E Mërkurë, 10.16.2019, 12:09pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

IKONA KATOLIKE E BAMIRËSISË NËNË TEREZA DHE POLARIZIMI MBI VEPRËN E SAJ

Intervistë me Dr. GËZIM ALPION autor i librit "Mother Teresa - Saint or Celebrity"


E Enjte, 08.26.2010, 07:23pm (GMT+1)

 Papa Gjon Pali i II me Nënë Terezën në Kalkuta në shkurt 1986

 

DW: Z. Alpion. Ju jeni marrë shumë me figurën e Nënë Terezës. Nëse u hedh një sy artikujve, studimeve dhe shkrimeve të botuara mbi figurën e veprën e saj has në teza të tilla si: "Engjëlli i të Varfërve - E shenjta e Errësirës", "E Shenjtë apo Engjëll i Djallit", "Engjëlli i vdekjes së Kalkultës". Përse është polarizuar kaq shumë, a ka pasur vërtet ambivalencë figura dhe vepra e saj?

Alpion: Po, që Nënë Tereza ka ngjallur interes në publik, dihet, sidomos pas akordimit të Çmimit Nobel, në vitin 1979. Por, filluan artikuj tepër agresivë për Nënën Terezë, sidomos artikuj të botuar nga Christopher Hitchens e më vonë nga kritiku Aroup Chatterjee, të cilët filluan ta atakojnë figurën e Nënë Terezës në disa plane. Kështu që nuk më çudit fare që përveç lëvdatave që ka për Nënë Terezën në shtypin perëndimor, herë pas here qarkullojnë edhe shkrime negative për sa i përket figurës së Nënë Terezës. Dhe, Nënë Tereza pavarësisht nga përkrahësit e saj të shumtë që ka, gjithmonë ka ngjallur debate, disa debate ashtu siç thoni ju, janë me nota tepër negative.

DW: Pas publikimit postum të letrave të Nënë Terezës, publikut iu shfaq një tjetër anë e figurës së saj: çfarë ishte në thelb, dyshimi mbi kuptimin e jetës. Si shpjegohet që, një njeri që ju përkushtua kaq shumë dashurisë për tjetrin duke iu dhënë dorë njerëzve në nevojë, të dyshojë mbi kuptimin e jetës. Apo, është pikërisht kontakti me vuajtjen që mund t´i ketë ngjallur asaj këto pikëpyetje?

Alpion: Ashtu siç thoni ju, në vitin 2007 u botua një pjesë e mirë e letrave nga Doubleday "Mother Teresa: Come Be My Light" në Amerikë. Por, studiuesit e Nënë Terezës e dinin që ajo ka pasur dyshime edhe krizë shpirtërore, por sigurisht jo në përmasat që u bënë të qarta pas botimit të disa letrave në këtë volum. Që njerëzit e fesë, besimtarët kanë krizë shpirtërore është mëse e natyrshme. Kështu që në këtë kuptim, Nënë Tereza nuk është e vetmja. Disa nga shenjtorët më të mëdhenj të kristianizmit kanë pasur dyshime, madje edhe vet Krishti përpara se të kryqëzohej, sipas Testamentit të Ri, pati edhe një moment dyshimi se sipas tij, Zoti e harroi. Pra, është mëse normale që një njeri fetar të ketë dyshime tek Zoti. Në katolicizëm dhe në degë të tjera të kristianizmit, ashtu si edhe në fetë e tjera dihet se ka një traditë tepër të larmishme mistike. Dhe, mistikët janë veçanërisht ata njerëz të cilët kanë prirje më të zhvilluara se njerëzit e tjerë dhe në marrëdhnien që krijojnë me Zotin kalojnë nëpër një periudhe, që quhet periudha e errësirës shpirtërore. Dhe, Nënë Tereza në këtë drejtim nuk bën përjashtim edhe ajo e pati atë krizë të madhe. Ndryshe nga mistikët e tjerë, unë argumentoj sidomos në studimin e ri që e kam filluar para tri vjetësh, se kjo krizë shpirtërore e Nënë Terezës nuk mund të trajtohet dhe nuk mund të perceptohet dhe të kuptohet po qe se shikohet thjesht, në traditën e kësaj "nate të errët të shpirtit", siç thotë Shën Gjoni i Kryqit. Ajo duhet kuptuar në aspektin specifik të Nënë Terezës. Ajo që e dallon Nënë Terezën në këtë drejtim është jo vetëm intensiteti i jashtëzakonshëm i krizës shpirtërore, por edhe jetëgjatësia e kësaj krize që zgjati për afro 50 vjet. Pra, në këtë drejtim, Nënë Tereza është me të vërtet unike!

Dr. Gëzim Alpion, sociolog dhe studiues në Universitetin e Birmingamit, autor i librit "Mother Teresa - Saint or Celebrity"

DW: Z. Alpion, ju thoni "unike" - Nënë Tereza është unike, atëherë, sipas jush cili ka qënë përkufizimi i Nënë Terezës për besimin?

Alpion: Nënë Tereza besonte tek falja. Dhe gjithmonë ajo falej. Dihet tani që Nënë Teresa është gërryer nga mosbesimi dhe armiqtë e Nënë Terezës kanë arritur në konkluzionin e gabuar, se Nënë Tereza ishte ateiste. Ndërsa Nënë Tereza me faljen e saj të vazhdueshme, me bamirësinë e saj të vazhdueshme, pavarësisht nga kjo krizë e madhe shpirtërore, vet fakti që me një stoicizëm të tillë, me një privim të jetës morale, pavarësisht nga dyshimet që kishte vazhdoi t´i përkushtohej Krishtit, ky është një shembull i madh vetmohimi. Vetëm për këtë kisha është dashur ta shpallë Nënë Terezën - shenjtore dhe të mos i zvarrisë këmbët. Pra, është ky intensitet dyshimi dhe ky intensitet përkushtimi që e bën Nënë Terezën të ndryshme nga mistikët e tjerë që përmenda me sipër.

DW: A mos vallë kisha e ka vënë tashmë në pikëpyetje shenjtërimin e saj? Apo ka vetëm zgjatje të procedurës?

Alpion: Jo. Nuk mund të them se letrat janë arsyeja përse po zvaritet shenjtërimi i Nënë Terezës, por jam i bindur që letrat nuk e kanë ndihmuar shenjtërimin e saj. Ndoshta, shenjtërimi po zvarritet pas vdekjes së Papa Gjon Palit të Dytë, i cili ishte i prirur ta përshpejtonte shenjtërimin. Tani me sa duket kjo nuk është fatkeqësisht një ndër përparësitë e Vatikanit. Dhe, Vatikani nuk duhet ta zvarrisë këtë më tepër, sepse dihet kontributi i madh i Nënë Terezës në postmodernizëm si një ikonë katolike bamirëse në botë.

DW: Do të desha të përmend një citat të Nënë Terezës se si ajo vazhdimisht gjatë gjithë jetës e ka përshkruar vetveten dhe veprën e saj me fjalët: "Unë nuk jam asgjë. Nuk ka asgjë për të raportuar për mua. Unë jam një vegël në dorë të Zotit. Ndaj, ju nuk duhet të flisni për mua, por për veprën time, për të cilën më ka apeluar Zoti." E megjithatë është shkruar, analizuar e debatuar kaq shumë për figurën e saj. Ju jeni autor i librit "E Shenjtë apo e Famshme". Në ç´konkluzion keni arritur ju për figurën e Nënë Terezës?

Alpion: Të shkruash për Nënë Terezën dhe t´i përkushtohesh Nënë Terezës si studiues, siç kam bërë unë prej vitit 2003, është e vështirë të mos influencohesh nga Nënë Tereza. Nuk flas në aspektin që të pranosh katolicizmin e të tjera, sepse unë nuk jam fetar, por nuk jam as ateist! Unë si studiues e kam zgjedhur qëllimisht titullin e librit në formë pyetjeje, sepse për mendimin tim, çdo libër duhet që t´i shtrojë një ose disa pyetje lexuesit. Për mendimin tim, a është Nënë Tereza e shenjtë apo e famshme, nuk ka rëndësi se ç´mendoj unë. Por, unë nga letrat që marr nga studiues dhe nga lexues të ndryshëm, të paktën ndiej kënaqësi si studiues, sepse më thonë se e kanë kuptuar që unë nuk jam i njëanshëm në trajtimin e Nënë Terezës. Pra si studiues, unë merrem me fakte, i analizoj faktet dhe nxjerr konluzione, të cilat shpeshherë nuk u pëlqejnë njerëzve. Por, ajo që është me e rëndësishme për mua është objektiviteti si studiues dhe në fund të fundit, kjo më jep kënaqësi mua. Dhe, Nënë Tereza më ka ndihmuar jashtëzakonisht për të kuptuar se sa njeri i thellë është Nënë Tereza dhe sa e rëndësishme është që njerëzit të kenë besim. Nuk ka rëndësi se çfarë besimi. Mjafton që të ketë besim! Dhe kjo është një arsye, mendoj unë, që do të argumentoj në librin e ri: se kjo murgeshë e shenjtë, por në të njëjtën kohë e famshme, vendosi (do të argumentoj unë) që të mos dalë publikisht për dyshimet që kishte, sepse e kuptonte se sa e rëndësishme ishte ajo si figurë publike, sa shumë njerëzit besonin në të dhe sa shumë dëm do t´i bënte ajo jo thjesht katolicizmit por thjesht, njerëzimit, duke ua dëmtuar miliona njerëzve besimin tek Zoti. Pra, ishte një zgjedhje personale për Nënë Terezën, por edhe një zgjedhje në shërbim të interesave të njerëzimit. Pra, për një ikonë të medias si Nënë Tereza që e dinte shumë mirë se çdo fjalë e saj do të regjistrohej nga mediat dhe do të trajtohet dhe keqtrajtohet, ajo më tepër vendosi që ta specifikojë veten me heshtje. Dhe, ndoshta kjo heshtje ishte çmimi më i madh që pagoi Nënë Tereza.

DW: Përveç kritikave për ateizëm, Nënë Tereza është kritikuar edhe për kontaktin që ka pasur me diktatorë?

Alpion: Kjo është e vërtetë. Nënë Tereza nuk ishte politikane. Nënë Tereza ishte pragmatike. Nënë Tereza ka qënë në kontakt shumë të mirë me komunistët e shtetit të Bengalit, por Nënë Tereza dinte të gjente atë territor të përbashkët edhe me komunistët. Sepse, komunistët në Bengal ishin të interesuar që të luftonin problemin e varfërisë. Nënë Tereza si misionare, ishte gjithashtu e interesuar ta trajtonte problemin e varfërisë. Pra, ja ku kemi komunistët dhe katolikët në Kalkuta, shikojnë dhe gjejnë vende të përbashkëta, pika të përbashkëta për të punuar. Dhe, kjo tregon se sa pragmatike ishte Nënë Tereza. Nënë Tereza nuk predikonte shumë. Nënë Tereza vepronte shumë. Dhe, në këtë drejtim, ishte e pamundur që figura e Nënë Terezës të mos politizohej, nga kontakti i saj me politikanët, apo qoftë edhe me diktatorët, të cilët Nënë Tereza padyshim që nuk i pëlqente. Ndoshta pasi u bë e famshme, Nënë Tereza e kuptonte se ajo po përdorej nga Vatikani dhe në këtë proces përdorimi, sigurisht që edhe imazhi i saj u dëmtua. Ajo ç´është më kryesore është që Nënë Tereza asnjëherë nuk lëshonte pe kur vinte puna për të mbrojtur të drejtat e të varfërve, kur vinte puna për të mbrojtur dinjitetin njerëzor. Sigurisht që njerëz të dyshimtë, politikanë të dyshimtë i jepnin para Nënë Terezës. Por, përderisa Nënë Tereza mendonte që ndihma që po merrte ishte për të varfërit dhe duke ndihmuar të varfërit ajo ndihmonte Krishtin, në këtë drejtim Nënë Tereza ishte kokëfortë dhe nuk çante shumë kokën për këtë.

DW: Pikërisht donacionet dhe destinacioni i përdorimit të tyre, ka qenë një tjetër kritikë ndaj Nënë Terezës, e quajtur edhe si engjëll i Kalkutës. Në media është raportuar, se donacionet e besuara asaj nuk janë përdorur vërtet për të varfërit por për Vatikanin? A keni hasur ju në studimet tuaja në dokumente të tilla?

Alpion: Sigurisht që kam hasur. Dy kritikët e saj më të mëdhenj, Christopher Hitchens, që e përmenda më sipër, ose akademikja feministe australiane Germaine Greer, e theksojnë me të madhe se Nënë Tereza po përdorte fondet e tyre për t´ia dërguar Vatikanit. Problemi është se ne harrojmë që Nënë Tereza nuk ishte punonjëse sociale, nuk ishte fillimisht bamirëse. Nënë Tereza ishte një misionare. Dhe, si misionare përkushtimi i saj kryesor ishte ndaj Krishtit. Nëqoftëse ne kërkojmë që Nënë Tereza të mos i dërgonte paratë nga Vatikani, atëherë problemi nuk është me Nënë Terezën. Problemi është tek ne, se sa në mënyrë të ngushtë e konceptojmë devotshmërinë e Nënë Terezës, të çdo misioniari, të çdo murgu ndaj institucionit të Vatikanit. Kjo nuk do të thotë që unë aprovoj çfarëdolloj veprimi që Nënë Tereza mund të ketë bërë duke dërguar paratë që i jepnin Vatikanit. Por, unë e kuptoj se Nënë Tereza përkatësinë kryesore, besnikërinë kryesore e kishte ndaj Vatikanit dhe Krishtit. Dhe në këtë drejtim, unë nuk e marr vesh se pse kundërshtarët e Nënë Terezës bëjnë kaq shumë zhurmë?

(http://www.dwelle.de)

www.voal-online.ch


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
E PËRSE KAQ VONË ?Nga ELIDA BUÇPAPAJ (08.25.2010)
PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.24.2010)
GRATË MARRIN NË DORË FUQINË BËRTHAMORENga MARY BETH SHERIDAN, Washington Post (08.23.2010)
SURPRIZË, SURPRIZË, SURPRIZËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (08.22.2010)
E PARA VJEN KOSOVANga ELIDA BUÇPAPAJ (08.22.2010)
KOSOVA NË MESIN E KOMBEVE TË LIRANga HASHIM THAÇI, shkrim autorial i Kryeministrit të Republikës së Kosovës botuar në "EUObserver" (08.19.2010)
EDHE DIELLI NA BEFASONNga LAWRENCE E. JOSEPH, New York Times (08.19.2010)
ISLAMI NË DY AMERIKATNga ROSS DOUTHAT, New York Times (08.16.2010)
PO PSE HIMARA? Nga ALEKO LIKAJ (08.15.2010)
KUSHTET PËR TË DALË NGA KRIZA - PUSHTIMI I POLITIKËSNga FRANCESCO GIAVAZZI, Corriere della Sera (08.14.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Tetor 2019  
D H M M E P S
    1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31    
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lart]