VOAL - Online Zëri i Shqiptarëve - Përgjigje ndaj disa pretendimeve solitareVENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORENga ELIDA BUÇPAPAJ

                                                                                      

E Martë, 03.19.2024, 12:03pm (GMT+1)

Ballina Linqe Stafi Kontakt
 
 
::| Fjala:       [Advance Search]  
 
Gjithë lajmet  
LAJMI I FUNDIT
OPINONE-EDITORIALE
ZVICRA
INTERVISTË-PRESS
SHQIPTARËT
LAJME NDËRKOMBËTARE
POLITIKË
DIASPORA NË ZVICËR DHE BOTË
PERSONAZH
ART KULTURË
DOSSIER
KËNDI I SHKRIMTARIT
HOLLYWOOD
AFORIZMA
GOSSIPE
SPORT
::| Newsletter
Emri juaj:
Emaili juaj:
 
 



 
OPINONE-EDITORIALE
 
Përgjigje ndaj disa pretendimeve solitare

VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

E Martë, 08.31.2010, 02:13pm (GMT+1)


Në Kosovë, tek një segment i caktuar, është bërë e rëndomtë të ndeshemi me një refren absurd, ku mossuksesi ose zvarritja e mosnjohjeve të shtetit të ri të Kosovës i dedikohet, sipas tyre, të themi më së paku "burokracisë" së institucioneve ndërkombëtare që veprojnë në Kosovë. Ky segment, dashur apo padashur, me ndërgjegje apo pa ndërgjegje, pretendon se prania e këtyre institucioneve në Kosovë është e tepërt dhe jo në të mirë të Kosovës. Shkohet deri aty sa bëhet përpjekje për t'ia hequr NATO-s misionin e saj çlirimtar, KFOR-it misionin e mbrojtësit të Kosovës, ndërsa ata që e shohin NATO-n dhe KFOR-in si burim të lirisë që ka sot Kosova, i etiketojnë si kuislingë.

 

Ky qëndrim mohues ndaj NATO-s dhe KFOR-it bëhet kur nuk ka kaluar asnjë dekadë nga genocidi dhe spastrimi etnik që ndërmori makineria kriminale e shtetit që kishte pushtuar Kosovën, Serbisë së Milosheviçit, të cilën e mposhti ushtria e Aleancës Verio-Atlantike, me vendim të SHBA dhe shteteve përbërëse të saj. Kur NATO hyri në Kosovë ishte populli i Kosovës që e cilësoi si çlirimtare, dhe Vox Popolo - Vox Dei. T'ia heqësh NATO-s misionin e saj çlirimtar për t'ia atribuar këtë mision UÇK-së është të bësh përpjekje për të manipuluar historinë dhe këtë akrobaci ta bësh kur ke një popull të tërë që e di se si është e vërteta, se UÇK-ja nuk mund ta çlironte dot Kosovën. Por kjo nuk e ul aspak rëndësinë e saj. Dmth të UÇK-së.

 

UÇK-ja nuk mund ta çlironte vetë Kosovën, jo se nuk donte, por sepse e kishte të pamundur ta bënte diçka të tillë, pasi nuk ishte e armatosur; nuk kishte flotë të aviacionit ushtarak; nuk kishte makineri ushtarake, ishte e vogël në numër krahasuar me ushtrinë e shtetit pushtues dhe ishte e përçarë. Ata që përpiqen t'ia heqin NATO-s rolin e çlirimtarit të mos vazhdojnë më tej, sepse do të shkaktojnë nausea tek populli i Kosovës.

 

Ata që duan t'ia heqin NATO-s rolin e çlirimtarit, të mos bëjnë sikur harrojnë se Alenanca Verio-Atlantike është krijuar me iniciativën e Amerikës e konkretisht Presidentit Truman. Dhe Komandanti i Parë suprem i NATO-s do të ishte Gjenerali me pesë yje Dwight Eisenhower, i cili më vonë do të pasonte Trumanin duke u zgjedhr presidenti i 34-tërt i SHBA.  NATO është një nga simbolet vitale të Perëndimit. Pa ndërhyrjen e NATO-s Kosova do të ishte pa të ardhmen që ka sot.

 

Nëse sot Kosovës ia njohin pavarësinë 69 shtete të botës dhe do t'ia njohin shpejt edhe një grup shtetesh të tjera për të qenë të mjaftueshme në votimin që do të bëhet në Asamblenë e Përgjithëshme, kjo i dedikohet vetëm SHBA dhe shteteve kryesore të BE-së, të cilat dje ndërhynë ushtarakisht në Kosovë përmes NATO-s, ndërsa kanë 11 vjet që mbrojnë integritetin dhe sovranitetin territorial të Kosovës përmes KFOR-it.

 

Nëse pavarësia e Kosovës ka mbetur e mbikqyrur, kjo jo për fajin e NATO-s, të KFOR-it apo të instucioneve të BE-së në Kosovë, siç rreken të mbjellin të pavërteta ca pretendues solitarë, por për faktin e njohur se Serbia është duke përdorur të gjitha mjetet kundër Kosovës.

 

Jo larg, por vetëm dje, nga Uzhice gjatë një takimi provokativ me Milorad Dodik,  presidentin e republikës serbe të Bosnje Hercegovinës, presidenti i Serbisë, Boris Tadiç përsëriti refrenin se "Serbia nuk do ta njohë kurrë Kosovën" dhe se, sipas tij, ai këtë qëndrim e ka shprehur edhe ndaj "Westerwelle, Clinton, Sarkozy dhe Merkel". Tadiç nënvizoi edhe një herë se Serbia "do ta vazhdojë luftën për Kosovën përmes një rruge paqësore dhe diplomatike". Pra Serbia sot nuk ka ndryshuar qëllimin por ka ndryshuar vetëm mjetet dhe mënyrat, përmes një diplomacie agresive si dhe duke përfituar nga koniunkturat e marrëdhënieve midis shteteve të fuqishme të botës.

 

Nëse bëhen përpjekje absurde për t'ia hequr NATO-s misionin e saj çlirimtar në Kosovë, bëhet sikur harrohet se nga 28 vende anëtare të saj, 24 prej tyre, filluar prej SHBA, Anglisë, Francës, Gjermanisë, Italisë etj. e kanë njohur të parat pavarësinë e Kosovës, dhe janë pikërisht këto shtete që ndërsa dhjetë vjet përpara e mbrojtën Kosovës ushtarakisht, sot janë duke e mbrojtur Kosovën në rrugët diplomatike në Washington D.C., në Pallatin e Qelqtë në New York, në Bruksel, Paris, Londër, Berlin, Romë, në kryeqendrat e metropoleve të diplomacisë perëndimore. Andaj emri i Kosovës sot është i lidhur pazgjidhshmërisht me atë të NATO-s,  Aleancës Verio-Atlantike. Prandaj e them që në tillull se vendet e NATO-s që dje e çliruan Kosovën, ishin ato që njohën pavarësinë e saj dhe sot e mbështesin fuqimisht deri sa Kosova të fitojë ndejtësen e 193-të në OKB.

(Ky opinion është botuar tek Bota Sot më 31 gusht 2010)


KATEDRALJA E NËNË TEREZËS E BEKUAR NGA RUGOVA SHPREHJE E PASURISË KOMBËTARE DHE EVROPIANE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ



VENDET E NATO-S E ÇLIRUAN KOSOVËN, NJOHËN PAVARËSINË E SOT E MBËSHTESIN FUQISHËM NË METROPOLET E DIPLOMACISË BOTËRORE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ



DELIRI I VUK JEREMIÇIT FIKET PËRBALLË LIQENIT TË PERUÇACIT 

Nga ELIDA BUÇPAPAJ


UNIFIKIMI I FAKTORIT POLITIK NË SHQIPËRI NË SHËRBIM TË KOSOVËS DETYRIM EVROPIANO-KOMBËTAR 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

SHQIPËRIA NDRYSHE NGA ÇEKIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

BE NUK MUND TË EKZISTOJË NË VARESI TË GREQISË, SPANJËS, SLLOVAKISË, RUMANISË E QIPROS !


Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KOSOVA DO TË VAZHDOJË TË SHOHË NGA WASHINGTONI, Z.GLENNY !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


TRAIAN BASESKU AS NUK I DISKRIMINON DOT SHQIPTARËT, AS NUK E FUT DOT SERBINË NË BE

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

S'KA KOMUNIKIM TË PRISHTINËS ME BEOGRADIN PA NJOHJE TË PAVARËSISË DHE SOVRANITETIT TERRITORIAL TË KOSOVËS NGA SERBIA

Nga ELIDA BUÇPAPAJ

TONI BLER, LIDERI QË ZURI VEND NË ZEMRËN E SHQIPTARËVE

NGA ELIDA BUÇPAPAJ

ZOTËRI TADIÇ, SHQIPTARËT E KOSOVËS JANË PASARDHËSIT E KONSTANDINIT TË MADH DHE SKËNDERBEUT, HEROIT TË KRISHTËRIMIT QË SHPËTOI AUSTRINË NGA INVAZIONI OTOMAN
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

KUR S'KA OPOZITË, QEVERIA KA FESTË !
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

 

BARDHYL AJETIT
Nga ELIDA BUÇPAPAJ


KOSOVA E EMANCIPUAR
Nga ELIDA BUÇPAPAJ

NJË SHQIPËRI ANËTARE E NATO-S NUK E PRANON VASALITETIN E MEDIAVE NDAJ ISH DIKTATORIT RAMIZ ALIA 
Nga ELIDA BUÇPAPAJ






ELIDA BUÇPAPAJ


Rating (Votes: )   
    Comments (0)        Dërgoja shokut        Printo


Other Articles:
ÇKA TASH, HERR VESTERVELENga PATRICK MOORE (08.31.2010)
NËNË TEREZA: NDERI I KISHËS KATOLIKE DHE KRENARIA E KOMBIT SHQIPTARNga FRANK SHKRELIFJALIM ME RASTIN E 100 VJETORIT TË LINDJES SË NËNË TEREZËS (08.30.2010)
PËR INAT TË KOSOVËS, SERBIA ËSHTË GATI TË BËJË ÇFARËDO HARAKIRINga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.30.2010)
LERENI KOSOVËN SHËNDOSH, NËSE E DONI SHËNDOSH BALLKANIN, EVROPËN...Nga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.29.2010)
TE JESH DISHEPULL I NËNË TEREZËS, DO TË THOTË TË JESH DISHEPULL I DASHURISËNga ELIDA BUÇPAPAJ (08.27.2010)
IKONA KATOLIKE E BAMIRËSISË NËNË TEREZA DHE POLARIZIMI MBI VEPRËN E SAJIntervistë me Dr. GËZIM ALPION autor i librit "Mother Teresa - Saint or Celebrity" (08.26.2010)
E PËRSE KAQ VONË ?Nga ELIDA BUÇPAPAJ (08.25.2010)
PA ZBARDHJEN E HISTORISË DISIDENCA SHQIPTARE NUK DO TA FITOJË QYTETARINËNga SKËNDER BUÇPAPAJ (08.24.2010)
GRATË MARRIN NË DORË FUQINË BËRTHAMORENga MARY BETH SHERIDAN, Washington Post (08.23.2010)
SURPRIZË, SURPRIZË, SURPRIZËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times (08.22.2010)



 
::| Lajme të fundit
::| Kalendari
Mars 2024  
D H M M E P S
          1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31            
 
::| Hot News
PËRMBYTJET NË SHQIPËRI - QEVERIA THOTË SE GJENDJA ËSHTË KRITIKE, KËRKON NDIHMË NGA BRUKSELI
ARVIZU - PRESIM QË DREJTËSIA SHQIPTARE TË DËNOJË TRAFIKANTËT E NJERËZVE
NATO NUK MUND TË NDIHMOJË NË KRIJIMIN E USHTRISË NË KOSOVË
GJERMANIA, FRANCA, BRITANIA E MADHE, HOLLANDA DHE DANIMARKA KUNDËR STATUSIT TË VENDIT KANDIDAT PËR SHQIPËRINË
THAÇI PARALAJMËRON ZGJEDHJEN E PRESIDENTIT GJATË JAVËS SË ARDHSHME
MISIONI MISHELËNga MICHELLE OBAMA, Newsweek
BABAI E NJEH MË MIRËNga THOMAS L. FRIEDMAN, New York Times
NATO dhe BE borxhlinj ndaj Kosovës ?Nga Elida Buçpapaj

 
VOAL
[Shko lartë]