VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - TË PANJOHURAT E NJË DIVORCI - NDARJET NË PARTINË E LIRISË DHE FATI I QEVERISËNga SERGIO ROMANO, Corriere della Sera

                                                                                      

E Mërkurë, 04.24.2024, 10:20am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

TË PANJOHURAT E NJË DIVORCI - NDARJET NË PARTINË E LIRISË DHE FATI I QEVERISË

Nga SERGIO ROMANO, Corriere della Sera


E Djelë, 08.01.2010, 10:02am (GMT+1)


Përtej krizave politike, edhe kur ato janë veçanërisht të ngatërruara, zakonisht shihen me njëfarë qartësie forcat në sheshin e betejës, pikat e mosmarrëveshjeve, rrethanat e çështjes dhe zgjidhjet e mundshme. Se çfarë e ka provokuar divorcin midis Kryeministrit dhe Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, numri i faktorëve që ne nuk mund t'i llogarisim është jashtëzakonisht i lartë. Me fjalë të tjera ajo që nuk e dimë dhe nuk mund ta parashikojmë, është shumë më tepër se ajo që ne e dimë.

Ne nuk e dimë së pari se cila do të jetë, në fund të llogarive dhe përballë provës së fakteve, madhësia dhe kompaktësia e grupit parlamentar të krijuar nga Xhanfranko Fini në Dhomën e Përfaqësuesve. Berluskoni duket të jetë i bindur se grupi do të jetë i brishtë dhe heterogjen, Fini duket të jetë i bindur se do të jetë i bashkuar dhe në solidaritet. Por të dyja janë, për momentin, lënë mënjanë pozicionimin, për t'u verifikuar.

Nuk e dimë pastaj si do t'i votojë grupi ligjet e propozuara nga qeveria. Nuk i quaj ato për përgjimet, ndoshta tashmë arkivuar, dhe mendoj sidomos për reformat e mëdha - drejtësinë dhe federalizmin - të cilat janë flamuri i qeverisë Berluskoni. Fini thotë se do ta respektojë programin e Partisë së Lirisë, por në deklaratat e tij mbi ligjshmërinë demokratike dhe në referimet e tij të shpeshta ndaj unitetit të Vendit shihen gjurmët e disa mospajtimeve.

Ne nuk e dimë se si Fini do t'i arrijë konkretisht për të pajtuar, në menaxhimin e punëve të përditshme parlamentare, natyrën e tij të dyfishtë si kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve dhe dhe drejtues i një fraksioni disident. Sigurisht ka të drejtë kur kujton se ai u zgjodh për të kryesuar në interes të të gjithëve dhe jo vetëm të atyre që e kanë votuar. Nuk do të jetë e lehtë në praktikë për të mbajtur të dy rolet në mënyrë të qartë dhe dukshëm të dallueshme.

Së fundi, ne nuk e dimë se cili do të jetë reagimi i tregjeve dhe partnerëve tanë në qoftë se dështimi i kësaj bashkejetese të vështirë do të vëjë në rendin e ditës mundësinë e zgjedhjeve të parakohëshme. Unë mendoj se Berluskoni nuk e përjashton, pavarësisht nga deklaratat e djeshme, perspektivën e vajtjes në zgjedhje të parakohëshme. Kryeministri vështirë t'i rezistojë tundimit për ta konsideruar Partinë e Lirisë ndërmarrjen e fundit dhe më ambiciozen e shumë kompanive të krijuara në rrjedhën e jetës së tij. Një pronari krenar për sukseset e tij, pozicionet e Finit ngjan se i janë dukur sjellje të papranueshme të një menaxheri jobesnik.

Këtu del ai vizioni i pronarit të politikës që është karakteristikë negative e kësaj faze të historisë. Heq dorë së shpresuari se Berluskoni do ta ndryshojë natyrën dhe karakterin. Por është shumë mendjemprehtë dhe me përvojë për gjërat e botës sa të mos e dijë se spektri i shpërndarjes së Dhomave të Parlamentit dhe të kohëve të vdekura që e shoqërojnë atë, sidomos në Itali, pra zgjedhjet e parakohëshme, do t'iu vinin kryq të gjitha pikëve e meritave të fituara në sytë e bashkësisë ndërkombëtare me manovrën financiare të miratuar ditët e fundit.

Ende vazhdoj të mendoj se një pajtim midis dy duelistëve është i mundshëm, përveçse i dobishëm për Vendin. Mbetet të paktën, pas divorcit, mundësia e një armëpushimi, e një modus vivendi, e një «ndarjeje brenda në shtëpi». Cilado perspektivë tjetër do të merrte atë kahje të cilën asnjëri prej tyre nuk do të arrinte ta kontrollonte./Skënder Buçpapaj

--

LE DIVISIONI NEL PDL E LA SORTE DEL GOVERNO

Le incognite di un divorzio

Dietro le crisi politiche, anche quando sono particolarmente imbrogliate, s'intravedono generalmente con una certa chiarezza le forze in campo, i punti del dissenso, i termini della questione e le soluzioni possibili. In quella provocata dal divorzio fra il presidente del Consiglio e il presidente della Camera, il numero dei fattori che non possiamo calcolare è straordinariamente elevato. In altre parole ciò che non sappiamo e non possiamo prevedere è molto più di ciò che sappiamo.


Non sappiamo anzitutto quale sarà, alla fine della conta e alla prova dei fatti, la consistenza e la compattezza del gruppo parlamentare creato da Gianfranco Fini alla Camera. Berlusconi sembra essere convinto che il gruppo sarà fragile ed eterogeneo, Fini che sarà unito e solidale. Ma sono entrambe, per il momento, posizioni di parte, tutte da verificare.

Non sappiamo poi come il nuovo gruppo voterà sulle leggi proposte dal governo. Tralascio quella sulle intercettazioni, forse ormai archiviata, e penso soprattutto alle grandi riforme - giustizia e federalismo - che sono la bandiera del governo Berlusconi. Fini dice che rispetterà il programma del Pdl, ma nelle sue dichiarazioni sulla legalità democratica e nei suoi frequenti riferimenti all'unità del Paese vi sono i germi di eventuali dissensi.

Non sappiamo come Fini riuscirà concretamente a conciliare, nella gestione quotidiana degli affari parlamentari, la sua doppia natura di presidente della Camera e di capo di una fazione dissidente. Ha certamente ragione quando ricorda di essere stato eletto per presiedere nell'interesse di tutti e non soltanto di coloro che lo hanno votato. Ma non sarà facile, all'atto pratico, tenere i due ruoli nettamente e visibilmente distinti.

Non sappiamo infine quali sarebbero le reazioni dei mercati e dei nostri partner se il fallimento di questa difficile convivenza mettesse all'ordine del giorno la possibilità di elezioni anticipate. Credo che Berlusconi non escluda, nonostante le dichiarazioni di ieri, la prospettiva di un ricorso al voto anticipato. Il presidente del Consiglio resiste difficilmente alla tentazione di considerare il Pdl come l'ultima e la più ambiziosa delle numerose aziende create nel corso della sua vita. A un proprietario orgoglioso dei suoi successi le posizioni di Fini devono essere parse l'inaccettabile comportamento di un manager sleale.

Qui emerge quella visione proprietaria della politica che è caratteristica negativa di questa fase storica. Rinuncio a sperare che Berlusconi possa cambiare natura e carattere. Ma è troppo accorto ed esperto delle cose del mondo per non sapere che lo spettro dello scioglimento delle Camere e dei tempi morti che accompagnano, soprattutto in Italia, le elezioni anticipate, annullerebbe tutti i punti di merito conquistati agli occhi dell'opinione internazionale con la manovra finanziaria approvata in questi giorni.

Continuo a pensare che un'intesa fra i duellanti fosse, oltre che utile per il Paese, possibile. Resta almeno, dopo il divorzio, la possibilità di una tregua, di un modus vivendi, di una «separazione in casa». Qualsiasi altra prospettiva avrebbe ricadute che nessuno dei due riuscirebbe a controllare.

Sergio Romano
01 agosto 2010

Përktheu Skënder Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !Nga ELIDA BUÇPAPAJ (07.30.2010)
OPOZITA MIZERABËL E SHQIPËRISË - MJERIM KOMBËTAR ! Nga ELIDA BUÇPAPAJ (07.30.2010)
KOSOVA NË OKB SHTATORIN E KËTIJ VITI DHE JO VITIN TJETËR Z.PRESIDENT ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ (07.30.2010)
JEREMIÇI KRENOHET ME RUSINË, KOSOVA KRENOHET ME SHBA & BE NGA  ELIDA BUÇPAPAJ (07.30.2010)
ABSURDI I FILLIMSHEKULLIT: DEKORIMI I KARAXHIÇIT NË 15 VJETORIN E PËRKUJTIMIT TË SREBRENICËS ! Nga ELIDA BUÇPAPAJ (07.30.2010)
1 USHTAR APO 20 SHKOLLA?Nga NICHOLAS D. KRISTOF, New York Times (07.29.2010)
NËNË TEREZA: NJË JETË NË SHËRBIM TË NJERËZIMITNga DR. GËZIM ALPION, Universiteti i Birminghamit, Angli (07.28.2010)
BALLKANI TË SILLET NË ZEMËR TË EVROPËSNga TIM JUDAH, Financial Times (07.28.2010)
ARSHI PIPA (Me rastin e 90 vjetorit të lindjes)Nga FRANK SHKRELI (07.27.2010)
AS REVANSHISTË, AS TË REVANSHUARNga SKËNDER BUÇPAPAJ (07.26.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]