VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve

ÇKA TASH, HERR VESTERVELE

Nga PATRICK MOORE


E Martë, 08.31.2010, 11:04am (GMT1)

Javën e kaluar, ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, e bëri një vizitë zyrtare në Kroaci, Serbi dhe Kosovë. Ai i tha disa gjëra të rëndësishme nga perspektiva e Serbisë dhe Kosovës, në veçanti. Tash mbetet, që Vestervelle të tregojë se ai do të jetë edhe njeri i aksionit, e jo vetëm i fjalëve.

Ministri gjerman e bëri të qartë në Beograd, se pavarësia e Kosovës është realitet dhe se është koha që Serbia t'i ndalë lojërat dhe ta pranojë realitetin. Ai i përdori fjalët si "kompromis", "pajtim" dhe "realitet", duke u shprehur se qeveria në Beograd, duhet të tregojë fleksibilitet në pozicionet e saj, nëse dëshiron t'i bashkohet BE-së.

Kjo e përforcon mesazhin e qartë, që Serbia e ka marrë nga Brukseli dhe Berlini, pas disfatës totale në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, më 22 korrik, se çështja e Kosovës është zgjidhur dhe se Beogradi duhet ta pranojë se pavarësia e Kosovës është fakt.

Vestervelle, po ashtu, paraqiti një qëndrim të përbashkët në qarqet e politikës së jashtme gjermane, se vendet e Ballkanit janë protektorate të Bashkimit Evropian dhe se çështjet e Ballkanit duhet të shqyrtohen në Bruksel dhe jo diku tjetër. Ai ishte specifikisht i shqetësuar me planet e Serbisë për paraqitjen e propozim rezolutës në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, në muajin shtator.

Vestervelle në mënyrë të pagabueshme tha se "ajo që na prek ne në Evropë, duhet të shqyrtohet, para së gjithash, në Bruksel dhe jo në Nju-Jork". Ai më vonë u tha mediave gjermane se secili vend, që përpiqet ta hapë (ose rihapë) çështjen e statusit, "nuk është i gatshëm për anëtarësim në BE".

Ministri gjerman, po ashtu, u tha mikpritësve të tij serbë, se ata duhet të ndërmarrin hapa për problemet, me të cilat ballafaqohen investuesit perëndimorë në Serbi.

Kjo ndërhyrje ishte rezultat i zbulimeve publike të Bodo Hombachut, nga grupi medial ËAZ, për bashkëpunimin e afërt ndërmjet politikanëve të Beogradit dhe oligarkëve të korruptuar e të fuqishëm serbë, që e kontrollojnë tregun e Serbisë, për të mirën e këtyre oligarkëve dhe në disavatazh të investitorëve të jashtëm dhe të konsumatorëve serbë.

Këta oligarkë, kanë bërë para nën Sllobodan Millosheviqin dhe kanë vazhduar ta mbajnë fuqinë reale në Serbi, pavarësisht se kush është president apo kryeministër. Është e rëndësishme që Vestervelle e ka trajtuar këtë çështje, pasi kjo tregon se më të jashtmit nuk mund të mashtrohen nga pretendimet serbe se rënia e Sllobodan Millosheviqit, tërësisht e ka ndryshuar politikën e Serbisë.

Pas largimit nga Beogradi, Ëesterëelle, në Prishtinë tha se ka ardhur koha që të gjithë anëtarët e BE-së ta njohin Kosovën. Ky ishte mesazh i qartë për pesë mbështetësit e Beogradit në BE, për ta ndalur krijimin e problemeve dhe t'u bashkohen 22 anëtarëve të tjerë në njohjen e shtetit të ri të pavarur.

Aksionet flasin më zëshëm se fjalët


Këto të gjitha janë fjalë shumë të mira. Tash mbetet të shihet se çka do të bëjnë Berlini dhe Herr Vestervelle. Pikë e rëndësishme është se në BE asgjë nuk bëhet pa miratimin e Gjermanisë dhe të Francës. Thënë ndryshe, asgjë që kundërshtohet nga Gjermania dhe Franca, nuk ndodhë në BE.

Pra, Vestervelle dhe kolegu i tij francez, Bernard Kushner, duhet të jenë të ashpër me Serbinë, duke e bërë të qartë edhe me aksione sikur me fjalë, se Beogradi nuk do të bëhet anëtar i BE-së, pa i zgjidhur dallimet me Kosovën.

Vitin e kaluar BE-ja në mënyrë të papjekur u dha të drejtë qytetarëve të Serbisë për të udhëtuar pa viza, para se Brukseli këtë të drejtë t'u jepte viktimave të Serbisë në Kosovë dhe në Bosnjë. Tash është koha që Brukseli, Berlini dhe Parisi, t'i thonë Serbisë se më nuk do të ketë trajtim special.

Prej takimit me Vestervellen, Boris Tadiq nuk ka treguar se ai ka mësuar ndonjë gjë nga kjo vizitë. Ai ende ka qëllim që me propozim rezolutën e tij të marrë qëndrim konfrontues në Nju-Jork. Tadiq flet për "kompromis". Por Serbia, që ka pësuar disfatë para GJND-së, nuk mundet më të zhvillojë negociata për "kompromise", ose çdo gjë tjetër, që i përket sovranitetit të Kosovës.

Përfundimisht, Vestervelle dhe Kushner duhet ta shfrytëzojnë forcën e tyre në Bruksel, për ta thyer bllokun obstruksionist të pesë vendeve që e mbështesin Beogradin, dhe rrjedhimisht, të krijojnë kushte që BE-ja të ketë një politikë të jashtme unike, që është shumë e rëndësishme për klasën politike në Berlin dhe Paris.

Spanja dhe Greqia, veçanërisht, janë në pozitë shumë të dobët, për shkak të krizës me euron. Është koha që Vestervelle dhe Kushner ta bëjnë që qartë tek ata, se duhet ta ndalin bllokimin e politikës unike të BE-së ndaj Kosovës.


Patrick Moore ka shkruar për çështjet Ballkanike për afro 30 vjet. Ai ishte analist për Ballkanin, në Radion Evropa e Lirë prej vitit 1977, e deri në vitin 2008.

(http://www.evropaelire.org)

www.voal-online.ch


Copyright © 2005-2008 Nulled by [x-MoBiLe]. All rights reserved.