E Enjte, 04.25.2024, 07:50pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

SURPRIZË, SURPRIZË, SURPRIZË

Nga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times


E Djelë, 08.22.2010, 11:05am (GMT+1)


Unë sapo pashë filmin "Invictus" - është historia se si Nelson Mandela, në mandatin e tij të parë si president i Afrikës së Jugut, dërgon ekipin e njohur regbi të vendit, Springboks, në një mision për të fituar Kupën e Botës Regbi 1995 dhe, nëpërmjet kësaj fitoreje, do të fillonte shërimin e atij vendi të sistemit aparteid. Pothuajse krejt i bardhë ekipi Springboks ka qenë një simbol i dominimit të bardhë, dhe zezakët rëndom ishin kundër tij. Kur Komiteti i Afrikës së Jugut i Sporteve, i pas aparteidit, i udhëhequr kryesisht nga zezakët, deshi të ndryshonte emrin e ekipit dhe ngjyrat, presidenti Mandela i ndaloi ata. Ai shpjegoi se pjesë e bërjes që të ndjehen në shtëpinë e tyre të bardhët në Afrikën e Jugut të udhëhequr nga zezakët nuk ishte çrrënjosja e të gjitha simboleve të tyre të adhuruara.

"Kjo është mënyrë egoiste e të menduarit," thotë në film Mandela, i luajtur nga Morgan Freeman. "Kjo nuk i shërben kombit." Pastaj duke folur për të bardhët e Afrikës së Jugut, Mandela shton: "Ne duhet t'i surprizojmë ata me vetëpërmbajtje dhe bujari."

Unë dashuroj fjalinë: "Ne duhet t'i suprizojmë." Isha duke shikuar filmin në një aeroplan dhe e mbajta shënim këtë fjali mbi pecetën time sepse ajo përmbledh atë që na mungon sot në aq shumë vende: liderët që të na suprizojnë duke dalë mbi historitë e tyre, mbi elektoratin e tyre, mbi anketuesit e tyre, mbi rrethanat e tyre - dhe pikërisht të bëjnë gjërat e duhura për vendet e tyre.

U përpoqa të kujtoja herën e fundit të një udhëheqësi të më ketë lënë pa mend mua duke bërë diçka pozitive, diçka të guximshme dhe kundër vullnetit popullor të vendit të tij apo të partisë së tij. Mund të sjell në kujtesë pak të tillë: Yitzhak Rabin me nënshkrimin e procesit të paqes në Oslo. Anwar Sadat me vajtjen në Jeruzalem. Dhe, sigurisht, Mandela me mënyrës si ai e drejtoi Afrikën e Jugut.

Por këto janë krejtësisht përjashtime. Shiko Irakun sot. Pesë muaj pas zgjedhjeve të tij vërtetë të hapura, me bazë të gjerë, në të cilat të gjitha komunitetet kryesore votuan, elita politike nuk mund të ngrihet më lart se identitetet shiite apo sunite dhe t'ia shtrijnë dorën palës tjetër, në mënyrë që të prodhojnë një qeveri të përbashkët që do të mund ta çonte Irakun drejt së ardhmes. Vërtetë, demokracisë i duhet një kohë e gjatë që të rritet, sidomos në një tokë të përgjakur nga një diktator vrasës për 30 vjet rresht. Megjithatë, deri tani, udhëheqësit e rinj të Irakut na kanë lënë pa mend ne vetëm me dobësitë.

A do të na surprizojnë ata ndonjëherë në një mënyrë tjetër? A duhet të kemi kujdes tani që jemi duke u larguar? Po, sepse rrënjët e 9 / 11 janë një luftë brenda-myslimane, në të cilën Amerika, si një aleate e një fraksioni, u gjet e përfshirë. Ka të paktën tri luftëra të ndryshme brenda-myslimane të ndezura sot. Njëra është në mes të sunive tejet të djathtë dhe tejet-tejet të djathtë në Arabinë Saudite. Kjo ishte lufta mes Osama bin Laden (tejet-tejet djathtas) dhe të familjes saudite në pushtet (tejet djathtë). Kjo është një luftë në mes të atyre që mendojnë se gratë nuk duhet të ngasin veturat dhe të atyre që mendojnë se nuk duhet as të largohen nga shtëpia. Bin Laden na sulmoi ne, sepse ne kemi mbështetur rivalët e tij sauditë - çka ne e bëjmë për ta marrë naftën e tyre.

Në Irak bëhet luftë e kulluar suni-shiit. Dhe në Pakistan fundamentalistët suni luftojnë kundër të gjithë të tjerëve: shiitë, ahmedinë, sufi. Ju do të vëreni se në secilën nga këto luftëra civile, mezi shkon një javë që një fraksion mysliman të mos hedhë në erë xhaminë e fraksionit tjetër, ose një grumbullim të të pafajshmëve - si bombardimi i së martës në Bagdad, në hapjen e Ramazanit, i cili vrau 61 njerëz.

Me pak fjalë: lufta kryesore me Islamin nuk është ndër-komunale, dhe sigurisht jo në mes amerikanëve dhe myslimanëve. Ajo është brenda komunale dhe në vazhdim e sipër në të gjithë botën myslimane. Arsyeja e luftës së Irakut - ishte, është dhe do të mbetet e rëndësishme - është se ajo krijoi mundësinë e parë për sunitë arabë dhe shiitë për të bërë diçka që kurrë nuk kanë bërë në historinë moderne: të na suprizojnë dhe lirisht të shkruajnë vetë kontratat e tyre sociale për mënyrën se si të jetojnë së bashku dhe si të ndajnë pushtetin e burimet. Në qoftë se ata mund të bëjnë këtë, në zemër të botës arabe, dhe të fillojnë tashmë ta pakësojnë luftën brenda komunale në kuadër të Islamit, do të ishte një shembull i madh për të tjerët. Kjo do të thotë se çdo vend arab mund të jetë një demokraci dhe nuk ka pse mbahen së bashku me një grusht hekuri nga lart.

Por kjo do të jetë e pamundur nëse Mandelat shiitë dhe suni të Irakut nuk do të jenë gati ta lejojnë të ardhmen që ta varrosë të kaluarën. Ashtu si një nga rojat e Mandelës, duke parë përkushtimin e presidentit të ri ndaj të bardhëve të Afrikës së Jugut, pyet në film: "Si mund të kalosh 30 vjet në një qeli të vogël dhe të jesh gati që t'i falësh njerëzit të cilët të kanë futur atje?" Kjo kërkon një udhëheqës shumë të veçantë.

Kjo është edhe arsyeja pse çështja e xhamisë dhe qendrës së komunitetit pranë vendit e 9 / 11 është një shfaqje e veçantë. Pyetja e vërtetë e rëndësishme "nuk është se a mundet që sektet e ndryshme myslimane të jetojnë në harmoni me amerikanët, por ata a mundet të jetojnë me njëri tjetrin në harmoni," tha Stephen P. Cohen, ekspert mbi marrëdhëniet ndërfetare dhe autor i "Përtej kuptimit të Amerikës: një shekull diplomaci e dështuar në Lindjen e Mesme. "

Në të vërtetë, problemi i madh nuk janë ata myslimanë që ndërtojnë xhamitë në Amerikë, janë ata myslimanë që hedhin në erë të xhamitë në Lindjen e Mesme. Dhe përgjigja ndaj tyre nuk është një dialog ndërfetar në Amerikë. Është një dialog ndërfetar - kaq keq duke munguar - në botën myslimane. Rritja jonë në Irak nuk do të japë kurrë fruta pa një rritje politike nga arabët dhe myslimanët për të shëruar ndarjet ndërkomunale. Do të ishte mrekulli në qoftë se Presidenti Obama do t'i surprizonte të gjithë dhe do të mbante një tjetër fjalim në Kairo - ose Bagdad - duke e thënë këtë gjë./Skënder Buçpapaj

--

August 21, 2010

Surprise, Surprise, Surprise

By THOMAS L. FRIEDMAN

I just saw the movie "Invictus" "” the story of how Nelson Mandela, in his first term as president of South Africa, enlists the country's famed rugby team, the Springboks, on a mission to win the 1995 Rugby World Cup and, through that, to start the healing of that apartheid-torn land. The almost all-white Springboks had been a symbol of white domination, and blacks routinely rooted against them. When the post-apartheid, black-led South African sports committee moved to change the team's name and colors, President Mandela stopped them. He explained that part of making whites feel at home in a black-led South Africa was not uprooting all their cherished symbols.

"That is selfish thinking," Mandela, played by Morgan Freeman, says in the movie. "It does not serve the nation." Then speaking of South Africa's whites, Mandela adds, "We have to surprise them with restraint and generosity."

I love that line: "We have to surprise them." I was watching the movie on an airplane and scribbled that line down on my napkin because it summarizes what is missing today in so many places: leaders who surprise us by rising above their histories, their constituencies, their pollsters, their circumstances "” and just do the right things for their countries.

I tried to recall the last time a leader of importance surprised me on the upside by doing something positive, courageous and against the popular will of his country or party. I can think of a few: Yitzhak Rabin in signing onto the Oslo peace process. Anwar Sadat in going to Jerusalem. And, of course, Mandela in the way he led South Africa.

But these are such exceptions. Look at Iraq today. Five months after its first truly open, broad-based election, in which all the major communities voted, the political elite there cannot rise above Shiite or Sunni identities and reach out to the other side so as to produce a national unity government that could carry Iraq into the future. True, democracy takes a long time to grow, especially in a soil bloodied by a murderous dictator for 30 years. Nevertheless, up to now, Iraq's new leaders have surprised us only on the downside.

Will they ever surprise us the other way? Should we care now that we're leaving? Yes, because the roots of 9/11 are an intra-Muslim fight, which America, as an ally of one faction, got pulled into. There are at least three different intra-Muslim wars raging today. One is between the Sunni far right and the Sunni far-far right in Saudi Arabia. This was the war between Osama bin Laden (the far-far right) and the Saudi ruling family (the far right). It is a war between those who think women shouldn't drive and those who think they shouldn't even leave the house. Bin Laden attacked us because we prop up his Saudi rivals "” which we do to get their oil.

In Iraq, you have the pure Sunni- versus-Shiite struggle. And in Pakistan, you have the fundamentalist Sunnis versus everyone else: Shiites, Ahmadis and Sufis. You will notice that in each of these civil wars, barely a week goes by without one Muslim faction blowing up another faction's mosque or gathering of innocents "” like Tuesday's bombing in Baghdad, at the opening of Ramadan, which killed 61 people.

In short: the key struggle with Islam is not inter-communal, and certainly not between Americans and Muslims. It is intra-communal and going on across the Muslim world. The reason the Iraq war was, is and will remain important is that it created the first chance for Arab Sunnis and Shiites to do something they have never done in modern history: surprise us and freely write their own social contract for how to live together and share power and resources. If they could do that, in the heart of the Arab world, and actually begin to ease the intra-communal struggle within Islam, it would be a huge example for others. It would mean that any Arab country could be a democracy and not have to be held together by an iron fist from above.

But it will be impossible without Iraqi Shiite and Sunni Mandelas ready to let the future bury the past. As one of Mandela's guards, watching the new president engage with South African whites, asks in the movie, "How do you spend 30 years in a tiny cell and come out ready to forgive the people who put you there?" It takes a very special leader.

This is also why the issue of the mosque and community center near the site of 9/11 is a sideshow. The truly important question "is not can the different Muslim sects live with Americans in harmony, but can they live with each other in harmony," said Stephen P. Cohen, an expert on interfaith relations and author of "Beyond America's Grasp: a Century of Failed Diplomacy in the Middle East."

Indeed, the big problem is not those Muslims building mosques in America, it is those Muslims blowing up mosques in the Middle East. And the answer to them is not an interfaith dialogue in America. It is an intrafaith dialogue "” so sorely missing "” in the Muslim world. Our surge in Iraq will never bear fruit without a political surge by Arabs and Muslims to heal intracommunal divides. It would be great if President Obama surprised everyone and gave another speech in Cairo "” or Baghdad "” saying that.

Përktheu Skënder Buçpapaj


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
E PARA VJEN KOSOVANga ELIDA BUÇPAPAJ (08.22.2010)
KOSOVA NË MESIN E KOMBEVE TË LIRANga HASHIM THAÇI, shkrim autorial i Kryeministrit të Republikës së Kosovës botuar në "EUObserver" (08.19.2010)
EDHE DIELLI NA BEFASONNga LAWRENCE E. JOSEPH, New York Times (08.19.2010)
ISLAMI NË DY AMERIKATNga ROSS DOUTHAT, New York Times (08.16.2010)
PO PSE HIMARA? Nga ALEKO LIKAJ (08.15.2010)
KUSHTET PËR TË DALË NGA KRIZA - PUSHTIMI I POLITIKËSNga FRANCESCO GIAVAZZI, Corriere della Sera (08.14.2010)
FUQIA RUSE ËSHTË E KUFIZUARNga MELIK KAYLAN, Wall Street Journal (08.13.2010)
DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT Nga ELIDA BUÇPAPAJ (08.12.2010)
FUQIA AMERIKANENga JOSEPH S. NYE (08.12.2010)
POLITIKA E BANKROTITNga PATRICK MOORE (08.11.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]