E Martë, 08.04.2020, 12:16am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

PROBLEMI MË I MADH I SERBISË

Nga PATRICK MOORE


E Hënë, 08.02.2010, 04:41pm (GMT+1)

Disa media perëndimore kanë zbuluar së fundmi se shumë ekspertë mbi Ballkanin e kanë ditur tash e një kohë të gjatë se problemi i vërtetë i Serbisë nuk është Kosova, e madje as gjenerali Ratko Mlladiq.

Rreziku më i madh për Serbinë është kontrolli i ekonomisë, apo i fuqisë politike nga një grup "biznesmenësh" mafiozë. Paratë i kanë fituar në kohën e Sllobodan Millosheviqit dhe që prej atëherë janë pasuruar në vazhdimësi.

Këta "biznesmenë" kanë vendosur në vitin 2000 që Millosheviqi të mos mbetet më në pushtet. Siç duket, ata kanë bërë marrëveshje për formimin e yjeve të reja në politikën serbe, siç ishte për shembull Vojisllav Koshtunica dhe Zoran Gjingjiq.

Marrëveshja ishte që njerëzit e biznesit të jenë të lirë të ndjekin interesat e tyre të dyshimta, në këmbim me të hollat që ata do të ofrojnë për politikanët dhe partitë e tyre.

Në këtë kuadër, këta biznesmenë gjithashtu kanë blerë edhe ndikimin politik. Me shkarkimin e Millosheviqit në tetor të 2008-s, elementet korruptive dhe kriminale që mbështesnin regjimin e tij, nuk ishin të gatshme dhe të afta të vazhdonin ashtu siç kishin bërë më parë, pavarësisht se kush ishte njeriu që ishte ulur në zyrë.

Këta njerëz kanë ndarë tregjet mes vete dhe kanë mbajtur të tjerët – serbët dhe të huajt – larg kësaj skene. Në muajt e fundit, mediat serbe kanë publikuar disa shkrime për këta njerëz dhe perandoritë e tyre të biznesit, të cilat shpesh janë ndërtuar duke blerë ish-kompanitë apo tokat në pronësi të shtetit.

Këta biznesmenë kontrollojnë gjithçka, që prej qendrave tregtare e deri te tokat në portin e Beogradit, duke i shfrytëzuar të gjitha pamëshirshëm për përfitime personale.


Dy rrëfime

Fenomeni i biznesmenëve, megjithatë, nuk është aspak i ri. Ka kohë që kam shkruar se arsyeja e vetme pse politikanët serbë kanë bërë aq zhurmë për Kosovën ka të bëjë me tendencën për të zhvendosur vëmendjen e votuesve nga problemet reale të Serbisë.

Këto probleme janë krimi dhe korrupsioni, për çka këta biznesmenë janë shembulli më i rëndësishëm i ilustrimit.

Javën e kaluar, këta biznesmenë kanë tërhequr vëmendjen e ndërkombëtarëve nëpërmjet dy lajmeve. I pari kishte të bënte me një raport në mediat gjermane, sipas të cilit Bogolub Kariq kishte fituar azil politik në Rusi.

Të rikujtojmë se dy qytetarët tjerë të Serbisë, të cilët gjithashtu gëzojnë "azilin politik" në parajsën e Putinit janë Mira Markoviq dhe Marko Millosheviq, e veja dhe i biri i diktatorit tashmë të vdekur. Kjo dëshmon se cilin lloj të njerëzve Kremlini e konsideron "politikisht të persekutuar".

Kariq dikur ishte një nga biznesmenët e fuqishëm, por ka thyer rregullin më kryesor. Nuk kënaqej vetëm duke blerë ndikimin politik, ai synonte një pushtet të vërtetë politik për vetveten.

Kësisoj, ai pati themeluar partinë e tij politike dhe fitoi 18 për qind të votave gjatë zgjedhjeve presidenciale të 2004-ës. Partia e tij filloi të shënojë rritje në anketimet e opinionit dhe ai filloi të blejë deputetë të Kuvendit për t’iu bashkuar partisë së tij.

E gjithë kjo ishte një alarm për establishmentin politik. Befasisht, ata filluan të zbulojnë "parregullsitë" e biznesit të tij, në vitet e fundit. Ia morën bizneset, ia mbyllën televizionin dhe lëshuan një fletë-arrest kundër tij më 2006-n. Tani, ai shfaqet si një refugjat politik në Rusi.

Lajmi i dytë ka filluar të qarkullojë në javët e fundit dhe kulmoi më 2 gusht, kur perandoria mediale gjermane WAZ konfirmoi se largohet nga Ballkani.

Për një kohë të gjatë, ka pasur në pronësi të përditshmet në Bullgari dhe kudo tjetër, por përpjekjet për të blerë të përditshmen beogradase "Novosti", kanë dështuar. Me fjalë të tjera, biznesmenët serbë dhe ata që marrin urdhra prej tyre, i kanë mbajtur gjermanët larg tregut të mbyllur serb.

WAZ dhe drejtori i saj, Bodo Hombach, janë biznesmenë të fuqishëm, por Hombach ka thënë më 2 gusht se, madje edhe për të, "ka abuzim të zgjeruar pushteti" në Ballkan.

Ai ka shtuar se Serbia "është rast i veçantë" për faktin se edhe qeveria madje ka ndihmuar që "WAZ të përndiqet nga vendi". Hombach ka argumentuar se "lidhjet e ngushta midis oligarkëve dhe pushtetit politik janë duke e helmuar tregun".

Hombach ka thënë se përvoja e WAZ-it në Serbi ka qenë një "rast sprove" për gatishmërinë e Serbisë karshi Bashkimit Evropian.

Ai është zotuar se do të dëshmojë në Komisionin Evropian për mënyrën se si janë bërë vërtet punët. Bosët në Beograd, ndërkaq, kanë qenë në gjendje ta mbajnë Hombachun larg tregut të Serbisë, por ai i njeh qendrat e pushtetit në Bruksel më mirë sesa që i njohin zotërinjtë në Serbi.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
TË PANJOHURAT E NJË DIVORCI - NDARJET NË PARTINË E LIRISË DHE FATI I QEVERISËNga SERGIO ROMANO, Corriere della Sera (08.01.2010)
KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !Nga ELIDA BUÇPAPAJ (07.30.2010)
OPOZITA MIZERABËL E SHQIPËRISË - MJERIM KOMBËTAR ! Nga ELIDA BUÇPAPAJ (07.30.2010)
KOSOVA NË OKB SHTATORIN E KËTIJ VITI DHE JO VITIN TJETËR Z.PRESIDENT ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ (07.30.2010)
JEREMIÇI KRENOHET ME RUSINË, KOSOVA KRENOHET ME SHBA & BE NGA  ELIDA BUÇPAPAJ (07.30.2010)
ABSURDI I FILLIMSHEKULLIT: DEKORIMI I KARAXHIÇIT NË 15 VJETORIN E PËRKUJTIMIT TË SREBRENICËS ! Nga ELIDA BUÇPAPAJ (07.30.2010)
1 USHTAR APO 20 SHKOLLA?Nga NICHOLAS D. KRISTOF, New York Times (07.29.2010)
NËNË TEREZA: NJË JETË NË SHËRBIM TË NJERËZIMITNga DR. GËZIM ALPION, Universiteti i Birminghamit, Angli (07.28.2010)
BALLKANI TË SILLET NË ZEMËR TË EVROPËSNga TIM JUDAH, Financial Times (07.28.2010)
ARSHI PIPA (Me rastin e 90 vjetorit të lindjes)Nga FRANK SHKRELI (07.27.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Gusht 2020  
D H M M E P S
            1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31          
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]