VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - ABSURDI I FILLIMSHEKULLIT: DEKORIMI I KARAXHIÇIT NË 15 VJETORIN E PËRKUJTIMIT TË SREBRENICËS ! Nga ELIDA BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 07:42am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
ABSURDI I FILLIMSHEKULLIT: DEKORIMI I KARAXHIÇIT NË 15 VJETORIN E PËRKUJTIMIT TË SREBRENICËS !

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Premte, 07.30.2010, 12:10pm (GMT+1)



Këto ditë u kujtua 15 vjetori i Srebrenicës, kasaphanës së kryer në zemër të Europës, ku u shfarosën 10 mijë djem e burra boshnjakë, për fajin e vetëm se i përkisnin religjionit mysliman.

Një krim i përmasave biblike, i krahasuar vetëm me ato të erës naziste vazhdon të mbetet si vijë demarkacioni midis rajonit që ka filluar të integrohet në Europë dhe ultranacionalizmit të tërbuar serb që gratifikohet. Këto janë dy anët e monedhës në Ballkan, të një realiteti dyfytyrësh, një fytyrë nga Perëndimi dhe një fytyrë nga e kaluara, çka të kujton vetëm kalvarin e popujve, të ndëshkuar me genocid dhe spastrim etnik për fajin e vetëm sepse feja dhe etnia nuk përkonte me atë të Milosheviçit, Karaxhiçit dhe Mlladiçit. Janë këta emrat më të zinj në kujtesën e rajonit, emra që nënkuptojnë tragjedi dhe gjakderdhje, genocid dhe spastrim etnik, ndërgjegje të njollosura nga krimi, mosbrerje të ndërgjegjes nga faji, mos kërkim ndjese dhe mallkim prej zemrave që nuk gjejnë prehje prej pafajësisë së viktimave.

Ky është realiteti ballkanik. Nga njëra anë janë viktimat që lypin drejtësi, djemtë, burrat, vëllezërit, bashkëshortët  e nënave, grave, motrave, bijve, nga ana tjetër ekzekutorët e viktimave, që ndihen të pafajshëm, paçka se janë të rrethuar nga eshtrat e 10 mijë burrave e djemve myslimanë të shfarosur në Srebrenicë, në vendin që duhet të shndërrohet në një Mekë për kujtesën e Perëndimit, për të mos harruar viktimat dhe ekzekutorët, për t'u blatuar nderime viktimave dhe për të ndëshkuar ekzekutorët e krimit monstruoz.

Përgjegjës të Srebrenicës janë dy emra, Karaxhiçi dhe Mlladiçi, pas të cilëve qendron krahu më ultranacionalist serb. Karaxhiçi u arrestua shtatorin e shkuar në Beograd e tash ndodhet në Hagë në një proces gjykimi që s'ka fund, ndërsa Mlladiçi i sfidon viktimat dhe Perëndimin në liri.

Dhe ndërsa në Srebrenicë në përvjetorin e 15 të masakrës, kishin marrë pjesë presidenti kroat, Ivo Josipoviç, kryeministri turk, Rexhep Taip Erdogan, presidenti serb Boris Tadiç, shefi i diplomacisë franceze, Bernard Kushner, në vigjilje të kësaj ceremonie, në Sarajevë, në qytetin e plagosur nga plagët e luftës që përjetoi rrethimin nga ushtria serbe nën urdhërat e Karaxhiçit dhe Mlladiçit, partia e Karaxhiçit (SDS) do ta dekoronte xhelatin e Srebrenicës dhe dekoratat e onorofikimet do t'ia dorëzonte bashkëshortes së tij.

Agjencia zyrtare e lajmeve e Bosnjës, së cilës i referohej ANSA, bënte të ditur se partia e Karaxhiçit, bashkë me Karaxhiçin dekoronte edhe Momçillo Krajshnikun, kryetar i parlementit të serbëve të Bosnjës në kohën e luftës, i cili ëshë dënuar me 20 vjet burg nga Tribunali Ndërkombëtar i Krimeve të Luftës në Ish Jugosllavi. Bëhet fjalë për partinë kryesore të serbëve të Bosnjës, e cila, ndonëse në zgjedhjet e 2006 ka humbur një pjesë të madhe të elektoratit, i ka nxjerrë deri sot nga radhët e veta të gjithë liderët e tyre. Në qoftë se ndokush në bashkësinë ndërkombëtare apo në Perëndim mund të ketë pasur iluzione për reformim të politikës serbe në Bosnjë, atëherë përgjigjen më të saktë ua ka dhënë përsëri vetë partia e Karaxhiçit.

Derisa të ketë ende hymnizues të krimit të kryer në Srebrenicë, derisa ende këta hymnizues të krimit të kenë pjesë në politikë, derisa ende atyre të vazhdohet t'iu kërkohet leje si duhet ndërtuar Bosnja e si duhet bërë Bosnja, si duhen ndërtuar pjesët e tjera të Ballkanit e si nuk duhet ndërtuar, atëherë krimi do të vazhdojë të ndihet triumfues dhe do t'iu kanoset popujve të Ballkanit. Dhe nuk do të arrihet stabiliteti i mëtuar as në Bosnjë, derisa Karaxhiçi do të vazhdojë të onorifikohet paralelisht ndërsa në Srebrenicë kujtohen viktimat e Karaxhiçit dhe Mlladiçit.

Prandaj me të drejtë, ambasadori amerikan në Bosnjë, Çarls Inglish, duke folur në përkujtimin e 15 vjetorit të masakrës së Srebrenicës, do të theksonte: "Kemi një detyrë të shenjtë për t'i kujtuar tmerret që ndodhën këtu dhe për të parandaluar që krime të tilla të ndodhin sërish. Kemi detyrime ndaj viktimave dhe familjeve të tyre. Në të njëjtën kohë kemi përgjegjësi para gjeneratave të ardhshme në të gjithë globin, që të refuzojmë të jemi vëzhgues përballë së keqes, kudo dhe kurdo që të ndodhë. Duhet të jemi të përgatitur të mbrojmë dinjitetin njerëzor."

Vetëm kur të kemi arritur këtë, do të jemi ballëlartë ndaj kujtimit të Srebrenicës, ndaj kujtimit të dhjetë mijë djemve dhe burrave boshnjakë, të cilët u dërguan në kasaphanë, me të vetmin faj se i përkisnin religjionit mysliman. Një Evropë e së ardhmes, një realitet global i së ardhmes, do të jetë vetëm ai që nuk do të bazohet kurrë më mbi paragjykime si ato mbi të cilat u projektua, mbi të cilat u tolerua, mbi të cilat ndodhi Srebrenica dhe mbi të cilat ende nuk gjen drejtësi Srebrenica.
ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
1 USHTAR APO 20 SHKOLLA?Nga NICHOLAS D. KRISTOF, New York Times (07.29.2010)
NËNË TEREZA: NJË JETË NË SHËRBIM TË NJERËZIMITNga DR. GËZIM ALPION, Universiteti i Birminghamit, Angli (07.28.2010)
BALLKANI TË SILLET NË ZEMËR TË EVROPËSNga TIM JUDAH, Financial Times (07.28.2010)
ARSHI PIPA (Me rastin e 90 vjetorit të lindjes)Nga FRANK SHKRELI (07.27.2010)
AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUARNga SKËNDER BUÇPAPAJ (07.26.2010)
LEKSIONI PËR SERBINËNga PATRICK MOORE (07.23.2010)
Takimi Biden - Thaçi: WASHINGTONI NË MËNYRË EKSPLICITE MBËSHTET PAVARËSINË E KOSOVËSNga ELIDA BUÇPAPAJ (07.22.2010)
NËNË TEREZA: NJË FIGURË E MADHE SHQIPTARE NDËRKOMBËTAREMe rastin e 100 vjetorit të lindjesNga FRANK SHKRELI (07.20.2010)
VERIU I KOSOVËS, FUSHËBETEJA E FUNDIT?Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (07.18.2010)
TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BENga ELIDA BUÇPAPAJ (07.17.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]