VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - SPIUNAZHI RUS NË EVROPËN LINDORENga GREGORY FEIFER

                                                                                      

E Shtunë, 04.20.2024, 04:12am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

SPIUNAZHI RUS NË EVROPËN LINDORE

Nga GREGORY FEIFER


E Mërkurë, 08.04.2010, 01:47pm (GMT+1)

 


Shefi i zyrës ushtarake të presidentit, përfaqësuesi i Çekisë në NATO dhe zëvendësshefi i kabinetit të presidentit, kanë dhënë dorëheqje pasi një spiun rus kishte kontaktuar me zyrat e tyre, duke shënuar kështu rrezikun më të madh për sigurinë e ushtrisë çeke.

Agjenti, një çek me emrin Robert Rachardzo, i cili kishte punuar si psikolog për shërbimin korrektues, është zhdukur vitin e kaluar dhe supozohej se gjendej në Rusi. Ky agjent i zbulimit ushtarak ishte shoqëruar me një majore ushtarake, e cila kishte punuar si shefe kabineti për të tre gjeneralët.

Karel Randak, ish-udhëheqës i shërbimit çek të zbulimit, thotë se zhvillimet e fundit konfirmojnë atë çfarë janë duke bërë rusët në Republikën Çeke.

"Jam i sigurt se këtë e bëjnë kudo, në Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe, Amerikën e Jugut. Nuk jam i befasuar dhe nuk mendoj se Republika Çeke bën përjashtim",
thotë zoti Randak.

Ende nuk është e qartë se çfarë informacionesh ka arritur të mbledhë agjenti rus, por rasti i tij është dëshmia e fundit mbi përpjekjet e Rusisë për të shtuar praninë e spiunazhit në Çeki.

Sipas zbulimit çek, së paku një e treta e komunitetit diplomatik të Rusisë në Pragë, së paku 60 persona, janë duke bërë spiunazh, kryesisht në fushën e energjisë.

Eksperti për çështje ushtarake në Moskë, Aleksander Golts, thotë se qeveria e Rusisë mbështetet fuqishëm në informacionet që grumbullon nëpërmjet spiunazhit. Ai thotë se kjo formë e të vepruarit pasqyron mendësinë e liderëve, posaçërisht të kryeministrit Vladimir Putin, ish-oficer i KGB-së.

"Në pikëpamjet e Vladimir Putinit, asgjë që thuhet në opinion, s'mund të jetë e vërtetë. E vërteta fshihet dhe mund të zbulohet vetëm me mjete të posaçme
", thotë zoti Golts.


Për të, nuk është aspak befasues fakti se spiunazhi i Rusisë është i përqendruar në vendet e reja anëtare të NATO-s dhe të Bashkimit Evropian.

Ai thekson se ish-vendet e bllokut sovjetik, siç është Çekia, të cilat kanë tash lidhshmëri me dokumente nga organizatat perëndimore ndërkombëtare, janë shënjestra të natyrshme për spiunazhin e Rusisë.

Jaroslav Plesl, gazetar çek, ka hetuar ndikimin rus në Republikën Çeke dhe thotë se Moska ende e sheh këtë republikë si pjesë të kufirit midis ish-Bashkimit Sovjetik dhe Perëndimit.

Megjithatë, ai vlerëson se forma e vjetër e spiunazhit që mbështetej vetëm në shërbimet e zbulimit është vetëm një nga përpjekjet e shumta të Moskës për të shtrirë ndikimin në Republikën Çeke.

Zoti Plesl është i mendimit se kompanitë e kontrolluara nga shteti dhe ato të ndikuara nga Rusia kanë qenë aktive në lobim për interesat e Rusisë, veçanërisht në sektorin e energjisë.

"Ato kanë qenë shumë aktive në themelimin e bizneseve dhe krijimin e lidhjeve ekonomike midis biznesmenëve rusë dhe çekë, por edhe politikanëve. Këto praktika mund të konsiderohen si shumë moderne"
, thekson zoti Plesl.

Sidoqoftë, përzgjedhja e një qeverie të re këtë vit në Çeki, mund ta prapësojë valën në rritje të ndikimit rus në këtë vend. Kryeministri i qendrës së djathtë, Petr Necas, duket të jetë më serioz në betejën e tij për të mposhtur ndikimin e Moskës.

Gazetari Plesl thotë se derisa Necas të jetë në pushtet, do të ketë gjithnjë e më shumë raste që do të zbulohen në opinion mbi ndikimin e Rusisë në Çeki. Dhe, kjo nënkupton se do të zbulohen më shumë spiunë rusë.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PROBLEMI MË I MADH I SERBISËNga PATRICK MOORE (08.02.2010)
TË PANJOHURAT E NJË DIVORCI - NDARJET NË PARTINË E LIRISË DHE FATI I QEVERISËNga SERGIO ROMANO, Corriere della Sera (08.01.2010)
KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !Nga ELIDA BUÇPAPAJ (07.30.2010)
OPOZITA MIZERABËL E SHQIPËRISË - MJERIM KOMBËTAR ! Nga ELIDA BUÇPAPAJ (07.30.2010)
KOSOVA NË OKB SHTATORIN E KËTIJ VITI DHE JO VITIN TJETËR Z.PRESIDENT ! NGA ELIDA BUÇPAPAJ (07.30.2010)
JEREMIÇI KRENOHET ME RUSINË, KOSOVA KRENOHET ME SHBA & BE NGA  ELIDA BUÇPAPAJ (07.30.2010)
ABSURDI I FILLIMSHEKULLIT: DEKORIMI I KARAXHIÇIT NË 15 VJETORIN E PËRKUJTIMIT TË SREBRENICËS ! Nga ELIDA BUÇPAPAJ (07.30.2010)
1 USHTAR APO 20 SHKOLLA?Nga NICHOLAS D. KRISTOF, New York Times (07.29.2010)
NËNË TEREZA: NJË JETË NË SHËRBIM TË NJERËZIMITNga DR. GËZIM ALPION, Universiteti i Birminghamit, Angli (07.28.2010)
BALLKANI TË SILLET NË ZEMËR TË EVROPËSNga TIM JUDAH, Financial Times (07.28.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]