Sot dyqind e ca vjet më vonë SHBA dhe Britania e Madhe janë dy aleatë të fortë dhe besnikë. Unë nuk mund të përfytyroj se ç'do të ngjasë mes Kosovës dhe Serbisë pas një shekulli apo pas dy shekujsh, por një gjë është e sigurt se pavarësia e Kosovës do t'i shërbejë vetëm stabilitetit afatgjatë dhe paqes në rajon, ku përfshihet edhe Serbia.

Sa i përket takimit Thaçi-Biden dhe pritjes që Washingtoni i bëri Kryeministrit të Kosovës, një gjë është e qartë për të gjithë, se ky takim dhe kjo pritje shpreh jo vetëm qëndrimin amerikan në favor të lirisë dhe sigurisë të rajonit, por është edhe shprehje e lidhjeve të veçanta midis Kosovës dhe Washingtonit në veçanti dhe shqiptarëve e SHBA në përgjithësi, pasi shqiptarët i konsiderojnë amerikanët me të drejtë aleatët e tyre jetikë.

ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
NËNË TEREZA: NJË FIGURË E MADHE SHQIPTARE NDËRKOMBËTAREMe rastin e 100 vjetorit të lindjesNga FRANK SHKRELI (07.20.2010)
VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (07.18.2010)
TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BENga ELIDA BUÇPAPAJ (07.17.2010)
S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIANga ELIDA BUÇPAPAJ (07.14.2010)
SREBRENICA ME VERSIONIN E TRAGJEDISË NË SHQIPNga SKËNDER BUÇPAPAJ (07.12.2010)
OZIL GJERMANINga ROGER COHEN, New York Times (07.11.2010)
TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVENGA ELIDA BUÇPAPAJ (07.09.2010)
"QYTETÎ I BRAKTISUR" I BALLKANITNga PATRICK MOORE (07.08.2010)
KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË !Nga ELIDA BUÇPAPAJ (07.05.2010)
GËZUAR DITËLINDJEN, AMERIKËNga FRANK SHKRELI (07.02.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Dhjetor 2019  
D H M M E P S
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]