VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - NËNË TEREZA: NDERI I KISHËS KATOLIKE DHE KRENARIA E KOMBIT SHQIPTARNga FRANK SHKRELIFJALIM ME RASTIN E 100 VJETORIT TË LINDJES SË NËNË TEREZËS

                                                                                      

E Premte, 04.19.2024, 02:14am (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 

NËNË TEREZA: NDERI I KISHËS KATOLIKE DHE KRENARIA E KOMBIT SHQIPTAR

Nga FRANK SHKRELI

FJALIM ME RASTIN E 100 VJETORIT TË LINDJES SË NËNË TEREZËS


E Hënë, 08.30.2010, 09:34am (GMT+1)

Të nderuar pjesëmarres në këtë darkë përkujtimore për 100-vjetorin e lindjes së Nënë Terezës.

Në shpirtin tim, jam thellësisht i gëzuar që kam rastin e bukur të jem me ju sonte: me Dom Pjetrin dhe anëtarët e këshillit dhe pjesëtarë të famullisë "Zoja e Shkodrës", me të gjithë ju, që çdo ditë punoni e flijoni aq shumë për ideale të përbashkëta në emër të interesave fetare e kombëtare. Përveç dobisë shpirtërore, që është misioni i parë i kësaj kishe, Zoja e Shkodrës -- binomin "Fe e Atdhe" -- e zbaton në flakë e në dritë të fesë -- por gjithmonë duke mbajtur gjallë zakone e tradita kulturore, thjesht kombëtare, duke ruajtur e shtuar në këtë vend të madh pasurinë etnike të trashëguar nga të parët tanë -- trashëgimi kjo që na bën të mundur ta quajmë veten, krenarisht, Shqiptarë në dheun e George Washingtonit dhe Abraham Lincolnit, në këtë vend të lirisë e demokracisë.

Me te drejte, ne te gjithe jemi krenare me veprimtarine e kesaj kishe ne lamine e fese dhe te shqiptarizmit, veprimtari qe eshte bazuar ne terminologjine e Imzot Pjeter Bogdanit: "Fati i im eshte fati i popullit tim", veprimtari kjo per te cilen edhe Nene Tereza eshte krenare, ne 100-vjetorin e lindjes se saj.

Siç dihet, ne te gjitha trojet shqiptare, si edhe anembane botes, viti 2010 u shpall si viti i Nene Terezes, duke shenuar keshtu pervjetorin e lindjes se kesaj murgeshe te thjeshte te Kishes Katolike, por bije te madhe te kombit shqiptar dhe kesaj Nene te te gjithe njerezimit -- qe me te drejte konsiderohet si nderi i Kishes dhe krenaria e kombit shqiptar.

Papa Benedikti i 16-te e kujtoi Nene Terezen ne 100-vjetorin e lindjes duke e cilesuar ate si nje dhurate per Kishen dhe per mbare boten. Nderin qe Nene Tereza, i ben Kishes Katolike e shpreh me se miri miku i madh i shqiptareve, Papa Gjon Pali i dyte -- per te cilen ai thoshte se kishte respekt te thelle dhe dashuri te sinqerte -- duke thene se ishte nje prej misionareve me te medhej te shekullit te 20-te. Me rastin e beatifikimit te Nene Terezes, Papa Gjon Pali i dyte tha se "Perendia e beri kete grua te thjeshte, qe vinte nga nje prej rajoneve me te varfera te Evropes, nje instrument te zgjedhur per t'i shpallur Ungjillin te gjithe botes, jo duke predikuar, por me veprat e saj te perditeshme te dashurise, ndaj me te varfereve te botes. Ajo ishte nje misionare me nje gjuhe universale te dashurise qe nuk njihte kufij as perjashtime dhe nuk kishte preferenca, perveç per ma te harruarit e shoqerise. Papa vazhdoi duke thene se Nene Tereza e nderoi Kishen si misionare e bamiresise, si misionare e paqes dhe si misionare e respektit per jeten. Ajo ishte me te vertete nene e te varferve dhe nene e femijeve te lene pas dore.

Nje murgeshe katolike, ne nje vend te kryesisht hinduist si India, Nene Tereza kombinoi jeten e saj tejet te thjeshte me nje perqendrim te palekundur ndaj me te varferve te botes duke krijuar keshtu nje rrjet boteror bamiresie. Ndersa puna e saj tejkalonte kufijte fetare e etnike, me veprat e saj, ajo terhoqi vemendjen e udheqeseve boterore gje qe, ne vitin 1979, Nene Terezes i akordohet Cmimi Nobel per Paqe, hera e pare ne historine e kombit tone.

Por sot me shume se kurre, mesazhi i Nene Terezes eshte mesazhi i bamiresise, mesazhi i paqes dhe i dashurise.

Ne nje prononcim per revisten Kuvendi, javen qe kaloi, Imzot Rrok Mirdita, Arqipeshkvi i Tiranes, i dashtuni e i respektuari yne, tha nder te tjera se "Nene Tereza ka pasur gjithmone nje mesazh te qarte e te mirekuptimte: se e ardhmja e njerezimit, prandaj edhe e ardhmja e vendit tone, realizohet plotesisht vetem me vendosmerine per te ndertuar qyteterimin e dashurise, ne te cilin nuk ka te perjashtuar e te menjanuar, te diskriminuar e te harruar", shtoi Imzot Mirdita.

Sot kombi shqiptar, me te drejte, eshte krenar per Nene Terezen. Por fatkeqesisht, nuk ishte gjithmone keshtu. Megjithse Nene Tereza njihej anembane botes si bamirese me origjine shqiptare, Shqiperia komuniste e viteve 70 e 80-te heshtte, pasi regjimi i Enver Hoxhes pothuaj kishte zhdukur klerin katolik shqiptar dhe e kishte futur vendin ne nje absurditet ateist te papare ne historine e njerezimit. Refuzonte t'i jepte vize te vizitonte nenen e motren dhe nuk e lejoi qe te merrte pjese as ne varrimin e nenes se saj. Neve qe jemi ketu ne Amerike per nje kohe te gjate, na kujtohet kur perfaqesuesit e regjimit komunist shqiptar braktisen sallen e Kombeve te Bashkuara ndersa Nene Tereza i fliste botes.

Megjithese nepermjet valeve te Zerit te Amerikes perpiqeshim qe kombi shqiptar te mesonte sa me shume per veprimtarine e Nene Terezes, regjimi komunist shqiptar bente çmos qe te fshihte personin dhe imazhin qe gezonte Nene Tereza anembane botes.

Megjithkete, atehere dhe sot, Nene Tereza ishte dhe mbetet -- siç tha edhe Ministri i Kultures se Shqiperise -- Ferdinand Xhaferraj, "simboli i vetive me te mira te genit shqiptar. Ajo eshte imazhi i vertete i shqiptareve, pasaporta e tyre anembane botes. Nene Tereza eshte kryevepra me e madhe qe shqiptaret i kane dhene njerezimit boteror", shtoi Ministri Xhaferraj.

Kohet e fundit, Kryetarja e Kuvendit te Shqipenise, Jozefina Topalli, duke hapur nje ekspozite ne Tirane kushtuar Nene Terezes, u shpreh se "ne historine kombetare nuk ekziston nje personalitet qe t'i kete dhene Shqiperise me shume emer dhe krenari, sesa emri i Nene Terezes. Cdo gje qe ka bere ne jeten e saj, tha Zonja Topalli -- ka bere te madhe jo vetem ate vete -- por edhe emrin e shqiptareve dhe ka bere krenare Shqiperine."

Duke shpallur vitin 2010, si Vitin e Nene Terezes, Presidenti i Kosoves, Zoti Fatmir Sejdiu tha se Nene Tereza eshte e lindur ne Shkup, por me prinder nga Kosova, te cilet e kishin edukuar ne frymen e vertete te shpirtit shqiptar, ne frymen e dhembshurise, te humanizmit dhe te dashurise per njeriun. Presidenti Sejdiu vazhdoi duke thene se "Nene Tereza e ka vazhduar ne menyre shembullore udhen e madhe te Papa Klementit, Pjeter Budit, At Shtjefen Gjeçovit dhe shume e shume misionareve te tjere te kombit qe dhane aq shume per fe e atdhe."

Nderkaq, nga vleresimet e shumta mbi vepren e Nene Terezes vlen te permendet deklarata e Qemajl Morines, pro-dekan dhe ligjerues ne Fakultetin e Studimeve Islame, ne kuader te Bashkise Islame te Kosoves, i cili tha se Nene Tereza " ka kryer misionin e saj te krishtere, jo vetem si e krishtere, por edhe misionin e saj humanitar, te cilin preferojne te gjitha fete. Prandaj, shikuar ne prizmin islam, me punen dhe misionin qe ka bere Nene Tereza, ajo u takon te gjitha feve, prandaj (i takon) edhe fese islame," vleresoi Qemajl Morina.

Me rastin e 100-vjetorit te lindjes se Nene Terezes jane bere e vazhdojne te ndermirren aktivitete te shumta ne kujtim te kesaj figure te madhe te kombit shqiptar, por me domethenese, pa asnje diskutim, do te jete inaugurimi i Katedrales Nene Tereza ne Dardanine e lashte, ne Prishtine, ku vetem 10 vjet me pare tankset dhe forcat kriminele te ushtrise dhe policise serbe kishin per objektiv zhdukjen e races shqiptare nga Dardania. Aty sot ngrihet Katedralja kushtuar Nene Terezes. Ne qofte se kerkoni mrekulli prej Nene Terezes, shkoni ne Prishtine, ne Shkup, Shkoder e Tirane, ku vetem 20 vjet me pare nuk lejohej te permendej emri i saj e shikoni se si ky popull i vogel e tregoi veten shume te madh nga menyra se si festoi 100-vjetorin e Nene Terezes. Atehere, kur kombi shqiptar kerkonte Nanen per me ba gjamen, Nene Tereza u pergjigj. Ishte miqesia e saj me Papa Gjon Palin e Dyte dhe me vone takimet e saj me ish-Presidentin Clinton qe luajten nje rol bindes per nderhyrjen e NATO-s per te shpetuar shqiptaret e Kosoves nga katastrofa. Vete Presidenti Clinton, ne shenimet e tija thote se, pas takimit me Nene Terezen, ndiente obligim qe te bente diçka per popullin shqiptar.

Megjithese perfaqesues te ndryshem fetare, te politikes dhe te rrymave te ndryshme te jetes kane kontribuar e vazhdojne te kontribuojne per ndertimin e Katedrales ne Prishtine, nuk mund pa permend kontributin kyç te dy arkitekteve kryesore qe bene te mundur ndertimin e katedrales: Presidentit historik te Kosoves, Dr. Ibrahim Rugoves dhe Imzot Mark Sopit, ish-ipeshkvit te Kosoves.

Kur u vu gur themeli i Katedrales ne Prishtine me 26 gusht te vitit 2005, Presidenti Rugova tha nder te tjera se "sot eshte nje dite e madhe per kryeqytetin dhe per gjithe Kosoven, sepse po bekojme gurin e themelit te nje tempulli te shenjte, qe i kushtohet Nenes se dashur Shqiptare-Kosovare dhe Nenes se Njerezimit -- te lumes Nene Tereze -- asaj qe lartesoi nderin e Kosoves dhe te shqiptareve ne te gjithe planetin, duke ia afirmuar vlerat tona duke ndihmuar mbare Njerezimin."

Me mall kujtoj vizitat zyrtare ne presidence, ku pas bisedave zyrtare per te cilat kisha shkuar per ta vizituar, drejtohej per ne dhomen ku mbante modelin miniature te Katedrales se ardheshme. Me krenari dhe me nje entuziazem te pashoq fliste per arkitekturen dhe per vet objektin, jo vetem si nje monument fetar por edhe mbare kombetar.

Kemi plot te drejte pra, qe si komb te jemi krenar me Nene Terezen. Kjo krenari mbarekombetare po vihet re -- kete jave -- kudo ne trojet shqiptare dhe ne diaspore -- pa dallim feje a krahine, qe sipas Presidentit te Shqiperise, Zotit Bamir Topi, "kemi me se te drejte te krenohemi per shqiptaresine e saj dhe te identifikohemi ne bote si te sajet dhe ta quajme me plote goje e krenari Ate si tonen".

Ndersa, Kryeministri i Shqiperise, Zoti Sali Berisha shprehu, "mirenjohjen me te thelle te bijes me te shquar te kombit tone, dhurates me te çmuar qe kombi shqiptar i ka bere njerezimit ne te gjitha koherat".

Por besoj se perkujtimi me i mire dhe permendorja ma mbreselenese per Nene Terezen do te ishte kryerja e atyre qe ajo cilesonte si "akte te vogla te dashurise", me perkushtim per atdheun e kombin tone dhe veçanerisht per njeri tjetrin -- ashtu qe te ndertohet nje Shqiperi e denje per trashegimine qe na la porosi Nene Tereza.

Ju faleminderit..........

Frank Shkreli

New York 8/29/10

FRANK SHKRELI


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRINga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.30.2010)
LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.29.2010)
TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISËNga ELIDA BUÇPAPAJ (08.27.2010)
IKONA KATOLIKE E BAMIRËSISË NËNË TEREZA DHE POLARIZIMI MBI VEPRËN E SAJIntervistë me Dr. GËZIM ALPION autor i librit "Mother Teresa - Saint or Celebrity" (08.26.2010)
E PËRSE KAQ VONË ?Nga ELIDA BUÇPAPAJ (08.25.2010)
PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.24.2010)
GRATË MARRIN NË DORË FUQINË BËRTHAMORENga MARY BETH SHERIDAN, Washington Post (08.23.2010)
SURPRIZË, SURPRIZË, SURPRIZËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (08.22.2010)
E PARA VJEN KOSOVANga ELIDA BUÇPAPAJ (08.22.2010)
KOSOVA NË MESIN E KOMBEVE TË LIRANga HASHIM THAÇI, shkrim autorial i Kryeministrit të Republikës së Kosovës botuar në "EUObserver" (08.19.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Prill 2024  
D H M M E P S
  1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30        
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]