VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - KOSOVA NË OKB SHTATORIN E KËTIJ VITI DHE JO VITIN TJETËR Z.PRESIDENT ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 07:00am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
KOSOVA NË OKB SHTATORIN E KËTIJ VITI DHE JO VITIN TJETËR Z.PRESIDENT !

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

E Premte, 07.30.2010, 12:31pm (GMT+1)



Pas opinionit të GJND se pavarësia e Kosovës është legjitime, pritet një valë e re njohjesh të pavarësisë së Kosovës. Rritja e vendeve që do të njohin shtetin e ri të Kosovës lidhet me numrin e votave që këto vende do të grumbullojnë në sesionin e ri të  Asamblesë së Përgjithëshme të OKB-së e cila do të mbahet në shtator. Nëse do të ketë numrin e nevojshëm e të domosdoshëm të votave, që do të thotë 2/3 e vendeve anëtare, atëhere Kosova mund të njihet direkt, duke u bërë kështu vendi i 193-të, anëtar i OKB-së. Në këtë mënyrë ka kaluar në OKB edhe Kina, duke u votuar në Asamblenë e Përgjithëshme, për t'u shmangur kështu përdorimi i vetos nga vendet anëtare të Këshillit të Sigurimit.

Sekretarja e Shtetit, Hillary Clinton, menjëherë pas opinionit të GJND bëri ftesë për njohje të reja për shtetin e ri të Kosovës: "në mbështetje të paqes dhe stabilitetit në Ballkan, ne u bëjmë thirrje shteteve që nuk e kanë njohur Kosovën, ta bëjnë një hap të tillë", tha Zonja Clinton. Nuk ka asgjë të panjohur. Njohjet e reja i duhen Kosovës, në mënyrë që këtë shtator, në takimin e Asamblesë së Përgjithëshme, të fitojë karriken në OKB. Pra synimi i Kosovës është të anëtarësohet në OKB në shtatorin e vitit 2010. Dhe jo ashtu siç ka deklaruar për çudi presidenti i Kosovës z.Fatmir Sejdiu, se "Kosova mund të bëhet anëtare e OKB-së vitin që vjen, dmth më 2011" !  

Nuk dihet se në ç'rrethanë e ka bërë këtë deklarim presidenti i Kosovës, por sido që të ketë qenë puna, është një deklarim shumë infantil, që bie ndesh me interesat kombëtare të Kosovës dhe interesat afatgjata të rajonit të Ballkanit.  

Për të vonuar anëtarësimin e Kosovës në OKB, për të mos lejuar anëtarësimin e Kosovës në sesionin e ardhshëm të Asamblesë të Përgjithëshme, që do të mbahet këtë shtator, Serbia, menjëherë, posa GJND shpalli legjitime pavarësinë e Kosovës, filloi një fushatë agresive diplomatike, duke angazhuar çdo burim të mundshëm, për të penguar Kosovën që të jetë vendi i 193-të në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Këtë fushatë antiKosovë Serbia e ka ndërmarrë, ngaqë e ka fare të qartë se tani, pasi e ka kaluar provimin nga GJND, Kosova  mund të anëtarësohet në shtator në OKB. Pra anëtarësimi i shtetit të ri të Kosovës në OKB është eminent e nuk është surprizë për askënd. Kështu s'duhet të jetë as për presidentin e Kosovës. Sonja Biserko, kryetare e Këshillit të Helsinkit në Beograd, në një intervistë dhënë tek radio Evropa e Lirë, më 5 Korrik të këtij viti ka thënë se "Pas vendimit të GJND-së, do të ndryshohet qëndrimi i bashkësisë ndërkombëtare, pasi që pritet valë e re e njohjeve të Kosovës", duke shtuar më poshtë se "Kosova do të jetë brënda disa muajve në OKB".

Këtë frikë e ka edhe Beogradi, prandaj ka aktivizuar të madh e të vogël kundër anëtarësimit të Kosovës në takimin e rradhës të Asamblesë të Përgjithëshme të OKB, në fillim të vjeshtës së këtij viti. Pasi Serbia synon ta shtyjë e ta shtyjë nga viti në vit. Ndërsa Presidenti i Kosovës duhet të përdorë gjithë kapacitetet që ka në dipozicion, nëse ka, që anëtarësimi i Kosovës në OKB të bëhet këtë shtator.

Në këtë kontekst duhet të lëvizin të gjitha institucionet e Kosovës bashkë me ato të Shqipërisë, për të bërë një fushatë diplomatike të të gjitha niveleve, për të nxitur dhe sponsorizuar sa më shpejt të jetë e mundur anëtarësimin e Kosovës në OKB.

Pozita, opozita, parlamenti, qeveria në Kosovë e Shqipëri, duhet të vendosin gjithçka në funksion të vendit të 193-të në OKB. Zënkat, mëritë, lufta për pushtet, pushimet e verës, plazhet gjithçka duhet të lihet mënjanë për hir të ardhmërisë së Kosovës. Sepse anëtarësimi i  Kosovës në OKB ia hap rrugën integrimit të saj në BE dhe NATO, çka lidhet direkt me paqen dhe sigurinë afatgjatë të rajonit.
ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
JEREMIÇI KRENOHET ME RUSINË, KOSOVA KRENOHET ME SHBA & BE NGA  ELIDA BUÇPAPAJ (07.30.2010)
ABSURDI I FILLIMSHEKULLIT: DEKORIMI I KARAXHIÇIT NË 15 VJETORIN E PËRKUJTIMIT TË SREBRENICËS ! Nga ELIDA BUÇPAPAJ (07.30.2010)
1 USHTAR APO 20 SHKOLLA?Nga NICHOLAS D. KRISTOF, New York Times (07.29.2010)
NËNË TEREZA: NJË JETË NË SHËRBIM TË NJERËZIMITNga DR. GËZIM ALPION, Universiteti i Birminghamit, Angli (07.28.2010)
BALLKANI TË SILLET NË ZEMËR TË EVROPËSNga TIM JUDAH, Financial Times (07.28.2010)
ARSHI PIPA (Me rastin e 90 vjetorit të lindjes)Nga FRANK SHKRELI (07.27.2010)
AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUARNga SKËNDER BUÇPAPAJ (07.26.2010)
LEKSIONI PËR SERBINËNga PATRICK MOORE (07.23.2010)
Takimi Biden - Thaçi: WASHINGTONI NË MËNYRË EKSPLICITE MBËSHTET PAVARËSINË E KOSOVËSNga ELIDA BUÇPAPAJ (07.22.2010)
NËNË TEREZA: NJË FIGURË E MADHE SHQIPTARE NDËRKOMBËTAREMe rastin e 100 vjetorit të lindjesNga FRANK SHKRELI (07.20.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]