E Enjte, 03.28.2024, 08:26pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Takimi eventual me Tadiqin është i dëmshëm për Kosovën
E Premte, 03.13.2009, 08:59am (GMT+1)

Skënder Mulliqi

 

1. Fillimi i kësaj jave u karakterizua me dy ngjarje, të cilat edhe ishin në qendër të vëmendjes së opinionit. Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, paralajmëroi se është i gatshëm të takohet me kryetarin serb, Boris Tadiq. Në anën tjetër, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, e akuzoi kryeministrin Thaqi për korrupsion. Pothuajse në të njëjtën kohë presidenti serb Tadiq, në takim me zyrtarët më të lartë të Spanjës, bëri të ditur se nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Kosovës. Kryeministri spanjoll, Rodrigez Zapatero, ka deklaruar se Spanja nuk ka plane që ta njohë pavarësinë e Kosovës. Atëherë për çfarë takimi mund të bëhët fjalë? Deklarata e Thaçit se është i gatshëm të takohet me Tadiqin sikurse të ishte bërë në rrethana të tjera politike do të ishte diçka tjetër. Por, mua më duket se kryeministri i Kosovës është ngutur me një thirrje të tillë për takim me Tadiqin. Së pari, Serbia edhe gati dhjetë vjet pas përfundimit të luftës nuk e pa të arsyeshme ta pranojë pavarësinë dhe të kërkojë falje ndaj shqiptarëve, të cilëve u shkaktoi tragjedi të mëdha historikisht dhe në vitin 1998/99. Së dyti, ende nuk dihet për fatin e 2000 të pagjeturve shqiptarë, të cilët gjenden diku në Serbi. Së treti, Serbia ende nuk e ka kthyer pasurinë e grabitur nga regjimi kriminal i Millosheviqit. Së katërti, veriu i Mitrovicës ende po kontrollohet nga politika destruktive e Beogradit dhe e bandave të saj. Dihet se në këtë pjesë të Kosovës, gjatë këtyre viteve, ndodhën shumë incidente me përmasa tragjike, madje në këtë drejtim nuk u kursyen as ndërkombëtarët. Bandat "Rojat e Urës" për shumë kohë e bënë ligjin sipas kutit së tyre. Së pesti, minoriteti serb ende po bashkëjeton me ëndrrat millosheviqiane për Serbi të Madhe, pikërisht për fajin e regjimit të pareformuar të Tadiqit. Së gjashti, ende po insistohet nga administrata e UNMIK-ut që bisedat midis Beogradit dhe Prishtinës të bëhen sipas planit gjshtëpikësh të Ban Ki Munit, që në fakt do të thotë ndarje të Kosovës. Të gjitha këto fakte që i përmenda dhe shumë të tjera, të cilat me këtë rast nuk janë potencuar, janë argumente të bollshme që thirrja e kryeministrit Thaçi nuk përkon me gjendjen politike dhe faktike në terren.

Përkundër qëllimit të mirë të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit, që më në fund të mbretërojë qetësia shqiptaro-serbe në Ballkanin jo shumë të qetë, një takim i mundshëm me presidentin Tadiç do të na shkaktonte më shumë dëme sesa do të kishte ndonjë efekt pozitiv. Edhe një fakt tjetër që më ra ndërmend gjatë këtij shkrimi, është se edhe Kosova sikurse vepruan Bosnja dhe Kroacia, ishte dashur të paraqeste kërkesë pranë Tribunalit të Hagës që Serbia të dënohet për gjenocid, edhe pse kjo kërkesë e palës shqiptare me gjasë do të refuzohet siç ndodhi me kërkesat e Bosnjës dhe Kroacisë. Vet fakti se nuk u dënuan nga TPI-ja dy krerët më të lartë të Serbisë, kryekrimineli Millosheviq, post mortum, dhe Milutinoviq, flet se Gjykata e Hagës, e formuar nga OKB-ja, nuk është treguar aspak funksionale karshi zullumit të madh serb mbi popujt jo sllavë në ish-Jugosllavi. Sikur të kishte vepruar parimisht Gjykata e Hagës, Serbia ishte dashur ta merrte dënimin e merituar për gjenocid.

2. Në anën tjetër, lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i bëri akuzë për korrupsion kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit. Këto kritika Haradinaj i bëri në një takim me qytetarët e Prishtinës. Se a është i involvuar kryeministri në korrupsion siç akuzohet nga Haradinaj nuk dihet, por është e vërtetë se Kosova është katandisur në korrupsion. Këtë konstatim tonin e mbështesim edhe në të dhënat e paraqituara të deritashme nga Agjensioni i Kosovës për Antikorrupcion dhe fakte të tjera. Kjo gangrenë e shoqërisë është duke na shkaktuar dëme të mëdha. Çdo formë e kriminalitet të organizuar ka ardhur koha të luftohet me tërë fuqinë dhe potencialin që e kemi. Strukurat relevente, të cilat janë të shumta sot në vendin tone, duhet të bëjnë më shumë që më në fund të shuhet errësira e kriminalitetit. Vetëm pa krim mund të hapërojmë sigurt për në Evropë. Kjo është edhe zatën kushti primar i BE-së për inkuadrim më të shpejtë të Kosovës në strukturat e ndryshme evropiane. Një shoqëri e kriminalizuar nuk i duhet askujt, e aq më pak neve si shtet i ri dhe shumë i vogël që jemi. Vetëm një shoqëri e shëndoshë, në pikëpamje morale dhe kombëtare, premton një ardhmëri të ndritur për brezat që po vijnë...


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
Editorial: Pse nuk votojnë shqiptarët (03.10.2009)
UNË VIJ NË PREKAZ -   NGA ELIDA BUÇPAPAJ (03.05.2009)
Uashingtoni dhe Prishtina rikonfirmuan të njëjtin vizion për Kosovën (02.28.2009)
17 Shkurti dhe Ëngjëlli Mbrojtës i Shqiptarëve Nga Elida BUÇPAPAJ (02.18.2009)
Në Shqipëri kemi demokraci pa integritet apo demokraci pa demokratë ? Nga Elida BUÇPAPAJ  (02.11.2009)
A i duhet Komunitetit Ndërkombëtar një konflikt i ri në Europën Juglindore ? - Nga Shirli Cloyes DioGuardi, Këshilltare për Çështje të Ballkanit pranë LQSHA (02.05.2009)
Serbia kërkon të ketë përballë një Kosovë sa më të dobët (02.02.2009)
Në Kosovë FSKsë të mos i krijohet asnjë pengesë Editorial (01.30.2009)
Zgjedhjet e parametrave perëndimorë i japin fund tranzicionit në Shqipëri (01.27.2009)
Fjalë lamtumire presidentit Ibrahim Rugova - Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (01.24.2009)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart�]